Author: arso

  • Nga Buxheti i vitit 2025, tek marrëveshja me Ukrainën/ Kuvendi miraton pa opozitën të gjitha pikat e rendit të ditës


    Kuvendi ka miratuar këtë të enjte me 71 vota pro të gjitha pikat e rendit të ditës.

    Dy nga pikat më të rëndësishme ishin ndryshimet në buxhetin e vitit 2025 dhe marrëveshja e sigurisë me Ukrainën.

    Pikat e rendit të ditës:
    1. Miratimi i procesverbalit të seancës plenare të datës 29.5.2025.
    2. Njoftime
    3. Projektligji “Për ratifikimin e marrëveshjes sipas Konventës së Kombeve të Bashkuara për të drejtën e detit mbi ruajtjen dhe përdorimin e qëndrueshëm të diversitetit biologjik detar të zonave përtej juridiksionit kombëtar”.
    4. Akti normativ nr. 3, datë 29.4.2025 “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 115/2024 “Për buxhetin e vitit 2025””.
    5. Akti normativ nr. 4 “Për një shtesë në ligjin nr.8668, datë 23.10.2000, “Për pajisjen e shtetasve shqiptarë me pasaportë për jashtë shtetit”, të ndryshuar”.
    6. Akti normativ nr. 5 “Për një shtesë në ligjin nr.8952, datë 10.10.2002, “Për letërnjoftimin elektronik të shtetasve shqiptarë”, të ndryshuar””.
    7. Projektligji “Për ratifikimin e marrëveshjes për bashkëpunimin mbi sigurinë dhe mbështetjen afatgjatë, ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Ukrainës”.
    8. Projektligji “Për aderimin e Republikës së Shqipërisë në Konventën për Themelimin e Zyrës Evropiane të Komunikacioneve (ECO) Hagë, më 23 qershor 1993, të ndryshuar në Kopenhagë, më 9 prill 2002”.
    9. Projektligj “Për ratifikimin e marrëveshjes së huas, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Fondit për Zhvillim të Abu Dhabi-t, për financimin e “Mbështetjes për buxhetin e përgjithshëm mbi përpjekjet për zhvillim”’.
    10.Projektligj “Për ratifikimin e marrëveshjes, ndërmjet Bashkimit Evropian dhe Republikës së Shqipërisë, për pjesëmarrjen e Republikës së Shqipërisë në programin e Bashkimit “Doganat”, për bashkëpunim në fushën e doganave”.
    11. Projektligj “Për ratifikimin e marrëveshjes së garancisë, ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH), për marrëveshjen e huas, ndërmjet Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike Group, sh.a., (OSHEE) dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim për projektin e qëndrueshmërisë së OSHEE-së”.
    12.Projektligji “Për ratifikimin e marrëveshjes së financimit, ndërmjet Republikës së Shqipërisë, përfaqësuar nga Këshilli i Ministrave i Republikës së Shqipërisë, dhe Komisionit Evropian, për programin operacional shumëvjeçar për punësimin e të rinjve, në favor të Republikës së Shqipërisë,
    për periudhën 2024-2027, në kuadër të Instrumentit të Asistencës së Paraanëtarësimit (IPA III).
    13.Projektligji “Për ratifikimin e marrëveshjes së financimit, ndërmjet Republikës së Shqipërisë, përfaqësuar nga Këshilli i Ministrave i Republikës së Shqipërisë, dhe Komisionit Evropian, për programin operacional shumëvjeçar për ekonominë dhe shoqërinë digjitale, në favor të Republikës së Shqipërisë për periudhën 2024-2027, në kuadër të Instrumentit të Asistencës së Paraanëtarësimit (IPA III)”.
    14. Projektligji “Për ratifikimin e marrëveshjes së financimit, ndërmjet Republikës së Shqipërisë, përfaqësuar nga Këshilli i Ministrave i Republikës së Shqipërisë, dhe Komisionit Evropian, për programin operacional shumëvjeçar për energjinë, në favor të Republikës së Shqipërisë, për periudhën 2024-2027, në kuadër të Instrumentit të Asistencës së Paraanëtarësimit (IPA III)”.



    Source link

  • Nuk do ta besoni sa peshon tani Kiara Tito pas lindjes – ja çfarë zbuloi vetë ajo

    Nuk do ta besoni sa peshon tani Kiara Tito pas lindjes – ja çfarë zbuloi vetë ajo


    Kiara Tito ka qenë sërish në qendër të vëmendjes këto ditë, pas aludimeve të shumta në rrjet për një shtatzëni të dytë.

    Megjithëse lajmi u përhap me shpejtësi në portale dhe komente online, moderatorja vendosi të reagojë vetë, duke mohuar kategorikisht zërat për një tjetër shtatzëni.

    Për të sqaruar edhe më shumë ndjekësit e saj, Kiara publikoi një pyetesor në Instagram, ku ftoi fansat të bëjnë pyetje të lira, të cilave ajo iu përgjigj me sinqeritet dhe pa dorashka.

    Pothuajse të gjitha pyetjet, siç edhe pritej, kishin të bënin me shtatzëninë e saj të kaluar dhe dyshimet për një të re.

    Një nga pyetjet më të drejtpërdrejta që mori ishte: “Sa kilogramë je tani?” – një pyetje që shumë personazhe publikë do të shmangnin. Por Kiara, pa komplekse, vendosi të përgjigjej me një shifër të qartë: 57 kilogramë.

    Kjo shifër tregon se moderatorja është rikthyer në formë pas lindjes së vajzës së saj Luna Mari, dhe është ndoshta një përgjigje e qartë ndaj zërave që po qarkullojnë në rrjet.

    Source link



    Source link

  • Objektiv është fitorja dhe përgatitja për sfidat e shtatorit – botimet.com

    Objektiv është fitorja dhe përgatitja për sfidat e shtatorit – botimet.com


    Trajneri i Kosovës, Franco Foda dhe mbrojtësi Mërgim Vojvoda, kanë folur sot para gazetarëve në konferencën për shtyp në prag të ndeshjes miqësore ndaj Armenisë. Kjo përballje zhvillohet të premten, më 6 qershor, nga ora 19:00 në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

    Pas kësaj ndeshjeje, Dardanët do të përballen në një tjetër miqësore të hënën, më 9 qershor, ndaj Kombëtares së Komoreve, po ashtu në kryeqytet dhe me fillim nga ora 19:00.

    “Lojtarët e rinj janë integruar shumë shpejtë në lojën e skuadrës. Ne kemi vëzhguar lojtarët e rinj para se t’i ftojmë ata. Kanë treguar performancë të mirë. E kanë vërtetuar në seancat e kaluara stërvitore. A do të angazhohen në ndeshjen e radhës mbetet të shihet nesër para lojës”, tha ai.

    Foda theksoi se qëllimi kryesor është që dy ndeshjet t’i fitojnë.

    “Nuk dëshirojmë të eksperimentojmë. Jemi duke u përgatitur mirë për fazën kualifikuese të Botërorit ndaj Zvicrës dhe Suedisë. Është me rëndësi që në fushë të dalim me lojtarët më të mirë të cilët i kemi përgatitur dhe do t’i ndjekim parimet tona. Lëndimet janë pjesë e futbollit, pjesë e përditshmërisë. Jam trajner që punoj me lojtarët që janë të gatshëm dhe me shëndet të mirë. Kur dihet që 3-4 lojtarë të rëndësishëm po mungojnë, do të mundohem të punoj me të tjerët. I kemi 25 lojtarë dhe do ta kenë mundësinë ta tregojnë veten para ndeshjeve të shtatorit”, shtoi Foda.

    Sa i përket mungesave të rëndësishme në ekip, Foda nuk ka dashur të flasë shumë, duke u përqenduar tek fondi i futbollistëve që ka në dispozicion. “Tani jemi duke u përgatitur për ndeshjen e radhës që do t’i zhvillojmë. Jam i koncentruar në lojtarët që i kam në dispozicion. Do t’i aplikojmë gjitha metodat e punës dhe parimet tona të punës, do të jemi aktiv, do t’i bëjmë presion kundërshtarit me lojë agresive, do të mundohemi të luajmë lojë sa më të mirë ofensive. Dëshirojmë që paraqitja jonë të jetë sa më kompakte dhe stabile”, nënvizoi Foda.

    I pyetur për situatën e Dardan Shabanhaxhajt dhe nëse është kontaktuar nga ai, trajneri Foda deklaroi: “Ne flasim me shumë lojtarë të cilët janë potencial që ta përfaqësojnë Kosovën. Ndër ta ka qenë edhe Dardani. Ato janë biseda interne dhe mbetet të shihet se për kë do të vendosë ai të luajë në të ardhmen”, tha Foda.

    E mbrojtësi Mërgim Vojvoda theksoi rëndësinë e këtyre ndeshjeve për ruajtjen e vazhdimësisë, ndërtimin e frymës pozitive dhe inkuadrimin e gjeneratës së re në Kombëtare.

    “Është detyra jonë që gjithmonë të vijmë e të luajmë për Kombëtaren. Të gjithë lojtarët kanë arsyet e tyre për mungesat. Çdo ndeshje është e rëndësishme dhe duhet të fitojmë, për të vazhduar me pozitivitet. Ndeshjet miqësore na shërbejnë edhe për futbollistët e rinj, që të ambientohen, të krijojmë një grup të fortë dhe të rrisim konkurrencën në ekip. Nga shtatori do të fillojmë ciklin e ri kualifikues. Shpresojmë që të na prijë fati, edhe pse kemi kundërshtarë të fortë në grup. Dy ndeshjet e para janë ndaj Zvicrës dhe Suedisë, shpresoj të marrim pikë. Besoj se kemi treguar lojë të mirë në të kaluarën dhe shpresoj të na prijë fati e të fitojmë”, tha Vojvoda.



    Source link

  • Foda dhe Vojvoda para miqësores me Armeninë: Objektiv është fitorja dhe përgatitja për sfidat e shtatorit

    Foda dhe Vojvoda para miqësores me Armeninë: Objektiv është fitorja dhe përgatitja për sfidat e shtatorit


    Trajneri i Kosovës, Franco Foda dhe mbrojtësi Mërgim Vojvoda, kanë folur sot para gazetarëve në konferencën për shtyp në prag të ndeshjes miqësore ndaj Armenisë. Kjo përballje zhvillohet të premten, më 6 qershor, nga ora 19:00 në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

    Pas kësaj ndeshjeje, Dardanët do të përballen në një tjetër miqësore të hënën, më 9 qershor, ndaj Kombëtares së Komoreve, po ashtu në kryeqytet dhe me fillim nga ora 19:00.

    “Lojtarët e rinj janë integruar shumë shpejtë në lojën e skuadrës. Ne kemi vëzhguar lojtarët e rinj para se t’i ftojmë ata. Kanë treguar performancë të mirë. E kanë vërtetuar në seancat e kaluara stërvitore. A do të angazhohen në ndeshjen e radhës mbetet të shihet nesër para lojës”, tha ai.

    Foda theksoi se qëllimi kryesor është që dy ndeshjet t’i fitojnë.

    “Nuk dëshirojmë të eksperimentojmë. Jemi duke u përgatitur mirë për fazën kualifikuese të Botërorit ndaj Zvicrës dhe Suedisë. Është me rëndësi që në fushë të dalim me lojtarët më të mirë të cilët i kemi përgatitur dhe do t’i ndjekim parimet tona. Lëndimet janë pjesë e futbollit, pjesë e përditshmërisë. Jam trajner që punoj me lojtarët që janë të gatshëm dhe me shëndet të mirë. Kur dihet që 3-4 lojtarë të rëndësishëm po mungojnë, do të mundohem të punoj me të tjerët. I kemi 25 lojtarë dhe do ta kenë mundësinë ta tregojnë veten para ndeshjeve të shtatorit”, shtoi Foda.

    Sa i përket mungesave të rëndësishme në ekip, Foda nuk ka dashur të flasë shumë, duke u përqenduar tek fondi i futbollistëve që ka në dispozicion. “Tani jemi duke u përgatitur për ndeshjen e radhës që do t’i zhvillojmë. Jam i koncentruar në lojtarët që i kam në dispozicion. Do t’i aplikojmë gjitha metodat e punës dhe parimet tona të punës, do të jemi aktiv, do t’i bëjmë presion kundërshtarit me lojë agresive, do të mundohemi të luajmë lojë sa më të mirë ofensive. Dëshirojmë që paraqitja jonë të jetë sa më kompakte dhe stabile”, nënvizoi Foda.

    I pyetur për situatën e Dardan Shabanhaxhajt dhe nëse është kontaktuar nga ai, trajneri Foda deklaroi: “Ne flasim me shumë lojtarë të cilët janë potencial që ta përfaqësojnë Kosovën. Ndër ta ka qenë edhe Dardani. Ato janë biseda interne dhe mbetet të shihet se për kë do të vendosë ai të luajë në të ardhmen”, tha Foda.

    E mbrojtësi Mërgim Vojvoda theksoi rëndësinë e këtyre ndeshjeve për ruajtjen e vazhdimësisë, ndërtimin e frymës pozitive dhe inkuadrimin e gjeneratës së re në Kombëtare.

    “Është detyra jonë që gjithmonë të vijmë e të luajmë për Kombëtaren. Të gjithë lojtarët kanë arsyet e tyre për mungesat. Çdo ndeshje është e rëndësishme dhe duhet të fitojmë, për të vazhduar me pozitivitet. Ndeshjet miqësore na shërbejnë edhe për futbollistët e rinj, që të ambientohen, të krijojmë një grup të fortë dhe të rrisim konkurrencën në ekip. Nga shtatori do të fillojmë ciklin e ri kualifikues. Shpresojmë që të na prijë fati, edhe pse kemi kundërshtarë të fortë në grup. Dy ndeshjet e para janë ndaj Zvicrës dhe Suedisë, shpresoj të marrim pikë. Besoj se kemi treguar lojë të mirë në të kaluarën dhe shpresoj të na prijë fati e të fitojmë”, tha Vojvoda.



    Source link

  • “Kanga jonë” – një natë arti dhe kujtese për 26-vjetorin e çlirimit


    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka shprehur
    mirënjohje të thellë për të gjithë artistët dhe organizatorët që bënë të mundur koncertin madhështor “Kanga jonë”, i cili u mbajt në nderim të muzikës dhe kulturës shqiptare, si dhe për të përmbyllur me dinjitet Forumin Ndërkombëtar për Gratë, Paqen dhe Sigurinë (WPS).

    “Një natë e paharrueshme,” e ka cilësuar presidentja Osmani këtë mbrëmje të veçantë që u zhvillua në kuadër të shënimit të 26-vjetorit të çlirimit të Kosovës. Koncerti ishte një homazh për artistin e njohur Musa Pipërku, i cili përmes veprave të tij la një gjurmë të pashlyeshme në muzikën shqipe.

    Presidentja Osmani ka bërë të ditur se gjatë koncertit, ajo pati nderin t’i ndajë Medaljen Presidenciale të Meritave, post mortem, Musa Pipërkut, si shenjë respekti për kontributin e tij të jashtëzakonshëm në kulturën dhe muzikën kombëtare.

    Kjo ngjarje ka qenë një ndër kulminacionet e Forumit Ndërkombëtar WPS, duke reflektuar përkushtimin e Kosovës ndaj paqes, sigurisë dhe promovimit të trashëgimisë kulturore.

    Source link



    Source link

  • Shkëlqim Devolli pritet nga Kryeministri Mickoski, merr ftesë për shtrirje të gjerë të investimeve në Maqedoni


    Shkëlqim Devolli, aksionar i Devolli Corporation, është pritur sot në një takim zyrtar në Shkup nga kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski. Në fokus të diskutimeve ishin aktivitetet e njësive të Devolli Corporation në territorin maqedonas, si dhe mundësitë për zgjerimin e mëtejshëm të investimeve.

    Sipërmarrësi Devolli i ka treguar shefit të qeverisë maqedonase për planet e tij për investime në kapacitete prodhuese, fushën e medias, si dhe të infrastrukturës.

    Kryeministri Mickoski ka shprehur gatishmërinë e qeverisë së tij për të mbështetur bizneset e Shkëlqim Devollit, duke ofruar lehtësira dhe bashkëpunim për të nxitur investimet e mëtejshme në Maqedoninë e Veriut.

    Ai ka theksuar se njeh mirë cilësinë e produkteve “me vulën Devolli” dhe se qeveria është e hapur për të krijuar një mjedis të favorshëm për investitorë të tillë, me qëllim zhvillimin ekonomik të vendit.

    Ky takim shënon një hap të rëndësishëm në forcimin e bashkëpunimit mes Devolli Corporation dhe autoriteteve maqedonase, duke hapur rrugën për projekte të reja dhe zgjerim të aktiviteteve të kompanisë në sektorë strategjikë të ekonomisë së vendit.

    Devolli Corporation, është tashmë i njohur për rrjetin e “Comodita Home” në Maqedoni të Veriut, si dhe për prodhimet e tjera.



    Source link

  • Formacionet zyrtare: Spanja dhe Franca startojnë me më të mirët në dispozicion


    Trajnerët Luis de la Fuente dhe Didier Deschamps kanë publikuar formacionet zyrtare për gjysmëfinalen e Ligës së Kombeve mes Spanjës dhe Francës, e cila zhvillohet sonte (5 qershor) në Shtutgart nga ora 21:00.

    Fituesi i kësaj përballjeje do të përballet me Portugalinë në finalen e madhe të dielën.

    Formacioni zyrtar i Spanjës:

    Unai Simon; Pedro Porro, Le Normand, Dean Huijsen, Marc Cucurella; Zubimendi, Merino, Pedri, Lamine Yamal, Nico Williams; Oyarzabal.

    Formacioni zyrtar i Francës:

    Maignan; Kalulu, Konaté, Lenglet, Theo Hernández; Doué, Rabiot, Koné; Olise, Dembele, Mbappe.

    Ndeshja pritet të jetë një përballje e fortë mes dy gjigantëve të futbollit evropian, me të dyja skuadrat që synojnë të sigurojnë një vend në finalen e Ligës së Kombeve.



    Source link

  • Çfarë ndodhi jashtë kuvendit? Qytetarët tentojnë të mbyllin deputetët brenda


    Për herë të 27 deputetët iu drejtuan Kuvendit me qëllim konstituimin e tij. Mirëpo kësaj radhe disa qytetarë ishin mbledhur në hyrje për të protestuar për dështimet e njëpasnjëshme.

    Edhe pse punë efektive ka shumë pak, deputetët janë paguar për një muaj e gjysmë që nga betimi i tyre nga 2600 euro secili dhe për këtë u kërkua llogari nga ta.

    Me iniciativë të avokatit Arianit Koci, në momentin që do të fillonte seanca u planifikua mbyllja e dyerve të Parlamentit në mënyrë që deputetët të qëndrojnë brenda deri në funksionalizimin e institucionit.

    Kjo bëri që të ketë forca më të shtura të policisë dhe kërkesës që të mbyllet vetëm një derë.

    Ideja e mbylljes së tyre brenda Kuvendit nuk i pëlqeu as disa deputetëve që u njoftuan në hyrje për iniciativën.

    Në fund, u mbyll njëra derë nga ku deputetët hyjnë në Kuvend në mënyrë simbolike.

    Avokati Koci tha se përpos se po shkelet obligimi ndaj qytetarëve, deputetët po konsumojnë edhe vepër penale me moskonstituimin e Kuvendit.

    “Mund të ketë elemente te korrupsionit pasiv nëse vërtetohet se ky bllokim është pjesë e pazareve politike, po e stimulojnë që po punojnë e në fakt nuk po punojnë, këto janë elemente të veprës penale të mashtrimit edhe potencialisht mundet me qenë edhe keqpërdorim i postës zyrtare”, tha avokati Koci.

    Pavarësisht protestave, deputetët vijuan avazin me seancë që nisi me vonesë dhe zgjati pak për t’u kthyer sërish ditën e shtunë dhe me shumë mundësi për rezultatin e njëjtë.

    Source link



    Source link

  • Kërkuan pavlefshmëri, KAS rrëzon kërkesën e PD për Korçën, Lezhën dhe Gjirokastrën


    Komisioni i Ankesave dhe Sanksioneve ka rrëzuar kërkesën e koalicionit Partia Demokratike, Aleanca për Shqipërinë Madhështore edhe për tre qarqe.

    Pas shqyrtimit në disa seanca, kërkesa e PD-ASHM për shpalljen e pavlefshmërisë së rezultatit në Korçë, Lezhë dhe Gjirokastër, anëtarët e KAS nuk janë bindur nga argumentet e opozitarëve.

    Demokratët, nëpërmjet përfaqësuesve të tyre Marash Logu dhe Franc Nuri, pretenduan parregullsi gjatë fushatës me asfaltin elektoral, përdorim të administratës dhe manipulim të votës. Por këto pretendime të demokratëve u rrëzuan për mungesë provash.



    Source link

  • Një në 5 të rinj pranon se është bullizuar online, One Albania mbështet studimin


    Gjithçka fillon me një klikim që nuk zgjat më tepër se disa sekonda, një koment, një mesazh apo një foto e menduar si shaka, disa të qeshura, ndërsa e ardhmja e dikujt ndryshon përgjithmonë.

    Bullizmi kibernetik është një nga sfidat e heshtura që ka sjellë përhapja e teknologjisë dhe rrjeteve sociale. Tallje, përjashtim, ngacmim, janë disa nga termat që mund të tingëllojnë të largët për një pjesë të shoqërisë, por janë përditshmëria e shumë të rinjve që lundrojnë në mediat sociale dhe platformat online.

    Sipas një studimi të ri nga departamenti i Gazetarisë dhe Komunikimit në Universitetin e Tiranës, afërsisht 1 në 5 të rinj shqiptarë është prekur nga ajo që po shndërrohet shpejt në plagën sociale të dekadës.

    Në partneritet me One Albania, departamenti i Gazetarisë dhe Komunikimit prezantoi gjetjet e një studimi kombëtar të fokusuar te bullizmi kibernetik në Shqipëri. Anketa, ndër të parat e llojit të vet në vend, solli në fokus një çështje që është rritur në heshtje në ‘skutat’ digjitale.

    Gjetjet u prezantuan këtë të martë në një aktivitet që bëri bashkë zëra nga akademia, përfaqësues nga qeveria dhe sektori privat. Hulumtimi, që përfshin të dhëna nga mbi 850 pjesëmarrës, eksploron shumë nga mënyrat si manifestohet bullizmi kibernetik në grupmosha, platforma dhe kontekstet sociale të ndryshme.

    Prof. Dr. Mark Marku, dekan i Fakultetit të Historisë dhe Filologjisë dhe njëkohësisht një nga personat që ka kryer studimin, nënvizoi rëndësinë e këtyre gjetjeve.

    “Kemi mbledhur 860 pyetsorë nga dhjetë qytete të vendit dhe të dhënat reflektojnë qartë se bullizmi kibernetik mbetet një problem social shqetësues dhe me impakt jo të vogël për segmente të caktuara të shoqërisë. Ky studim, jo vetëm reflekton në shifra realitetin me të cilin po përballet brezi i ri, por ndihmon në qartësimin edhe të formave që shfaqet bullizmi kibernetik në grupmosha të ndryshme. Këto nuk janë vetëm statistika. Janë histori. Janë sinjale se duhet t’i kushtojmë vëmendje asaj që po ndodh nën sipërfaqen e jetës digjitale.”, tha dekani i Fakultetit të Historisë dhe Filologjisë, Marku.

    Për One Albania, mbështetja e këtij studimi reflekton shumë qartë vizionin e kompanisë: përgjegjësia nuk ndalet vetëm në ofrimin e lidhjes, ajo shkon përtej rrjetit. Si një nga ofruesit kryesorë të teknologjisë në vend, One Albania mbetet e vendosur për të promovuar një hapësirë digjitale të sigurt.

    “Ne e shohim rolin tonë jo vetëm si kompani ofruese e shërbimeve mobile dhe internet, por si pjesëmarrës aktivë në komunitet. E mbështetëm këtë studim sepse duam të jemi pjesë e nje diskutimi më të gjerë që shoqëria duhet të ndërmarrë. One Albania do të jetë pjesë e reflektimit, por edhe e zgjidhjes”, tha drejtoresha e çështjeve të koorporatës në One Albania, Jonilda Filipi.

    Angazhimi ndaj sigurisë online për One Albania nuk ndalet vetëm te fushatat e ndërgjegjësimit. Përgjegjësia sociale është e integruar plotësisht në shërbimet e One Albania, duke ofruar alternativa si One Safe, një platformë e krijuar për ta bërë shfletimin në web më të sigurt.

    One Safe mbron të gjitha pajisjet e lidhura me rrjetin One nga faqet e rrezikshme të internetit, softuerët keqdashës dhe përmbajtjet e papërshtatshme. Me One Safe, përdoruesit në të gjithë Shqipërinë mund të përfitojnë:

    • Siguri nga rreziqet në internet;
    • Mbrojtje për çdo pajisje të lidhur me rrjetin One;
    • Kontroll prindëror për përdorimin e internetit nga fëmijët duke filtruar përmbajtjen bazuar në kategoritë e përshtatshme për moshën.

    Siguria online shkon përtej shfletimit. Bullizmi kibernetik , kjo plagë e heshtur sociale e dekadës, është një nga sfidat që teknologjia ka sjellë, por së bashku, ne mund të ndërtojmë një të ardhme digjiitale më të përgjegjshme.



    Source link