Author: arso

  • Presidentja Osmani pranoi letrat kredenciale nga ambasadori i ri i Letonisë


    Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, pranoi sot letrat kredenciale nga ambasadori i ri i Republikës së Letonisë për Kosovën, Vilmārs Heniņš, njofton Presidenca.

    Gjatë ceremonisë, Presidentja Osmani i uroi mirëseardhje ambasadorit dhe vlerësoi lart marrëdhëniet miqësore ndërmjet dy vendeve. Ajo theksoi se Letonia ka qenë një partnere e fuqishme e Kosovës, duke mbështetur jo vetëm procesin e shtetndërtimit, por edhe përpjekjet për anëtarësim në organizata ndërkombëtare.

    Presidentja falënderoi Letoninë për mbështetjen e vazhdueshme në rrugën euroatlantike të Kosovës, duke theksuar se partneriteti ndërmjet dy vendeve do të vazhdojë të forcohet në fusha me interes të përbashkët.

    The post Presidentja Osmani pranoi letrat kredenciale nga ambasadori i ri i Letonisë appeared first on KosovaNews.

    Source link



    Source link

  • LSDM nuk do ta mbështesë interpelancën ndaj kryetarit të Gjykatës Kushtetuese


    LSDM nuk do ta mbështesë interpelancën e Kryetarit të Gjykatës Kushtetuese, Darko Kostadinovski.

    Kryetari nuk zgjidhet nga Kuvendi, por nga gjyqtarët kushtetues, prandaj kjo iniciativë nuk është e justifikuar ligjërisht dhe formalisht.

    Përveç kësaj, ne besojmë se ajo mund të përdoret ekskluzivisht për qëllime ditore politike nga ata që e iniciojnë atë.

    Gjykata Kushtetuese duhet të punojë në përputhje me kushtetutën dhe të zbatojë të gjitha iniciativat në përputhje me ligjet”, thonë nga LSDM.



    Source link

  • Dyshja Jamal-Niko Uilliams, përballë heronjve të PSG dhe Mbape. Publikohen formacionet zyrtare të Spanjë-Francë

    Dyshja Jamal-Niko Uilliams, përballë heronjve të PSG dhe Mbape. Publikohen formacionet zyrtare të Spanjë-Francë


    Spanja dhe Franca përballen sonte në gjysmëfinalen e dytë të Ligës së Kombeve, për të siguruar biletën për finalen e madhe përballë Portugalisë.

    sfddfsfdsfdssfdfsd

    Do të jetë një ndeshje padyshim shumë interesante mes dy superfuqive të futbollit kontinental, të cilën shumëkush e ka cilësuar si finalen e parakohshme.

    Spanjollët vijnë në këtë sfidë me petkun e kampionëve të Europës në fuqi, të mbështetur te loja e dyshes së jashtëzakonshme Niko Uilliams-Jamal. Ndërsa në anën tjetër, heronjtë e PSG-së, Doue dhe Dembele, e nisin nga minuta e parë përkrah Mbape, i cili vazhdon të jetë lideri i padiskutueshëm i sulmit të “gjelave”.

    FORMACIONET ZYRTARE

    asdsadsdadsaadssadds

    PANORAMASPORT.AL

    NDIQE LIVE “PANORAMA TV”







    Source link

  • Kush është personi misterioz që ia dhuroj lulet Arbenitës për ditëlindje

    Kush është personi misterioz që ia dhuroj lulet Arbenitës për ditëlindje


    Arbenita Ismajli dje festoi ditëlindjen.

    Ajo ka marrë vëmendjen e rrjetit me fotosesionin e veçantë që ka bërë.

    Por, një tjetër kureshtje po i nxit ndjekësit të komentojnë instastoryn e modeles.

    Një foto me një buqet lule rozë…..

    Kush është personi misterioz që ia ka dhuruar, këtë e di më së miri vet Arbenita.



    Source link

  • Yllka Nuredini: Protestoni para shtëpisë së kryetarit, jo në emrin tonë!


    Kryetarja e Forumit Rinor të Aleancës për Shqiptarët (FRASH), Yllka Nuredini, ka reaguar ashpër ndaj një grupi individësh që janë paraqitur në opinion publik në emër të këtij forumi. Në një postim në Facebook, Nuredini theksoi se ky grup nuk përfaqëson FRASH-in legjitim, por është një improvizim që përfaqëson vetëm interesa personale të disa individëve brenda udhëheqësisë së partisë. “Ajo nuk ishte FRASH. Ishte një improvizim që përfaqëson vetëm interesat personale të individëve të caktuar të asaj udhëheqësie të partisë”, shkruan Nuredini.

    Ajo ka theksuar se FRASH-i ka struktura funksionale, përfaqësim legjitim dhe qëndrim të qartë si një organ autonom që është pjesë e koalicionit VLEN. “Nuk lejojmë që emri ynë të përdoret për llogari të askujt që kërkon të krijojë kaos e konfuzion tek populli”, vijon reagimi i saj.

    Nuredini ka kritikuar ashpër edhe Aleancën për Shqiptarët, duke e akuzuar për bllokim të punës së koalicionit përmes bojkotimit të komisioneve kadrovike dhe mungesës së transparencës ndaj strukturave të veta. “Nëse keni pak ndërgjegje politike, protestoni para shtëpisë së kryetarit. Aty është burimi i këtij bllokimi që sot e quani ‘deshqiptarizim’ që në fakt është sabotim i brendshëm”, ka shtuar ajo.

    Në fund të reagimit, ajo ka theksuar se FRASH nuk do të heshtë më përballë keqpërdorimeve. “FRASH nuk shantazhohet, nuk keqpërdoret, FRASH nuk hesht më. FRASH nuk është vegël e disave që nuk dinë të reflektojnë”, përfundon ajo.

    Source link



    Source link

  • Ylli Demaj për këtë ditë te veçantë na prezanton me bashkëshorten, si zonjë

    Ylli Demaj për këtë ditë te veçantë na prezanton me bashkëshorten, si zonjë


    Për këngëtarin e njohur Yll Demaj sot është një ditë e veçantë.

    Kjo sepse ai sot po feston 21 vjetorin e martesës, shkruan Kosovarja.

    Këtë e ka bërë vet publike duke publikuar një instastory me bashkëshorten e tij, e cila po duket si një zonjë e vërtetë.

    Ndonëse Ylli nuk komentohet shpesh herë për jetën e tij privat, duket se po gëzojnë një raport të mirë bashkëshortorë.





    Source link

  • Eminem padit Metën për më shumë se 95 milionë euro – botimet.com


    Eminem ka vendosur të përballet me gjigantin e teknologjisë: Reperi dhe labeli i tij Eight Mile Style kanë ngritur një padi kundër Meta Platforms, pronarit të Facebook, Instagram dhe WhatsApp.

    Ata e akuzojnë gjigantin e teknologjisë për shkelje të të drejtave të autorit dhe kërkojnë më shumë se 95 milionë euro, sipas dokumenteve gjyqësore të paraqitura më 30 maj dhe të siguruara nga E! News.

    Në padi, Eminem (emri i vërtetë Marshall Mathers) pretendon se Meta shkeli të drejtën e autorit të 243 këngëve nga katalogu i tij duke “ruajtur, riprodhuar dhe shfrytëzuar pa autorizim” ato vepra në platformat e tij.

    Ai citon si shembuj veçoritë ‘Original Audio’ dhe ‘Reels’ të aplikacioneve, të cilat “mundësojnë dhe inkurajojnë përdoruesit të vjedhin” muzikën e tij për përmbajtje video “pa atribuim ose licencë të duhur”.

    Prandaj, Eminem po kërkon dëmshpërblim monetar për “vlerën e zvogëluar të të drejtave të autorit për shkak të përvetësimit të tyre, humbjes së fitimeve dhe fitimeve të bëra nga të pandehurit përmes shkeljes”.

    Nga ana tjetër, ai po kërkon dëmshpërblimin maksimal statutor prej 130 mijë eurosh për secilën nga këngët e kontestuara në të tre platformat e Metës, duke arritur në një total prej 105,350,000 eurosh.

    Muzikanti nga Detroiti njihet për natyrën konfliktuale dhe shpesh i drejtohet jetës së tij personale në këngët e tij, duke përfshirë një fëmijëri të vështirë dhe marrëdhënie të trazuara me të ëmën e ndjerë Debbie Nelson dhe ish-gruan Kim Mathers. 



    Source link

  • Eminem padit Metën për më shumë se 95 milionë euro


    Eminem ka vendosur të përballet me gjigantin e teknologjisë: Reperi dhe labeli i tij Eight Mile Style kanë ngritur një padi kundër Meta Platforms, pronarit të Facebook, Instagram dhe WhatsApp.

    Ata e akuzojnë gjigantin e teknologjisë për shkelje të të drejtave të autorit dhe kërkojnë më shumë se 95 milionë euro, sipas dokumenteve gjyqësore të paraqitura më 30 maj dhe të siguruara nga E! News.

    Në padi, Eminem (emri i vërtetë Marshall Mathers) pretendon se Meta shkeli të drejtën e autorit të 243 këngëve nga katalogu i tij duke “ruajtur, riprodhuar dhe shfrytëzuar pa autorizim” ato vepra në platformat e tij.

    Ai citon si shembuj veçoritë ‘Original Audio’ dhe ‘Reels’ të aplikacioneve, të cilat “mundësojnë dhe inkurajojnë përdoruesit të vjedhin” muzikën e tij për përmbajtje video “pa atribuim ose licencë të duhur”.

    Prandaj, Eminem po kërkon dëmshpërblim monetar për “vlerën e zvogëluar të të drejtave të autorit për shkak të përvetësimit të tyre, humbjes së fitimeve dhe fitimeve të bëra nga të pandehurit përmes shkeljes”.

    Nga ana tjetër, ai po kërkon dëmshpërblimin maksimal statutor prej 130 mijë eurosh për secilën nga këngët e kontestuara në të tre platformat e Metës, duke arritur në një total prej 105,350,000 eurosh.

    Muzikanti nga Detroiti njihet për natyrën konfliktuale dhe shpesh i drejtohet jetës së tij personale në këngët e tij, duke përfshirë një fëmijëri të vështirë dhe marrëdhënie të trazuara me të ëmën e ndjerë Debbie Nelson dhe ish-gruan Kim Mathers. 



    Source link

  • Xheneta Fetahu rikthehet si opinioniste në programin ku u përjashtua për shkak të një përleshje fizike


    Xheneta Fetahu në vitin e kaluar mori pjesë në spektaklin e njohur në Top Channel, “She’s on top”.

    Megjithatë, ajo u përjashtua nga ky format për shkak të një përleshjeje me një konkurrente tjetër.

    E tani u kumtua lajmi se ish-banorja e Big Brother VIP Kosova do të jetë në rolin e opinionistes në të njëjtin program.

    “Zyrtare! Xheneta Fetahu opinioniste e “She’s On Top Club”! Dikur ish-konkurrente, Xheneta premton “show” dhe opinione mjaft pikante”, thuhet në postim.

    Që nga BBVK, ishte një nga emrat më të përfolur në media, edhe për historinë me Gjestin.



    Source link

  • Këngëtarja e njohur Jessie J tregon se është diagnostikuar me kancer të gjirit

    Këngëtarja e njohur Jessie J tregon se është diagnostikuar me kancer të gjirit


    Këngëtarja e famshme, Jessie J, ka zbuluar se është diagnostikuar me kancer të gjirit në fazë të hershme.

    Në një video emocionuese, ajo iu drejtua ndjekësve dhe vuri në dukje se kishte kohë që mendonte ta ndante lajmin me publikun.

    “Dua ta ndaj këtë me fansat e mi dhe njerëzit që kujdesen për mua. Gjithmonë kam qenë një person që ndaj gjithçka që më ndodh. Përpara se të dilte kënga No Secrets, më diagnostikuan me kancer të gjirit në fazat e hershme”, tha Jessie në Instagram.

    Ajo e theksoi veçanërisht fjalën “herët”, duke vazhduar: “Kanceri është i tmerrshëm në çdo formë, por unë i përmbahem asaj fjale ‘herët’. Gjatë kësaj periudhe bëja vazhdimisht kontrolle dhe analiza”.

    Artistja shpjegoi se dëshiron të jetë e hapur, jo vetëm për veten, por edhe për të tjerët.

    “Sinqerisht, në mënyrë egoiste, nuk flas mjaftueshëm për këtë. Nuk e përpunoj sepse flas shumë. E di sa shumë më ka ndihmuar në të kaluarën kur kam ndarë momente të vështira. Njerëzit më mbështetën atëherë dhe ndanë historitë e tyre”, tha këngëtarja.

    Në stilin e saj humoristik, shtoi se “po shikonte një shans të ri për të rritur gjoksin”.

    “Një mënyrë shumë dramatike për të bërë një operacion në gjoks. Do të largohem për pak kohë. Duhet të bëj një operacion dhe pastaj do të kthehem me gjoks të madh dhe madje edhe më shumë muzikë”, tha ajo me shaka.

    Në komente, miq dhe fansa të shumtë i dërguan asaj mesazhe mbështetjeje dhe dashurie.



    Source link