Author: arso

  • Vesa Luma reagon ashpër ndaj Big Mamës pas incidentit në “Ferma VIP 2”: “Dëshpëruese, aspak njerëzore”


    Pas një momenti të tensionuar gjatë transmetimit live në “Ferma VIP 2”, ku protagonist ishte reperi Big Basta, ka ardhur një reagim i fortë nga bashkëshortja e tij, këngëtarja Vesa Luma.

    Përmes një postimi të gjatë në rrjetet sociale, Vesa ka shprehur tronditjen dhe zhgënjimin e saj për mënyrën si është trajtuar Big Basta nga Big Mama.

    Artistja e quan këtë ngjarje “të dëshpëruar” dhe “jo njerëzore”, dhe kërkon përjashtimin e menjëhershëm të saj për thyerje të rregullave bazë në një televizion kombëtar.

    “Përfshirja e fëmijëve në lojë pa lejen e prindërve nuk është më argëtim është personale,” shkruan Vesa.

    Në reagimin e saj, Vesa e përshkruan qëllimin e bashkëshortit në këtë reality show si një mision personal dhe shoqëror:

    “Ai ka hyrë për të luftuar injorancën, për të sfiduar stereotipet e ‘gangsterllikut’ që i kanë zënë frymën këtij vendi. Për të dhënë një shembull për djalin tonë dhe për rininë shqiptare.”

    Ajo shton se rrugën që ka nisur Big Basta duhet ta çojë deri në fund, i mbështetur nga publiku, që ka reaguar me zemër dhe solidaritet pas ngjarjes.

    “Faleminderit për gjithë mbështetjen! Bashkë e çojmë deri në fund,” përfundon Vesa.

    Source link



    Source link

  • Britanikja 115 vjeçe, bëhet personi më i vjetër në botë


    09:56 | 4 Maj 2025

    E.G

    Personi më i vjetër në botë është tani një grua që jeton në Britani, konfirmuan nga rekordet botërore Guinness.

    Ethel Caterham, 115 vjeç, ishte tashmë personi më i vjetër në Britani kur mori njoftimin këtë javë, transmeton Telegrafi.

    Caterman, e cila ishte 115 vjeçe dhe 252 ditë, merr titullin aktual nga Inah Canabarro Lucas.

    Lucas, një murgeshë braziliane, vdiq në moshën 116 vjeçare. Ajo mori titullin dhjetorin e kaluar pas vdekjes së Tomiko Itooka, një vejushë japoneze.

    Në moshën 115 vjeçe, Caterham është personi më i ri në 12 vjet që mban titullin e personit më të vjetër në jetë, sipas botimit të referencës për mbajtjen e të dhënave.

    Caterham jeton në Surrey, por lindi më 21 gusht 1909 në Shipton Bellinger, Hampshire, një fshat me një popullsi aktuale prej rreth 1,500 banorësh dhe i vendosur rreth 12 milje në veri të qytetit të Salisbury.

    Ajo vazhdon të jetë personi i fundit britanik që ka jetuar nën mbretërimin e Mbretit Edward VII të Britanisë, i cili mbretëroi nga viti 1901 deri në vitin 1910.

    Ajo është gjithashtu e vetmja britanike e mbetur e lindur para vitit 1913 që është gjallë sot dhe besohet të jetë personi i vetëm i gjallë në botë i lindur në vitin 1909.

    Caterham ishte një nga tetë fëmijët me një motër që jetoi deri në 104 vjet e 78 ditë, duke vdekur në vitin 2002.

    Caterham lindi 19 ditë pasi Divizioni i Korpusit të Sinjalit të Ushtrisë Amerikane bleu atë që ishte aeroplani i parë ushtarak në botë nga vëllezërit Orville dhe Wilbur Wright. Bëhet fjalë për Wright Military Flyer, një aeroplan unik.

    Lindja e saj ndodhi gjithashtu vetëm disa muaj pas fillimit të ndërtimit të anijes luksoze RMS Titanic.

    Caterham punoi si dado, duke u zhvendosur në Indi në moshën 18 vjeçe për njëfarë kohe.

    Ajo u takua me majorin e ushtrisë britanike Norman Caterham në vitin 1931 dhe të dy u martuan dy vjet më vonë në të njëjtën Katedrale të Salisbury, ku Norman dikur shërbente si djalosh kori. Çifti pati dy fëmijë para se Norman të vdiste në vitin 1976.

    Caterham, e cila hoqi dorë nga drejtimi i makinës vetëm në moshën 97 vjeç, për fat të keq jetoi më gjatë se të dy vajzat e saj, me më të madhen, Anne, që ndërroi jetë në moshën 82 vjeç në vitin 2020 nga kanceri.

    Caterham ka tre mbesa dhe pesë stërnipër e mbesa. /Telegrafi/





    Source link

  • 83 mandate në Kuvend, socialistët festojnë sot fitoren e 11 majit


    Socialistët festojnë sot në mbrëmje fitoren e 11 majit. Ftesa e dërguar në grupet e komunikimit të përdorura nga Partia Socialiste në fushatë, thekson se organizimi do të zhvillohet në orën 18:00, në ambientet e Pallatit të Brigadave.

    Të ftuar janë kandidatët e PS në listat zgjedhore të 11 majit, por jo vetëm. Në këto zgjedhje, PS fitoi një mandat të katërt, historik, duke siguruar plot 83 vende në Kuvendin e Shqipërisë.

    Partia Demokratike, e cila mori vetëm 50 vende, ka deklaruar se nuk i njeh zgjedhjet pasi u vodhën nga Edi Rama dhe Partia Socialiste.



    Source link

  • Kafe e ftohtë apo e nxehtë? Cila është më e shëndetshme dhe pse?


    Pirja e kafesë është bërë pjesë e pandashme e përditshmërisë për miliona njerëz në mbarë botën – një zakon që nuk ofron vetëm energji, por edhe përfitime të shumta për shëndetin dhe mirëqenien mendore

    Sipas një studimi të publikuar në revistën Journal of Psychopharmacology, kafeja nxit ndjenjat e mirësisë, miqësisë dhe lumturisë, duke përmirësuar disponimin dhe ndërveprimin social. Por përtej aspektit emocional, ajo është gjithashtu një burim i pasur i vitaminave B dhe K, riboflavinës, si dhe përmban rreth një mijë përbërës bimore bioaktivë, shumë prej të cilëve kanë efekte antiinflamatore dhe mbrojtëse për organizmin.

    Antioksidantët dhe dallimet mes kafesë së nxehtë dhe të ftohtë

    Një studim i publikuar në Scientific Reports zbuloi se kafeja e nxehtë përmban më shumë antioksidantë krahasuar me atë të ftohtën, që e bën më efektive në luftën kundër radikaleve të lira dhe plakjes qelizore.

    Antioksidantët janë përbërës të rëndësishëm që kontribuojnë në mbrojtjen e zemrës, forcimin e sistemit imunitar dhe përmirësimin e funksioneve kognitive.

    Nga ana tjetër, kafeja e ftohtë, ka aciditet më të ulët dhe një shije më të butë, duke e bërë më të përshtatshme për ata që vuajnë nga ndjeshmëri në stomak ose refluks gastrik.

    Pavarësisht temperaturës, vlera e pH-së së të dyja formave të kafesë është e ngjashme, duke luhatur nga 4.85 në 5.13, por përthithja dhe reagimi i trupit mund të ndryshojë, transmeton Telegrafi.

    Cilën të zgjedhim? Varet nga trupi, preferenca dhe koha e ditës

    ▪ Për më shumë përfitime shëndetësore dhe antioksidantë: zgjidhni kafenë e nxehtë.

    ▪ Për ata me stomak të ndjeshëm ose që duan një alternativë më të butë gjatë ditës së nxehtë: kafe e ftohtë është më e lehtë për tretje.

    ▪ Në mëngjes, një kafe e nxehtë mund të nxisë qarkullimin dhe të zgjojë sistemin nervor.

    ▪ Në pasdite, kafeja e ftohtë mund të jetë më freskuese dhe më e lehtë për trupin.

    Në fund të ditës, të dyja llojet ofrojnë përfitime të vlefshme, dhe zgjedhja më e mirë është ajo që i përshtatet trupit tuaj dhe mënyrës suaj të jetesës. Çelësi është gjithmonë: konsumi i moderuar.

    #Kafe #ftohtë #apo #nxehtë #Cila #është #më #shëndetshme #dhe #pse
    #Kafe #ftohtë #apo #nxehtë #Cila #është #më #shëndetshme #dhe #pse





    Source link

  • Klubi i karatesë “Arena Pejë” shkëlqen në turneun memorial “Ditët e Agimit”


    Klubi i Karatesë “Arena Pejë” ka shkëlqyer edhe në turneun memorial ndërkombëtar “Ditët e Agimit”, i cili organizohet në nder të jetës dhe veprës së heroit tonë kombëtar, Agim Ramadani.

    Ky turne mblodhi garues nga Kosova, Shqipëria, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, Presheva dhe trojet tjera shqiptare.

    Sportistët tanë dëshmuan përkushtim, disiplinë dhe profesionalizëm, duke treguar edhe një herë se Klubi “Arena Pejë” është një ndër klubet më të organizuara dhe më të suksesshme në qytetin e Pejës dhe në nivel shtetëror.

    Nxënësit e klubit “Arena Pejë” fituan gjithsej 7 medalje në kategori të ndryshme, prej të cilave:

    2 medalje të arta

    1 medalje të argjendtë

    4 medalje të bronzta

    Këto suksese të vazhdueshme e ngrisin lart emrin e klubit Arena si dhe qytetit të Pejës, duke qenë rezultat i punës profesionale dhe përkushtimit të trajnerëve.

    Në këtë turne, drejtësinë në garat e zhvilluara e ndau me autoritet trajneri, Bajram Desku, me gradë ballkanike.

    Source link



    Source link

  • Mosmenaxhimi i mbeturinave mbush deponinë


    Deponia ndodhet pranë rrugës që lidh Dibrën me pikën kufitare “Bllatë” drejt Shqipërisë, si dhe me Banjat e Dibrës-Capa, në lokalitetin e Banjishtit. Për shkak të mungesës së fondeve, deponia shpesh ka kërkuar rregullim emergjent, pasi mbeturinat kanë dalë edhe në rrugën kryesore, e cila është shumë e frekuentuar

     

    Vjollca Sadiku

    Dibër, 5 maj – Pamjet e fundit nga deponia e qytetit krijonin përshtypjen se aty nuk ka më hapësirë për mbeturina. Sipas Drejtorisë së Ndërmarrjes Publike Komunale, kjo gjendje ka ardhur si pasojë e mosmenaxhimit të rregullt të mbeturinave, për shkak të defekteve në makineritë e vjetra që përdoren për pastrimin dhe rregullimin e deponisë. Megjithatë, punonjësit e ndërmarrjes kanë qenë të angazhuar intensivisht ditëve të fundit për të përmirësuar situatën. Kjo deponi ka kapacitete të kufizuara, dhe zgjidhja afatgjatë e problemit lidhet me funksionalizimin e deponisë rajonale që parashihet të ndërtohet pranë fshatit Novaci, në afërsi të Manastirit. Burim Kaba, drejtori i Ndërmarrjes komunale “Standard”, për gazetën KOHA deklaroi se për pesë muaj me radhë, makineria që përdoret për menaxhimin e mbeturinave ka qenë jashtë funksionit.

    “Pajisjet janë shumë të vjetra, si ekskavatorët (bagerët), dhe defektet ndodhin shpesh. Aktualisht makineria është rregulluar me shumë përpjekje dhe po punohet me intensitet të shtuar për të sistemuar deponinë. Jemi të angazhuar që kjo të ndodhë sa më shpejt”, u shpreh Kaba. Ai shtoi se janë ndërmarrë masa për mbrojtjen e deponisë nga zjarret, që kanë qenë problem i madh në të kaluarën.

    “Prej tri vitesh nuk ka pasur zjarre, ndryshe nga më parë kur tymi dhe ndotja prekën edhe qytetin. Sot kemi kontroll dhe mbikëqyrim të vazhdueshëm mbi situatën”, theksoi ai.

    Deponia shtrihet në një sipërfaqe prej 4.000 metra katrorë dhe, përveç mbeturinave nga qyteti i Dibrës, aty depozitohen edhe mbeturina nga disa fshatra të Rekës së Poshtme (Komuna e Mavrovë-Rostushës), sipas një kontrate me ndërmarrjen komunale të Dibrës, e miratuar nga autoritetet lokale. Shërbimi bëhet me pagesë, çka ndihmon ndërmarrjen në përballimin e shpenzimeve.

    Po ashtu, kompania “KNAUF” hedh në këtë deponi mbeturina inerte, të cilat përbëjnë një problem të veçantë, pasi dekompozimi i tyre kërkon shumë kohë.

    Ky problem është diskutuar edhe në seancën e Këshillit Komunal, ku këshilltarët dhe kryetari i Komunës, Hekuran Duka, kërkuan nga drejtuesit e ndërmarrjes që të informojnë në mënyrë të vazhdueshme për gjendjen në deponi. Deponia ndodhet pranë rrugës që lidh Dibrën me pikën kufitare “Bllatë” drejt Shqipërisë, si dhe me Banjat e Dibrës-Capa, në lokalitetin e Banjishtit. Për shkak të mungesës së fondeve, deponia shpesh ka kërkuar rregullim emergjent, pasi mbeturinat kanë dalë edhe në rrugën kryesore, e cila është shumë e frekuentuar. Së fundmi, janë ndërmarrë masa për ngritjen e mureve mbrojtëse përgjatë rrugës, por mbetet i hapur problemi me tokat përreth, të cilat, sipas pronarëve, ndoten nga mbeturinat e deponisë. (koha.mk)



    Source link

  • Më aktivizonte vetëm kur nuk kishte tjetër, nuk kishin besim te unë

    Më aktivizonte vetëm kur nuk kishte tjetër, nuk kishin besim te unë


    Sulmuesi brazilian Rafinja është kthyer në një nga elementët kyç të Barcelonës të këtij sezoni. 31 gola të shënuar dhe 25 asiste e bëjnë atë një lojtar të paprekshëm në skemat e Hansi Flik. Por situata nuk ka qenë gjithmonë kaq e lumtur për të te Barça, siç ka treguar vetë futbollisti në një intervistë.

    dsfdsffsdsfddsfsdf

    Ai ka sulmuar ish-trajneri Çavi Hernandez, duke e akuzuar se nuk i kishte shfaqur asnjëherë besim. “E ndjeja që as ai, as stafi teknik, nuk kishin besim tek unë. Kur nuk kishte tjetër, unë isha aty, luaja 90 minuta. Dhe jepja gjithçka, zgjidhja ndeshjet. Por kur kishte tjetër që mund të luante në pozicionin tim, ai e hidhte në fushë pa u menduar dy herë’, tha fillimisht sulmuesi.

    Ai kujtoi një ndeshje ndaj Mançester Junajtid, ku kishte shënuar gol e dhënë asist, por ishte zëvendësimi i parë për trajnerin. “Nuk më besohej”, theksoi Rafinja duke treguar se kishte zhvilluar biseda me trajnerin, por nuk kishte zgjidhur asgjë.

    Me Flik, situata kishte ndryshuar plotësisht, duke kaluar nga 37 ndeshjet me Çavin, ku shënoi 10 gola, në 52 ndeshje me gjermanin, me 31 gola të shënuar që janë trefishi i kontributit të një viti më parë.

    PANORAMASPORT.AL

    NDIQE LIVE “PANORAMA TV”







    Source link

  • Haziri: Letra e Kurtit ka dashuri dhe urrejtje – gjuha në fushatë ka qenë e ashpër dhe shumë negative


    Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, ka treguar se si i përgjigjet Lidhja Demokratike letrës së fundit të Kurtit.

    Ai tha se të gjitha partitë politike kërkojnë që të kenë koalicion me LDK-në, duke shtuar se edhe proceset politike janë shkaktuar nga Lidhja Demokratike.

    “Letra ka dashuri edhe urrejtje, ka mujtë me kalu pa e përmend, pa i nënvizu episodet e caktuara, LDK ka hy në koalicione. Ne kemi bashkëpunu me të gjithë dhe të gjithë kanë punu me ne. Për dallim prej nesh, të gjithë kërkojnë më bashkëpunu me ne. Të gjitha që kanë pasë përvojë bashkëpunimi, kërkojnë prap. Ne si duket e kemi për rol politik me shkaktu procese”, tha Haziri në Rubikon.

    Ai komentoi edhe gjuhën linçuese që ka përdorur Kurti gjatë fushatës.

    “Gjuha ka qenë e ashpër, fushata ka qenë shumë negative, është cilësu edhe targetu edhe lideri edhe subjekti politik. Ne jemi kujdes, kemi qenë superpozitiv nuk kemi përdor gjuhë të tillë. Jemi në një situatë ku nuk shlyhet shumë lehtë krejt kjo që është kriju”

    Source link



    Source link

  • Shoferi me shpejtësi të lartë përplas efektivin në Peshkopi – pamje të rënda nga vendngjarja


    Drejtuesi i automjetit “Golf” me Alban Shoti ka humbur kontrollin dhe për pasojë ka hyrë brenda një biznesi privat berberhane.

    Si pasojë ka mbetur i dëmtuar rëndë efektivi i policisë Veli Gjura, i cili ndodhet në gjendje shumë të rëndë dhe një ndihmës berber që punonte.

    Mësohet që polici ishte në shërbim për mbarëvajtjen e qarkullimit pasi në orën 19:00 kryetari i opozitës shqiptare Sali Berisha kishte mitingun përmbyllës në Peshkopi.

    “Sot, rreth orës 18:30, në kryqëzimin Velia, në Peshkopi, shtetasi A.Sh., 27 vjeç, duke drejtuar një automjet tip “Golf”, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit dhe mjeti ka dalë nga rruga duke u përplasur me një dyqan. Si pasojë e aksidentit, është dëmtuar shtetasi V.Gj., (punonjës policie në shërbim) i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

    Nga verifikimet paraprake ka rezultuar se drejtuesi i automjetit ishte nën efektin e alkoolit dhe është shoqëruar në komisariat për veprime të mëtejshme procedurale. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për të zbardhur rrethanat e aksidentit”, sipas njoftimit zyrtar të policisë.

    Source link



    Source link

  • “Noizy ta gëzojë Lamborghinin, por Rama krenohet me luksin dhe urren të varfrit”, Berisha: E njeh Dibrën aq sa e njihte Toni Gogu, Hajredin Pashën

    “Noizy ta gëzojë Lamborghinin, por Rama krenohet me luksin dhe urren të varfrit”, Berisha: E njeh Dibrën aq sa e njihte Toni Gogu, Hajredin Pashën


    Sali Berisha, kreu i Partisë Demokratike, ishte sonte në mbrëmje në Dibër, ku pasi prezantoi programin, përmendi edhe njëherë fushatën e Ramës me Noizyn, teksa e shpreh se ai krenohet me luksin dhe urren të varfrit.

    Berisha pohoi gjithashtu se Rama nuk e njeh Dibrën, është njësoj si Toni Gogu që fliste për Hajredin Pashën…

    Për 100 ditë ne do përzëmë nga çdo skaj i këtij vendi varfërinë ekstreme. Ne do vendosim minimumin jetik 200 euro për çdo shqiptar. Ne do vendosim pensionin minimal jetik 200 euro për çdo pensionist. Ne do vendosim rrogën minimale 500 euro për çdo rrogëulët. Jo vetëm kaq, do vendosim kartën e konsumatorit ku çdo rrogëulët dhe çdo pensionist, çdo qytetar me minimum jetik do marrë të gjitha ushqimet bazë 20 përqind më lirë. Do vendosim në Shqipëri listën e barnave të republikës italiane për të rimbursuar çdo ilaç që Italia rimburson për qytetarët e saj. Në 100 ditë ju nuk do blini kurrë naftën më shtrenjtë se Maqedonia apo Kosova. Në 100 ditë, energjia do ulet në 7 lekë. Tarifat e ujit do përgjysmohen. Në 100 ditë, çdo biznes i vogël do e paguajë energjinë jo 18, por 6 lekë. Çdo biznes i vogël do e paguajë hapësirën publike jo 1500, por 120 lekë. Çdo biznes i vogël do ketë për tavan për TVSH-në dhe tatim fitimin 180 mijë euro. Çdo biznes i madh, tatim fitimin 23 përqind do e ketë 10 përqind. Çdo qytetar me rrogë mbi minimalen, tatimin mbi të ardhurat do e ketë 10 përqind dhe jo 23 përqind. Çdo rrogë do rritet 13 përqind brenda 100 ditëve të para. Fermerë të Dibrës, me 11 Maj kërkojmë nga ju 100 ditë në mënyrë që ju të merrni ato subvencione që merr fermeri në Maqedoni e Kosovë. Fermerit në Kosovë ia paguan qeveria 70 përqind të kostos së prodhimit, kurse këtu as 10 përqind nuk ua paguan. Do hiqet çdo lloj kriteri absurd që përjashton nga subvencioni të gjithë Shqipërinë Verilindore dhe Juglindore, sepse duhet të kenë një hektar, sepse duhet të kenë 10 kokë lopë. Për çdo kokë bagëti, për çdo fidan të mbjellë, për çdo njësi prodhimi do kenë subvencione. Miq, ftoj bizneset e Dibrës të japin 100 ditë, ta provojnë se si pas 100 ditësh, taksat për ndërtimin do ulen 10 herë. Nuk do ketë taksë për çmimin e shitjes, por do jetë nga 10 përqind e çmimit të shitjes, do zbresë në 2 përqind të preventivit. Taksa sociale do hiqet. Garantoj dibranet dhe dibranët, se çdo gjobë e vendosur nga KESH-i, çdo gjobë e vendosur nga policia, çdo gjobë e vendosur nga IKMT-ja, hidhet në kosh të plehrave. Të gjitha falen. Garantoj fermerët e Dibrës se nuk do paguajnë kurrë siç paguajnë sot për ndërtimin e shtëpive të tyre. Kurrë. Se procedura do jetë më e thjeshta. Se nuk do u kërkohet leje mjedisi dhe asgjë tjetër përveç preventivit. Legalizimet janë fjala jonë. Çdo dokument legalizimi do konsiderohet tapi. Pronarëve do u kompensohen pronat, ky është zotimi solemn. Minatorëve u premtova në Bulqizë, brenda 100 ditëve statusi i minatorit. Një detyrim, një borxh i madh i këtij brezi, por edhe i brezave që shkuan, të shqiptarëve ndaj tyre. Miq, të gjitha janë në dorën tonë. Në këtë stad, në këtë moshë, unë nuk kam ambicie pushteti. Gabojnë shumë ata që mund të mendojnë këtë. Jo. I kam bërë detyrat e mia unë. Nuk kam ambicie kurrë për para, e kam ndarë mendjen 32 vite më parë, po të doja para, ndiqja rrugën e një mjeku privat dhe do isha krejt tjetër sot. Por përsëri vij me këtë thirrje sepse është një mision. Qe një moment kur në mënyrën më të pandershme u përpoqën që opozitën t’ia jepnin Edi Ramës, u përpoqën që Shqipërinë ta linin pa opozitë. Natyrisht ajo ishte rrënim i idealit tim dhe i idealit të shqiptarëve që e duan Shqipërinë. Dështuan dhe është një nga kapitujt më të ndritur të përpjekjes së shqiptarëve për liri. Sepse ai ishte një akt makabër. Ai mision u përmbush. Por misioni tjetër ka dy qëllime. Së pari t’ua kthejë paratë shqiptarëve. Paratë që ua plaçkisin qeveritarët, duhet t’ua kthej shqiptarëve në rroga, pensione, kujdes shëndetësor, shkolla, punësim. Dhe unë u garantoj se 100 ditët e para çdo shqiptar do e ndjejë këtë. E dyta. Nuk ka vend më të bekuar se Dibra. Një mundësi të re për çdo dibrane e dibran, për çdo shqiptar. Kjo është pse unë sot ndërmarr këtë fushatë. Po në rast se unë gjej forcë e energji të pashterrshme në këtë mision, ka forcë dhe energji shumë herë më të madhe se unë. Ndaj me 11 Maj, kjo forcë dhe energji të shndërrohet në forcën dhe energjinë e shpëtimit të Dibrës dhe Shqipërisë. Do ta mbyll, Edi Rama erdhi këtu dy herë, mirëpo si erdhi miq? E kuptova se e njihte Dibrën njëlloj sa Toni Gogu, Hajredin Pashën. Po miq, tani do ia them unë dy fjalë këtu. E kam treguar njëherë këtu në Dibër, por po e tregoj përsëri. Kam pasur një mik shumë të shquar. Një nga njerëzit më të mençur që kam takuar në jetën time, ish-ministër i shtatë qeverive britanike dhe që e kishte kaluar kohën e luftës në Shqipëri. Ky njeri kishte njësinë e parë të qëndresës kundër pushtimit nazifashist, kishte bashkuar Abaz Kupin, Sait Kryeziun dhe Lazër Fundon. Ky ishte Xhulian Emeri, biri i një aristokrati të shquar britanik. Po bisedoja një ditë me të, po i flisja për traditën tonë. Ai vetë kishte mbaruar një prej kolegjeve më të njohura të Kembrixhit. Më thotëL Sali, universiteti më i madh i jetës time ka qenë oda e Dibrës. Ndaj dhe ua thashë atë, që Edi Rama e njeh Dibrën, si Toni Gogu, Hajredin Pashën. Dhe vjen këtu njëherë me ato terma banale, herën tjetër sjell Lamborghinin e Noizit. Nuk e di Dibrën ai. Por një moment. Ai nuk e di që burrat e shquar të Dibrës kanë pasur atllarë dhe kuaj që kushtonin sa një Lamborghini. Ai njeh vetëm xhepin e tij. Do t’ia them këtu. Ai akt ishte një akt cinik. Pse? Sepse Lamborghini është i një këngëtari, të zotit, ta gëzojë. Por ajo tregon krenarinë tënde me luksin. Tregon se ti ke një psikologji, dhe ua them unë ju o miq, ai që ka krenari me luksin, ai urren të varfrit. Ai urren qytetarët. Absolutisht. Ndaj dhe tregoi veten e vet. Por edhe Dibra do tregojë madhështinë e saj me 11 Maj. Do votojë Aleancën për Shqipërinë Madhështore, kandidatët e saj. Rroftë Dibra, rroftë Shqipëria. Fitore, fitore, fitore!



    Source link