Author: arso

  • Njihuni me kapitullin e ardhshëm të përvojës Ultra

    Prej vitesh, Samsung ka dëgjuar dëshirat e përdoruesve për ekrane më të mëdha, kamera më të avancuara dhe mënyra të reja për t’u lidhur dhe krijuar. Kërkesa është e qartë — një përvojë Ultra që shkon përtej një liste përmirësimesh teknike, në një formë më kompakte dhe të lehtë për t’u mbajtur me vete.

    Pikërisht për këtë, kapitulli i ardhshëm i Galaxy sjell një përvojë që ndërthur artin dhe përsosmërinë teknike, duke e çuar çdo ndërveprim të përditshëm në një nivel të ri.

    Në rrugën e kthimit me një autobus plot, teksa mbani pajisjen e palosur, përdorni komandat me zë për të lejuar AI-n të gjejë restorantin më të mirë dhe të dërgojë mesazh shokut tuaj.

    Përfundo email-in e punës që ke lënë pezull gjatë udhëtimit dhe më pas përdor kamerën e fuqishme për të ruajtur kujtimet nga një mbrëmje e veçantë. Me mjetet e fuqizuara nga AI, mund të dërgosh mesazhe, të shfletohesh ose të luash gjatë gjithë ditës – kudo që je – pa pengesa.

    Me pajisje hardware të nivelit më të lartë, performancë të avancuar dhe integrim të përkryer të AI-së të përshtatur për formatin e palosshëm, kjo është ajo që përdoruesit presin nga Galaxy Ultra.

    Dhe kur e shpalos, ai transformohet – në një qendër argëtimi tërheqës, një hapësirë të bollshme pune apo një mjet të fuqishëm për shumë detyra, tashmë e përforcuar me veçori të avancuara të Galaxy AI, të krijuara posaçërisht për formatin e palosshëm.

    Përvoja Ultra është gati të shpaloset.

    ###

    Rreth Samsung Electronics

    Samsung frymëzon botën dhe formëson të ardhmen me ide dhe teknologji transformuese. Kompania po ripërcakton botën e televizorëve, telefonave inteligjentë, pajisjeve të veshura, tabletave, pajisjeve shtëpiake, sistemeve të rrjetit dhe kujtesës, sistemit LSI, fonderit dhe zgjidhjeve LED, dhe po ofron një përvojë të lidhur pa probleme përmes ekosistemit të saj SmartThings dhe bashkëpunimit të hapur me partnerët. Për të rejat më të fundit, ju lutemi vizitoni “Samsung Newsroom” në https://www.samsung.com/al/.

    Source link

  • Spanja mposht Francën dhe kalon në finale të Ligës së Kombeve

    Spanja ka kaluar në finale të Ligës së Kombeve, aty ku do të përballet me Portugalinë, pasi eliminoi Francën me shumë mund me rezultat 5-4.

    Ndeshja nisi me një ritëm të kujdesshëm nga të dyja kombëtaret, duke ditur për cilësitë e njëra-tjetrës.

    Por, Spanja nuk u përmbajt dhe shpërtheu me dy gola të shpejtë.

    Në minutën e 22-të, Nico Williams qëlloi fort nga afërsia, pas një asistimi nga Mikel Oyarzabal, për ta mposhtur Mike Maignanin për rezultatin 1-0.

    Vetëm tre minuta kaluar dhe Oyarzabal ishte sërish asistuesi, ndërsa kësaj herë golashënues ishte Mikel Merino.

    Nga ana tjetër, Gjelat lëshuan mundësi të arta shënimi, Ku Kylian Mbape, Desire Doue dhe Adrien Rabiot nuk ja dolën të shënonin nga afërsia.

    45 minutat e dytë ishin edhe më spektakolar, pasi u shënuan plotë gjashtë gola.

    Në minutën e 54-të, Lamine Yamal shënoi nga penalltia, për ta çuar rezultatin në 3-0.

    Vetëm një minutë më vonë, Pedri thelloi epërsinë e Spanjës në 4-0 me asistimin e Nico Williams dhe u mendua se kishte përfunduar gjithçka.

    Por, Kylian Mbappe filloi ta drithëronte Furinë e Kuqe, pasi në minutën e 59-të shënoi nga penalltia për 4-1.

    Rayan Cherki u fut në lojë në vend të Michael Olise në minutën e 64-të dhe ndryshoi komplet lojën e Trikolorëve.

    Yamal shënoi golin e dytë personal në minutën e 67-të për 5-1 nga një asistim i Pedro Porros.

    Por, Cherki e shpërbleu besimin nga Didier Deschamps kur shënoi për 5-2 në minutën e 79-të.

    Cherki (84’) më pas bëri një pasim perfekt te Malo Gusto, me këtë të fundit që detyroi Dani Vivianin ta fute topin në rrjetën e tij për rezultatin 5-3.

    Ylli i Lyonit asistoi te Randal Kolo Muani në minutën e 90+4-të, për rezultatin 5-4, duke elektrizuar të gjithë në stadium.

    Spanja ishte me fat që i përballoi presionin të madh të Francës, për të siguruar finalen, aty ku ndeshjen me Portugalinë të dielën.

    Source link

  • Shaban Saliu: Nuk ndiej absolutisht asnjë faj për zjarrin në Koçan

    Ish-drejtori i Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim dhe kryetari i partisë politike Forcat Demokratike të Romëve, Shaban Saliu, i cili është i përfshirë në hetimin e zjarrit në diskotekën Pulse në Koçan, ku humbën jetën 63 persona dhe u plagosën më shumë se 200, deklaroi sot se nuk ndien absolutisht asnjë përgjegjësi apo faj.

    Kur u pyet nga një gazetar për përgjegjësinë e tij në lidhje me rastin e zjarrit në diskotekën Pulse në Koçani dhe faktin se ishte i përfshirë në hetim si ish-drejtor i Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim, ai tha se nuk ndien absolutisht asnjë përgjegjësi.

    “Unë absolutisht nuk ndiej asnjë përgjegjësi në këtë drejtim, besoj në vendin tonë, besoj në sistem, besoj në autoritetet gjyqësore, ato do t’i perceptojnë saktë argumentet dhe të gjitha, le të them, momentet e veçanta të atij rasti. Unë jam avokat me profesion dhe jam doktor i çështjeve politike dhe juridike, kam qenë edhe avokat, kam punuar edhe në gjykata. Ia lë ndërgjegjes së shtetit të vendosë nëse jam fajtor apo jo. Personalisht, unë pohoj me gjithë zemër e shpirt se nuk jam absolutisht fajtor”, tha Saliu.

    Lidhur me hetimin, ai tha se është i nevojshëm në raste të caktuara.

    “Unë udhëhiqem nga iniciativa e përgjithshme ligjore, nga prezumimi i përgjithshëm i pafajësisë, derisa të provohet se dikush është fajtor, ai është i pafajshëm”, tha ai.

    Source link

  • Serbia zbarkon sot në Tiranë, ja programi i rivalëve të Shqipërisë para ndeshjes

    Serbia zbarkon sot në Tiranë, ja programi i rivalëve të Shqipërisë para ndeshjes

    Kombëtarja shqiptare do të presë mbrëmjen e nesërme, në stadiumin “Arena Kombëtare” përfaqësuesen e Serbisë, me ndeshjen që do të fillojë në 20:45. Këta të fundit do të udhëtojnë paraditen e sotme për në Tiranë, teksa do të zhvillojnë pasdite seancën e fundit zyrtare në stadiumin ku do të luhet ndeshja.

    serbia

    Sa i përket akomodimit, federatës serbe i është sugjeruar që skuadra të qëndrojë afër stadiumit, por për arsyet e tyre, diçka e tillë nuk është pranuar. Kështu, ekipi dhe delegacioni i Serbisë do të akomodohen në afërsi të pallatit me shigjeta.

    Sot, kur do të zhvillohet edhe konferenca apo stërvitja përpara ndeshjes, apo edhe ditën e ndeshjes, autobusi i ekipit të Serbisë do të shoqërohet me eskortë policie. Ndërkohë, në zonën rreth stadiumit do të vendoset një perimetër sigurie, për të parandaluar ndonjë surprizë që mund të shkaktojë incidente.

    PANORAMASPORT.AL

    NDIQE LIVE “PANORAMA TV”

    Source link

  • Tërnava-Kurtit: Desha t’i ftoja deputetët të prenë nga një kurban, ndoshta ju shkon mirë e mbarë

    Myftiu Naim Tërnava gjatë pritjes së kryeminsitrit në detyrë, Albin Kurti, me rastin e festës së Kurban Bajramit, ka ironizuar në një moment të bisedës, duke thënë se do të donte t’i ftonte të gjithë deputetët ta prenë nga një kurban.

    Kështu u shpreh ai me shpresën se do të ndihmonte kjo në zgjidhjen e ngërçit politik.

    “Desha t’i ftojë të gjithë anëtarët e Parlamentit ta premë nga një kurban. Ndoshta po ju shkon më mbarë e mirë. Ndoshta hapen rrugët. Temë e kam pasur natalitetin dhe kam kërkuar kush i ka nga 4-5 fëmijë t’i bëhet një banesë se po zbehet Kosova. Ka rënë shumë nataliteti”, ka thënë Tërnava.

    Source link

  • Pas fitores së Gjestit, Xheneta: Shpresoj që fansat e tij të më lënë të qetë mua dhe familjen time

    Xheneta Fetahu ka komentuar thuajse të gjitha situatat e Gjestit në Big Brother të Shqipërisë.

    Si opinioniste në “E diell”, ajo ka dhënë mendime në lidhje me të gjitha dinamikat në shtëpinë e famshme.

    Në një deklaratë të re, ajo thotë se nuk do të flasë më për ta, përmendur faktin që fansat e Gjestit e kanë shqetësuar vazhdimisht.

    “Unë e kam thënë dhe po e përsëris sërish, disa nga njerëzit nuk e kanë kuptuar që unë këtu jam në punë, unë po flas për herë të parë dhe të fundit në raport me ata dy për lidhjen që ka. I uroj vetëm suksese, i them të gjithë rrethit të tij të më lënë të qetë sepse nuk më kanë lënë edhe pas Big Brother, njerëzit që punojnë me të. Ata e dinë kush e tek”, u shpreh ajo.

    Tutje tha se njerëzit e Gjestit e kanë kërcënuar edhe familjen e saj për paraqitjet që ka bërë.

    “Shpresoj që të më lënë mua dhe të gjithë familjen time të qetë. Familja ime ka qenë shumë e shqetësuar gjatë gjithë kohës kërcënime përse ajo vazhdon flet për të, kështu që unë them që vazhdoj të jem këtu me punë të reja dhe jo të flasim më për Big Brother”, theksoi ndër tjerash.

    Për rikujtim, Xheneta ka qenë në lidhje me Gjestin gjatë periudhës sa ishin në Big Brother të Kosovës.

    Source link

    Source link

  • Mexhiti-Ahmetit: Çairi t’i fik dritat!

    Zv.kryeministri i parë, Izet Mexhiti ka reaguar pas tubimit të sotëm të BDI-së në Çair për shënimin e 23 vjetorit të partisë.

    Më poshtë mund ta lexoni të plotë reagimin e Mexhitit.

    Çairi t’i fik dritat!

    Nëse dikush ende ka dilema mbi peshën politike të Çairit, le ta pyet Ali Ahmetin!

    Kriza e prodhuar artificialisht me bërllogun, senzacionalizmi me ndërtimet, komunikatat e koordinuara nga press qendra e përbashkët e Danellës dhe BDI-së me seli në Saraj, fushata e egër që na terrorizoi këto javë – të gjitha paskan qenë pjesë e skenarit të menduar mirë për të mobilizuar anëtarësinë që sonte të mos dështojë festa e BDI-së në Çair.

    E megjithatë, sonte në Çair dështuan, ashtu siç dështuan para një viti, ashtu siç do të dështojnë në tetor. Sepse Çairi nuk fal, Çairi nuk harron.

    – Kur e quan Çairasin uzurpator dhe njeri joligjor, e ke kthyer atë në armikun tënd më të madh!
    – Kur e lufton Çairasin me Danellën dhe Apasievin, e ke vulosur fijaskon tënde politike!
    – Kur e kthen Çairin në sinonim të parendit dhe ndërkohë e helmon me bërllog, i ke çuar Çairasit peshë!

    Sonte Çairasit ua dhanë përgjigjen më se të merituar të gjithë atyre që po i ofendojnë përçdo ditë në media: Çairi t’i fik dritat! Kështu festa e ditëlindjes të kthehet në terr. E ndoshta më mirë, që të vazhdosh festën me iluzionin se je uragan i pamposhtur, e në fakt ke ngelë me një grusht njerëzish të lidhur nga interesi apo frika nga drejtësia.

    E kur jemi te drejtësia – pa marak, veting do të ketë, edhe drejtësi do të ketë!

    P.S. Ditëlindjet e mëdha meritojnë manifestime glamuroze, me shumë lluks, drita dhe ekstravagancë. Nuk ka vend më të qëlluar për një shënim të tillë se te SORAVIA.

    Urime!

    Source link

  • Ndërhyrjet në ish-burgun e Spaçit për një projekt filmi, reagon Ministria e Kulturës – botimet.com

    Në vijim të debatit publik të krijuar rreth ndërhyrjeve në ish-burgut të Spaçit dhe projektit filmik mbi Revoltën e vitit 1973, Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit Blendi Gonxhja, ka ndarë një reagim zyrtar për të sqaruar qëndrimin e saj dhe për të hedhur dritë mbi fakte të rëndësishme që kanë qenë pjesërisht ose gabimisht të keqinterpretuara në hapësirën publike.

    Gonxhja nënvizon se ndërhyrjet e ndërmarra nuk cenojnë integritetin historik të vendit, por janë pjesë e një vizioni të bashkërenduar për ruajtjen, dokumentimin dhe ndërgjegjësimin mbi një të kaluar që nuk duhet të harrohet.

    Reagimi i plotë nga Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit:

    REAGIM PUBLIK nga Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit mbi ndërhyrjen në ish-burgun e Spaçit dhe projektin filmik mbi Revoltën e vitit 1973.

    Së fundmi është krijuar një “tymnajë” e panevojshme në lidhje me ish-burgun e Spaçit, duke injoruar jo vetëm degradimin ekstrem fizik por duke sajuar fabula mbi “prishje të kujtesës historike” apo “qoka” për hir të një filmi, çka është keqinformuese, por edhe dashakeqe në thelb.

    Për të gjithë të shqetësuarit realisht mbi fatin e këtij vendi simbol të kujtesës kombëtare, dhe mbi aludimet e anatemimet e shprehura, sqarojmë disa fakte të rëndësishme:

    Prej më shumë se tre vitesh, regjisori Namik Ajazi së bashku me shkrimtarin Visar Zhiti, vetë i burgosur politik dhe dëshmitar i atij realiteti, kanë ngritur përpjekjen e një projekti filmik ambicioz, që ka për synim të sjellë në ekran një nga ngjarjet më të rëndësishme të rezistencës antikomuniste në Shqipëri: Revoltën e të burgosurve të Spaçit në maj të vitit 1973.

    Kjo revoltë, e ndërmarrë nga njerëz që kishin përjetuar tejkalimin e çdo caku të dhunës shtetërore, që kishin humbur lirinë, familjen dhe jetën, mbetet një nga dëshmitë më të fuqishme të shpirtit të pamposhtur të njeriut. Sjellja e kësaj historie në ekran, me vërtetësi artistike dhe etike, është detyrim moral dhe kulturor, si ndaj të kaluarës, ashtu edhe ndaj brezave që vijnë.

    Vështirësitë e realizimit të këtij projekti filmik janë të mëdha, për shkak të pamundësisë për të rindërtuar kampin-burg në një set, gjendjes tejet të amortizuar të sitit në Spaç, nevojës për xhirime autentike në një ambient që ruan ende gjurmët reale të tragjedisë së atij vendi.

    Nga ana tjetër projekti i Qeverisë Shqiptare për ta kthyer Spaçin në një Muze të Kujtesës, të hapur e të aksesueshëm për të gjithë, ka nisur prej kohësh. Ish-burgu dhe kampi i punës së detyruar i Spaçit është vendi më simbolik i kujtesës së mizorisë së regjimit komunist në Shqipëri dhe të akteve të shumta të rezistencës së qytetarëve shqiptarë.

    Vende të ndryshme që kanë përjetuar regjime autoritare po merren me trashëgiminë materiale të së kaluarës së tyre të vështirë dhe nismat për të shndërruar ish-burgjet në muze, memorialë apo qendra kulturore po rezultojnë të frytshme për shoqërinë civile dhe institucionet për të kuptuar, përpunuar dhe përballur me të kaluarën që kjo lloj trashëgimie përfaqëson.

    Duke pasur parasysh rëndësinë e tij të jashtëzakonshme, ka ardhur momenti që Spaçi t’u kthehet qytetarëve shqiptarë dhe ndaj është punuar, prezantuar dhe miratuar në vitin 2024 plani i menaxhimit, zbatimi i të cilit do të mundësojë realizimin e vizionit për të ardhmen e Spaçit.

    Plani i menaxhimit, është konceptuar pas një analize të detajuar të pasurisë kulturore, të vlerave dhe statusit të saj të ruajtjes, si dhe pas një raundi konsultimesh me grupet e interesit që përfshinin më shumë se 58 individë në konsultimin paraprak: ish të burgosur politikë; profesionistë të institucioneve të ruajtjes së kujtesës, advokimit dhe kërkimit në Shqipëri; drejtorë të muzeve dhe zonave muzeale brenda dhe jashtë vendit, përfaqësues dhe anëtarë të komunitetit të Mirditës, artistë dhe profesionistë të kulturës, mësues e profesorë historie.

    Përmes përafrimit me rehabilitimin e vlerave dhe peizazhit, vizioni është që Spaçi të vazhdojë të jetë një vend i kujtesës dhe reflektimit personal dhe kolektiv. Qëllimi në lidhje me ndërtesat e ish-burgut është ruajtja e tyre në gjendjen sa më origjinale, duke ndalur përkeqësimin e shpejtë të tyre, duke i ruajtur ato në mënyrë të tillë që të dëshmohen këto tre dekada në të cilat shoqëria shqiptare është përpjekur të reflektojë mbi historinë e saj të fundit dhe të dhimbshme, në të cilën shenjat e kalimit të kohës mbi ndërtesa janë gjithashtu një metaforë për një distancim nga kujtesa e hidhur e vendit. Por degradimi aktual përbën edhe një rrezik eminent për humbje të pakthyeshme të kësaj kujtese.

    Detaje të mëtejshme mbi ndërhyrjet e sugjeruara të ruajtjes, rikrijimin e mundshëm të elementëve kyç, rikuperimin e shtigjeve dhe hyrjeve në tunelin e minierave dhe strategjitë e interpretimit të trashëgimisë kulturore janë paraqitur po ashtu në këtë plan, sipas të cilit do të ndërmerren procedurat e nevojshme për ngritjen e Muzeut të Burgut dhe Kampit të Punës së Detyrueshme, një muze dedikuar rezistencës ndaj diktaturës komuniste. Fokusi i muzeut do të jetë në përpjekjet dhe historitë e vuajtjes, mundimit dhe rezistencës që kanë ndodhur në Spaç, që nga episodi themelor i Revoltës së Spaçit në 1973, deri te aktet dhe gjestet e shumta të përditshme të mbijetesës deri te humbja e humanizmit, dinjitetit dhe solidaritetit që iu imponua të burgosurve. Informacione të mëtejshme mbi koleksionin e parashikuar të Muzeut, mbi hapat e nevojshëm për krijimin e tij dhe mbi strategjinë specifike të funksionimit do të paraqiten në vijim dhe do konsultohen hap pas hapi publikisht.

    Megjithatë, duhet të kuptohet se koha e nevojshme për realizimin e një muzeu të tillë, me të gjitha standardet që kërkohen, e tejkalon afatin kohor të fillimit të xhirimeve, i cili është i përcaktuar tashmë në një mundësi historike bashkëprodhimi me një studio prestigjioze italiane. Për këtë arsye, kërkuam që brenda projektit të madh të rehabilitimit, të shihej me prioritet realizimi i disa ndërhyrjeve konservuese dhe përforcuese të pjesshme, duke parë edhe riskun e lartë për aksidente në sit, që do të mundësonin sigurinë fizike dhe rikrijimin e atmosferës së vitit 1973 me ndihmën e efekteve speciale dhe skenografisë, me një buxhet dhe ndërhyrje minimale. Përse nuk u protestua vite më parë për dritaret blu, për rrënimin e dhjetra monumenteve e strukturave, për rrëshqitjet e erozionin prej lënies në mëshirë të fatit, për rrëzimin e trarëve e soletave, për zhdukjen e artefakteve e të materialeve, për rrezikun ndaj vizitorëve? Mjaft të shikohen fotot! Dhe krejt papritmas lajmi i një filmi po rrezikon Spaçin?

    Ndërhyrjet nuk kanë për qëllim modifikimin e memories historike, përkundrazi, janë të menduara me kujdes për ta ruajtur dhe pasuruar atë. Në fillesë të punimeve, shenjat e rehabilitimit qenë të dukshme, por ato integrohen dhe harmonizohen përmes teknikave skenografike dhe restauruese, duke përngjasuar sa më afër gjendjes origjinale të kohës.

    Ky projekt filmik, që do të sjellë në ekran një histori të jashtëzakonshme guximi, dhimbjeje dhe idealizmi, nuk është një nismë politike, dhe as një manovër jotransparente, por një përpjekje e mundimtë dhe e sinqertë për të kujtuar dhe nderuar një kapitull të errët e heroik të historisë sonë.

    Çdo zë që mundohet të përdorë këtë situatë për instrumentalizim politik apo për të nxitur dyshime dhe ndasi, në fakt po bie ndesh me përpjekjen për të dokumentuar një të vërtetë që për dekada u hesht dhe u mohua.

    Projekti i këtij filmi, bën të padukshmen të dukshme, i jep zë atyre që nuk patën zë, dhe tregon për tërë botën atë që ndodhi në burgjet politike të diktaturës komuniste shqiptare. Ky është një borxh që historia na e ka lënë, dhe që arti ka fuqinë dhe përgjegjësinë ta shlyejë.

    Përsa i përket sitit të ish-burgut të Spaçit, ne jemi të ndërgjegjshëm për ndjeshmërinë që ky sit ka dhe ku përmes planit të menaxhimit, janë parashikuar të gjitha konservimet dhe hapat e mëtejshëm që do të garantojnë mbrojtjen e kujtesës historike, integritetin e sitit dhe përdorimin e tij në funksion të edukimit publik, reflektimit qytetar dhe dokumentimit të së vërtetës historike.

    E kaluara jonë nuk mund të fshihet, nuk mund të ridizenjohet sipas interesave të çastit dhe as të lihet në harresë nga neglizhenca.

    Çdo hap që ndërmerret në Spaç bëhet me ndjeshmërinë që kërkon një vend i ngarkuar me dhimbje dhe dinjitet, me vetëdijen se kujtesa nuk mbahet gjallë vetëm nga muret që qëndrojnë, por nga zërat që ngrihen për të treguar të vërtetën që ato mure kanë parë.

    Prandaj, ndërhyrjet konservuese dhe projekti filmik nuk janë dy rrugë të ndara, por dy shtylla të së njëjtës përpjekje fisnike për të mos lejuar harresën të bjerë mbi atë që ndodhi, për të mësuar nga plagët e historisë dhe për të ndërtuar mure mbajtëse e ura ndërgjegjësimi mes brezave, që të mos përsëritet më kurrë ai ferr!

    E fundit, por jo nga rëndësia! Nuk duhet të harrojmë eksperiencat e “protestave” me kobure në brez për këndin e lojrave në Parkun e Madh të Liqenit dhe molotovët ndaj Bunkartit nga Sanço Pançot e politikës së vjetër! Le të distancohemi prej tyre!”.

    Source link

  • Nuk përmbahet Santiana, ekspozon linjat trupore në bikini

    Nuk përmbahet Santiana, ekspozon linjat trupore në bikini

    Santiana Maloku është një nga emrat me të përfolur të show bizit shqiptar.

    E vetëdijshme për këtë, ish-banorja e Big Brother VIP Kosova 2 po vazhdon të jetë shumë aktive në rrjetet sociale ku bën postime nga me të ndryshmet.

    Në imazhet e fundit të publikuara në profilin e saj në Instagram, Santiana shfaqet pranë pishinës veç në bikini.

    Ajo në këtë imazh nuk heziton t’ia ktheje të pasmet aparatit.

    Në këtë imazh Santiana zbulon se po gëzon linja trupore në top formë.

    Source link

  • Ndërhyrjet në ish-burgun e Spaçit për një projekt filmi, reagon Ministria e Kulturës