Author: arso

  • Të kënaqur nga trajneri, jemi mirë edhe pa drejtor

    Të kënaqur nga trajneri, jemi mirë edhe pa drejtor


    Xhefri Monkada është bërë imazhi i çdo deklarate që paraprin ndeshjet e Milanit. Edhe dje, në kuadër të sfidës së fituar me Venecian, drejtori teknik i “Djallit” bëri disa deklarata në lidhje me momentin dhe kontratat e kuqezinjve. Ajo që bëri më shumë përshtypje ishte komenti i francezit për drejtorin e ri sportiv, një rol që ndoshta klubi mund ta lërë ende vakant.

    monkada

    Sa do ta ndryshonte mendimin tuaj për sezonin një triumf i mundshëm në Kupën e Italisë? Nuk jemi të kënaqur me renditjen e Serisë A dhe as nuk do të fluturojmë nga lumturia nëse ia dalim në Kupën e Italisë. Fitimi i trofeve është i rëndësishëm për ne, për një klub si Milani. Duam të fitojmë Kupën e Italisë edhe sepse nëpërmjet atij turneu kemi shansin e vetëm për të luajtur sezonin e ardhshëm në Europë.

    Pas derbit, thatë që jeni të kënaqur me Konseisaon. Jemi shumë të kënaqur me gjithçka po bën. Ai ka punuar shumë në 3 muaj, duke sjellë një metodologji dhe intensitet të rëndësishëm në “Milanello”. Punojmë mirë së bashku dhe deri në një provë të kundërt, ai mbetet trajneri ynë.

    A mund të qëndrojë Milani pa një drejtor të ri sportiv? Gjithmonë flasim për qëllime, por ka edhe performanca që janë interesante. Kemi bërë gabime në shumë ndeshje dhe mund të kishim bërë më shumë. Kemi një strukturë, jemi Milani dhe në klub ka njerëz që punojnë. Po mendojmë për një drejtor si aset për të zhvilluar klubin, për të bërë një hap tjetër. Por, kemi një strukturë dhe një organizim që është i konsiderueshëm edhe në këtë moment.

    Cila është situata kontraktuale e Joviçit? I lumtë atij dhe trajnerit, sepse kanë punuar për të arritur në këtë nivel. Ne kemi gjithçka nën kontroll për sa u përket kontratave të lojtarëve tanë. Për Joviçin nuk bëhet fjalë për një rinovim, por një opsion. Jemi të kënaqur me të, ai ka luajtur mirë dhe shpresoj se do të luajë mirë përsëri po aq mirë në këto ndeshje të fundit që na kanë mbetur.

    PANORAMASPORT.AL

    NDIQE LIVE “PANORAMA TV”



    Source link





    Source link

  • Kurti në Shipol e Desi viziton banesat sociale


    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka vizituar dy banesa sociale në Shipol e Desi të Mitrovicës, objekte këto që jetojnë 39 familje me 173 banorë.

    “Nuk mjafton vetëm të hyjmë në ndërtesa për banim social e aty të ketë mungesë të sigurisë e të ngrohjes. Tash po realizohet kjo në kuadër të investimit të përbashkët me Bashkimin Evropian. Është diku rreth 6 milionë euro në 25 ndërtesa anembanë Kosovës.” Është shprehur kryeministri, Kurti.

    Këto dy ndërtesa në Shipol dhe Desi që janë të viteve 2003 dhe 2005, sipas qeverisë kanë mbetur pa izolim të duhur, dritare efikase dhe ngrohje adekuate.

    Tashmë falë investimit prej 381,622 euro për këto dy objekte, do të përfundojnë para vjeshtës dhe do të ndryshojnë jetën e 39 familjeve dhe 173 banorëve të Mitrovicës”, thuhet në njoftim.

    Bëhet e ditur se në Shipol përfituese do të jenë 18 familje me sipërfaqe totale të ndërtesës që është pjesë e projektit të përgjithshëm prej 1mijë e 130 metrash katrorë, ndërsa në Desi përfituese do të jenë 21 familje me sipërfaqe totale të ndërtesës që është pjesë e projektit të përgjithshëm prej rreth 1 mijë e 700 metrash katrorë.

    Rinovimet po bëhen nga Fondi i Kosovёs pёr Efiçiencё tё Energjisё me mbështetje nga Qeveria e Kosovës, përmes grantit nga Bashkimi Evropian (me 90%) dhe pjesëmarrje të Komunës së Mitrovicës së Jugut (me 10%).

    “Qeveria vijon angazhimin për të përmirësuar kushtet e jetesës për qindra e mijëra qytetarë dhe ulur kostot e shpenzimeve të energjisë, gjersa deri më tani kemi mbështetur 3,000 familje me izolim të shtëpive e mbi 40,000 familje me pajisje efiçiente dhe panele solare, duke rinovuar dhe 125 ndërtesa publike, kryesisht shkolla dhe spitale”, thuhet ndër të tjera në njoftimin që qeveria e shpërndau rreth vizitës së kryeministrit në këto dy banesa sociale ne Shpipol e Desi.



    Source link

  • Zgjedhjet Parlamentare të 11 Majit, regjistrohen 14 kallëzime penale në disa qytete të vendit


    Prokuroria e Përgjithshme ka njoftuar se deri më datë 28 prill 2025, në kuadër të zgjedhjeve parlamentare të 11 majit, janë regjistruar gjithsej 14 kallëzime penale në Prokuroritë pranë Gjykatave të Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm.

    Kallëzimet lidhen me veprat penale si:

    “Pengimi i subjekteve zgjedhore” (neni 325),

    -“Dëmtimi me dashje i materialit zgjedhor” (neni 326/a),

    -“Përdorimi i funksionit publik për veprimtari politike ose zgjedhore” (neni 328/a) 

    -“Kanosja apo dhunimi ndaj pjesëmarrësve në zgjedhje” (neni 328) të Kodit Penal.

    Janë regjistruar 5 raste në qytetin e Fierit, 3 raste në Sarandë, 2 raste në Tiranë, 2 raste në Gjirokastër, 1 rast në Durrës dhe 1 rast në Elbasan.

    Burimet e kallëzimeve kanë qenë policia gjyqësore në 7 raste, SPAK në 3 raste, subjektet politike në 2 raste, një kallëzim është bërë nga një qytetar dhe një tjetër është regjistruar kryesisht nga prokuroria.

    Nga këto kallëzime, janë regjistruar 7 procedime penale: pesë në Prokurorinë e Fierit dhe dy në Prokurorinë e Gjirokastrës. Dy çështje janë transferuar për kompetencë në SPAK: një kallëzim nga Durrësi dhe një procedim penal nga Fieri.

    Prokuroria thekson se të gjitha kallëzimet janë në fazë verifikimi dhe do të ndiqen konform ligjit për të garantuar integritetin e procesit zgjedhor.



    Source link

  • Basha ndan historinë e dhimbshme të kandidatit për deputet në Fier: Burhan Misiraj, mban emrin dhe amanetin e një demokrati të rënë në mbrojtje të votës


    Gjatë një takimi me të rinjtë në qytetin e Fierit, drejtues politik i Koalicionit Euroatlantik, Lulzim Basha, solli në vëmendje historinë personale të kandidatit për deputet në këtë qark, Burhan Misiraj. Basha theksoi se Misiraj është një nga figurat më të njohura për rininë dhe demokratët euroatlantikë, falë angazhimit të tij të gjatë në politikë dhe kauza qytetare.

    Në këtë bashkëbisedim, Burhan Misiraj tregoi momentin e dhimbshëm nga jeta e tij, i cili humbi babain ndërsa ai ende nuk kishte lindur. Burhani që sot mban emrin e tij, tha se babai ishte komisioner i Partisë Demokratike në zgjedhjet e vitit 1997 dhe u vra nga bandat e armatosura të atij viti në qendër të votimit, teksa ishte duke mbrojtur vullnetin e demokratëve fierak. “Ai u vra në krye të detyrës, duke kryer një detyrë patriotike për të djathtën shqiptare” – theksoi Misiraj.

    Basha e cilësoi këtë histori si unike mes kandidatëve të koalicionit, duke e përshkruar si një dëshmi të sakrificës dhe fisnikërisë që mishërojnë përfaqësuesit e rinj të Demokratëve Euroatlantik.

    Pjesë nga biseda:

    Lulzim Basha: Është përherë kënaqësi të jem në mesin e të rinjve dhe kjo më është bërë edhe më e lehtë në këtë fushatë, sepse një pjesë e mirë të ekipit tonë përbëhet nga të rinjtë. Nga njerëz të sprovuar në beteja politike që në angazhimin e tyre rinor, sdi student apo dhe gjimnazistë, dhe tashmë si profesionistë të rinj. Burhan Misiraj është një njeri shumë i njohur për rininë euroatlantike, për demokratët euroatlantik për shkak të angazhimit të tij të palodhshëm prej më shumë se një dekade në çdo betejë politike jo vetëm opozitare, por dhe qytetare. Dhe sot është një nga kandidatët tanë në listën e qarkut të Fierit. Burhan ke një histori familjare që do të thoja të paktën në grupin e kandidatëve tanë, të 140 kandidatëve tanë është unike. Është një histori e dhimbshme, është dhe një histori qëmdrese, fisnikërie me sakrificë sublime të babait, apo jo?

    Burhan Misiraj: Patjetër që po.

    Lulzim Basha: A mund ta ndash me të rinjtë, me të gjithë demokratët euroatlantik, me gjithë demokratët rrugëhumbur që shkojnë pas atyre ikonave të rreme, idhujve të rremë dhe ta kuptojnë që kandidatët tanë janë njerëz të sakrificave personale dhe familjare, a mund ta ndash këtë histori?

    Burhan Misiraj: Unë jam djali i Burhan Misirajt dhe kjo është një gjë që me demokratët e Fierit lidhet kollaj. Babai im u vra në qendër të votimit, ka qenë komisioner i Partisë Demokratike në 1997. Unë nuk kisha lindur kur ai vdiq, prandaj trashëgoj edhe emrin e vet. Edhe kjo është një nga arsyet kryesdore pse unë kam dashur gjithmonë si fenomen të një njeriu që guxoi por nuk pati mundësi. Nuk mund të flasim për dhimbjen sepse është e kuptueshme si për çdo familje.

    Lulzim Basha: U vra në krye të detyrës?

    Burhan Misiraj: Në krye të detyrës duke mbrojtur vullnetin e djathtëve të shqiptarëve, në zgjedhjet e 1997-ës.

    Lulzim Basha: Një viti tmerrësisht të zymtë të një fatkeqësie kombëtare. Pra, ka qenë në krye të detyrës për të mbrojtur votën kur u ekzekutua.

    Burhan Misiraj: Po, në qendër të votimit.

    Lulzim Basha: duke kryer një detrë patriotike dhe një detyrë për demokratët, për të djathtën shqiptare.

    Historia e plotë e demokratit të ndjerë Burhan Misiraj:

    Në 29 qershor 1997, Burhan Misiraj atëherë kryetar i grupseksionit të PD-së, ishte caktuar kryetar i Qendrës së Votimit, në fshatin e tij, në Mbërs të Roskovecit, në Qarkun e Fierit. Bandat e armatosura, të cilat prej muajsh kishin marrë Shqipërinë peng dhe nuk e kishin lejuar PD dhe frocat e koalicionit të saj, të zhvillonin një fushatë normale elektorale, kulmuan me “aksionin” e tyre, me vrasjen e Burhanit në Qendrën e Votimit, vetëm pse ai nuk i lejoi manipulimin dhe deformimin e votës…Bashkëshortja e Burhanit, Luljeta, ishte shtatzëne. Disa muaj më vonë, asaj i erdhi në jetë djali që priste. Në kujtim të bashkëshortit të saj, nëna i vuri emrin Burhan, djalit të porsalindur. Burhan Misiraj sot është është kandidat për deputet dhe synon që votat e demokratëve për të cilat babai i tij dha jetën ti ktheje në të mirë të çdo të riut të Fierit dhe Shqipëris.



    Source link

  • Anemia nuk është thjesht lodhje, është një alarm nga trupi yt – botimet.com


    Anemia është një sëmundje ku trupi nuk ka mjaftueshëm qeliza të shëndetshme të kuqe të gjakut – me fjalë të tjera ato nuk bartin mjaftueshëm hemoglobinë, ose ndodh kur këto qeliza nuk e kryejnë punën që supozohet ta kryejnë

    Qelizat e kuqe të gjakut janë përgjegjëse për bartjen e oksigjenit në trup dhe largimin e dyoksidit të karbonit nga trupi.

    Nëse këto procese nuk funksionojnë siç duhet, atëherë ne helmohemi nga dyoksidi i karbonit.

    Shkaktarët e anemisë mund të jenë të ndryshëm. Normalisht se lodhemi të gjithë herë pas here, por nëse shumica e simptomave të mëposhtme ju përshtaten, atëherë më mirë të shkoni te doktori.

    Lëkurë e zverdhur
    Kur trupi nuk mjaftohet me oksigjen ose vuan nga një numër i reduktuar i qelizave të kuqe të gjakut, ngjyra jonë e lëkurës ndryshon dhe ne dukemi shumë të zbehtë. Kjo nuk aplikohet vetëm në fytyrë, por në tërë trupin – veçanërisht në duar, në pjesën e brendshme të qepallave dhe në gjuhë.

    Rrahje të parregullta të zemrës
    Nivelet e ulëta të hemoglobinës e bëjnë zemrën të punojë më shumë sesa normalisht për të pompuar gjak përmes sistemit tonë. Pra zemra duhet të punojë më shumë se zakonisht për të na ngopur me oksigjen, e kjo rezulton në rrahje të parregullta të zemrës.

    Lodhja
    Nëse organet nuk e kanë sasinë e mjaftueshme të oksigjenit, trupi jonë punon më shumë për të prodhuar energji në mënyrë që t’i kryejmë funksionet e përditshme, e kjo na lë të ndihemi shumë të lodhur.

    Problemet me përqendrim
    Të gjitha organet tona kanë nevojë për oksigjen që të funksionojnë mirë, e as truri nuk përjashtohet këtu. Nëse niveli i oksigjenit është më i ulët sesa që na nevojitet, atëherë ne nuk do të mund të mendojmë qartë dhe do vuajmë nga përqendrimi i dobët.

    Hollimi i thonjve
    Nëse thonjtë dobësohen ose e krijojnë një formë të lugës, atëherë kjo është simptomë e anemisë.

    Çarje në buzë
    Shumica prej nesh përjetojmë tharje ose çarje të buzëve herë pas here nga era, dielli ose temperaturat e ftohta, por anemia i shkakton këto në zona të caktuara, më saktësisht në kënde të buzëve. /Telegrafi

    #Anemia #nuk #është #thjesht #lodhje #është #një #alarm #nga #trupi
    #Anemia #nuk #është #thjesht #lodhje #është #një #alarm #nga #trupi





    Source link

  • Në lidhje me Eglin? Vjen reagimi i papritur nga Mario

    Në lidhje me Eglin? Vjen reagimi i papritur nga Mario


    Që nga post-“Big Brother”-i, thashethemet po qarkullojnë për një marrëdhënie dashurie që mund të ketë lindur mes Eglit dhe Marios, i cili është instruktor në palestër.

    Dyshimet e para i hodhi ish-banori i “Big Brother VIP”, Gert Ferra, i cili, në një emision në Top Albania Radio, tha se Mario e kishte shoqëruar Eglin në studiot e Top Channelit një ditë para hyrjes në shtëpinë e “Big Brother VIP Albania” më 21 dhjetor. Këto dyshime janë hedhur poshtë nga Egli, i cili ka deklaruar se ato nuk janë të vërteta pas përfundimit të “Big Brotherit”.

    Megjithatë, disa foto të dyshes që kanë qenë në Itali duke pozuar për një kompani orash flasin të kundërtën. Të dy fotot janë realizuar në të njëjtin vend dhe janë postuar në të njëjtën kohë.

    Nuk mjafton me kaq.Një reagim i Marios ka ardhur në llogarinë e tij në Instagram, duke thënë: “Është e diel, je ‘instruktor palestre’, jeta është e bukur”, një kunj ndaj Eglit, i cili kishte thënë se Mario ishte thjesht instruktor, asgjë më shumë.

    Tani dyshja kanë bërë “unfollow” mes tyre, duke ndërprerë çdo lidhje që mund të kenë pasur dhe duke lënë gjithçka pezull.





    Source link

  • “Një provinciale që donte të bëhej qytetare…”/ G-Bani shpërthen ndaj Danjës


    Ish-banori i “Big Brother VIP 4”, G-Bani, ka bërë një deklaratë të fortë ndaj Danja Kokës, duke shprehur hapur pakënaqësinë e tij.

    I ftuar në emisionin “Mos i bjer me Top”, këngëtari i njohur tha se është ndjerë i ofenduar nga sjelljet e saj, duke shtuar:

    “Nga Danja jam ndjerë i ofenduar. Ajo ishte një veriore që donte të bëhej jugore, një provinciale që donte të bëhej qytetare. Unë nuk po ofendoj askënd, thjesht po shpreh atë që kam ndjerë”, tha G-Bani.

    Kjo deklaratë ka shkaktuar reagime të shumta në rrjet, pasi konsiderohet një koment i ashpër, andaj mbetet për t’u parë nëse Danja do të reagojë ndaj kësaj deklarate.

    Source link



    Source link

  • Kanadezët u drejtohen kutive të votimit për të zgjedhur kryeministrin e ri


    14:45 | 28 Prill 2025

    A Z

    Vendvotimet e para janë hapur të hënën në Kanada, ku po mbahen zgjedhjet e parakohshme për të përcaktuar se kush do të bëhet kryeministri i ardhshëm i vendit. Zgjedhjet mbahen vetëm gjashtë javë pasi Mark Carney u betua si kryeministër, duke zëvendësuar kolegun e tij të partisë Justin Trudeau, raporton BBC.

    Dy partitë kryesore garuese janë Partia Liberale e udhëhequr nga Carney, të cilët kanë qenë në pushtet për një dekadë, dhe Partia Konservatore, e udhëhequr nga Pierre Poilievre.

    Zgjedhjet që pritet të jenë një referendum për gati 10 vjet qeverisje liberale, tani janë të përqendruara në mënyrë të vendosur në atë se kush mund t’i rezistojë më mirë Trumpit, thonë analistët. Votimi vjen një ditë pasi një veturë u përplas në një turmë në një festival rruge në Vankuver gjatë fundjavës, duke lënë të vdekur të paktën 11 persona, përfshirë një vajzë pesëvjeçare.

    BURIMI I LAJMIT

    #Kanadezët #drejtohen #kutive #të #votimit #për #të #zgjedhur #kryeministrin, #Kanadezët #drejtohen #kutive #të #votimit #për #të #zgjedhur #kryeministrin





    Source link

  • Anemia nuk është thjesht lodhje, është një alarm nga trupi yt


    Anemia është një sëmundje ku trupi nuk ka mjaftueshëm qeliza të shëndetshme të kuqe të gjakut – me fjalë të tjera ato nuk bartin mjaftueshëm hemoglobinë, ose ndodh kur këto qeliza nuk e kryejnë punën që supozohet ta kryejnë

    Qelizat e kuqe të gjakut janë përgjegjëse për bartjen e oksigjenit në trup dhe largimin e dyoksidit të karbonit nga trupi.

    Nëse këto procese nuk funksionojnë siç duhet, atëherë ne helmohemi nga dyoksidi i karbonit.

    Shkaktarët e anemisë mund të jenë të ndryshëm. Normalisht se lodhemi të gjithë herë pas here, por nëse shumica e simptomave të mëposhtme ju përshtaten, atëherë më mirë të shkoni te doktori.

    Lëkurë e zverdhur
    Kur trupi nuk mjaftohet me oksigjen ose vuan nga një numër i reduktuar i qelizave të kuqe të gjakut, ngjyra jonë e lëkurës ndryshon dhe ne dukemi shumë të zbehtë. Kjo nuk aplikohet vetëm në fytyrë, por në tërë trupin – veçanërisht në duar, në pjesën e brendshme të qepallave dhe në gjuhë.

    Rrahje të parregullta të zemrës
    Nivelet e ulëta të hemoglobinës e bëjnë zemrën të punojë më shumë sesa normalisht për të pompuar gjak përmes sistemit tonë. Pra zemra duhet të punojë më shumë se zakonisht për të na ngopur me oksigjen, e kjo rezulton në rrahje të parregullta të zemrës.

    Lodhja
    Nëse organet nuk e kanë sasinë e mjaftueshme të oksigjenit, trupi jonë punon më shumë për të prodhuar energji në mënyrë që t’i kryejmë funksionet e përditshme, e kjo na lë të ndihemi shumë të lodhur.

    Problemet me përqendrim
    Të gjitha organet tona kanë nevojë për oksigjen që të funksionojnë mirë, e as truri nuk përjashtohet këtu. Nëse niveli i oksigjenit është më i ulët sesa që na nevojitet, atëherë ne nuk do të mund të mendojmë qartë dhe do vuajmë nga përqendrimi i dobët.

    Hollimi i thonjve
    Nëse thonjtë dobësohen ose e krijojnë një formë të lugës, atëherë kjo është simptomë e anemisë.

    Çarje në buzë
    Shumica prej nesh përjetojmë tharje ose çarje të buzëve herë pas here nga era, dielli ose temperaturat e ftohta, por anemia i shkakton këto në zona të caktuara, më saktësisht në kënde të buzëve. /Telegrafi

    #Anemia #nuk #është #thjesht #lodhje #është #një #alarm #nga #trupi
    #Anemia #nuk #është #thjesht #lodhje #është #një #alarm #nga #trupi





    Source link

  • Donjeta Sadiku fiton medaljen e artë në turneun “Brussels Capital” 


    Boksierja e Kosovës, Donjeta Sadiku, po vazhdon me formë të lartë të përfaqësimit në garat ndërkombëtare.  

    Ajo fitoi medaljen e artë në turneun ndërkombëtar “Brusels Capital”, të mbajtur në Belgjikë. 

    Sadiku shënoi tri fitore, ndërsa në finale mundi italianen Nicole Rebecca, kategoria -60 kg. 

    Është ky turneu i parë nën drejtimin e “World Boxing”, në të cilin u përfaqësua Federata e Boksit e Kosovës. 

    Paraqitje relativisht të mirë patën edhe boksierët tjerë. Drejtësinë në këtë turne e ndau gjyqtari ynë ndërkombëtar, Latif Demolli.

    Source link



    Source link