Author: arso

  • Tre mënyra për të ulur tensionin e gjakut


    Tensioni i lartë i gjakut, i njohur ndryshe si hipertensioni, prek rreth një të tretën e të rriturve në Mbretërinë e Bashkuar dhe është një ndër faktorët më të rrezikshëm për sulme në zemër dhe sëmundje të tjera të rënda shëndetësore. Ajo që e bën veçanërisht shqetësuese është fakti se shumë njerëz nuk janë të vetëdijshëm se vuajnë nga hipertensioni deri kur shfaqen komplikime të mëdha.

    Megjithatë, një trend alarmues është rritja e rasteve të hipertensionit tek të rinjtë – një fenomen që lidhet me stilin e jetesës sedentare, ushqimin jo të shëndetshëm dhe gjithashtu stresin kronik.

    Profesori Jacob George nga Universiteti i Dundee thekson se numri i pacientëve nën 30 vjeç me hipertension është dyfishuar gjatë 20 viteve të fundit, ku mbipesha është shkaku kryesor.

    Lidhur me këtë dietologia Courtney Kassis ka ndarë disa këshilla praktike dhe natyrale për uljen e presionit të gjakut që kanë treguar efekt të shpejtë tek pacientët e saj. Më poshtë janë disa prej rekomandimeve të saj:

    Këshilla natyrale për uljen e presionit të gjakut:

    Kufizoni ushqimet e përpunuara dhe sheqernat e shtuara

    Ushqimet e përpunuara, pijet e gazuara, bukët e bardha industriale dhe vaktet e gatshme kontribuojnë në rezistencë ndaj insulinës dhe inflamacion të përgjithshëm – faktorë që ndikojnë drejtpërdrejt në rritjen e presionit të gjakut.

    Mbi 50% e ushqimeve që konsumohen përditë në Britani janë ultra-të përpunuara – si drithërat me shumë sheqer, darkat e gatshme, picat e ngrira, biskotat dhe çokollatat.

    Hani më shumë ushqime natyrale dhe të plota

    Përfshini në dietë perime jo niseshtore (si brokoli, spinaqi, sallatat), fruta me indeks të ulët glicemik (si manaferrat), arra dhe fara.

    Këto ushqime janë të pasura me kalium, magnez dhe fibra – përbërës që ndihmojnë në rregullimin e presionit të gjakut.

    Ekspertët shëndetësorë të NHS-s në Britani japin rekomandime për të ngrënë të paktën 5 porcione fruta dhe perime çdo ditë. Këto mund të jenë të freskëta, të ngrira, të konservuara ose të thata.

    Pjesa tjetër e dietës duhet të përfshijë karbohidrate të shëndetshme si orizi, patatet dhe makaronat, si dhe proteina nga peshku, mishi pa dhjamë, vezët, dhe produktet e bulmetit.

    Zëvendësoni kripën e zakonshme me kripë deti – por me kujdes

    Courtney rekomandon përdorimin e kripës së detit në vend të asaj të zakonshme, pasi ajo përmban minerale të dobishme.

    Por kujdes: edhe kripa e detit ka përmbajtje të lartë natriumi. Konsumi i tepërt i çdo lloj kripe mund të shkaktojë tension të lartë të gjakut.

    Sipas NHS, të rriturit nuk duhet të konsumojnë më shumë se 6 gram kripë në ditë (rreth një lugë çaji në nivel).

    #Tre #mënyra #për #të #ulur #tensionin #gjakut
    #Tre #mënyra #për #të #ulur #tensionin #gjakut





    Source link

  • Liverpooli transferon Jeremie Frimpong – KosovaNews – botimet.com


    Liverpooli ka nënshkruar me mbrojtësin Jeremie Frimpong nga Bayer Leverkusen, duke e bërë atë nënshkrimin e parë të Arne Slot këtë verë.

    Lojtari i kombëtares holandeze, i cili mund të luajë në krahun e djathtë, ka nënshkruar një kontratë trivjeçare pasi Liverpooli aktivizoi një klauzolë lirimi prej 35 milionë eurosh.

    Lëvizja e “Të Kuqve” për të rrëmbyer Frimpong vjen shpejt me dijeninë se Trent Alexander-Arnold do të largohet nga “Anfield” në fund të sezonit për t’u bashkuar me Real Madridin.

    Karriera e 24-vjeçarit filloi si lojtar i ri te Manchester City përpara se të bashkohej me Celtic në vitin 2019, dhe më pas te Leverkusen në janar të vitit 2021.

    Ai u shfaq si një figurë kyçe te Leverkusen nën drejtimin e Xabi Alonsos, duke e ndihmuar klubin të fitonte Bundesligën pa humbje sezonin e kaluar dhe Kupën e Gjermanisë.

    Frimpong ka bërë 190 paraqitje në total për Leverkusenin, duke regjistruar 30 gola dhe 44 asiste gjatë kohës së tij në Gjermani.

    Ish-klubi i Frimpong, Celtic, thuhet se i detyrohet një pjesë e tarifës së transferimit, me Sky Sports që raporton se shuma mund të jetë rreth 5 milionë funte.

    Source link



    Source link

  • Rasimi i Tik Tokut solidarizohet me vëllaun e tij me kancer, ja veprimi i tij

    Rasimi i Tik Tokut solidarizohet me vëllaun e tij me kancer, ja veprimi i tij


    Rasimi i Tik Tokit, ka marrë vëmendjen në rrjete sociale me veprimin e fundit.

    Ai vendosi të prej flokët e tij, për tu solidarizuar me vëllaun me kancer, shkruan “Kosovarja”.

    Ky veprim u komentua shumë në rrjete sociale, duke u komplimentuar shumë.

    Rasimi pas këtij veprimi shprehet i lumtur që pati mundësinë të solidarizohet me vëllaun.





    Source link

  • Fansat të zhgënjyer nga Gjesti, i bëjnë të papriturën (Foto)

    Fansat të zhgënjyer nga Gjesti, i bëjnë të papriturën (Foto)


    Rubrika “Social Top 5” e emisionit “Live From Tirana” këtë javë sjell të rejat më të fundit rreth personazheve të njohur dhe ndikimin e tyre në rrjetet sociale.

    Teksa “Big Brother VIP 4” vijon të jetë epiqendra e vëmendjes, ndryshimet në numrin e ndjekësve janë gjithnjë më të dukshme.

    Në vendin e pestë renditet Gjesti, i cili këtë javë ka humbur 2 mijë ndjekës. Nga 609 mijë që kishte javën e kaluar, profili i tij tani numëron 607 mijë ndjekës. Shumë fansa janë të zhgënjyer nga veprimet e tij, duke reflektuar kështu edhe në numrin e ndjekësve.

    Ndërkohë, Loredana Brati nuk ka pësuar asnjë ndryshim dhe ruan të njëjtin nivel popullariteti me 162 mijë ndjekës. Nga ana tjetër, Gerta Gixhari ka shënuar një rritje të lehtë prej 1 mijë ndjekësish, duke kaluar nga 120 mijë në 121 mijë.

    Me të njëjtin ritëm ka avancuar edhe Egli Takon, e cila ka fituar 1 mijë ndjekës gjatë javës. Ajo tani ka 364 mijë ndjekës, një rritje e lehtë, por e qëndrueshme.

    Rozana Radi, e cila këtë javë qëndron në vend të parë, ka fituar 2 mijë ndjekës më shumë, duke kaluar nga 470 mijë në 472 mijë. Ky rezultat e bën atë personazhin më të ndjekur të kësaj jave.

    Source link



    Source link

  • Liverpooli transferon Jeremie Frimpong – KosovaNews


    Liverpooli ka nënshkruar me mbrojtësin Jeremie Frimpong nga Bayer Leverkusen, duke e bërë atë nënshkrimin e parë të Arne Slot këtë verë.

    Lojtari i kombëtares holandeze, i cili mund të luajë në krahun e djathtë, ka nënshkruar një kontratë trivjeçare pasi Liverpooli aktivizoi një klauzolë lirimi prej 35 milionë eurosh.

    Lëvizja e “Të Kuqve” për të rrëmbyer Frimpong vjen shpejt me dijeninë se Trent Alexander-Arnold do të largohet nga “Anfield” në fund të sezonit për t’u bashkuar me Real Madridin.

    Karriera e 24-vjeçarit filloi si lojtar i ri te Manchester City përpara se të bashkohej me Celtic në vitin 2019, dhe më pas te Leverkusen në janar të vitit 2021.

    Ai u shfaq si një figurë kyçe te Leverkusen nën drejtimin e Xabi Alonsos, duke e ndihmuar klubin të fitonte Bundesligën pa humbje sezonin e kaluar dhe Kupën e Gjermanisë.

    Frimpong ka bërë 190 paraqitje në total për Leverkusenin, duke regjistruar 30 gola dhe 44 asiste gjatë kohës së tij në Gjermani.

    Ish-klubi i Frimpong, Celtic, thuhet se i detyrohet një pjesë e tarifës së transferimit, me Sky Sports që raporton se shuma mund të jetë rreth 5 milionë funte.

    Source link



    Source link

  • Shifra alarmante, 130 fëmijë janë evidentuar se pinë drogë në organet policore


    Problemi i përdorimit të drogës tek fëmijët në Maqedoninë e Veriut po bëhet gjithnjë e më shqetësues. Sipas analizës së Avokatit të Popullit, 50 fëmijë përdorin marihuanë si dhe substanca të tjera psikotrope si halucinogjene dhe stimulative. Sistemi për parandalimin, zbulimin e hershëm, trajtimin dhe rehabilitimin e këtyre fëmijëve është i pazhvilluar dhe kapacitetet institucionale mbeten të kufizuara.

    “Trajtimi i fëmijëve përdorues droge vazhdon të paraqesë një sfidë serioze, duke pasur parasysh se ne kemi rekomanduar programe specifike në institucionet shëndetësore që ende nuk janë zhvilluar. Sipas të dhënave të 27 Qendrat Ndërkomunale të Punës Sociale në periudhën e hulumtuar që kërkuam fëmijë përdorues të drogave janë evidentuar në 5 Qendrat Ndërkomunale të Punës Sociale: Shkup, Tetovë, Ohër, Gostivar dhe Shën Nikollë. Shumica prej tyre janë nga Shkupi dhe Tetova”, tha Vaska Bajramovska-Mustafa.

    Sipas të dhënave nga analiza, gjithnjë e më tepër mosha më e re po evidentohet te përdoruesit e mitur dhe ky fenomen po bëhet një problem gjithnjë e më i madh dhe kërkon një përgjigje urgjente nga institucionet. Bajramovska theksoi faktin se qendrat ndërkomunale të punës sociale u përgjigjën se ekipet e tyre të ekspertëve nuk janë të specializuara në punën me fëmijët përdorues droge. Sipas Avokatit të Popullit të marrë nga raportet e policisë, 130 të mitur tjerë drogohen nëpër rrugë më shumë me marihuanë dhe amfetaminë, ndërsa më pak me ekstazi dhe heroinë.

    “130 fëmijë përdorues të drogës janë evidentuar në sektorët për punë të brendshme. Ky identifikim sipas përgjigjeve më së tepërmi bëhet nga prania në rrugë, sipas denoncimeve apo aksioneve policore ku njësoj si QNPS, sektorët paraqesin për fëmijët e moshës nga 14 deri në 18 vjet”, deklaroi Vaska Bajramovska-Mustafa. (tv21)



    Source link

  • Avokati i Popullit ngre alarmin në Maqedoninë e Veriut: Fëmijë nën moshën 6 vjeç përdorin drogë


    Përdoruesi më i ri i drogës në Maqedoninë e Veriut është nën moshën 6 vjeçare. Të dhënat shqetësuese janë publikuar nga zyra e Avokatit të Popullit në Maqedoninë e Veriut pas analizave të kryera.

    Nga të dhënat e policisë për vitin 2023 dhe gjysmën e parë të 2024-ës, janë evidentuar rreth 130 fëmijë përdorues droge, kryesisht marijuanë dhe amfetaminë.

    “Sipas të dhënave që i kemi marrë nga të 8 sektorët e Ministrisë së Punëve të Brendshme pa diskutim kanë evidentuar fëmijë përdorues të drogës. Në vititn 2023 ishin 85 gjithsej dhe në qershor të 2024-ës ishin 45 raste të reja, pra 130 fëmijë përdorues të drogës janë evidentuar në sektorët për punë të brendshme. Lloji më i shpeshtë i drogës që e përdorin janë marijuana dhe amfetamina, ndërsa më pak ekstaza dhe heroinë. Shqetëson e dhëna se ka pasur fëmijë nën moshën 6 vjeçare”, tha zëdhënësja e Avokatit të Popullit, Vaska Bajramovska Mustafa.

    Sipas Avokatit të Popullit, pjesa më e madhe e fëmijëve janë të përkatësisë etnike maqedonase dhe shqiptare, ndërsa në numër më të vogël të përkatësisë etnike rome, turke dhe serbe.

    Ajo thekson se institucionet maqedonase nuk kanë kapacitete të mjaftueshme për parandalim, trajtim dhe rehabilitim të këtyre fëmijëve, pasi mungojnë struktura të specializuara dhe bashkëpunimi ndërinstitucional është i dobët.

    Në këto kushte Avokati i Popullit kërkon krijimin e një programi kombëtar për trajtim dhe përmirësimin e kuadrit ligjor për të adresuar këtë problem në rritje.

    Source link



    Source link

  • “Ju e dini kush i blen votat”/ Përfaqësuesi ligjor i PD, Logu publikon videon: Një dëshmitar i gatshëm për SPAK


    Përfaqësuesi ligjor i Partisë Demokratike, Marash Logu, përmes një postimi në rrjetet sociale, ka publikuar videon e deputetit të Partisë Socialiste, Luan Duzha, një ditë më parë teksa dilte nga Kuvendi dhe jepte intervistë për mediat.

    Duke iu referuar fjalëve të Duzhës, – “ju e dini kush i blen votat në Elbasan”, – Logu thotë se deputeti i PS është një dëshmitar i gatshëm për SPAK.

    Postimi i Marash Logut:

    “Një dëshmitar i gatshëm për SPAK

    ‘Ju e dini kush i blen votat në Elbasan’ – thotë deputeti i PS, Luan Duzha.”



    Source link

  • Kthim në të kaluarën për Partizanin, të kuqtë janë të mësuar me Ligën e Konferencës

    Kthim në të kaluarën për Partizanin, të kuqtë janë të mësuar me Ligën e Konferencës


    Partizani është pjesëmarrësi më i rregullt i Ligës së Konferencës në vendin tonë që kur ky kompeticion është themeluar. Të kuqtë kanë marrë pjesë katër herë radhazi, teksa ndeshjet e këtij viti do të jenë paraqitja numër 5.

    astana partizani

    Në tre nga katër pjesëmarrjet e mëparshme ekipi i kuq ka arritur të kalojë ture, diçka shumë vështirë e arritshme në Champions dhe Europa League, kompeticioni i dytë për nga rëndësia. Para dy vitesh Partizani ishte më afër se kurrë arritjes në grupe.

    Të kuqtë e nisnin aventurën europiane në Champions League pas fitimit të titullit, ku eliminoheshin në raundin e parë nga BATE Borisov dhe më pas kalonin në turin e dytë të Ligës së Konferencës, ku eliminonin Atletik Eskaldes nga Andorra dhe letonezët e Valmierës, për t’u ndalur më pas në “playff” nga kazakët e Astanës në dy ndeshje shumë të luftuara, por të mbyllura me bilanc negativ.

    PANORAMASPORT.AL

    NDIQE LIVE “PANORAMA TV”








    Source link

  • Kurti takon delegacionin e Kongresit amerikan dhe Atlantic Council


    Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, mirëpriti në takim një delegacion të përbërë nga anëtarë të stafit të Kongresit amerikan, pjesë e programit 2025 Balkan Forward Fellows, si dhe anëtarë të Atlantic Council, të organizuar nga think-tank i njohur The Atlantic Council.

    “Në takim, Kurtii falënderoi pjesëmarrësit për interesimin dhe angazhimin e tyre ndaj rajonit, duke theksuar marrëdhënien e veçantë të Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, që është forcuar ndër vite përmes mbështetjes dypartiake në Shtetet e Bashkuara”, thuhet në njoftim.

    Ai i njoftoi mysafirët për zhvillimet aktuale në vend, përfshirë përparimin ekonomik, reformat demokratike, luftën kundër korrupsionit dhe avancimin e të drejtave të njeriut, të cilat, siç tha ai, evidentohen edhe nga raportet ndërkombëtare.

    Në fokus të diskutimeve ishte edhe rrugëtimi i Kosovës drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian dhe reformat që po ndërmerren në këtë drejtim. Po ashtu, u fol për fuqizimin e subjektivitetit ndërkombëtar të Kosovës dhe procesin e dialogut me Serbinë, i ndërmjetësuar nga BE-ja. Kryeministri ritheksoi rëndësinë e zbatimit të Marrëveshjes Bazike të Brukselit dhe Aneksit të Ohrit.

    Në takim u diskutua gjithashtu për rëndësinë e qëndrueshmërisë ekonomike dhe bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes, si dhe për çështje të tjera me interes të përbashkët.

    Source link



    Source link