Author: arso

  • Puthja në skenë ndez spekulimet, a po rikthehet romanca mes Gjestit dhe Eglit?

    Puthja në skenë ndez spekulimet, a po rikthehet romanca mes Gjestit dhe Eglit?


    Një mbrëmje e zakonshme koncertesh u shndërrua në një spektakël emocionesh dhe nostalgjie, teksa këngëtari i njohur Gjesti dhuroi një performancë të paharrueshme për fansat e tij më besnikë.

    Por momenti që elektrizoi audiencën erdhi kur një fanse i dhuroi atij një bluzë me fotografinë e tij së bashku me këngëtaren Egli Tako, duke rikthyer menjëherë vëmendjen te raporti i shumëpërfolur mes dyshes.

    Pas këtij gjesti, publiku nisi të thërrasë në kor: “Puth Eglin! Puth Eglin!”.

    Në fillim, Gjesti reagoi me kujdes, duke theksuar me një buzëqeshje: “Kjo duhet me u bë me ndjenja, jo veç ashtu”, por më pas, nën duartrokitjet dhe brohoritjet e turmës, ai u afrua dhe e puthi Eglin në skenë – një moment i papritur që shkaktoi reagime të fuqishme emocionale mes të pranishmëve.

    Ky veprim i papritur dhe i sinqertë ka ndezur sërish spekulimet për një rikthim të mundshëm të lidhjes mes Gjestit dhe Eglit, që dikur ishin një ndër çiftet më të dashur të muzikës shqiptare.

    Reagimet në rrjete sociale nuk kanë munguar, me fansat që pyesin: A është kjo një dëshmi se dashuria mes tyre nuk është shuar?

    Megjithëse nuk ka ende një reagim zyrtar nga asnjëri prej tyre, puthja në skenë mbetet një ndër momentet më të ndjera dhe të komentuara të këtij koncerti – dhe ndoshta një paralajmërim për një kapitull të ri mes dy artistëve. 



    Source link

  • Ja pse nuk duhet të pini kafe para analizave të gjakut


    Ekspertët paralajmërojnë se konsumimi i kafesë përpara analizave laboratorike të gjakut mund të çojë në rezultate të pasakta dhe të ndikojë negativisht në disa parametra kyç shëndetësorë.

    Sipas udhëzimeve mjekësore, është thelbësore të qëndroni esëll të paktën 8 deri në 12 orë para marrjes së mostrës së gjakut – dhe kjo nënkupton shmangien e plotë të ushqimit, kafesë dhe çajit.

    Kafeja mund të rrisë nivelin e glukozës në gjak, hormonët e stresit si kortizoli dhe adrenalina, si dhe kolesterolin LDL. Si diuretik, ajo gjithashtu mund të shkaktojë dehidratim, duke ndikuar në përqendrimin e elektroliteve dhe qelizave të gjakut.

    Për analizat që kërkojnë agjërim – si glukoza, kolesteroli, trigliceridet, vitamina B12, hekuri, kortizoli dhe të tjera – rekomandohet që darka e fundit të konsumohet deri në orën 19:00 dhe në mëngjes të pihet vetëm ujë i pastër.

    Gjithashtu, për të garantuar rezultate të sakta, sugjerohet të shmangni aktivitetin fizik të rëndë, alkoolin dhe ilaçet e panevojshme 48 orë para analizave.

    #pse #nuk #duhet #të #pini #kafe #para #analizave #të #gjakut
    #pse #nuk #duhet #të #pini #kafe #para #analizave #të #gjakut





    Source link

  • Mbyllet pa gola ndeshja e madhe  Shqipëri-Serbi, vetëm barazim për kuqezinjtë


    Është mbyllur ndeshja e madhe e Shqipërisë ndaj Serbisë, e zhvilluar në kuadër të kualifikimeve për Kupën e Botës të vitit 2026.
    Kombëtarja shqiptare e mbylli me barazim ndeshjen ndaj Serbisë, e cila u luajt në “Air Albania” në Tiranë.
    Rezultati pas 90 minutave ishte 0-0, shkruan “Gazeta Express”.
    Gjatë tërë ndeshjes, Shqipëria ishte më e mirë se kundërshtari, mirëpo që në fund nuk arriti të marrë më shumë se një pikë.
    Shqipëria në pjesën e parë pati disa raste të mira, përmes Mitajt, Laçit e Manajt. Ky i fundit madje e humbi penalltinë në sekondat e fundit të pjesës së parë.
    Në fillim të pjesës së dytë, Serbia dha ca shkëndija, me dy raste të mira shënimi, por që nuk kaluan përtej Thomas Strakoshës në portën kuqezi.
    Pastaj, tërë lojën e mori në dorë Shqipëria, e cila rrezikoi përmes Armando Brojës dhe Nedim Bajramit.
    Në fushë, në pjesën e dytë u paraqitën edhe dy yjet tjerë nga Kosova, Mirlind Daku dhe Ylber Ramadani.
    Me këtë pikë, Shqipëria shkon në kuotën e katër pikëve, pas tri ndeshjeve të luajtura.
    Ndërkohë, Serbia ka një pikë në vetëm një ndeshje.

    Source link



    Source link

  • Përjashtimi vazhdon: Shqiptarët larg pozitave vendimmarrëse në RMV


    Shqiptarët në Republikën e Maqedonisë së Veriut, ngjashëm si numerikisht, nuk qëndrojnë mirë në përfaqësim të drejt dhe adekuat as kur bëhet fjalë për pozicione udhëheqëse administrative. 

    Portali i lajmeve në internet. Poartalb.mk ka analizuar disa institucione shtetërore, për atë se sa shqiptarë ka në pozita udhëheqëse.

    Në Ministrinë e drejtësisë dhe Ministrinë e sportit asnjë udhëheqës sektori nuk është shqiptar.

    Në Ministrinë e Financave nga 15 këshilltarë shtetërorë vetëm një është shqiptar.

    Në Ministrinë e Kulturës nga 22 pozicione udhëheqëse vetëm 4 janë shqiptarë.

    Gjendja nuk është më e mirë as në Agjencinë e Komunkikimeve Elektronike nga 11-të këshilltarë të drejtorit vetëm 2 janë shqiptarë. Po në këtë institucion, nga 10 udhëheqës sektori vetëm 1 është shqiptar.

    Kujtojmë se Portalb.mk në një analizë së fundmi prezantoi numrat e përfaqësimit etnik në disa institucione që janë në disproporcion me numrin e shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut sipas regjistrimit të popullsisë. Nga të dhënat e siguruara rezultoi se në Presidencë, Ministrinë për Transformim Digjital, Ministrinë e Sportit, Bankën Popullore, MEPSO dhe Agjencinë e Administratës, shqiptarët janë të nënpërfaqësuar.

    Opozita shqiptare në Maqedoninë e Veriut vazhdimisht ka akuzuar qeverinë aktuale se po punëson pa asnjë barëspeshë sa i përket përfaqësimit të drejtë dhe adekuat.

    Ndërkaq protagonistët e koalicionit VLEN tash e një kohë të gjatë vazhdimisht dalin me deklarata se është në përfundim procesi i zgjidhjes ligjore për përfaqësimin e drejtë dhe adekuat, që nga shfuqizimi i mekanizmit juridik “Balancuesi”. Por një zgjidhje e tillë ligjore po zvarritet me muaj të tërë. 

    Ndryshe, Gjykata Kushtetuese e RMV-së më 9 tetor 2024 me shumicë votash vendosi për shfuqizimin e instrumentit “Balancues”, i cili ka rregulluar përfaqësimin e drejtë të komuniteteve në administratën shtetërore. Pas këtij vendimi, për punësimet në administratën publike nuk po mbahet llogari për përkatësinë etnike.

    Lënda për shfuqizimin e tij u hap pas një iniciative të dorëzuar nga përbërja e vjetër e Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit (KSHPK)  më 11 janar 2024, sepse, sipas tyre, me të bëhen abuzime gjatë punësimit. (Portalb.mk)

    The post Përjashtimi vazhdon: Shqiptarët larg pozitave vendimmarrëse në RMV appeared first on KOHA.

    Source link



    Source link

  • E dërgoi në tribunë, kush është lojtari që po çmend Silvinjon. Trajneri i Kombëtares zbulon “padashur” vendimin

    E dërgoi në tribunë, kush është lojtari që po çmend Silvinjon. Trajneri i Kombëtares zbulon “padashur” vendimin


    Berat Gjimshiti ka plotësuar numrin e kartonëve dhe kështu duhet të mungojë ndaj Letonisë. Kapiteni i Kombëtares u ndëshkua dje kundër Serbisë, ndërsa ndeshja u mbyll me barazim pa gola.

    Screenshot 2025-06-08 102610

    Trajneri Silvinjo la të nënkuptohet kush do të jetë zëvenësuesi i Gjimshitit me Letoninë. Bëhet fjalë për Adrian Bajramin, që ndodhej mbrëmë në tribunë.

    “Mungesa e Gjimshititi? Nesër duket të shohim gjithçka. Tani kemi 5 qendërmbrojtës bashkë me Adrian Bajramin që po më çmend, po luan shumë mirë. Ai do shkojë pas ndeshjes në SHBA për të luajtur me Benfikën në Botëror. Kemi lojtarë dhe është e mirë për zgjedhje, do të bëjmë stërvitjen do të shohim. Sot kemi shpenzuar shumë energji”, u shpreh trajneri brazilian pas ndeshjes.

    Duke qenë se Gjimshiti lë një vend të lirë, Bajrami si mbrojtësi i vetëm nga tribuna pritet t’i shtohet lojtarëve në dispozicion. Kujtojmë se edhe Pajaziti, Dajsinani dhe Berisha nuk ishin në dispozicion të Silvinjos dje.

    EMANUEL LOCI-PANORAMASPORT.AL

    NDIQE LIVE “PANORAMA TV”







    Source link

  • Kurti: AKI ka treguar efikasitet të jashtëzakonshëm në mbrojtjen e shtetit


    Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka theksuar se arrestimi i pesë personave të dyshuar për bashkëpunim me shërbimin sekret serb (BIA), brenda pak më shumë se një viti, është rezultat i operacioneve të suksesshme të Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë (AKI), në bashkëpunim me Policinë dhe Prokurorinë.

    Ai ka theksuar se këto raste “përveçse dëshmojnë përpjekjet e vazhdueshme të Serbisë për destabilizim, konfirmojnë suksesin tonë në zbulimin dhe çmontimin e rrjeteve të inteligjencës serbe në Kosovë.”

    Kurti ka thënë se rastet përfshijnë “përpjekje për rishkrim të historisë me qëllim njollosjen e luftës së UÇK-së dhe mohimin e masakrës së Reçakut; infiltrime në organizata ndërkombëtare dhe në qarqe ekstremiste fetare me qëllim dëmtimin e sigurisë dhe imazhit të shtetit.”

    Ai po ashtu ka njoftuar se njëri nga të dyshuarit, pas përballjes me dëshmitë, tashmë ka pranuar fajësinë.

    “AKI, në bashkëpunim me mekanizmat vendorë dhe ndërkombëtarë, ka treguar efikasitet të jashtëzakonshëm, aftësi të avancuara analitike e operative në mbrojtjen e sovranitetit dhe rendit kushtetues,” ka shkruar Kurti në Facebook.

    Kryeministri në detyrë ftoi qytetarët që “të jenë të vëmendshëm dhe të angazhuar në përpjekjet për një Kosovë të qëndrueshme dhe të pathyeshme ndaj çdo forme kërcënimi,” duke shtuar se “Trajtimi i suksesshëm i këtyre rasteve duhet të shërbejë si shembull për rritjen e vetëdijes dhe forcimin e frontit të përbashkët për siguri kombëtare.”



    Source link

  • Arsimi për fëmijët, si të përfitoni zbritjet pas deklarimit të të ardhurave! Shembuj konkret, dokumentacioni që ju nevojitet


    Një prind që për 2025 siguroi deri në 1.2 milionë lekë të ardhura dhe në certifikatën familjare ka në ngarkim 1 fëmijë të moshës deri 18 vjeç, që po e shkollon në një institucion arsimor privat do të përfitojë 100 mijë lekë zbritje shpenzimesh për arsimimin, që do i njihen si shpenzime të zbritshme.

    Pavarësisht nivelit të të ardhurave vjetore të siguruara, atij do t’i zbriten edhe 48 mijë lekë shpenzime për rritjen apo mbajtjen e fëmijës.

    Shuma vjetore që ky prind shpenzon për rritjen e fëmijës dhe për arsimin e tij të përcaktuara në nivelet e mësipërme do të zbritën nga totali i të ardhurave vjetore të siguruar nga puna apo siç njihet ndryshe nga totali i bazës së tatueshme vjetore.

    Pasi t’i zbriten këto shpenzime do t’i tatohen më pak të ardhura. Për rrjedhojë do të llogaritet më pak tatim dhe një pjesë mund ti rimbursohet. Kjo lehtësi fiskale do të përfitohet përmes Deklaratës Individuale Vjetore të të Ardhurave 2025 që plotësohet në mars të 2026.

    Zbritja e shpenzimeve për arsimin dhe fëmijët në ngarkim nga totali i të ardhurave vjetore të realizuara për 2025 pritet të ulë tatimin për individët e punësuar.

    Shpenzimet për zbritje do të deklarohen nëpërmjet DIVA-s (Deklarata Individuale Vjetore të të Ardhurave) që do të plotësohet në mars të 2026-s, ndërkohë që tatimi i 2025-s për pagat është paguar çdo muaj. Por nëse tatimi i paguar gjatë 2025 rezulton të jetë më i lartë se tatimi i ri që do të llogaritet pas zbritjes së shpenzimeve, diferenca do të jetë rimbursimi që do të kërkohet brenda tre muajve nga plotësimi i deklaratës vjetore.

    Sipas Drejtorise se Pergjithshme te Tatimeve, mbeshtetur në ligjin e ri “Per tatimin mbi te ardhurat” te ardhurave të realizuara nga pagat për vitin 2025, do t’u zbriten shpenzimet prej 48 mijë lekësh për çdo fëmijë në ngarkim të moshës deri në 18 vjeç dhe 100 mijë lekë për arsimin. “Zbritjen nga baza e tatueshme prej 48 mijë lekësh në vit për çdo fëmijë në ngarkim të moshës deri 18 vjeç, e përfiton çdo individ, pavarësisht nivelit të të ardhurave.

    Ndërsa shpenzimet fikse për arsimin me vlerë 100 mijë lekë në vit, pavarësisht numrit të fëmijëve, do ta përfitojnë vetëm individët me të ardhura deri në kufirin e 1,2 milionë lekëve në vit”, sqaruan Tatimet.

    Tatimi mbi të ardhurat nga paga është paguar nga individët çdo muaj për vitin 2025, por zbritja e shpenzimeve për fëmijët nga totali i të ardhurave vjetore të fituara nga punësimi do të bëhet në Mars 2026 përmes plotësimit të Deklaratës Vjetore të të Ardhurave (DIVA). Nëse në DIVA, pas zbritjes së shpenzimeve, do të shfaqet gjendje teprice kreditore, do të thotë se tatimet ndaj këtij individi kanë një borxh parash për të kthyer.

    Pra, nëse tatimi i paguar gjatë vitit 2025 rezulton se është më i lartë se tatimi i llogaritur pas zbritjeve të shpenzimeve në DIVA, që do të plotësohet deri më 31 Mars 2026, Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve (DPT) sqaron se në këtë rast, individi ka të drejtë që brenda 3 muajve të kërkojë rimbursimin e parave, pra kthimin e tyre.

    Sipas shembullit të DPT-së, nëse një individ X, me të ardhura mujore 70 mijë lekë apo të ardhura vjetore prej 840 mijë lekësh për 2025-n ka paguar tatim prej 5,200 lekësh në muaj apo tatimin vjetor prej 62,400 lekësh. Individi ka dy fëmijë në ngarkim të moshës nën 18 vjeç dhe të ardhurat vjetore nuk e kalojnë kufirin e 1,2 milionë lekëve, për të cilat do të përfitojë zbritje shpenzimesh.

    Pas zbritjes së shpenzimeve nga totali i të ardhurave për 2025, tatimi i ri për këtë individ llogaritet në vlerën e 29,120 lekë. Por ndërkohë individi X për 2025 kishte paguar një tatim vjetor prej 62,400 lekësh. Këtij detyrimi të paguar do t’i zbritet tatimi i ri i llogaritur me vlerë 29,120. Diferenca prej 33,2 mijë lekësh është shuma që i takon të kërkojë për rimbursim brenda 3 muajve, pas plotësimit të DIVA-s.

    Në një çift bashkëshortësh, të drejtën për zbritjen e shpenzimeve të fëmijëve në ngarkim dhe për arsimimin nëse plotësohet kufiri i të ardhurave e ka anëtari me të ardhura më të larta vjetore. Zbritja e shpenzimeve për fëmijët nga baza vjetore e tatueshme nuk përfitohet nga të dy prindërit e fëmijëve në ngarkim, por vetëm ai që ka të ardhurat më të larta të deklaruara. Por me hyrjen në fuqi të ligjit të ri për tatimin mbi të ardhurat detyrimin për plotësimin e DIVA e kanë të gjithë individët e punësuar me të ardhura vjetore mbi 1,2 milionë lekë në vit.

    Pra plotësimin e DIVA-s për të ardhurat vjetore të 2024-s e kishin të gjithë individët që realizonin të ardhura mbi 1,2 milionë lekë nga 2 milionë lekë që ishte më parë pragu i lejuar. Në të kundërt, individët që nuk plotësojnë DIVA apo vonojnë plotësimin e saj ngarkohen me penalitete prej 3,000 lekësh. Për 2024, nuk ndryshoi mënyra e plotësimit dhe dorëzimit të DIVA-s 2024. Pra të dypunësuarit vijojnë të kenë detyrimin të plotësojnë deklaratën pavarësisht nëse e arrijnë kufirin prej 1,2 mln lekë në vit, apo kanë realizuar të ardhura nën këtë nivel.

    Për individët që realizojnë të ardhura vjetore nën 1,2 milionë lekë dhe nuk kanë detyrim për të plotësuar DIVA, por kërkojnë të përfitojnë një të drejtë për shpenzimet e fëmijëve që ligji e njeh si lehtësi fiskale, plotësimi i saj do të kryhet vullnetarisht. Pra, në këtë rast individi, nuk penalizohet me masë administrative nga tatimet.

    Si do të ulet tatimi pas zbritjes së shpenzimeve për fëmijët?

    Sipas Tatimeve, zbritje nga baza e tatueshme prej 48 mijë lekësh në vit për çdo fëmijë në ngarkim të moshës deri në 18 vjeç, e përfiton çdo individ, pavarësisht nivelit të të ardhurave.

    Ndërsa shpenzimet për arsimin me vlerë 100 mijë lekë në vit, pavarësisht numrit të fëmijëve, e përfitojnë vetëm individët me të ardhura deri në kufirin e 1,2 milionë lekëve në vit.

    Në vitin 2026, kur individi X do të plotësojë Deklaratën Vjetore të të Ardhurave, do t’u zbresë të ardhurave vjetore nga paga për 2025-n, shpenzimet në ngarkim të 2 fëmijëve që ka 48,000 × 2 = 96,000 lekë.

    Në rastin e shembullit, të ardhurat e individit nuk e kalojnë kufirin e 1,2 milionë lekëve dhe përfiton edhe zbritjen e shpenzimeve prej 100 mijë lekësh. Zbritja e shpenzimit për arsimimin e fëmijëve është fikse, pavarësisht numrit të tyre.

    Në këtë rast, individit nga të ardhurat vjetore do t’i zbritet një total shpenzimesh prej 196,000 lekësh. Pas zbritjes baza e re e tatueshme do të jetë në vlerën e 644 mijë lekëve.

    Por sipas skemës së re të përcaktuar në pikën 1, të nenit 22, të ligjit të ri “Për tatimin mbi të ardhurat”, nëse të ardhurat vjetore nga punësimi janë mbi 600 mijë lekë deri në 720 mijë lekë, tatimpaguesit i zbritet një shumë prej 420 mijë lekësh, pra kjo shumë nuk tatohet.

    Pas kësaj zbritjeje, baza e tatueshme bëhet 224 mijë lekë x 13%, tatimi i ri i llogaritur është 29,120 lekë.

    Por ndërkohë individi X për 2025 kishte paguar një tatim vjetor prej 62,400 lekë. Këtij detyrimi të paguar do t’i zbritet tatimi i ri llogaritur me vlerë 29,120.

    Diferenca prej 33,280 lekësh është shumë që individit X i takon për rimbursim dhe e kërkon pranë tatimeve brenda 3 muaj pas plotësimit të DIVA.

    Risitë për zbritjen e shpenzimeve për fëmijët nga baza e tatueshme nisin zbatimin me hyrjen në fuqi të ligjit “Për tatimin mbi të ardhurat”. Më herët, administrata tatimore ka vlerësuar se shuma për rimbursim do të jetë rreth 20 mln euro.

    Kush përfiton dhe Dokumentacioni

    Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ka sqaruar për “Monitor” se të drejtën për të përfituar nga zbritjet e bazës tatimore prej 48 mijë lekësh në vit për çdo fëmijë në ngarkim të moshës deri 18 vjeç do ta kenë të gjithë individët, pavarësisht nivelit të të ardhurave.

    Ndërsa të drejtën për zbritjen e shpenzimeve për arsimimin e fëmijëve, në masën 100 mijë lekë në vit, pavarësisht numrit të fëmijëve, shuma nuk ndryshon, do ta kenë vetëm individët me të ardhura vjetore deri në 1,2 milionë lekë në vit.

    Për të dyja rastet, si për përfitimin e shpenzimeve për fëmijët në ngarkim dhe shpenzimet e arsimit (këto të fundit përfitohen vetëm nga individët me të ardhura vjetore deri në 1,200,000 lekë) duhet të bëhet ruajtja e dokumentacionit, dukë përfshirë certifikatën familjare për fëmijët në ngarkim, kontratat me institucionet arsimore, përfshirë pagesat për gjuhët e huaja.

    Tatimet pohojnë se në mënyrë të hollësishme, dokumentacioni justifikues për shpenzimet përcaktohet edhe në pikën 23.1 të Udhëzimit nr.26, datë 08.09.2023 “Për tatimin mbi të ardhurat”.

    “Kompensimi për fëmijën në ngarkim të tij dhe shpenzimet për arsim kërkohen nga anëtari i familjes me të ardhura më të larta vjetore të tatueshme.

    Ai duhet të paraqesë dokumente justifikues, të tilla si: certifikatën e gjendjes familjare, kontratat me institucionet arsimore dhe dokumentet e pagesës për fëmijët apo edhe dokumentet për pagesat e kurseve të gjuhëve të huaja etj”., sqarohet në udhëzim.

    Dokumentacioni justifikues për shpenzimet nuk do të ngarkohet në sistem në momentin e plotësimit të DIVA-s, por do të ruhet nga individi përfitues në rast kontrolli tatimor.

    “Tatimpaguesi individ deklarues i DIVA-s duhet vetëm të dorëzojë deklaratën tatimore vjetore dhe dokumentacionin vërtetues të të dhënave që ka deklaruar duhet ta disponojë për ta vënë në dispozicion të administratës tatimore në rast kërkese nga administrata”, sqaroi Administrata Tatimore për “Monitor”.

    Ligji për procedurat tatimore parashikon ruajtjen e dokumentacionit deri në 5 vite.

    “Periudha e ruajtjes së dokumentacionit është përcaktuar në ligjin 9920, datë 19.08.2008 ‘Për procedurat tatimore në Republikën e Shqipërisë, i ndryshuar, neni 48 ‘Mbajtja dhe ruajtja e dokumenteve të të dhënave tatimore’, pika 2.

    Afati është të paktën 5 vjet duke filluar nga fundi i vitit tatimor të cilit i përkasin dokumentet”, sqaron DPT.

    Në rast se individi deklarues nuk disponon dokumentacion që justifikon zbritjen për arsimin dhe në rast kontrolli, deklarimi do të konsiderohet i gabuar, atëherë individi deklarues sipas DPT-së do të penalizohet në referim të dispozitave të ligjit nr. 9920, datë 19.08.2008 “Për procedurat tatimore në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar.

    Arsimi publik nuk përfshihet

    Fëmijët që ndjekin arsimin publik nuk përfitojnë nga kjo zbritje, për shkak se nuk ka pagesë të dokumentuar.

    Administrata Tatimore sqaron se vetëm shpenzimet reale, të justifikuara me fatura për arsimin e fëmijëve, mund të zbriten nga baza tatimore.

    Shembull 1

    Sa ulet tatimi nga zbritja e shpenzimeve për arsim dhe fëmijët në ngarkim

    Individi X ka këto të dhëna:

    Të ardhura mujore nga punësimi: 70,000 lekë

    Të ardhura vjetore: 70,000 × 12 = 840,000 lekë

    Tatimi i paguar gjatë vitit (pa zbritje):

    Tatimi mbi pagën llogaritet kështu: (70,000-30,000) x 13% = 5,200 lekë/muaj apo tatimi vjetor i paguar është 62,400 lekë.

    Zbritjet që përfiton në DIVA:

    Individi me të ardhura nën 1,200,000 lekë në vit ka 2 fëmijë në ngarkim të moshës nën 18 vjeç.

    Individi për të përfituar zbritjet për arsimin e fëmijëve duhet të plotësojë dhe të dorëzojë deklaratën e të ardhurave personale deri në datë 31 mars të vitit pasardhës (viti i fillimit që përfiton zbritjet për arsim dhe kompensimin për fëmijë është viti 2025), pra deri në 31 mars 2026.

    Shuma maksimale që zbritet për arsim është 100,000 lekë pavarësisht nga numri i fëmijëve në moshë nën 18 vjeç.

    Individi me të ardhurat personale nga punësimi dhe/ose biznesi me më shumë se 1,200,000 lekë në vit nuk përfiton nga zbritje shpenzimesh për arsim.

    Zbritje për arsimin 100,000 lekë

    Zbritja për fëmijët në ngarkim = 48,000 lekë

    Në këtë rast, zbritja për 2 fëmijë në ngarkim që ka individi X = 48,000 × 2 = 96,000 lekë

    Zbritje totale = 100,000 + 96,000 196,000 lekë

    Baza e re e tatueshme: Nga 840,000 lekë, hiqet 196,000 lekë zbritje

    Baza e tatueshme bëhet: 644,000 lekë

    Tatimi i ri që duhet të kishte paguar:

    (644,000-420,000) x 13% = 29,120 lekë (420,000 lekët e para nuk tatohen nëse të ardhurat janë mbi 600,000 lekë deri në 720,000 në vit sipas skemës së re të përcaktuar në pikën 1 të nenit 22)

    Rimbursimi që i takon:

    Tatimi vjetor i paguar: 62,400 lekë

    Tatimi i ri pas zbritjeve: 29,120 lekë

    Diferenca: 33,280 lekë (ky është rimbursimi që i takon)

    Si ta përfitojë këtë shumë?

    Individi plotëson deklaratën DIVA deri më 31 mars të vitit tjetër.

    Dokumentet e nevojshme për të përfituar zbritjet për fëmijët në ngarkim dhe për shpenzimet arsimore, nuk do të bashkëngjiten në sistem gjatë plotësimit të DIVA-s, por do të ruhen deri në 5 vite për rastet e kontrollit tatimor.

    Sa ulet tatimi nga zbritja e shpenzimeve fikse prej 100 mijë lekësh në vit për arsim

    Së pari, individi me të ardhurat personale nga punësimi dhe/ose biznesi me më shumë se 1,200,000 lekë në vit nuk përfiton nga zbritje shpenzimesh për arsim.

    Shembull: Individi X ka të ardhura nga punësimi 70,000 lekë në muaj apo 840,000 lekë në vit.

    Tatimi i paguar në çdo muaj është (70,000-30,000) 13% 5,200 lekë dhe në vit 62,400 lekë.

    Individi për të përfituar zbritjet për arsimin e fëmijëve duhet të plotësojë dhe dorëzojë deklaratën e të ardhurave personale deri në datë 31 mars të vitit pasardhës (viti i fillimit që përfiton zbritjet për arsim dhe kompensimin për fëmijë është viti 2025), pra deri në 31 mars 2026.

    Shuma maksimale që zbritet për arsim është 100,000 lekë, pavarësisht nga numri i fëmijëve në moshë nën 18 vjeç.

    (840,000-100,000)/12 = 61,667 lekë/muaj. Tatimi 4,117 lekë (vjetor 49,400 lekë).

    Në këtë rast, sipas pikës 1 të nenit 22, përveç shpenzimeve për arsim nga baza tatimore, është zbritur një shumë prej 360, 000 lekësh nëse të ardhurat vjetore janë mbi 720, 000 lekë, ose një shumë prej 30,000 lekësh në muaj, nëse të ardhurat mujore janë mbi 60,000 lekë.

    Individi do të rezultojë në Deklaratën individuale të të Ardhurave me gjendje kreditore 13,000 lekë (e rrumbullakosur).

    Këtë gjendje kreditore e kërkon brenda një afati 3 muaj.

    Zbritjet nga baza tatimore, çfarë parashikon Neni 22

    1. Tatimpaguesi i të ardhurave personale me të ardhura nga punësimi dhe/ose biznesi mund të zbresë nga baza tatimore për periudhën tatimore:
    2. a) një shumë prej 600 000 lekësh, nëse të ardhurat vjetore janë deri 600 000 lekë, ose një shumë prej 50.000 lekësh në muaj nëse të ardhurat mujore janë deri në 50.000 lekë;
    3. b) një shumë prej 420 000 lekësh nëse të ardhurat vjetore janë mbi 600 000 lekë deri në 720 000 lekë, ose një shumë prej 35.000 lekësh në muaj nëse të ardhurat mujore janë mbi 50.000 lekë deri në 60.000 lekë;
    4. c) një shumë prej 360 000 lekësh nëse të ardhurat vjetore janë mbi 720 000 lekë, ose një shumë prej 30.000 lekësh në muaj, nëse të ardhurat mujore janë mbi 60.000 lekë;

    ç) një shumë kompensimi për çdo fëmijë në ngarkim të tij më pak se 18 vjeç prej 48 000 lekësh.

    1. Tatimpaguesi i tatimit mbi të ardhurat personale me të ardhura vjetore të tatueshme nga punësimi dhe/ose të ardhura vjetore të tatueshme nga biznesi më pak se 1 200 000 lekë mund të zbresë, përveç shumave individuale sipas pikës 1 të këtij neni, shpenzimet korrente për arsimin e fëmijëve në ngarkim të tij, në vlerën maksimale 100 000 lekë.//Monitor



    Source link

  • MBYLLEN APLIKIMET PËR DREJTIMIN E BKH-SË/ Mes kandidatëve edhe Gledis Nano, procesi kalon në duart komisionit të SPAK Koka


    Ka përfunduar zyrtarisht afati për aplikimet për postin e drejtuesit të ri të Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH), strukturës hetimore që vepron pranë SPAK. Në mesin e aplikantëve për mandatin 5-vjeçar bie në sy emri i Gledis Nanos, ish-drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit. Po ashtu për këtë post, kanë aplikuar edhe Menton Cuku dhe Joni Keta, të cilët janë aktualisht pjesë e trupës hetimore të BKH-së.
    Procesi i përzgjedhjes do të vijojë në javët e ardhshme me verifikimin e kritereve ligjore, testimet me shkrim dhe intervistat përfundimtare, të cilat do të zhvillohen nga Komisioni i Posaçëm i ngritur pranë SPAK.
    Komisioni që do të përzgjedhë drejtuesin e ri të BKH-së përbëhet nga prokurorët Altin Dumani, Behar Dibra dhe Arben Kraja. Pas përzgjedhjes së kandidatit, emri i propozuar i kalon për miratim Këshillit të Lartë të Prokurorisë (KLP).
    Drejtuesi i ri i BKH-së pritet të zgjidhet përpara përfundimit të mandatit të Aida Hajnajt më 31 gusht 2025, duke marrë drejtimin e një prej institucioneve kyçe në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar në vend.

    Source link



    Source link

  • Pasi fitoi çmimin e madh, momenti emocionues kur Gjesti takon prindërit e tij


    Gjesti, fituesi i Big Brother VIP 4 është pritur me përqafime nga të afërmit dhe fansat pasi doli nga shtëpia më e famshme në Shqipëri me çmimin e madh.

    Momente emocionuese janë publikuar kur Gjesti është përqafuar nga prindërit e tij.

    “Faleminderit të gjithë shqiptarët anë e mbanë botës, besoj e kam merituar.

    Faleminderit Top Channel që më ka hapur dyert, kurrë nuk kam për ta harruar, faleminderit Zotit, familjes, publikut.

    U kry ç’do sen”, ishin këto fjalët e para të Gjestit pas triumfit.

    Source link



    Source link

  • “Serbët na kanë lënduar vëllezërit”- Egla Ceno shpërthen para ndeshjes së nesërme

    “Serbët na kanë lënduar vëllezërit”- Egla Ceno shpërthen para ndeshjes së nesërme


    Më pak se 24 orë nga ndeshja e rëndësishme Shqipëri–Serbi, e vlefshme për fazën kualifikuese të Euro 2026, aktorja dhe fituesja e “Big Brother VIP Albania 3”, Egla Ceno, ka ndarë një reagim publik në rrjetet sociale.

    Përmes një postimi në Instastory, Ceno ka bërë thirrje për maturi dhe qytetari, duke u shprehur se, pavarësisht plagëve historike, shqiptarët duhet të tregojnë vlerat e tyre përmes sjelljes dhe qëndrimeve dinjitoze.

    Po, është e vërtetë që serbët na kanë lënduar vëllezërit, por nuk duhet të përziejmë artin dhe sportin me politikën. Forca e vërtetë e një kombi qëndron në mikpritje dhe qytetari, jo në urrejtje”, shkruan aktorja.

    Reagimi i saj vjen në një moment kur tensioni në opinionin publik është rritur për shkak të simbolikës së kësaj përballjeje, që shkon përtej sportit, duke sjellë kujtime të ndjeshme nga historia e marrëdhënieve shqiptaro-serbe.

    Në këtë sfond, mesazhi i Eglës është një thirrje për reflektim dhe përqendrim te sporti si një mjet bashkimi dhe dinjiteti kombëtar.

    Source link



    Source link