Author: arso

  • Kandidatët e PD kërkojnë rinumërim/ “Nuk bllokojmë askënd”, Berisha: Nëse ka patur njerëz të pandërgjegjshëm…


    Kryetari i PD, Sali Berisha është pyetur gjatë konferencës së sotme me gazetarët në lidhje me kandidatët demokratë që kanë kërkuar rinumërim të votave preferenciale të zgjedhjeve të 11 majit.Berisha u shpreh se nuk ka dijeni se sa kandidatë kanë kërkuar rinumërim, por u shpreh se kushdo që kërkon ta bëjë këtë është i lirë dhe PD nuk do të bllokojë askënd.

    Ai theksoi se nëse ka patur njerëz të pandërgjegjshëm ata do të identifikohen dhe ndaj tyre do të mbahet një qëndrim ligjor.

    “Farsa elektorale është realitet i pamohueshëm, i padiskutueshëm dhe kjo që thoni ju, 2 3 4 verifikime, parregullsi, këto nuk hedhin asnjë gjë poshtë nga këto që themi.
    Sa u përket kandidatëve nuk e di sa kanë kërkuar rinumërim, por cilido që dëshiron është i lirë ta bëjë. Ne nuk bllokojmë asnjë që të bëjë transparencën. Fare. Nëse ka patur njerëz të pandërgjegjshëm ata do identifikohen dhe do mbahet qëndrim ligjor. Padiskutim kjo. Këtu nuk kemi dy standarde, por nuk kemi standardin e Edi Ramës që ndalon transparencën”, tha Berisha.



    Source link

  • Ndizet merkato/ Al Hilal i jep 72 orë kohë Bruno Fernandesit

    Ndizet merkato/ Al Hilal i jep 72 orë kohë Bruno Fernandesit


    Klubi saudit Al-Hilal i ka bërë kapitenit të Junajtidit, Bruno Fernandes, një ofertë përfundimtare, duke i dhënë 72 orë afat për të vendosur nëse do të transferohet në Arabinë Saudite.

    bruno fernandesh

    Sipas mediave britanike, oferta përfshin një rrogë javore prej 700,000 paundësh, pa taksa, që e katërfishon pagën aktuale të mesfushorit portugez.

    Në total, marrëveshja trevjeçare do të kapte vlerën e 200 milionë paundëve, përfshirë bonuset. Përfaqësuesit e 30-vjeçarit kanë qenë në bisedime me Al-Hilal prej javësh, por tani është bërë një propozim final dhe i detyrueshëm. Nëse Fernandes pranon, klubi është gati të bëjë një ofertë zyrtare prej 100 milionë paundësh për Mançester Junajtidin.

    PANORAMASPORT.AL

    NDIQE LIVE “PANORAMA TV”








    Source link

  • Suksesi i skuadrës shqiptare në Malin e Zi i “shtron” rrugën Europiane Partizani, shikoni çfarë ndodh me “demat”

    Suksesi i skuadrës shqiptare në Malin e Zi i “shtron” rrugën Europiane Partizani, shikoni çfarë ndodh me “demat”


    Triumfi i skuadrës shqiptare të Deçiçit të Tuzit, i ka shkuar përshtat edhe Partizanit, për sa i përket ndarjes së vazove në Ligën e Konferencës. 

    partizani2

    “Demat” e Skënder Gegës, e nisin nga turi i parë, teksa në datën 17 qershor do të mësojnë edhe kundërshtarin më të cilin do të përballen në këtë fazë. Në këtë fazë Partizani është pjesë e në vazon e favoritëve. Pozitiv është fakti, se pas kulifikimit të Deçiçit në Europë, të kuqtë e Partizanit, kanë kaluar në vazon e favoritëve edhe në raundin e dytë. 

    Pra në rast kualifikimi për në raundin e dytë, shanset janë të mëdha që Partizani të “peshkojë” një skuadër të lehtë në letër, duke i rritur ndjeshëm shanset, për një avancim në raundin e tretë të Ligës së Konferencës.    Gjithsesi fokusi i skuadrës shqiptare padyshim do të jetë turi i parë.  

    Ndërkohë ndryshe nga Partizani, Vllaznia në rast kualifikimi në raundin e dytë, do të renditet në vazon e jo favoritëve. 

    ndarjaaa

    Gjithashtu vlen të theksohet fakti se në vazon e favoritëve është edhe Ballkani, që e nis aventurën nga turi i dytë, ndërkohë që Prishtina njësoj si Vllaznia bën pjesë në vazon e jo favoritëve.  

    PANORAMASPORT.AL

    NDIQE LIVE “PANORAMA TV”




    Source link





    Source link

  • Abdixhiku: Deputetët rrugën hapur e kanë nëse duan ta tradhtojnë votën e LDK-së


    Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka thënë se nuk flet me deputetët e LDK-së nëse kanë presion nga LVV.

    LDK-ja e ka pranuar se disa deputetë të saj janë kontaktuar nga LVV.

    Por, Abdixhiku tha se çdo deputet e ka rrugën çelë të shkojë, nëse mendon që duhet të tradhtohet vota e LDK-së.

    “Me asnjë deputet nuk kam folur a keni presion apo jo, as nuk do t’i bindi. Tash po ju them kushdo që mendon që duhet me kalu në shumicë rrugën çel e kanë. Nëse mendoni me tradhtu rrugën e LDK-së urdhëroni, por asnjë nuk ka shfaq një gjë të tillë. Këto janë diskutime mediatike që lindin prej studiove më tepër, ka kontakte – por asnjë nuk ka thënë po shkojë”, ka thënë Abdixhiku në “Pressing” të T7./GazetaExpress

    Source link



    Source link

  • Haradinaj: Kushdo që e voton për Qeverinë Kurti 3 është argat i Serbisë dhe Rusisë


    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka bërë një deklaratë të ashpër ndaj Lëvizjes Vetëvendosje, e udhëhequr nga Albin Kurti.

    Sipas Haradinajt, kushdo që ndihmon në formimin e Qeverisë Kurti III është “argat i Serbisë dhe Rusisë”.

    “Sa i përket qeverisë, unë jam i bindur: kushdo që e ndihmon, pra Qeverinë Kurti III, është argat i Serbisë dhe Rusisë. Këtë nuk e ndryshoj. Është serioze”, ka thënë Haradinaj në emisionin Debat Plus.

    Haradinaj ka drejtuar gjithashtu akuza ndaj kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, lidhur me politikën energjetike të qeverisë dhe vendimin për liberalizimin e tregut të energjisë elektrike, i cili pritet të hyjë në fuqi më 1 qershor.

    Haradinaj ka thënë se Kurti ka vepruar për vite me radhë kundër fuqizimit të sektorit energjetik të Kosovës, duke penguar zhvillimin e kapaciteteve të reja prodhuese, fillimisht me qymyr e më pas me gaz.

    “Kurti, ose mashtruesi, me dekada ka punuar kundër forcimit të sektorit energjetik të Kosovës, duke pamundësuar ndërtimin e kapaciteteve të reja — dikur ato me qymyr, pastaj ato me gaz. Kurti në vazhdimësi ka punuar për interesa të një grupi të vogël, të atyre që shesin e blejnë energji. Është plotësisht në funksion të tyre.

    Dhe së fundmi, Kurti i quan 1 për qind (bizneset), e e patë me çfarë demagogjie po përpiqet sërish ta mashtrojë popullin, duke i thënë një pjese të tij: ‘Mos u mërzitni për këta…’”, ka deklaruar Haradinaj.



    Source link

  • Ambasadori Antonini: Italia mbështet integrimin e Kosovës në BE dhe në NATO


    Ambasada e Italisë në Prishtinë ka organizuar sonte pritje për personalitete të larta në Kosovë, me rastin e festës kombëtare italiane.

    Ambasadori i ri i Italisë, Maurizio Antonini, para të pranishmëve ka thënë se Dita e Republikës së Italisë është një simbol i unitetit kombëtar dhe i demokracisë.

    Ai theksoi se Italia mbështet rrugën euro-integruese të Kosovës në Bashkimin Evropian duke përmendur rëndësinë e zgjerimit të BE-së në Ballkan si një strategji kyçe për stabilitetin politik dhe sigurinë e të gjithë kontinentit.

    “Për 25 vjetët e fundit, Italia ka mbetur e përkushtuar në mënyrë të qëndrueshme ndaj parimeve të stabilitetit, zhvillimit dhe demokracisë në Kosovë, duke qenë një nga vendet e para që e ka njohur Republikën e Kosovës si një shtet të pavarur dhe sovran. Angazhimi ynë i qëndrueshëm është mishëruar në misionin e KFOR-it, ku stafi ynë ushtarak ka luajtur një rol thelbësor. Kontingjenti italian është më i madhi brenda KFOR-it. Ai është një burim i paçmuar që ka mbështetur Kosovën në përballimin e shumë sfidave gjatë viteve dhe vazhdon ta bëjë këtë me guxim”, ka thënë ai.

    Antonini ka shtuar se Italia mbetet e përkushtuar për të vazhduar mbështetjen për integrimin e Kosovës në strukturat euroatlantike dhe mekanizmat e tjerë ndërkombëtarë.

    “Është për t’u vlerësuar se si Kosova ka përqafuar vlerat dhe parimet thelbësore të Bashkimit Evropian, siç është dëshmuar ndër të tjera me përputhjen e plotë të saj me politikat e sanksioneve të BE-së kundër Rusisë. Ne dëshirojmë që Kosova të vazhdojë në këtë rrugë të integrimit progresiv në Bashkimin Evropian, pa hezitim dhe pa dyshim, siç është theksuar gjatë vizitës së fundit në Kosovë, të organizuar nga Përfaqësuesja e Lartë, Kaja Kallas”, ka shtuar ndër të tjera Antonini.

    The post Ambasadori Antonini: Italia mbështet integrimin e Kosovës në BE dhe në NATO appeared first on KosovaNews.

    Source link



    Source link

  • Botuesit shqiptarë ngrenë alarmin për vjedhjen e librave: Po përdoren fondet publike


    Pirateria e librave është kthyer në një fenomen shqetësues për botuesit shqiptarë, të cilët kanë ngritur alarmin për këtë problem që tashmë nuk është vetëm në Shqipëri por edhe në rajon.

    Ka qenë botuesi Bujar Hudhri, i cili ka bërë me dije se me fondet e komunës së Tetovës, janë blerë mijëra copë librash të shtypur pa të drejta autori nga shtypshkronja pirate në Tetovë. Hudhri hedh akuza se kryetari i komunës së Tetovës, me disa ceremoni këto libra ua ka dhuruar shkollave të mesme.

    Nisur nga kjo situatë, Shoqata e botuesve shqiptarë mbajti një konferencë për mediat.

    “Janë shumë faqe që s’kanojnë librat tanë pa të drejta dhe i shesin ato. E kemi këtë shumë shqetësuese piraterinë e formatit elektronik. Janë disa shpi botuese që shesin nëpër librari, libratë tonë të piratura. Çështja është shqetësuese sepse këtu është përfshirë shteti. Është shteti i Maqedonisë së Veriut që ka blerë libra dhe ka dhuruar libra”, tha , Petrit Ymeri, Kryetar i Shoqatës së Botuesve.

    Në konferencë u bë me dije se të gjithë titujt janë libra që u janë vjedhur botuesve nga Tirana, përveç dëmit ekonomik, pësojnë edhe dëmin moral, sepse botimet janë shtypur me cilësi të dobët tipografike duke ia prishur imazhin e shtëpive botuese të Shqipërisë.

    “Kemi shumë probleme këtu, ku shohim librari apo individë që i shesin  librat gati origjinal. Problemi me Kosovën është problemi më i madh sepse atje ka shumë financime nga shteti i Kosovës për të blerë libra dhe kjo është një mundësi e artë për biznes. Kanë bërë libra piratë në marrëveshje me komunat, dhe që i çojnë drejt e në bibloteka. Te Maqedonia e Veriut, kanë avancu aq shumë sa vetë shteti, vetë kryetari I komunës blenë një mall të vjedhur që janë librat e botuesve shqiptarë 5450 libra. Unë e kam hedh në gjyq kryetarin e Komunës së Tetovës sepse shteti është përfshirë përmes tij”, tha Bujar Hudhri.

    Hudhri bëri me dije se janë vjedhur dhe librat e shkrimtarit të madh Ismail Kadaresë, dhe këto libra shkojnë të përgjysmuar në biblioteka ndërsa shton se më këtë fenomen po bëhet biznes.

     



    Source link

  • Demokratët pa “karrige” zhgënjim nga Berisha: PD humbje turpëruese. Të iki Rama që të vijë non grata?! Fitoi “pakti” me Ramën , mbetën “pazarxhinjtë”


    “Keqardhje e madhe nuk arrin të triumfojë vota e lirë, që ndodh një masakër e madhe elektorale. Nëse do jetë Lindita Metaliaj në parlament nuk është ndonjë çështje e madhe. E rëndësishme do të ishte të fitonin qytetarët, të fitonin ndryshimin dhe të kishte një rotacion të madh politik për t’i sjellë zhvillim të ri Shqipërisë”, thotë Lindita Metaliaj.

    “Jeta nuk është vetëm parlament ka plot hapësira të tjera” , thotë Edmond Spaho.

    I vetmi që përgjegjësinë e lidh direkt me kryetarin e Berisha është Ferdinad Xhaferri, një ndër zërat më kritikë në Partinë Demokratike.

    “Keqardhje ndjej për faktin ku ndodhet vendi sot. Keqardhje ndjej për faktin që opozita pësoi një humbje turpëruese. Keqardhje ndjej për faktin që po flasim që zgjedhjet u manipuluan, por nuk flasim për zgjidhjet. A mundet të jetë zoti Berisha zgjidhje? A mundet të largohet sipas logjikës së zotit Berisha, zoti Rama që është i korruptuar dhe që ka manipuluar zgjedhjet për tu zëvendësuar nga zoti Berisha që si DASH ashtu edhe Britania e kanë shpallur të padëshiruar për korrupsion?”, shprehet Xhaferraj.

    Të tjerë demokratë që u larguan për të krijuar familjet e tyre politike, e shohin si parlamentin e ri produkt të pazarit Rama-Berisha.

    Enkelejd Alibeaj, thotë se largohet me kokën lartë.

    “E rëndësishme është se si del, dhe unë dal me kokën lartë. Ata që mbeten këtu janë pazarxhinjtë, kështu e gatuan, bashkë e gatuan, ia arritën qëllimit ta pranojnë këtë. Fitoi Rama, fitoi Berisha, humbën shqiptarët, preja e radhës është drejtësia” u shpreh Alibeaj.

    Për pazar flet edhe  deputetja Merita Bakiu, ndër të paktat mbështetëse që i mbetën Lulzim Bashës dhe Euroatlantikëve.

    “Pakti Rama-Berisha i la demokratët në rrugë”, tha Bakiu

    Situata është shumë më ndryshe për Monika Kryemadhin, e cila në këto zgjedhje nuk garoi vetë, por fushatë bëri për ish-bashkëshortin, Ilir Metën që kandidoi nga burgu dhe humbi.

    Nuk shoh ndonjë përgjegjësi për humbjen e mandatit të Metës, sepse nuk kam qenë drejtuese e fushatës së tij. Kam qenë një nga personat që kërkonte votë për Ilir Metën. Nuk kam asnjë lloj keqardhje që s’do jem në Parlament, sepse karrigia e Parlamentit nuk është as e Monikës dhe e askujt, por është e lëvizshme dhe vijon të lëvizë.”, përfundoi Kryemadhi.



    Source link

  • “Defender Europe 2025”, Kurti: Serbia po rrit gatishmërinë ushtarake në kufi


    Kryeministri në detyrë, Albin Kurti tha se beson që rritja e gatishmërisë dhe pranisë së forcave ushtarake serbe në kufirin me Kosovën është reaksion ndaj ushtrimit më të madh ushtarak “Defender Europe 2025”, mikpritëse e të cilit është edhe Republika e Kosovës. Në adresimin e tij në mbledhjen e Qeverisë në detyrë, Kurti tha se Republika e Kosovës është pjesë e këtij ushtrimi me përafërsisht 1 mijë pjesëtarë të Forcës së Sigurisë së Kosovës.

    “Aktualisht në tri zona gjeografike në kontinentin e Evropës është duke u realizuar ushtrimi më i madh që ushtria e SHBA-ve organizon dhe realizon në kontinentin e Evropës, ‘Defender Europe 25’, me pjesëmarrje të 25 mijë trupave nga 29 vende të NATO-s. Republika e Kosovës ka nderin dhe kënaqësinë të jetë në mesin e 18 vendeve nikoqire, dhe se Forca e Sigurisë së Kosovës po merr pjesë me përafërsisht 1000 trupa në ushtrimet që po zhvillohen në Kosovë, Shqipëri, Kroaci dhe Maqedoni të Veriut. Këtë radhë Republika e Kosovës është vend i përzgjedhur nga Ushtria e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ku është vendosur komanda e Divizionit 28 të këmbësorisë.

    Kryeministri në detyrë, Albin Kurti tha se rritja e gatishmërisë dhe pranisë së forcave të armatosura serbe në kufi është jo vetëm reaksion ndaj Defender Europe 2025. Por, shtoi se ajo çfarë nuk dihet është se “a po e bënë këtë vetë Serbia apo është kërkesë e Rusisë”.

    “E rritja e gatishmërisë dhe pranisë në kufirin tonë e Forcave të Armatosura të Serbisë besojmë që është reaksion ndaj Defender Europe 25, por ajo çfarë nuk e dimë ende është se a po e bën këtë vetë Serbia apo një gjë të tillë ia ka kërkuar Rusia”, tha ai.

    Nga kjo e hënë në Kosovë ka nisur stërvitja ushtarake “Defender Europe 2025”, që do të zgjasë deri më 9 qershor. Kosova për herë të tretë është mikpritëse e ushtrimit më të madh ndërkombëtar – të drejtuar nga Ushtria e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Evropë dhe Afrikë – “Defender Europe 2025” [Mbrojtësi i Evropës 2025]. Në operacionin e udhëhequr nga Komanda e Ushtrisë Amerikane për Evropë dhe Afrikë, pritet të marrin pjesë rreth 25 mijë trupa nga 29 vende aleate dhe partnere të NATO-s.

    Source link



    Source link

  • Video/Aksident në Fier, përplasen katër automjete në lagjen “Konferenca e Pezës”, dy të lënduar


    Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur pak minuta më parë në lagjen “Konferenca e Pezës” në Fier, ku katër automjete janë përplasur me njëra-tjetrën.

    Përplasja e fortë ka shkaktuar lëndime për dy shtetas, të cilët janë transportuar me urgjencë në Spitalin Rajonal të Fierit, ku po marrin ndihmën e nevojshme mjekësore.

    Në vendngjarje kanë mbërritur forcat e Policisë Rrugore dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për të zbardhur rrethanat dhe shkaqet që çuan në aksidentin e shumëfishtë.

    Autoritetet u bëjnë thirrje drejtuesve të mjeteve të tregojnë kujdes të shtuar gjatë qarkullimit, sidomos në zona urbane me fluks të lartë mjetesh.

    Source link



    Source link