Author: arso

  • Keni probleme me zemrën? Shmangni këto ushqime të rrezikshme për shëndetin tuaj – botimet.com


    Shëndeti i zemrës është jetik për mirëqenien e përgjithshme, dhe ajo që hamë ndikon drejtpërdrejt në funksionimin e saj. Mjekët dhe nutricionistët paralajmërojnë se disa ushqime mund të përkeqësojnë gjendjen e zemrës, sidomos te ata që tashmë vuajnë nga probleme kardiovaskulare.

    Ja cilat janë disa prej ushqimeve që duhet t’i shmangni patjetër nëse keni probleme me zemrën:

    Ushqimet e përpunuara dhe të konservuara
    Salamrat, salsiçet, proshutat dhe ushqimet në kuti apo kavanoza përmbajnë sasi të larta kripe dhe konservantësh që rrisin tensionin e gjakut.

    Yndyrnat e ngopura dhe trans
    Gatimet e skuqura, margarina dhe produktet industriale si ëmbëlsirat e gatshme mund të rrisin kolesterolin “e keq” dhe të dëmtojnë arteriet.

    Sheqernat e tepërta
    Pijet e gazuara, ëmbëlsirat artificiale dhe konsumimi i tepërt i sheqerit ndikojnë në shtimin në peshë, diabet dhe për pasojë, në probleme me zemrën.

    Ushqimet me shumë natrium (kripë)
    Kripa e tepërt rrit presionin e gjakut dhe shton rrezikun për sulme në zemër apo goditje në tru.

    Mishi i kuq i tepërt
    Konsumi i shpeshtë i mishit të kuq të yndyrshëm mund të çojë në rritje të kolesterolit dhe sforcim të zemrës.

    Mjekët këshillojnë që ata që kanë histori me sëmundje zemre të përfshijnë në dietën e tyre më shumë fruta, perime, drithëra të plota, peshk dhe vaj ulliri. Ndryshimet e vogla në ushqim mund të sjellin përmirësime të mëdha në jetëgjatësinë dhe cilësinë e jetës.

    #Keni #probleme #zemrën #Shmangni #këto #ushqime #të #rrezikshme #për #shëndetin #tuaj
    #Keni #probleme #zemrën #Shmangni #këto #ushqime #të #rrezikshme #për #shëndetin #tuaj





    Source link

  • Bianca Censori “kopje” e Kim Kardashianit në këtë foto

    Bianca Censori “kopje” e Kim Kardashianit në këtë foto


    Gruaja e Kanye West publikoi në Instagram Stories një foto që ka marrë shumë reagime. Bianca Censori, sipas njerëzve në rrjete sociale, ka imituar stilin e ish-gruas së reperit, Kim Kardashian, duke pozuar vetëm me të brendshme.

    30-vjeçarja u fotografua duke pozuar me të brendshme të kuqe, teksa linte shumë pak vend për imagjinatën. Ajo kishte veshur gjithashtu çorape të bardha dhe taka të zeza të larta.

    Megjithatë, ajo që tërhoqi vëmendjen nuk ishin vetëm linjat e trupit që tregonte Censori me të brendshme, por edhe fakti që ajo dukej shumë si Kardashian, veçanërisht për shkak të flokëve të gjata dhe të zeza.

    Grimi gjithashtu ishte i ngjashëm, me buzët e konturuara në ngjyrë kafe, të cilat i kemi parë shpesh te Kim Kardashiani.

    Ndonëse fotoja ka disa ditë që është publikuar, sërish njerëzit në rrjet nuk ndalojnë së krahasuari.

    “West u ka mësuar të njëjtat gjëra të dyjave” , tha një komentues.

    Kjo nuk është hera e parë që Censori akuzohet se imiton Kardashianin.

    Nga ana tjetër, Kardashian është akuzuar gjithashtu se ka kopjuar stilin provokues të Censorit. Në një postim më 13 shkurt, duke promovuar një bodysuit të SKIMS-it, ajo u shfaq me flokë të shkurtër.





    Source link

  • Si u njoh me Kolën? Beatriçe befason me historinë!


    Me këngën e tyre “Zjerm”, “Shkodra Elektonike” përfaqësuan denjësisht Shqipërinë në Eurovisionn 2025 dhe fituan zemrat e gjithë publikut.

    Dy pjesëtarët e grupit, Beatriçe Gjergji dhe Kolë Laca ishin të ftuar në “Live From Tirana”, ku kanë zbuluar më shumë për veten.

    Beatriçja: Ne jemi takuar në internet, Kola ka pasur një grup dhe i kam gjetur disa video në YouTube. I kam dërguar një mesazh që “faleminderit për atë që po bën”. Ka qenë një surprizë e madhe për të zbuluar një artist shkodran alternativ. Ka qenë 2014-2015, kam qenë e re, nuk e kam menduar që Kola kishte qejf për t’u bërë një grup.

    Kola: Është dashur kohë ta mendonim projektin. Kisha disa kohë duke eksperimentuar, derisa kur më shkroi Beatriçja. Më pëlqeu si këndonte, atituda e saj në skenë. Por në atë kohë nuk kisha diçka konkrete. Pasi mbarova turnetë me grupet e tjera, pastaj iu dedikova këtij projekti. Kemi bërë dy ditë prova bashkë dhe pastaj kemi filluar të bënim koncerte

    Source link



    Source link

  • Paditi në SPAK Këshillin e Ministrave për vendimin për të falur gjobat dy ditë para zgjedhjeve! Aulon Kalaja: Është shkelje ligjore, drejtësia të hetojë


    Aulon Kalaja ka depozituar kallëzim penal në SPAK për vendimin e Këshillit të Ministrave për faljen e gjobave vetëm dy ditë para zgjedhjeve, duke e cilësuar këtë si shkelje të ligjit dhe shpërdorim detyre.

    Sipas tij, ligji ndalon marrjen e vendimeve të tilla deri në katër muaj para zgjedhjeve.

    Kalaja kërkon që SPAK të hetojë dhe të ndëshkojë përgjegjësit për këtë rast, që sipas tij ka ndikuar drejtpërdrejt në procesin zgjedhor.

    Aulon Kalaja: I jam drejtuar SPAK sot me kallëzim penal për faljen e gjobave nga Këshilli i Ministrave. Besoj se është shpërdoruar detyra nga Këshilli i Ministrave. Në atë mbledhje, nuk ka qenë i pranishëm kryeministri Edi Rama, siç bën në këto raste. Ligji përcakton se deri në 4 muaj para zgjedhjeve nuk mund të marrësh vendime të tilla.

     

     

    Unë jam pro faljes së gjobave, por nuk mund ta bësh dy ditë para zgjedhjeve. SPAK ta hetojë këtë rast, për të dërguar para drejtësisë ata që kanë bërë krim zgjedhor. Çorba është gatuar në dhjetor 2024, por vendimi ka qenë më 9 maj dhe besoj se kjo ka ndikuar drejtpërdrejtë në zgjedhje. Gjobat e mëdha në këto kohë janë për të kompensuar gjobat që janë falur.

    Source link



    Source link

  • Keni probleme me zemrën? Shmangni këto ushqime të rrezikshme për shëndetin tuaj


    Shëndeti i zemrës është jetik për mirëqenien e përgjithshme, dhe ajo që hamë ndikon drejtpërdrejt në funksionimin e saj. Mjekët dhe nutricionistët paralajmërojnë se disa ushqime mund të përkeqësojnë gjendjen e zemrës, sidomos te ata që tashmë vuajnë nga probleme kardiovaskulare.

    Ja cilat janë disa prej ushqimeve që duhet t’i shmangni patjetër nëse keni probleme me zemrën:

    Ushqimet e përpunuara dhe të konservuara
    Salamrat, salsiçet, proshutat dhe ushqimet në kuti apo kavanoza përmbajnë sasi të larta kripe dhe konservantësh që rrisin tensionin e gjakut.

    Yndyrnat e ngopura dhe trans
    Gatimet e skuqura, margarina dhe produktet industriale si ëmbëlsirat e gatshme mund të rrisin kolesterolin “e keq” dhe të dëmtojnë arteriet.

    Sheqernat e tepërta
    Pijet e gazuara, ëmbëlsirat artificiale dhe konsumimi i tepërt i sheqerit ndikojnë në shtimin në peshë, diabet dhe për pasojë, në probleme me zemrën.

    Ushqimet me shumë natrium (kripë)
    Kripa e tepërt rrit presionin e gjakut dhe shton rrezikun për sulme në zemër apo goditje në tru.

    Mishi i kuq i tepërt
    Konsumi i shpeshtë i mishit të kuq të yndyrshëm mund të çojë në rritje të kolesterolit dhe sforcim të zemrës.

    Mjekët këshillojnë që ata që kanë histori me sëmundje zemre të përfshijnë në dietën e tyre më shumë fruta, perime, drithëra të plota, peshk dhe vaj ulliri. Ndryshimet e vogla në ushqim mund të sjellin përmirësime të mëdha në jetëgjatësinë dhe cilësinë e jetës.

    #Keni #probleme #zemrën #Shmangni #këto #ushqime #të #rrezikshme #për #shëndetin #tuaj
    #Keni #probleme #zemrën #Shmangni #këto #ushqime #të #rrezikshme #për #shëndetin #tuaj





    Source link

  • Mijëra tifozë të Napolit dalin të festojnë në parakalimin e skuadrës me autobus


    Napoli arriti të shpallet kampion i Italisë për të katërtën herë në histori.

    Fitorja ndaj Cagliarit 2-0 të premtën, i mjaftoi Napolit që të siguronte “Scudetton”, duke shuar shpresat e Interit për të mbrojtur titullin.

    Dhe gjatë ditës së sotme ishte mbajtur edhe parakalimi me autobus i skuadrës napolitane, ku mijëra tifozë dolën për të pritur heronjtë e tyre.

    Napoli, mbylli sezonin në Serie A me 82 pikë të grumbullura, 1 më shumë se vendi i dytë Interi me 81 pikë dhe 8 më shumë se Atalanta në vendin e tretë.



    Source link

  • Fetai: Hisja e ASH-së brenda VLEN-it dhe Qeveri mbetet ajo që ishte


    Zëvendëskryeministri për Qeverisje të Mirë, Arben Fetai pjesë e koalicionit VLEN bëri të ditur se hisja e VLEN-it në Qeveri do të ngelet e paprekur, ndërkaq theksoi se edhe hisja e ASH-së pjesë e VLEN-it do të mbetet ajo që ishte.

    “Hisja e koalicionit VLEN do të ngelet e paprekur, mund të ketë rokada përbrenda koalicionit do të ketë nevojë ndoshta të akomodohet ndonjë deputet nga Fronti Europian, por këto çështje mbetet për t’u diskutuar. Hisja e VLEN-it nuk ndryshon, hisja e ASH-së përbrenda koalicionit VLEN ngelet ajo që ishte”, tha Arben Fetai – zëvendëskryeministër për Qeverisje të Mirë. (Tv21)



    Source link

  • VIDEO/ Sulmuesi shqiptar gjeti rrugën e rrjetës, por VAR-i i “dogji” ëndrrës e ngjitjes në Bundesligën gjermane

    VIDEO/ Sulmuesi shqiptar gjeti rrugën e rrjetës, por VAR-i i “dogji” ëndrrës e ngjitjes në Bundesligën gjermane


    Elversbergu i Fisnik Asllanit, nuk arriti dot të bënte realitet ëndrrën e ngjitjes në Bundesligë, teksa u mposht nga Heidenheim, me rezultatin 1 me 2.  

    asllani

    Sulmuesi shqiptar i Kosovës, Asllani, gjeti rrugën e rrjetës në minutën e 47-të, por për fat të keq, goli i tij u anulua nga VAR-i për pozicion jashtë loje.  

    Në momentin e realizimit të sulmuesit shqiptar, rezultati ishte 1 me 1 dhe mund të shkonte 2 me 1 për vendasit e Elversbergut, të cilët i shkuan shumë pranë ngjitjes në Bundesligë. 

    Për sa i përket 22-vjeçarit Fisnik Asllani, në këtë sezon me skuadrën gjermane realizoi 19 gola në 35 ndeshje si dhe dhuroi 10 asiste.  

    GOLI QË IU ANULUA ASLLANIT: VIDEO  

    PANORAMASPORT.AL

    NDIQE LIVE “PANORAMA TV”







    Source link

  • Ministri Peci i reagon PDK-së: Është tejkaluar prapambetja 15-vjeçare me vetëm një vit reformë dhe zhvillim


    Ministri në detyrë i Bujqësisë, Faton Peci, ka reaguar ndaj kritikave të deputetit Naim Ismajli dhe PDK-së, duke thënë se qeveria aktuale ka funksionalizuar fabrikën për përpunimin e mbetjeve shtazore dhe ka zgjidhur një problem të trashëguar ndër vite.

    Ministri në detyrë Faton Peci, ka dhënë një përgjigje për RTK-në, duke thënë se kupton shqetësimin e z. Ismajli dhe partisë së tij, PDK.

    Sipas tij, realiteti flet ndryshe. Thotë se për dallim prej tyre, të cilët me dekada e zvarritën ndërtimin dhe më pas ia vunë drynin, Qeveria Kurti 2 ka ofruar një zgjidhje konkrete.

    Ai shton se qeveria Kurti e ka funksionalizuar Fabrikën për përpunimin e mbetjeve shtazore dhe e ka hequr përfundimisht njollën e zezë që rëndonte mbi Kosovën në sytë e Bashkimit Evropian.

    Peci ka shtuar se nga rreth 400 mijë euro në vit, të shpenzuara për mirëmbajtje dhe asgjësim të mbetjeve jashtë standardeve, sot me rreth 600 mijë euro trajtojmë mbetjet shtazore, ruajnë ambientin dhe menaxhojnë në mënyrë të integruar gjithë zinxhirin veterinar.

    Peci shton se është tejkaluar prapambetja 15 vjeçare me vetëm një vit reformë dhe zhvillim, duke e shndërruar ngecjen dhe krimin e së kaluarës në progres konkret për vendin.

    Source link



    Source link

  • Në ulje rastet e fëmijëve të lindur me anemi të theksuara


    Në shërbimin e onkohematologjisë pacientët e vegjël që trajtohen për anemi kronike të moderuar ose të thellë, siç është drepanocitoza, talasemia major apo kombinimi i të dyjave nuk mungojnë çdo ditë.

    Por Manika Kreka mjeke onkohematologe që ju kujdeset për ta, thotë se shifrat e pacientëve të rinj kanë ardhur në rënie drastike krahasuar me dy dekada më parë.

    “Kur unë kam filluar punën 20 vjet më parë, numri i fëmijëve me anemi që do e vuanin këtë sëmundje gjithë jetën në shifra që numëroheshin në 300 apo 400 që vinin këtu, sot kjo shifër është më e vogël si pasojë e lindjeve me pak, sepse njerëzit e dinë stadin e tyre. Vitin e kaluar ne kemi të regjistruar një fëmijë me talasemi major që shpresojmë të ketë një shërim final me transplant jashtë Shqipërie, ndërsa fëmijë  me talasodrepanocitozë janë 5, ndërsa deri tani nuk kemi asnjë”, thotë Manika Kreka, onkohematologe.

    Këto anemi të lindura trashëgohen nga prindër bartës, në 25% rasteve, ndaj për mjeken  parandalimi është thelbësor, dhe ai nis nga analizat bazike, për të kuptuar më tej nëse një grua apo burrë janë apo jo bartëse.

    “Në qoftë se analiza e gjakut e thjeshta tregon se ka rënie të hemoglobinës dhe të disa indekseve të rruazës së kuqe, një analizë e thelluar që është elektroforeza e hemoglobinës e matur nëpërmjet gjakut tregon që kjo nënë apo dhe babai është bartës i këtij defekti. Pastaj nëse të dy e kanë bëhet një analizë tjetër që është amniocentez kur nëna është shtatzënë, kuptohet nëse fëmija do jetë bartës ose i sëmurë”, shprehet mjekja.

    Ndryshe nga vite më parë, harta e fëmijëve me anemi të lindura, është e shpërndarë në të gjithë Shqipërinë, ndaj edhe çdo çift i ri përpara se të mendojë të konceptojë një shtatzëni do të duhet të ketë njohuri mbi gjenet e tyre për të pasur pasardhës të shëndetshëm.



    Source link