Author: arso

  • Ministri Hasani në vizitë zyrtare në Athinë: “Partneritet i qëndrueshëm për një të ardhme evropiane të përbashkët”


    Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, z. Igli Hasani zhvilloi një vizitë zyrtare në Athinë, ku u prit nga Ministri i Punëve të Jashtme të Greqisë, z. George Gerapetritis, dhe nga Presidenti i Republikës Helenike, z. Constantinos Tassoulas.

    Vizita shënoi një moment të rëndësishëm në forcimin e marrëdhënieve mes dy vendeve, duke riafirmuar angazhimin për një partneritet të qëndrueshëm, të bazuar në respekt të ndërsjellë, afërsi strategjike dhe vizion të përbashkët për një Evropë të bashkuar dhe funksionale.

    Në deklaratën pas takimit me homologun grek, Ministri Hasani theksoi: “Rikonfirmuam vullnetin për të forcuar më tej bashkëpunimin tonë dypalësh – të ndërtuar mbi besimin, interesat strategjike dhe rolin tonë të përbashkët si aleatë në NATO. Marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Greqisë janë thelbësore për stabilitetin rajonal dhe për konsolidimin e vizionit evropian në Ballkanin Perëndimor.”

    Palët zhvilluan një shkëmbim të thelluar mbi procesin e integrimit evropian të Shqipërisë, i cilësuar si prioritet kombëtar nga qeveria shqiptare. “Jam mirënjohës për mbështetjen e vazhdueshme që Greqia i ka dhënë këtij procesi dhe për rolin e saj si një partner aktiv dhe fqinj me të cilin ndajmë interesa dhe përgjegjësi të përbashkëta,” deklaroi Ministri Hasani.

    Në lidhje me çështjet e hapura dypalëshe, Ministri Hasani u shpreh: “Ndajmë bindjen se ka ardhur koha për të trajtuar me seriozitet dhe qasje konstruktive të gjitha çështjet e mbetura. Është në interesin e përbashkët të dy vendeve që këto tema të adresohen përmes dialogut të sinqertë, respektit të ndërsjellë dhe përputhshmërisë me të drejtën ndërkombëtare.”

    Në takimin me Presidentin e Republikës, u theksua dinamika pozitive e dialogut mes dy qeverive dhe rëndësia e thellimit të marrëdhënieve ekonomike dhe tregtare. “Vlerësova bashkëpunimin e qëndrueshëm ekonomik mes vendeve tona, si dhe rolin e dyfishtë të Greqisë si partneri ynë më i madh tregtar dhe përkrahës i palëkundur i Shqipërisë në procesin e integrimit evropian,” – tha Ministri Hasani.

    Në kuadër të vizitës, Ministri Hasani është i ftuar në një diskutim me anëtarë të Institutit ELIAMEP – një ndër institucionet më të njohura në Greqi për çështjet e politikës së jashtme dhe evropiane – ku do të paraqesë zhvillimet më të fundit në rrugëtimin evropian të Shqipërisë dhe angazhimet e saj reformuese.

    Vizita do të mbyllet me një pritje të organizuar nga Ambasada e Shqipërisë në Athinë, ku do të marrin pjesë përfaqësues të trupit diplomatik, institucioneve greke, medias, si dhe anëtarë të komunitetit shqiptar në Greqi.



    Source link

  • Komisioni i Ekonomisë ‘ok’ rishikimit të parë të buxhetit, jepen 10 mln dollarë për biznesin inovativ të Mira Muratit


    Në aktin normativ thuhet se  Ministria e Ekonomisë Kulturës dhe Inovacionit (MEKI) në cilësinë e aksionerit të vetëm të Korporatës së Investimeve Shqiptare (KISH) sh.a, ka përcjellë kërkesën për financimin e pjesëmarrjes së Qeverisë shqiptare në projektin e investimit startup “Machine Thinking Lab”, në një vlerë jo më pak se 10 milionë USD (1 miliardë LEK).

    “Ky startup është një nga projektet më inovative në nivel global në fushën e Al, me potencial të madh për avancim teknologjik dhe të ardhura ekonomike për vendin, duke ofruar përfitime strategjike për Shqipërinë në tërësi, ku përveç ndikimit ekonomik të drejtëpërdjrejtë, ky partneritet do të rrisë pozicionin e Shqipërisë në komunitetin global teknologjik, duke treguar angazhimin e vendit për të mbeshtetur teknologjitë inovative dhe hulumtimin e avancuar. Kjo do të tërheqë investitorë ndërkombëtarë dhe do të pozicionojë vendin tonë si një qendër për kërkimin dhe zhvillimin e AI, një bashkëpunim që do të shërbejë si një mundësi marketingu global për vendin tonë”, thuhet në relacion.

    Ky financim prej 10 milionë dollarë sipas relacionit do të mbulohet nga të ardhurat e fituara nga Agjencia e Adminsitrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe konfiskuara.

    Source link



    Source link

  • Penalltia e Alvarezit kundër Realit hapi polemika, IFAB ndryshon rregullin! Në rast të një prekjeje të dyfishtë të pavullnetshme…

    Penalltia e Alvarezit kundër Realit hapi polemika, IFAB ndryshon rregullin! Në rast të një prekjeje të dyfishtë të pavullnetshme…


    Prekja e dyfishtë e Hulian Alvarez në goditjen e penalltisë kundër Real Madridit (raundi i 16-të i Ligës së Kampioneve) vazhdon të ngjallë polemika dhe do të çojë në një ndryshim të rëndësishëm. Në fakt, IFAB ka vendosur të ndërhyjë në këtë polemikë dhe të ndryshojë rregullin duke filluar nga 1 korriku 2025.hq720“Kjo është një situatë e pazakontë dhe, meqenëse nuk mbulohet drejtpërdrejt nga Rregulli 14, gjyqtarët kanë zgjedhur në mënyrë të kuptueshme ta penalizojnë lojtarin për prekjen e topit për herë të dytë përpara se ai të preket nga një lojtar tjetër. Kjo bëhet duke i dhënë një goditje të lirë indirekte ekipit kundërshtar ose, në rastin e penalltive, duke e regjistruar penalltinë si të pasaktë.”

    Lajmi i madh do të jetë përsëritja e goditjes sa herë që demonstrohet se lojtari e ka goditur topin dy herë pa dashje. Më parë konsiderohej gabim pa marrë parasysh qëllimshmërinë e veprimit.

    Si do të penalizohet një prekje e dyfishtë në një goditje penalltie? Lojtari i penalltisë pa dashje e godet topin me të dyja këmbët në të njëjtën kohë ose topi prek këmbën ose këmbën mbështetëse menjëherë pas ekzekutimit të goditjes:

    – Nëse topi hyn në portë, penalltia do të përsëritet.

    – Nëse topi nuk hyn në portë, do të akordohet një goditje e lirë indirekte (përveç nëse gjyqtari jep një avantazh kur veprimi është qartësisht në favor të ekipit mbrojtës) ose, në rastin e goditjeve nga penalltia, goditja do të regjistrohet si e humbur.

    Nëse lojtari qëllimisht e godet topin me të dyja këmbët njëkohësisht ose qëllimisht e luan atë për herë të dytë përpara se ta prekë një lojtar tjetër:

    – Do të akordohet një goditje e lirë indirekte (përveç nëse gjyqtari jep një avantazh kur veprimi është qartësisht në dobi të ekipit mbrojtës) ose, në rastin e goditjeve nga penalltia, goditja do të regjistrohet si e humbur.

    PANORAMASPORT.AL

    NDIQE LIVE “PANORAMA TV”








    Source link

  • Qoku: Deputetët të votojnë ndryshimet e Ligjit për Inspektoratin për Përdorimin e Gjuhëve, punonjësit të marrin pagat


    Bekim Qoku, koordinator i grupit parlamentar të VLEN-it i ftoi gjithë deputetët që të votojnë për miratimin e ndryshimeve të Ligjit për Inspektoratin për Përdorimin e Gjuhëve, me qëllim që punonjësit e Inspektoratit, të marrin pagat pas pesë muajve ngecje.

    Sipas Qokut me ndryshimet ligjore, Inspektorati do të jetë pjesë e Ministrisë së Drejtësisë, por do të fuqizohet pasi do të ketë të drejtë për gjoba.

    “Subjektiviteti i Inspektoratit mbetet në kuadër të Ministrisë së Drejtësisë, ashtu siç mbeten të gjitha Inspektoratet me Ligjin për Riorganizimin Administrativ, që u votua me shumicën absolute, me 2/3, ku votuan edhe BDI-ja.

    Për hir të këtij ndryshimi të riorganizimit administrativ, ky Inspektorat është pjesë e Ministrisë së Drejtësisë, siç janë inspektoratet e tjera pjesë e ministrive përkatëse.

    Thjesht duhet një vullnet i përbashkët, me Badenter ta votojmë këtë shpejtë e shpejtë edhe t’u kalojnë rrogat këtyre punonjësve. Inspektorati pas kësaj do të fuqizohet edhe më shumë, duke i dhënë edhe të drejtën për gjoba, që nuk e ka pasur deri tani”, tha Qoku.



    Source link

  • Me këtë veprim ish banorja e ‘BBVA’ konfirmon lidhjen?

    Me këtë veprim ish banorja e ‘BBVA’ konfirmon lidhjen?


    Ish-banorja e “Big Brother VIP Albania 2”, Dea Mishel, ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve pas një veprimi që ka ngjallur dyshime të forta për jetën e saj sentimentale.

    Në disa pamje të publikuara së fundmi në rrjetet sociale, Dea shfaqet duke shijuar atmosferën e një koncerti në shoqërinë e një mashkulli misterioz, me të cilin duket tejet e afërt dhe e relaksuar.

    Gjesti i saj nuk i ka shpëtuar syrit të ndjekësve, të cilët menjëherë kanë nisur të spekulojnë se bëhet fjalë për partnerin e saj të zemrës.

    Ani pse Dea nuk ka bërë asnjë deklaratë zyrtare për një lidhje të mundshme, prezenca e vazhdueshme e këtij mashkulli pranë saj dhe momentet e përbashkëta të ndara me publikun, lënë të kuptohet se diçka më shumë se miqësi mund të ketë mes tyre.





    Source link

  • Kush ishte Tijana Radonjiç? Modelja serbe që ra nga parashuta në Mal të Zi


    Një modele 19-vjeçare serbe, Tijana Radonjic, ra tragjikisht për vdekje javën e kaluar në një aksident me parashutë në qytetin bregdetar të Budvës.

    Pamjet shqetësuese që po qarkullojnë në rrjete sociale tregojnë adoleshenten duke hequr jelekun e shpëtimit dhe duke zgjidhur rripin, sekonda para se të binte mbi 45 metra ne detin Adriatik.





    Source link

  • Hoqi dorë nga titulli mbretëror për dashurinë – tani princesha bëhet nënë për herë të parë

    Hoqi dorë nga titulli mbretëror për dashurinë – tani princesha bëhet nënë për herë të parë


    Mbesa e Perandorit Japonez Naruhito, ish-Princesha Mako, e cila hoqi dorë nga titulli dhe privilegjet e Shtëpisë Perandorake të Krizantemës për shkak të dashurisë për bashkëshortin e saj, njeriun e thjeshtë Kei Komura, është bërë nënë.

    Lajmi u konfirmua nga zyrtarët e pallatit në Tokio, të cilët thanë se si nëna ashtu edhe foshnja janë mirë, por nuk zbuluan se kur lindi foshnja apo gjininë e fëmijës, raporton AP, transmeton Indeksonline.

    Mako dhe Kei u takuan në vitin 2013, kur të dy ishin studentë në Universitetin Ndërkombëtar të Krishterë pranë Tokios, ku ajo studioi art dhe trashëgimi kulturore.

    Më pas ajo vazhdoi të punonte në Muzeun e Universitetit të Tokios. Ajo gjithashtu studioi histori arti në Universitetin e Edinburgut në Skoci dhe mori një diplomë master në studime muzeale dhe galerish nga Universiteti i Leicester në Angli në vitin 2016, raporton People.





    Source link

  • Ana dhe Kevini së shpejti dasmë me helikopter?


    Ana dhe Kevini janë një nga çiftet më të pëlqyer që romancën e tyre e filluan brenda në ‘Big Brother VIP Kosova’.

    Të ftuar së fundmi në emisionin “Canape”, Ana dhe Kevini folën hapur për marrëdhënien e tyre, jetën pas daljes nga shtëpia më e famshme në Kosovë, dhe planet për të ardhmen. Në mesin e shumë rrëfimeve dhe batutave të ëmbla mes tyre, vëmendjen më të madhe e mori një projekt i ri dhe mjaft misterioz që Kevini ka nisur ta promovojë në rrjete sociale, shkruan “Kosovarja”.

    Kevini ndau një imazh ku lexohej mbishkrimi “Unë dhe Ti”, shoqëruar me disa detaje që kanë nxitur kureshtjen e fansave. Por ajo që shkaktoi më së shumti reagime ishte një fjali intriguese: “Ndoshta edhe dasmë me helikopter…”.

    Kjo deklaratë, edhe pse e lënë mes rreshtave, ka mjaftuar që fansat dhe ndjekësit të nisin spekulimet për një dasmë të afërt.





    Source link

  • Lojtarët kandidatë për formacionin anti-Serbi mungojnë në stërvitjen e parë, Silvinjo i ka në dispozicion vetëm nga e marta

    Lojtarët kandidatë për formacionin anti-Serbi mungojnë në stërvitjen e parë, Silvinjo i ka në dispozicion vetëm nga e marta


    Kombëtarja shqiptare e ka nisur stërvitjen e së hënës me mungesa të rëndësishme për shkak të udhëtimeve të futbollistëve që janë aktivizuar me skuadrat përkatëse në fundjavë. Silvinjo kishte në dispozicion të tij pjesën më të madhe të grupit, por i mungonin lojtarë të cilët janë kandidatë për një vend në formacion apo alternativa të rëndësishme.

    kombetarja silvinjo

    Për shkak të udhëtimeve, në stërvitjen e të hënës ku ka nisur menjëherë puna taktike e skuadrës për të përgatitur ndeshjen ndaj Serbisë, mungonin katër futbollistë. Myrto Uzuni, Jasir Sani, Ernest Muçi dhe Arlind Ajeti nuk ishin të pranishëm në seancën që zhvilloi ekipi në fushën e “Shtëpisë së Futbollit”.

    SHIH VIDEON

    Uzuni në fakt mbërriti në kohë për stërvitjen, por për shkak të udhëtimit të gjatë nga SHBA, seanca e tij e parë stërvitore ishte e rikuperimit fizik në palestër. Kurse tre të tjerët, mbërrijnë vetëm gjatë natës së të hënës në vendin tonë,

    Kësisoj, të katër këta lojtarë që janë kandidatë potencial për formacionin titullar, do të nisin punën nën urdhrat e Silvinjos vetëm gjatë ditës së martë, ku do të nisë të konsolidohet me shumë ideja e rreshtimit taktik të kuqezinjve.

    KRISTI SEJATLLARI- PANORAMASPORT.AL

    NDIQE LIVE “PANORAMA TV”







    Source link

  • Sorensen tregon se çfarë bisedoi me Bislimin, planifikon së shpejti organizimin e takimit trepalësh


    Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë – Serbi, Peter Sorensen, ka thënë se me kryenegociatorin e Kosovës, Besnik Bislimi, ka diskutuar të hënën në Bruksel për një gamë të gjerë çështjesh të rëndësishme për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë – Serbi.

    Ai ka thënë se planifikohet së shpejti të organizohet një takim trepalësh në kuadër të dialogut.

    “Prita kryenegociatorin e Kosovës, Besnik Bislimi, në një takim në përgatitje të një takimi trepalësh në dialog sot në Bruksel. Diskutuam për një gamë të gjerë çështjesh të rëndësishme për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë. Planifikojmë të organizojmë së shpejti një takim trepalësh”, ka shkruar Sorensen në platformën “X”.

    Bislimi në prononcim për media ka thënë se ka qenë i paraparë edhe takim trepalësh, por nuk ka ndodhur shkaku i disa komplikimeve me udhëtim të delegacionit serb.

    “Ka qenë i paraparë edhe një trilateral, por ky nuk ka mundur të ndodhë për shkak se kanë ndodh komplikime me ekipin e Serbisë, i cili nuk ka arrit në Bruksel për shkak të vonesave në Vjenë apo diçka të ngjashme”, tha Bislimi.

    Source link



    Source link