Author: arso

  • Rama jep tre porositë për mandatin e 4: Deputetët e rinj të nisin akademinë politike! Drejtuesit politikë të bëhen gati për zgjedhjet lokale


    Kryesocialisti Edi Rama ka folur ditën e sotme përpara ekipit të tij, duke u ndalur në tre porosi që ai i ka quajtur me rëndësi për realizimin e objektivave në mandatin e 4.

    “Por përpara se ta mbyll këtë fjalë të përbashkët, dua të prek nevojë emergjente një bazë nisje të posaçme që rruga drejt finishit të jetë me shpejtësinë e duhur. Për këtë na duhet një volum pune deri në shtator dhe po prek shumë përciptas disa pika që t’i pasurojmë.

    Akademi Politike duhet të hapë një sesion të posaçëm për të gjithë deputetët që hyjnë për herë të parë në Kuvend.
    E dyta, duhet të organizojmë disa mbledhje të mëdha pune një apo dyditore me grupet kyçe të interesit dhe të flasim për sfidat e mandatit të 4.

    Lista është hapur për propozime. Thelbi është që është një kohë e artë dhe është një nevojë jetike. Ta bëjmë shteruese dhe jam i bindur se do mësojmë shumë.

    Së treti, udhëheqësit politikë të nisin punën për zgjedhjet e ardhshme vendore. Ky mandat që sapo kemi marrë nuk është piedestal për t’i parë të tjerët nga lart poshtë. Edhe nuk e ekzagjeroj, projektohem 4 vite më pas, që ne të mos e kemi shpërblyer me fakte dhe rezultate këtë besim që morëm nga shqiptarët. Nuk do kishte pozitë më të vështirë për ne.”-tha Rama. 

    Source link



    Source link

  • Tare kërkon tre lojtarë të Romës te Milani – botimet.com


    Drejtori i ri sportiv i Milanit, Igli Tare, ka filluar punën sot (e hënë), duke u takuar me drejtuesit e Romës për Alexis Saelemaekers, Tammy Abraham dhe Francesco Camarda.

    Njoftimi se Tare ishte punësuar më në fund erdhi këtë mbrëmje , disa ditë pas raportimeve për një marrëveshje dhe një kontratë tre-vjeçare të nënshkruar.

    Në të vërtetë, ai e kishte filluar punën e tij të re disa orë më parë, teksa hyri në selinë e Casa Milan më herët këtë pasdite.

    Ai u pasua shpejt nga drejtori sportiv i Romës, Florent Ghisolfi, dhe agjenti Beppe Riso, i cili veproi si ndërmjetës verën e kaluar në shkëmbimin e huazimeve midis Saelemaekers dhe Abraham.

    Të dyja ishin huazim i thjeshtë, që do të thotë se ata nuk kanë mundësi ta bëjnë të përhershme marrëveshjen, kështu që kushtet duhet të negociohen.

    Kjo është ajo që po ndodhte sot, pasi Roma e ka bërë të qartë se dëshiron ta blejë Saelemaekers menjëherë , ndërsa Milani është më pak i sigurt për ta mbajtur Abrahamin.

    Sipas MilanNews.it, një tjetër temë diskutimi ishte sulmuesi i ekipit të të rinjve të Milanit, Camarda, i cili po kërkon më shumë minuta lojë sezonin e ardhshëm.

    Një marrëveshje huazimi me Romën është plotësisht e mundshme, veçanërisht tani që ekipi i Milan Futuro ka rënë nga Serie C.

    Camarda mbushi vetëm 17 vjeç në mars dhe bëri 14 paraqitje për klubin këtë sezon, shumicën e tyre si zëvendësues, për vetëm 234 minuta futboll.



    Source link

  • Tuna thyen heshtjen për herë të parë për Patris Berishën


    Altuna Sejdiu, apo siç njihet nga të gjithë Tuna, ka thyer heshtjen duke folur për të gjitha gjërat në jetë e karrierë.

    “Në the Dalina Show”, ajo ka folur edhe në lidhje me martesën e saj me muzikantin Patris Berisha.

    Në një pjesë të shkurtër të publikuar në rrjete sociale, këngëtarja nga Shkupi thekson se nuk ka qenë e lumtur.

    “Unë nuk isha më e lumtur në atë martesë, nuk më intereson”, u shpreh ajo.

    Ajo dhe Patrisi kanë së bashku dy djem, Tian dhe Patris.

    Dyshja kanë qenë shumë të komentuar në media e shtypin rozë, ndonëse ndarja e tyre ka ndodhur që një kohë.

    Ata po vazhdojnë jetën ndaras, secili me angazhimet e tyre në anën profesionale.





    Source link

  • Përlotet Dj Dagz teksa shpjegon kuptimin e emrit të djalit të dytë, “Kres”


    DJ Dagz, me emrin e vërtetë Arbër Gumnishta, është përlotur gjatë një interviste emocionale në emisionin “Libero” me Resul Sinanin në ATV, ku për herë të parë tregoi historinë pas emrit të djalit të tij të dytë, Kres.

    Në një rrëfim të ndjerë, Dagz zbuloi se ideja për emrin “Kres” ka qenë një zgjedhje e veçantë e partneres së tij, Einxhel Shkira, e cila kishte kërkuar edhe ndihmën e inteligjencës artificiale për të thelluar kuptimin e tij.

    “Einxhi ishte duke biseduar me ChatGPT për emrin Kres, por përgjigjja s’i pëlqeu. Iu tha që është një emër sllav, pa ndonjë lidhje me rrënjë shqiptare. Dhe si gjithmonë, Einxhi nuk e la me aq,” – tregoi Dagz.

    Sipas tij, Einxhel i sqaroi sistemit që Kres në kuptimin e saj përfaqëson kokën, liderin, drejtuesin – pra një figurë qëndrore dhe me peshë. Pas shpjegimeve të saj, thotë Dagz, edhe ChatGPT “u bind dhe kërkoi falje”.

    Ky moment, përtej humorit, theksoi për çiftin rëndësinë që ka identiteti dhe simbolika pas një emri, sidomos kur bëhet fjalë për fëmijët e tyre.

    Në fund të bisedës, DJ Dagz nuk i përmbajti emocionet kur foli për familjen që ka krijuar me Einxhelin dhe dy djemtë e tyre:

    “Të gjitha sakrificat, të gjitha rrezikimet… të gjitha kanë ndodhur për këta.”

    Ndërsa në ekran shfaqeshin foto të familjes së tyre të lumtur, ai kujtoi se kur hyri në Big Brother VIP nuk e kishte menduar kurrë se do dilte nga aty jo vetëm me një dashuri, por edhe me një familje të re.

    “Ishim shumë të vendosur që mos të krijonim lidhje aty brenda… por jeta di të befasojë në mënyrën më të bukur.”

    Një intervistë që preku shumë zemra, dhe që tregoi një tjetër anë të Dagz – atë të një babai krenar dhe një njeriu të thjeshtë që e çmon thellësisht familjen.



    Source link

  • Tare kërkon tre lojtarë të Romës te Milani


    Drejtori i ri sportiv i Milanit, Igli Tare, ka filluar punën sot (e hënë), duke u takuar me drejtuesit e Romës për Alexis Saelemaekers, Tammy Abraham dhe Francesco Camarda.

    Njoftimi se Tare ishte punësuar më në fund erdhi këtë mbrëmje , disa ditë pas raportimeve për një marrëveshje dhe një kontratë tre-vjeçare të nënshkruar.

    Në të vërtetë, ai e kishte filluar punën e tij të re disa orë më parë, teksa hyri në selinë e Casa Milan më herët këtë pasdite.

    Ai u pasua shpejt nga drejtori sportiv i Romës, Florent Ghisolfi, dhe agjenti Beppe Riso, i cili veproi si ndërmjetës verën e kaluar në shkëmbimin e huazimeve midis Saelemaekers dhe Abraham.

    Të dyja ishin huazim i thjeshtë, që do të thotë se ata nuk kanë mundësi ta bëjnë të përhershme marrëveshjen, kështu që kushtet duhet të negociohen.

    Kjo është ajo që po ndodhte sot, pasi Roma e ka bërë të qartë se dëshiron ta blejë Saelemaekers menjëherë , ndërsa Milani është më pak i sigurt për ta mbajtur Abrahamin.

    Sipas MilanNews.it, një tjetër temë diskutimi ishte sulmuesi i ekipit të të rinjve të Milanit, Camarda, i cili po kërkon më shumë minuta lojë sezonin e ardhshëm.

    Një marrëveshje huazimi me Romën është plotësisht e mundshme, veçanërisht tani që ekipi i Milan Futuro ka rënë nga Serie C.

    Camarda mbushi vetëm 17 vjeç në mars dhe bëri 14 paraqitje për klubin këtë sezon, shumicën e tyre si zëvendësues, për vetëm 234 minuta futboll.



    Source link

  • Nxënësit e Maqedonisë së Veriut e morën vendin e dytë në Kuizin evropian të parasë


    Ekipi i nxënësve nga Maqedonia e Veriut ka marrë vendin e parë në Kuizin evropian për paratë 2025, ndërsa vendi i parë u rrëmbye nga Italia.

    “Përfaqësuesit tanë në Kuizin evropian për paratë, nxënësit Marin Hristoski dhe Aleksej Mickosk nga SHFK “Kire Fabrilovski – Jane” nga Prilepi, nën udhëheqje të mësimdhënëses Sonja Jordanoska, e kanë marrë vendin e dytë në këtë garë ndërkombëtarë për të rinjtë në fushën e shkrimeve financiare”, deklarojnë nga Banka Popullore e Maqedonisë së Veriut.

    Në garë morën pjesë 30 shtete, duke marrë pjesë 73 mijë nxënës nga 2 877 shkolla nga gjithë vendet e Evropës. Në këtë garë, vendi i parë shkoi për Italinë, I dyti për Maqedoninë e Veriut, ndërsa vendi i tretë për Suedinë.

    Garat janë mbajtur në Bruksel nën organizim të Federatës Bankare Evropiane, ndërsa në Maqedoninë e Veriut për organizimin e tyre përkujdesët Banka Popullore e RMV-së dhe Komisioni i Letrave me Vlerë. )Portalb.mk)

     



    Source link

  • Kush do të qëndrojë këtu, duhet të japë jetën!

    Kush do të qëndrojë këtu, duhet të japë jetën!


    Mateo Gabia ka thënë se kush do të qëndrojë te Milani, duhet ta ndiejë këtë gjë dhe duhet që të punojë maksimalisht për të korrigjuar gabimet e këtij sezoni.

    mateo gabia

    GABIMET- “Ne që jemi në dhomën e zhveshjes, i dimë mirë gabimet që kemi bërë. Është normale që të kemi folur me njëritjetrin dhe vitin e ardhshëm duhet që secili të bëjë më mirë dhe më shumë, duke nisur nga unë i pari. Duhet që të bëjmë gjithçka në fushën e lojës. Duhet një skuadër e bashkuar për të kaluar vështirësitë që kanë të gjitha ekipet në një sezon”.

    DREJTORI- “Nuk di çfarë të them për këtë pjesë. Unë jam një lojtar dhe duhet që ta bëj detyrën time sa më mirë të jetë e mundur. Pastaj sigurisht që ne nuk na ka munguar gjë. Është normale që thjesht të përgatitemi më mirë. Duhet të marrim përgjegjësi dhe të fokusohemi në fushë”.

    LAMTUMIRAT- “Në këtë situatë unë nuk kam parë lojtarë që duan të arratisen nga Milani. Të gjithë janë në dispozicion dhe kanë qenë në momentet e vështira. Por është normale që këtu duhet të qëndrojnë vetëm ata që duan dhe kanë dëshirë”.

    PANORAMASPORT.AL

    NDIQE LIVE “PANORAMA TV”







    Source link

  • Limaj: Kurti na ofroi të jemi pjesë e Qeverisë, por nuk kemi interesim – kërkova të bëjmë partneritet Kuvendi


    Kryetari i NISMA Socialdemokrate, ka thënë se Kurti i ka ofruar një pjesë të Qeverisë.

    Por, ai ka thënë se nuk janë të interesuar për qeverisje.

    Limaj në “Pressing” tha se i kanë ofruar Kurtit partneritet Kuvendi, që nënkupton postin e kryeparlamentarit.

    Po ashtu, Limaj tha se kanë kërkuar një pako me ligje, duke thënë se me Kurtin ka folur për shumë tema.

    “Kurti më ka ofru një opsion për qeverisje, që nënkupton NISMA të jetë pjesë e Qeverisë. Unë i thash e NISMA nuk është e interesuar të jetë pjesë e Qeverisë, ne mund të bëjmë partneritet Kuvendi, tani për tani nuk jemi të interesuar për qeverisje. Po shkojmë me minimumin. Partneritet në nivel Kuvendi ishte që të jem kryetar i Kuvendit, si dhe në paketë ligjore. Unë thash po shkojmë me minimumin, ne në Kuvend mund të japim shërbimet tona”, ka thënë Limaj.

    Source link



    Source link

  • Arrestohet në Emiratet e Bashkuara Arabe, Dritan Gjika, lider i mafies shqiptare në Ekuador


    Një nga figurat më të kërkuara të krimit të organizuar shqiptar, Dritan Gjika, është arrestuar në Emiratet e Bashkuara Arabe, në një operacion të koordinuar ndërkombëtar mes Njësisë Kombëtare të Interpolit në Ekuador, autoriteteve në Abu Dabi, Spanjës, dhe me mbështetjen e programit PAcCTO 2.0.

    Dritan Gjika, 47 vjeç, i njohur si lider i një organizate të fuqishme kriminale që vepronte në Ekuador dhe Spanjë, ishte në kërkim ndërkombëtar me dy njoftime të kuqe të Interpolit për veprat penale të trafikut të drogës, pastrimit të parave dhe krimit të organizuar.

    Sipas të dhënave të autoriteteve të migracionit, Gjika ka hyrë për herë të parë në Ekuador në vitin 2009 me vizë të përkohshme turistike, për t’u bërë më pas një ndër krerët më të kërkuar të krimit të organizuar në vend.

    Organizata që ai drejtonte ishte strukturuar në nivele të ndryshme: drejtues, logjistikë dhe bashkëpunëtorë që operonin përmes kompanive të ligjshme, me qëllim fshehjen e aktivitetit kriminal dhe pastrimin e të ardhurave. Hetimet kanë zbuluar se rrjeti kriminal përfshinte edhe punonjës portualë që ndihmonin në kontaminimin e kontejnerëve me lëndë narkotike, duke përdorur metodën e njohur si “grepi i verbër” (“gancho ciego”).

    Në 6 shkurt 2024, pas një kontrolli në një banesë luksoze në Guayaquil, Prokuroria e Përgjithshme e Shtetit të Ekuadorit e identifikoi zyrtarisht.



    Source link

  • Shteti Amerikan i Teksasit kërkon të ndalojë përdorimin e rrjeteve sociale për përdoruesit nën 18-vjeç – botimet.com


    Teksasi mund të bëhet shteti i radhës Amerikan që rregullon me ligj përdorimin e platformave të medias sociale. Një draft i propozuar sugjeron ndalimin e përdorimit të rrjeteve sociale për fëmijët nën 18-vjeç dhe është miratuar në komitetin e Senatit ndërsa përballen me votën e Senatit të Teksasit.

    Propozimi ka afat deri më 2 Qershor për tu miratuar nga Senati dhe Guvernatori. Në fillim të vitit ai kaloi komitetin e dhomës së Senatit dhe më pas u votua në Dhomën e Përfaqësuesve.

    Nëse shndërrohet në ligj, platformat e medias sociale do të detyrohen të verifikojnë moshën e çdo përdoruesi që krijon një llogari të re njësoj siç ligji në Teksas ju kërkon kompanive të hostimit të përmbajtjeve pornografike të implementojnë një sistem të verifikimit të moshës.

    Teksasi nuk është i vetmi që kërkon kufizimin e përdorimit të rrjeteve sociale. Vitin e kaluar guvernatori i Floridas Ron DeSantis miratoi një ligj që ndalon fëmijët nën moshën 14 vjeç të përdorin rrjetet sociale. /PCWorld Albanian

    Source link





    Source link