Author: arso

  • Vajza që fjeti me 583 meshkuj brenda 6 orësh tregon çfarë i tha i fejuari i saj!


    Annie Knight, një krijuese e famshme në platformat për të rritur, ka tërhequr vëmendjen e mediave ndërkombëtare pas një sfide jo të zakonshme që organizoi në një klub privat në Gold Coast.

    Annie mori pjesë në një aktivitet të organizuar për të testuar kufijtë e qëndrueshmërisë fizike dhe ka deklaruar se ka kryer marrëdhënie me 583 persona në një hark kohor prej 6 orësh.

    Ajo e ka quajtur këtë përvojë një “sfidë ekstreme”, për të cilën është përgatitur prej kohësh.

    Në një intervistë për revistën US Weekly, Annie ka folur hapur për mënyrën se si e priti partneri i saj, Henry Brayshaw. Ajo tha se ai ishte përkrahës dhe i lumtur që ajo e përfundoi sfidën sipas pritshmërive të saj:

    “Isha e sinqertë me të që natën e ngjarjes. Ai më telefonoi dhe më dëgjoi me vëmendje. Ishte i kënaqur që arrita synimin tim dhe më përgëzoi,” – tha Annie.

    Megjithatë, ajo pranoi se përvoja ishte fizikisht e lodhshme dhe kërkon kohë për t’u rikuperuar.

    “Kam nevojë për disa ditë pushim për shkak të lodhjes së tepërt. Ishte një provë e vështirë për trupin dhe mendjen,” – shtoi ajo.

    Pavarësisht natyrës jo të zakonshme të sfidës, Annie dhe partneri i saj duket se vazhdojnë të jenë të bashkuar.

    Source link



    Source link

  • Shteti Amerikan i Teksasit kërkon të ndalojë përdorimin e rrjeteve sociale për përdoruesit nën 18-vjeç


    Teksasi mund të bëhet shteti i radhës Amerikan që rregullon me ligj përdorimin e platformave të medias sociale. Një draft i propozuar sugjeron ndalimin e përdorimit të rrjeteve sociale për fëmijët nën 18-vjeç dhe është miratuar në komitetin e Senatit ndërsa përballen me votën e Senatit të Teksasit.

    Propozimi ka afat deri më 2 Qershor për tu miratuar nga Senati dhe Guvernatori. Në fillim të vitit ai kaloi komitetin e dhomës së Senatit dhe më pas u votua në Dhomën e Përfaqësuesve.

    Nëse shndërrohet në ligj, platformat e medias sociale do të detyrohen të verifikojnë moshën e çdo përdoruesi që krijon një llogari të re njësoj siç ligji në Teksas ju kërkon kompanive të hostimit të përmbajtjeve pornografike të implementojnë një sistem të verifikimit të moshës.

    Teksasi nuk është i vetmi që kërkon kufizimin e përdorimit të rrjeteve sociale. Vitin e kaluar guvernatori i Floridas Ron DeSantis miratoi një ligj që ndalon fëmijët nën moshën 14 vjeç të përdorin rrjetet sociale. /PCWorld Albanian

    Source link





    Source link

  • Kompania e presidentit Amerikan Donald Trump planifikon të blejë 3 miliardë dollarë kriptomonedha


    Firma e medias sociale Trump Media & Technology Group e Presidentit Amerikan Donald Trump planifikon të sigurojë financime me vlerë 3 miliardë dollarë për të blerë kriptomonedha si Bitcoin raportoi Financial Times ditën e Hënë.

    2 miliardë dollarë do të sigurohen duke shitur aksionet e saj ndërsa 1 miliardë përmes bonove të konvertueshme tha raporti.

    Kompania pas Truth Social, një platformë streaming dhe e medias sociale, ka eksploruar shkrirje dhe blerje potenciale për tu diversifikuar në shërbime financiare.

    Muajin e kaluar arriti një marrëveshje me disa kompani përfshirë fonde të tregtueshme në bursë dhe kriptomonedha të lidhura me politikat Amerika e Para të Trump.

    Lajmi për ngritur kapitalin do të bëhet piblik kësaj jave tha FT. /PCWorld Albanian

    Source link





    Source link

  • Malisheva përfundon në vendin e tretë dhe do të paraqitet në kualifikimet e Ligës së Konferencës


    Malisheva e ka përfunduar garën në Superligën e Kosovës në futboll në pozitën e tretë. Dhe për herë të dytë rresht do të paraqitet në kualifikimet e Ligës së Konferencës.

    Të dielën në “Fadil Vokrri”, në kuadër të xhiros së fundit (36), Malisheva luajti 2:2 me Prishtinën.

    Malisheva e përfundoi kampionatin me 53 pikë. Prishtina përfundoi në mesin e tabelës me 48 pikë.

    Malisheva ishte në epërsi 2:0 pas pjesës së parë. Diar Halili shënoi autogol, ndërsa Drilon Hazrollaj realizoi golin tjetër.

    Prishtina u kthye në pjesën e dytë. Sinan Kadiri dhe Ronald Sobowale ishin realizatorë.

    Source link



    Source link

  • Grekët e arrestojnë Ace Ciganin, kriminelin famëkeq nga Shkupi


    Në Greqi është arrestuar Aco Bocevski, i njohur si Ace Cigani. Pas disa vitesh ikjesh e fshehje, Cigani është kapur nga policia greke dhe tashmë janë informuar autoritetet e Maqedonisë, shkruan gazeta KOHA.

    Bëhet fjalë për një kriminel yëtë shumëkërkuar i dënuar me disa vite burg për vrasje, tentim vrasje dhe vepra tjera të rënda penale.

    Mes veprave të rënda penale, Aco Bocevski, i njohur si Ace Cigani, ngarkohet se në vitin 1998, kishte vrarë me gjakftohtësi shkupjanin Seat Ibraimi me disa të shtëna nga pistoleta. Vrasjes i kishte paraprirë një ndjekje disa minutëshe me vetura nëpër rrugët e Shkupi.

    Automjeti “Mercedes”, i cili drejtohej nga Ibraimi, kishte dalë nga rruga pranë ndërtesës së Kompanisë së Sigurimeve “Q-B”, ndërsa menjëherë pas tij kishte ndaluar “Korveta” që drejtohej nga Cigani. Ky i fundit kishte dalë nga makina, e kishte drejtuar armën ndaj rivalit të tij dhe e zbrazur karikatorin. (Koha.mk)



    Source link

  • Nuk preferohen te Tirana, dyshja drejt largimit nga bardheblutë

    Nuk preferohen te Tirana, dyshja drejt largimit nga bardheblutë


    Dy janë lojtarët që do të mbyllin marrëveshjen me Tiranën, Admir Bajroviçi dhe Abel Abah. Nëse Bajroviçi ka bërë diçka, Abah nuk ka lënë asnjë gjurmë në Superiore. Sulmues me zero gola dhe në këto kushte duhet të largohet, pasi nuk është i vlefshëm për bardheblutë.

    tirana

    OFERTAT – Tre janë lojtarët, të cilët kanë oferta reale. Bëhet fjalë për Ualid Zharmunin, Edison Kolën dhe Mahamadu Dembelenë. Të tre ka gjasa të jenë vitin tjetër në një skuadër europiane, pra, larg Tiranës.

    DYSHIMET – Në këtë moment që flasim, janë 10 futbollistë pa kontratë, që mund të shiten, kanë oferta apo mund të largohen, por në ditët në vazhdim do të shihet se cili qëndron. Bardheblutë nuk kanë asnjë repart të garantuar. Tirana ka tre portierë të rangut të lartë: Leon Kozin, Mustafë Abdullahun dhe Gentian Selmanin. Ky i fundit është në fund të kontratës.

    Edhe Leon Kozi nuk ka kontratë dhe mund të ikë te Dinamo, ndonëse duhet të zgjedhë çështjen me bardheblutë për periudhën e formimit. Gardiani këto kohë nuk ka qenë në grumbullimin e ndeshjeve. Mustafë Abdullahu mund të blihet nga Kalsruhe, ndërkohë që tani është borxh te skuadra gjermane. Pa kontratë janë Florjan Përgjoni dhe Gledi Mici. Ata janë gjysma e repartit të mbrojtjes dhe titullarë.

    Për Micin ende nuk ka një situatë të qartë, nëse do të qëndrojë apo jo. I vetmi që e ka të sigurt qëndrimin, është Florjan Përgjoni, por edhe ky me një kleçkë. Me Tiranën rinovon nëse nuk gjen një skuadër tjetër jashtë, ndërsa ka oferta nga Egnatia dhe skuadra të tjera të kampionatit shqiptar.

    PANORAMASPORT.AL

    NDIQE LIVE “PANORAMA TV”







    Source link

  • Maqedonci: Në tokë UÇK-ja e në ajër NATO, i dërrmuan trupat serbe


    Ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, derisa u ka bërë nderime në Landovicë dëshmorëve, tha se operacioni “Shigjeta” i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, pati rëndësi taktike dhe strategjike, duke përshpejtuar, sipas tij, kapitullimin në terren të forcave të armatosura të Serbisë.

    Në akademinë përkujtimore, para bashkëluftëtarëve, miqve dhe familjarëve, Maqedonci thotë se theksoi rëndësinë jetike që kishte ky operacion i cili ishte urdhëruar nga Shtabi i Përgjithshëm i UÇK-së dhe, nga data 26 maj deri më 10 qershor të vitit 1999, për dy javë, rreth 2.000 ushtarë të UÇK-së, luftuan me trupat ushtarake serbe nëpër brezin kufitar.

    “Asgjësimi i forcave serbe të dislokuara përgjatë zonës kufitare me Shqipërinë dhe pastrimi i atij territori nga ushtria serbe ishte i domosdoshëm, prandaj operacioni ‘Shigjeta’ duhej të zhvillohej patjetër me saktësi dhe efikasitet të plotë”, tha Maqedonci.

    Ai tha se në tokë ushtarët e UÇK-së, ndërsa në ajër avionët e NATO-s, i dërrmuan trupat serbe, që deri në ditët e fundit po i vrisnin refugjatët shqiptarë që vet po i dëbonin në drejtim të Kukësit, Hasit dhe Tropojës.

    “Sot falë sakrificës së UÇK-së dhe popullit tonë vendi ynë frymon i lirë dhe i pavarur”, ka thënë Maqedonci.



    Source link

  • Koçiu në Qendrën e Mjekësisë Familjare Nr.10: Mjekësia familjare model që do ta shtrijmë në të gjithë vendin, fuqizojmë rolin e mjekut

    Koçiu në Qendrën e Mjekësisë Familjare Nr.10: Mjekësia familjare model që do ta shtrijmë në të gjithë vendin, fuqizojmë rolin e mjekut


    Për herë të parë, në zbatim të Strategjisë për Zhvillimin e Shërbimeve të Kujdesit Shëndetësor Parësor në Shqipëri 2020-2025 po vijon pilotimi i Qendrës së Mjekësisë Familjare në Tiranë dhe Vorë, një model i përqëndruar i ofrimit të shërbimeve të mjekësisë së familjes, në ato qendra që ofrojnë shërbime shëndetësore për rreth 30.000-40.000 banorë.

    Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu së bashku me Rektorin e Universitetit të Mjekësisë, Xheladin Draçini vizituan nga afër ambientet dhe funksionalitetet e Qendrës së Mjekësisë Familjare Nr.10, e cila prej një viti ofron një gamë të gjerë të shërbimeve të mjekësisë familjare.

    Ministrja Koçiu tha se ky model shërbimi po funksionon më së miri dhe se Qendrat e Mjekësisë Familjare do të shtrihen në të gjithë vendin.

    “Jam shumë e kënaqur që sot prej afro një viti kjo qendër ka filluar të funksionojë më së miri dhe është dallëndyshja e parë e Qendrave të Mjekësisë Familjare, të cilat ne synojmë t’i shtrijmë në të gjithë vendin”, – u shpreh Koçiu.Duke theksuar rëndësinë e mjekut të familjes ministrja Koçiu nënvizoi se “po e fuqizojmë rolin e Mjekut të Familjes si figura kyçe që ndjek shëndetin e qytetarëve nga fëmijëria deri në moshën e tretë, me shërbime që përfshijnë ndjekjen e shtatzënisë normale, trajtime të thjeshta mikrokirurgjikale, menaxhimin e sëmundjeve kronike, dhe kujdes për shëndetin mendor”.

    Ministrja e Shëndetësisë u ndal dhe tek lehtësirat që sjell për qytetarët aplikimi i modelit të mjekësisë familjare për mënyrën e organizimit, përcaktimit të orareve dhe takimet me mjekët.

    “Ky është një fillim i mbarë po ta shikojmë në mënyrën sesi është organizuar kjo qendër, si dhe në faktin që të gjithë pacientët që vijnë dhe trokasin janë të qartë për fashat orare, për takimet me secilin mjek, për marrëdhënien që vendosin mes mjekut dhe pacientit që është gjëja më e rëndësishme”. – sqaroi minstrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu.
    Rëndësinë e mjekësisë familjare e solli në vëmendje edhe Rektori i Universitetit të Mjekësisë Tiranë, Draçini, i cili theksoi se “ Mjekësia e Familjes nuk është vetëm pika e parë e kontaktit me qytetarin, por është dhe baza mbi të cilin ndërtohet edhe një sistem shëndetësor i qëndrueshëm dhe efikas”.
    Përveç shërbimit mjekësor, këto Qendra do të shërbejnë edhe si qendra të formimit profesional për specialistët e Mjekësisë Familjare.
    Për këtë qëllim u nënshkrua edhe marrëveshja e bashkëpunimit me Universitetin e Mjekësisë Tiranë për të rritur cilësinë e formimit profesional, ku studentët që ndjekin specializimin në Mjekësi Familjare do të mund të kryejnë praktikën në Qendrën e Mjekësisë Familjare Nr. 10.
    Pas Tiranës dhe Vorës, ky model do të shtrihet në qytete të tjera, duke sjellë kujdes më cilësor, më të afërt dhe më të personalizuar për çdo qytetar.



    Source link

  • Kafe e ftohtë apo e nxehtë? Cila është më e shëndetshme dhe pse? – botimet.com


    Pirja e kafesë është bërë pjesë e pandashme e përditshmërisë për miliona njerëz në mbarë botën – një zakon që nuk ofron vetëm energji, por edhe përfitime të shumta për shëndetin dhe mirëqenien mendore

    Sipas një studimi të publikuar në revistën Journal of Psychopharmacology, kafeja nxit ndjenjat e mirësisë, miqësisë dhe lumturisë, duke përmirësuar disponimin dhe ndërveprimin social. Por përtej aspektit emocional, ajo është gjithashtu një burim i pasur i vitaminave B dhe K, riboflavinës, si dhe përmban rreth një mijë përbërës bimore bioaktivë, shumë prej të cilëve kanë efekte antiinflamatore dhe mbrojtëse për organizmin.

    Antioksidantët dhe dallimet mes kafesë së nxehtë dhe të ftohtë

    Një studim i publikuar në Scientific Reports zbuloi se kafeja e nxehtë përmban më shumë antioksidantë krahasuar me atë të ftohtën, që e bën më efektive në luftën kundër radikaleve të lira dhe plakjes qelizore.

    Antioksidantët janë përbërës të rëndësishëm që kontribuojnë në mbrojtjen e zemrës, forcimin e sistemit imunitar dhe përmirësimin e funksioneve kognitive.

    Nga ana tjetër, kafeja e ftohtë, ka aciditet më të ulët dhe një shije më të butë, duke e bërë më të përshtatshme për ata që vuajnë nga ndjeshmëri në stomak ose refluks gastrik.

    Pavarësisht temperaturës, vlera e pH-së së të dyja formave të kafesë është e ngjashme, duke luhatur nga 4.85 në 5.13, por përthithja dhe reagimi i trupit mund të ndryshojë, transmeton Telegrafi.

    Cilën të zgjedhim? Varet nga trupi, preferenca dhe koha e ditës

    ▪ Për më shumë përfitime shëndetësore dhe antioksidantë: zgjidhni kafenë e nxehtë.

    ▪ Për ata me stomak të ndjeshëm ose që duan një alternativë më të butë gjatë ditës së nxehtë: kafe e ftohtë është më e lehtë për tretje.

    ▪ Në mëngjes, një kafe e nxehtë mund të nxisë qarkullimin dhe të zgjojë sistemin nervor.

    ▪ Në pasdite, kafeja e ftohtë mund të jetë më freskuese dhe më e lehtë për trupin.

    Në fund të ditës, të dyja llojet ofrojnë përfitime të vlefshme, dhe zgjedhja më e mirë është ajo që i përshtatet trupit tuaj dhe mënyrës suaj të jetesës. Çelësi është gjithmonë: konsumi i moderuar.

    #Kafe #ftohtë #apo #nxehtë #Cila #është #më #shëndetshme #dhe #pse
    #Kafe #ftohtë #apo #nxehtë #Cila #është #më #shëndetshme #dhe #pse





    Source link

  • Kiara zbulon anën tjetër të saj – ja si e përjeton xhelozinë


    Eftuar në emisionin “Ndryshe” me Salsano Rapin dhe Elona Duron në Top Albania Radio ka qenë moderatorja e njohur Kiara Tito. Në këtë intervistë të veçantë ajo ka treguar më shumë detaje në lidhje me karrierën e saj, familjen dhe projektet që pritet të vijnë shumë shpejt.

    Kur Salsano e pyeti nëse ajo është natyrë xheloze ajo jo, moderatorja u përgjigj duke thënë se:
    Nuk jam natyrë xheloze unë. E kam shprehur edhe më parë që nuk më pëlqen që t’i fus vetes atë stresin sepse dihet që në një marrëdhënie po pati xhelozi dhe po u fiksove nuk është gjë e mirë. Do prishesh në një moment apo një tjetër. Se dhe dikujt i bëhesh e bezdisshme por edhe fillon dhe nuk të pëlqen vetja në momentin që transformohesh dhe fiksohesh me çdo gjë të mundshme.

    A është Kiara xheloze më pak se Luizi apo janë njësoj të dy?
    Jo, kemi arritur në një moment që e njohim aq mirë njëri-tjetrin dhe nuk merremi me këtë pjesën fare. I kushtojmë rëndësi gocës, projekteve dhe të gjithë gjërave të tjera.





    Source link