Author: arso

  • Aktorja e njohur Sara Bajrami i ka dhënë fund beqarisë, ja fotot nga martesa


    Aktorja e njohur Sara Bajrami i ka dhënë fund beqarisë, duke kurorëzuar dashurinë e saj me një ceremoni martese plot elegancë dhe emocion përkrah partnerit të saj, Mirad, i cili i ka rrëmbyer zemrën.

    E njohur për publikun si një nga aktoret më të dashura të teatrit dhe sidomos për rolin e Lizës në serialin shumë të ndjekur Bashkallajk, Sara u shfaq mahnitëse në fustanin e bardhë të nusërisë, duke rrezatuar hijeshi dhe thjeshtësi.

    Përmes një sërë postimesh në ‘Instastory’, ndjekësit kanë pasur mundësinë të shohin pamje nga ceremonia dhe festa, e cila ishte një kombinim perfekt mes modernes dhe traditës shqiptare – që nga muzika bashkëkohore, e deri tek ritmet e dasmave tradicionale me tupana.

    Në mesin e të ftuarve nuk munguan as emrat e njohur të ekranit dhe kolegët e saj nga seriali Bashkallajk, përfshirë Ryva Kajtazin dhe Behar Nesimin, të cilët ndanë çaste të bukura me çiftin në këtë ditë të veçantë.

    Nga postimet në llogarinë e saj në Instagram, vihet re se Sara kishte zgjedhur të vishej me dy fustane të bardha – njëri me prerje më të gjerë e madhështore, ndërsa tjetri më i thjeshtë dhe i rrjedhshëm, i zbukuruar me detaje të bukura me perla në pjesën e dekoltesë, që i shtonin edhe më shumë hijeshi pamjes së saj engjëllore.


    Source link



    Source link

  • BDI: VLEN premtoi Europën, solli “Botën Serbe”


    Fillimisht premtuan se menjëherë pas konstituimit të Kuvendit, para formimit të Qeverisë, do të miratoheshin ndryshimet kushtetuese për të vijuar rrugën europiane. Gënjyen!

    Pastaj premtuan se në 100 ditët e para të Qeverisë do të ndryshonin Kushtetutën. Gënjyen sërish!

    Më vonë premtuan se brenda tre muajve do ta realizonin këtë premtim. Gënjyen përsëri!

    Tre muajshin e zgjatën dhe premtuan se në gjashtëmujorin e parë të Qeverisë do ta ndryshonin Kushtetutën. Gënjyen si gjithmonë!

    Gjatë gjithë këtyre premtimeve përsërisnin se nëse nuk e ndryshonin Kushtetutën, do ta braktisnin Qeverinë. Gënjyen edhe këtu!

    Në vend të Bashkimit Europian, VLEN solli “Botën Serbe” bashkë me Dodikun, Vuçiçin, Rusinë dhe Kinën në krye të vendit.

    Skandale të përditshme, paaftësi e paprecedentë, servilitet dhe vasalitet të paimagjinueshëm, nënçmim, përbuzje, dështime dhe një ZERO e madhe, këto janë tiparet e VLEN-it. As këto nuk mjaftojnë që ata të drejtojnë kurrizin dhe të largohen nga turpi që i ka kapluar.

    Përkujtojmë për të mos u harruar asnjëherë:

    • Premtuan 2.500 punësime, qytetarët përfunduan me zero.

    • Premtuan 10.000 € për çdo qytetar, qytetarët përfunduan me zero.

    • Premtuan Akademi të Shkencave shqiptare, sollën Dodikun.

    • Premtuan bankë shqiptare, sollën bankën serbe.

    • Premtuan ndryshime kushtetuese dhe integrim europian, sollën Botën Serbe.

    • Premtuan programe kombëtare, sollën MTEL-in serb.

    • Marrëveshjen e Ohrit ia dorëzuan putinistit Ivan Stoilkoviq.

    VLEN-i është dëshmuar botërisht si mashtrim i madh politik dhe turp kombëtar që po u kushton shqiptarëve shtrenjtë: nga të qenurit krenarë dhe në krye të shtetit, tek nënçmimi, përbuzja dhe përjashtimi.

    Qytetarët po e presin tetorin!

    Tetori është referendum popullor për përfaqësim të denjë, të ndershëm dhe me rezultate konkrete, jo mashtrime, manipulime, skandale dhe korrupsion.



    Source link

  • Capital, Adrola & Troi në momentet më të ngrohta bashkë (FOTO) – botimet.com – botimet.com

    Capital, Adrola & Troi në momentet më të ngrohta bashkë (FOTO) – botimet.com – botimet.com


    Marrëdhënia e Adrola Dushit dhe Capital është tashmë e konsoliduar dhe çifti po shijon disa ditë relaksi në një rezidencë private buzë detit.

    Vip Magazine ka siguruar foto ekskluzive nga një darkë intime ku dyshja shoqërohen nga nëna e reperit dhe djali i modeles, Troi.

    Nga pamjet duket se Capital është shumë i afërt me Troin, duke ndërtuar një raport të ngrohtë dhe të shëndetshëm me të.

    Edhe pse përfoljet për lidhjen e tyre datojnë prej kohësh, as Adrola dhe as Capital nuk e kanë konfirmuar publikisht marrëdhënien e tyre, megjithatë modelja është parë shpesh pranë reperit në koncertet e tij, si një mbështetëse e zjarrtë.



    Source link

  • Gresa Behluli “diss” kolegeve me një foto të nënës së saj

    Gresa Behluli “diss” kolegeve me një foto të nënës së saj


    Këngëtarja Gresa Behluli ka ndezur rrjetet sociale me një postim të veçantë në Instagram. Ajo ka ndarë një foto të dikurshme të nënës së saj, Shkurte Fejzës, ku kjo e fundit duket e re, e freskët dhe e bukur.

    Përveç nostalgjisë që shkaktoi fotografia, Gresa ka bërë edhe një koment që nuk kaloi pa u vënë re:
    “Kurs ka pas botox as fillera as Photoshop :)”

    Me këtë koment, këngëtarja duket se ka bërë një “diss” të lehtë ndaj kolegeve të saj që shpesh përdorin ndërhyrje estetike, duke treguar se bukuria natyrale nuk ka nevojë për artifice.

    Mendimi juaj?





    Source link

  • Ish-banori i Big Brother VIP bëhet baba për herë të parë, zbulon emrin e veçantë të vajzës

    Ish-banori i Big Brother VIP bëhet baba për herë të parë, zbulon emrin e veçantë të vajzës


    Ish-banori i Big Brother VIP Kosova 2, Mirdon Pacolli, është bërë baba për herë të parë.

    Ai dhe partnerja e tij, Elmedina, kanë ndarë lajmin e bukur në rrjetet sociale, ku kanë zbuluar edhe emrin e bebushes, të cilën e kanë quajtur Noe.

    Mirdoni ka ndarë foton e parë familjare në Instagram, ku i ka uruar mirëseardhjen së bijës.

    “Mirë se vjen Noe, baba më i ri në shehër”.



    Source link

  • Fairphone 6 merr notën 10 për lehtësinë në riparim


    Kompania Holandeze e smartfonëve Fairphone është shndërruar në një lider të produkteve konsumatore elektronike miqësore ndaj mjedisit duke provuar se një smartfon i mirë nuk ka pse të jetë i vështirë për tu riparuar.

    Fairphone 6 sapo është hedhur në treg dhe vjen dy vite pas gjeneratës së kaluar. Kështu ekspertët e iFixit nuk hezituan që të kryenin testimet e tyre duke çmontuar telefonin dhe krahasuar atë me gjeneratat e kaluara.

    Fairphone 6 mori një notë 10, si çdo gjeneratë tjetër e Fairphone. Këta telefonë janë modularë dhe ndërtuar për të qenë të lehtë për tu riparuar. Një ndryshim i Fairphone 6 me gjeneratën e kaluar është aplikimi i ri vidave tek bateria.

    Asnjë komponent i Faiprhone 6 nuk është mbahet me ngjitës. Mungesa e adesivëve do thotë se telefoni ka një vlerëim vetëm IP55 të rezistencës ndaj ujit dhe pluhurit.

    iFixit theksoi se Fairphone 6 nuk është ndërtuar për të qenë një smartfon i segmentit të lartë dhe teknologjisë së fundit. Është dizajnuar për të qenë lehtësisht i riparueshëm andaj ka portë USB 2.0, një ekran me densitet jo të lartë pikselësh dhe vetëm 8GB RAM.

    /PCWorld Albanian

    Source link





    Source link

  • Çdo ditë klinika trajton 250–300 pacientë në shërbimin e kimioterapisë dhe rreth 120–140 në radioterapi


    Numri i rasteve të reja me kancer në Kosovë po rritet, ndërkohë që Klinika e Onkologjisë në QKUK po përballet me fluks të madh pacientësh çdo ditë.

    Vetëm gjatë gjashtëmujorit të parë të këtij viti janë regjistruar rreth një mijë e njëqind raste, ndërsa kanceri më i përhapur në Kosovë mbetet ai i gjirit, me 235 raste të reja, shumica e të cilave tek gratë mbi moshën pesëdhjetë vjeç.

    Numri i rasteve të reja me kancer në Kosovë po rritet, ndërkohë që Klinika e Onkologjisë në QKUK po përballet me fluks të madh pacientësh çdo ditë.

    Vetëm gjatë gjashtëmujorit të parë të këtij viti janë regjistruar rreth një mijë e njëqind raste, ndërsa kanceri më i përhapur në Kosovë mbetet ai i gjirit, me 235 raste të reja, shumica e të cilave tek gratë mbi moshën pesëdhjetë vjeç.

    Drejtori i kësaj klinike, Ilir Kurtishi, ka dhënë një përmbledhje të situatës për gjashtëmujorin e parë të vitit 2025.

    Kurtishi bëri të ditur për KosovaPress, se çdo ditë klinika trajton 250–300 pacientë në shërbimin e kimioterapisë dhe rreth 120–140 pacientë në shërbimin e radioterapisë.

    “Këtë vit, në Klinikën e Onkologjisë janë paraqitur rreth një mijë e njëqind raste të reja, numër i njëjtë me atë të gjashtëmujorit të parë të vitit 2024. Kanceri më i shpeshtë në Kosovë është ai i gjirit. Ndërsa, sipas sistemeve, si vitin e kaluar, edhe këtë vit dominojnë tumoret e tubit digjestiv, duke përfshirë tumoret e zorrës së trashë, zorrës së hollë, mëlçisë, pankreasit, lukthit dhe ezofagut. Rreth 235 raste të reja me kancer të gjirit janë regjistruar dhe shumica kanë qenë gra mbi moshën pesëdhjetë vjeç. Në një ditë pune, në Klinikën e Onkologjisë kryhen 250–300 vizita në shërbimin e kimioterapisë dhe 120–140 trajtime në radioterapi”, ka deklaruar Kurtishi.

    Ai tha se Klinika e Onkologjisë nuk ka listë pritjeje për pacientët që kanë nevojë për trajtim të menjëhershëm, si për radioterapi, ashtu edhe për kimioterapi.

    Kurtishi theksoi se gjatë këtij gjashtëmujori nuk ka pasur asnjë rast që është referuar për trajtim jashtë vendit.

    Kjo, falë teknikave të avancuara si IMRT dhe stereotaksia, të cilat kanë reduktuar ndjeshëm nevojën për trajtime jashtë Kosovës.

    “Klinika e Onkologjisë nuk ka listë pritjeje, përveç rasteve në radioterapi që kërkojnë një kohë të caktuar për fillimin e trajtimit. Realisht, listat e pritjes janë zero. Të gjitha rastet që kërkojnë trajtim urgjent, siç janë frakturat, menaxhimi i dhimbjeve, gjakderdhjet apo sindroma të caktuara, trajtohen menjëherë brenda ditës. Edhe në kimioterapi, nuk kemi listë pritjeje. Vlen të theksohet se këtë vit dhe vitin e kaluar kemi pasur shumë pak raste të referuara jashtë vendit. Këtë vit, për gjashtë muajt e parë, nuk kemi pasur asnjë rast të tillë, për shkak se përdorim teknika të avancuara të rrezatimit, si IMRT dhe stereotaksia, që janë futur vitin e kaluar dhe kanë sjellë shërbime cilësore për pacientët në vend”, deklaroi ai.

    Për sa i përket barnave esenciale, Kurtishi tha se klinika është e furnizuar në 80% me to. Ai shtoi se pesë barna mungojnë për shkak të pengesave ligjore dhe procedurave të prokurimit, por barnat kryesore janë të disponueshme.

    Pacientët duhet të sigurojnë vetë barnat që mungojnë në klinikë.

    “Klinika është e furnizuar vazhdimisht nga barnatorja qendrore. Sipas të dhënave më të fundit, mbi 80 për qind e barnave esenciale janë të pranishme. Disa barna që nuk kanë autorizim marketingu janë siguruar vitin e kaluar nga Ministria e Shëndetësisë, ndërsa këtë vit jemi në pritje për shkak të procedurave ligjore dhe vonesave në lidhjen e kontratave. Aktualisht mungojnë tre deri në pesë barna, por shumica e barnave kryesore – si imunoterapia, target-terapia, terapitë biologjike dhe ato për tumoret e gjirit e të lëkurës – janë të disponueshme. Ato barna që mungojnë, pacientët duhet t’i sigurojnë vetë”, theksoi Kurtishi.

    Ai përfundoi duke thënë se Klinika e Onkologjisë ka nevojë të vazhdueshme për rritjen e numrit të infermierëve, pasi aktualisht ka mungesë të tyre.

    #Çdo #ditë #klinika #trajton #pacientë #në #shërbimin #kimioterapisë #dhe #rreth #në #radioterapi
    #Çdo #ditë #klinika #trajton #pacientë #në #shërbimin #kimioterapisë #dhe #rreth #në #radioterapi





    Source link

  • Marash Kumbulla transferohet në Mallorca


    Marash Kumbulla është lojtari më i ri i RCD Mallorca. Mbrojtësi shqiptari bashkohet klubit spanjoll në formë huazimi deri në fund të këtij sezoni nga AS Roma.

    25-vjeçari është pjesë e Kombëtares së Shqipërisë, ku deri më tani ka zhvilluar 24 paraqitje. Me këtë lëvizje, ai bëhet lojtari i parë nga Shqipëria në histori që vesh fanellën e Mallorcas.

    Sezonin e kaluar, Kumbulla ishte i huazuar te Espanyoli ku zhvilloi 36 ndeshje mes La Ligas dhe Kupës së Mbretit, ndërsa më herët ka luajtur në Serie A me Hellas Verona dhe Sassuolon.

    “Jam shumë i lumtur që jam këtu. Bisedova me drejtorin sportiv dhe trajnerin, më treguan për besimin që kanë tek unë dhe për projektin e klubit. Menjëherë që mora thirrjen, desha të isha pjesë e Mallorcas sa më shpejt”.

    “Do të jap gjithçka për këtë fanellë. Faleminderit për mikpritjen dhe mezi pres të luaj para tifozëve të Mallorcas”, ishin fjalët e para të Kumbullës pas zyrtarizimit.

    Ky transferim pritet të shtojë forcën në prapavijën e Mallorcas, ndërkohë që për Kumbullën hapet një kapitull i ri në një nga ligat më të forta të botës, La Liga.

    Source link



    Source link

  • Tragjedi në Belgjikë, pronari shqiptar i një kafeneje vritet nga qiramarrësi


    09:50 | 19 Gusht 2025

    L G

    Një ngjarje e rëndë ndodhi të dielën në mbrëmje në lagjen Itterbeek të Anderlechtit, Belgjikë.

    Një 61-vjeçar shqiptar, pronar i kafenesë “Maison Haute”, u qëllua për vdekje nga qiramarrësi i tij rreth orës 20:30, raportoin mediat belge.

    Dëshmitarët raportojnë të paktën katër të shtëna në vendngjarje. Viktima u dërgua në spital, por nuk mundi të mbijetojë. Autoritetet kanë arrestuar autorin e dyshuar dhe kanë përjashtuar për momentin lidhjet me trafik droge, duke theksuar se shkaku mund të ketë qenë një konflikt personal.

    Komuniteti mbeti i tronditur, ndërsa miqtë e viktimës e përshkruajnë si një person të mirë dhe gjithmonë të gatshëm për të ndihmuar./Arbresh.info/

    BURIMI I LAJMIT

    #Tragjedi #në #Belgjikë #pronari #shqiptar #një #kafeneje #vritet #nga #qiramarrësi, #Tragjedi #në #Belgjikë #pronari #shqiptar #një #kafeneje #vritet #nga #qiramarrësi





    Source link

  • Capital, Adrola & Troi në momentet më të ngrohta bashkë (FOTO) – botimet.com

    Capital, Adrola & Troi në momentet më të ngrohta bashkë (FOTO) – botimet.com


    Marrëdhënia e Adrola Dushit dhe Capital është tashmë e konsoliduar dhe çifti po shijon disa ditë relaksi në një rezidencë private buzë detit.

    Vip Magazine ka siguruar foto ekskluzive nga një darkë intime ku dyshja shoqërohen nga nëna e reperit dhe djali i modeles, Troi.

    Nga pamjet duket se Capital është shumë i afërt me Troin, duke ndërtuar një raport të ngrohtë dhe të shëndetshëm me të.

    Edhe pse përfoljet për lidhjen e tyre datojnë prej kohësh, as Adrola dhe as Capital nuk e kanë konfirmuar publikisht marrëdhënien e tyre, megjithatë modelja është parë shpesh pranë reperit në koncertet e tij, si një mbështetëse e zjarrtë.



    Source link