Author: arso

  • Yllka Nuredini godet ish bashkëpartiakët!


    Kryetarja e FRASH, Yllka Nuredini, ka reaguar me tone të ashpra ndaj ish bashkëpartiakëve të deridjeshëm duke i akuzuar për mashtrime, pazare nën tavolinë dhe bashkëpunim të fshehtë me BDI-në.

    “Politika me spine, mashtrime dhe shtrembërim të fakteve nuk ju shpëton më!” – shprehet Nuredini, duke kritikuar ashpër kthesën e bërë nga disa liderë politikë shqiptarë pas zgjedhjeve të fundit. Sipas saj, përqafimi i BDI-së nga ana e tyre është tradhti ndaj besimit të votuesve shqiptarë.

    Ajo shton se shqiptarët nuk harrojnë lehtë dhe janë të vetëdijshëm për lojërat politike që bëhen në prapaskenë:

    “Ata mbajnë mend shumë mirë kush i tradhtoi, kush u përul dhe kush po përpiqet të mbijetojë politikisht me shpifje e viktimizime.”

    Nuredini paralajmëron se 107 mijë votat që u mobilizuan kundër BDI-së, janë po ato që do t’i rrëzojnë ata që, sipas saj, po mundohen të shesin veten si opozitë, ndërsa realisht po luajnë në shërbim të kundërshtarëve.

    “Për ju nuk ka më tetor. Dhe mbi të gjitha, tani as Aliu nuk ju do! Tregoni tani – A i’ua dhanë gjashtë komunat, apo ju lanë me gishta në gojë?”./ZYRTARE.net



    Source link

  • Rritet numri i rasteve me këmbë diabetike – Mjekët apelojnë për kujdes të shtuar


    Në vendin tonë po vërehet një rritje e ndjeshme e rasteve me komplikacione të shkaktuara nga diabeti, përfshirë edhe gjendjen e njohur si “këmba diabetike”.

    Sipas specialistëve, kjo gjendje shfaqet si pasojë e nivelit të lartë të sheqerit në gjak për periudha të zgjatura, çka dëmton nervat dhe enët e gjakut, duke çuar në infeksione të rënda dhe në raste ekstreme, edhe në amputim të gjymtyrëve.

    Mjekët theksojnë rëndësinë e diagnostikimit të hershëm dhe kontrollit të rregullt të diabetit. “Pacientët që nuk e monitorojnë siç duhet nivelin e glukozës, që nuk kujdesen për këmbët e tyre, janë më të rrezikuar. Çdo plagë apo infeksion, edhe i vogël, mund të përkeqësohet shumë shpejt,” thotë një mjek endokrinolog.

    Ekspertët këshillojnë larje dhe tharje të kujdesshme të këmbëve, shmangie të këpucëve të ngushta dhe konsultime të rregullta mjekësore për pacientët me diabet.

    Rritja e vetëdijes mbi këmbën diabetike mbetet thelbësore për të parandaluar pasoja të rënda shëndetësore që mund të shmangen me masa të thjeshta parandaluese.

    #Rritet #numri #rasteve #këmbë #diabetike #Mjekët #apelojnë #për #kujdes #të #shtuar
    #Rritet #numri #rasteve #këmbë #diabetike #Mjekët #apelojnë #për #kujdes #të #shtuar





    Source link

  • Studentët me aftësi të kufizuara nga Kosova falënderojnë Armand Dukën dhe FSHF-në për mikpritjen gjatë ndeshjes Shqipëri – Serbi

    Studentët me aftësi të kufizuara nga Kosova falënderojnë Armand Dukën dhe FSHF-në për mikpritjen gjatë ndeshjes Shqipëri – Serbi


    Federata Shqiptare e Futbollit të hënën publikoi njoftimin për një letër falënderimi që ka pranuar nga “një grup studentësh me aftësi të kufizuara nga Kosova ‘Handicap Students of Kosovo’, pas ndeshjes Shqipëri – Serbi”. 

    Së fundi FSHF-ja dhe presidenti i saj, Armand Duka, janë kritikuar ashpër nga tifozët e shumtë shqiptarë për organizmin e Evropianit U21 të vitit 2027 bashkë me Serbinë dhe për mënyrën se si kanë ndarë biletat për ndeshjen e së shtunës mbrëma me Serbinë. 

    “Këta studentë ishin pjesë e një grupi të gjerë përfaqësuesish nga Shoqata e të Verbërve, Shoqata e Invalidëve, si dhe individë me aftësi të kufizuara nga brenda dhe jashtë Shqipërisë, të gjithë me origjinë shqiptare, të cilëve FSHF-ja u ofroi mundësinë për të ndjekur ndeshjen Shqipëri – Serbi”, shkruhet në njoftimin e FSHF-së.  

    Në letrën e tyre, studentët nga Kosova shprehin mirënjohjen ndaj Presidentit të FSHF-së, Armand Duka, dhe të gjithë stafit organizativ, për mikpritjen, përkujdesjen dhe trajtimin dinjitoz që iu është ofruar gjatë gjithë qëndrimit të tyre në Tiranë. 

    FSHF-ja ka publikuar po ashtu përmbajtjën e plotë të letrës së këtij grupimi studentësh. 

    I nderuar President i FSHF-së, z. Duka, 

    E nderuar znj. Pamela,
    Të nderuar anëtarë të FSHF-së, 

    Përmes këtij e-maili ju shprehim falënderimin tonë për mikpritjen dhe kujdesin e treguar ndaj nesh gjatë ditës së djeshme. 

    Ne, në të vërtetë, jemi dy shtete sepse ashtu na ka ndarë historia, padrejtësisht, por në zemër gjithmonë do të jemi të bashkuar në përkrahje të Kombëtares kuqezi, sepse zemrat tona nuk rrahin ndryshe. 

    Mirënjohës për punën dhe angazhimin tuaj!
    Me respekt, Handicap Students of Kosovo. 



    Source link

  • Bashkëpunim për përparim ekonomik: Takim i guvernatorit me kryetarin e Odës ekonomike


    Politika monetare, stabiliteti financiar dhe qasja deri tek financat për ekonominë kanë qenë vetëm disa nga temat që diskutuan sot guvernatori Trajko Sllaveski dhe kryetari i Odës Ekonomike të Maqedonisë së Veriut, Branko Azeski.

    Siç informojnë nga Banka Popullore, takimi ka qenë në frymën e angazhimit të përbashkët për të nxitur zhvillimin ekonomik dhe forcimin e bashkëpunimit institucional.

    “Në takim u theksua rëndësia e dialogut të vazhdueshëm midis bartësve ekonomikë dhe bashkësisë së biznesit, veçanërisht në kontekstin e sfidave aktuale ekonomike globale dhe rajonale. Kryetari Azeski theksoi se Oda është e gatshme për bashkëpunim të mëtutjeshëm aktiv me Bankën Popullore, duke shprehur mbështetje për profesionalizmin dhe besueshmërinë që guvernatori Sllaveski sjell në këtë pozicion. Në bisedë u hapën tema që lidhen me ekonominë, si dhe rolin e Bankës Popullore në krijimin e një mjedisi të favorshëm biznesi. Të dyja palët ranë dakord se hapja dhe koordinimi i ndërsjellë mund të kontribuojnë në përmbushjen më efikase të qëllimeve strategjike ekonomike të vendit”, theksojnë nga BP.

     

    Guvernatori Sllaveski theksoi angazhimin e Bankës Popullore për transparencë, parashikueshmëri dhe mbështetje të stabilitetit, si parakusht për rritje të qëndrueshme. Ai dërgoi falënderime për mbështetjen dhe shprehu kënaqësinë për iniciativat e Odës për thellimin e komunikimit me institucionet nga sektori financiar.

    “Takimi përfundoi në frymë konstruktive, me marrëveshje për forcimin e bashkëpunimit përmes konsultimeve të rregullta dhe shkëmbimit të analizave dhe opinioneve me interes të ndërsjellë”, kumtoi BP-ja.



    Source link

  • “Kryeministër, a po ndalesh një minutë” – Koci tentoi ta ndalojë, por ishte e kotë


    Avokati, Arianit Koci i cili sot ka protestuar para objektit të Kuvendit duke u munduar të ndalojë deputetët të flasin para mediave, tentoi që ta ndalojë kryeministrin në detyrë, Albin Kurtin por sigurimi ndërhyri duke mos e lejuar duke e larguar.

    Pas këtij momenti, avokati reagoi ashpër, duke e kritikuar Kurtin për mosreagim dhe e cilësoi sjelljen e tij si “të pakuptimtë”.

    Ai gjithashtu ngriti shqetësime për atë që e quajti një “plan kriminal” që, sipas tij, ka për qëllim organizimin e dy palë zgjedhjesh.

    “Zoti kryeministër, a po ndalesh një minutë?”, ishte pyetja e drejtpërdrejtë e Kocit, të cilën Kurti e injoroi duke vazhduar rrugën.

    Gjatë përpjekjes për t’u afruar, sigurimi ndërhyri dhe e largoi Kocin nga rruga e Kurtit.

    “Turp për Albin Kurtin. Marre i qoftë. Të mos ndalosh për të dëgjuar qytetarin është e pakuptimtë. Këta si duket kanë një plan kriminal për të organizuar dy palë zgjedhje”, deklaroi Koci pas largimit të Kurtit. 

    Source link



    Source link

  • FSHF falënderon Policinë e Shtetit për sigurinë e garantuar gjatë ndeshjes Shqipëri–Serbi

    FSHF falënderon Policinë e Shtetit për sigurinë e garantuar gjatë ndeshjes Shqipëri–Serbi


    Federata Shqiptare  e Futbollit (FSHF) ka dërguar një letër falënderimi drejtuar Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit dhe Drejtorit të Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, për përmbushjen e suksesshme të detyrave funksionale nga strukturat e policisë për garantimin e rendit dhe sigurisë publike gjatë zhvillimit të ndeshjes së shumëpritur “Shqipëri–Serbi”.

    Në letrën e FSHF-së thuhet ndër të tjera:

    “Kjo ndeshje përbënte një sfidë të jashtëzakonshme përsa i përket aspektit të sigurisë dhe menaxhimit të flukseve të tifozëve, e cila u përballua me përkushtim dhe kompetencë të lartë nga të gjitha strukturat e angazhuara: Policia e Rendit, Policia Rrugore, forcat RENEA, Njësitë e Ndërhyrjes së Shpejtë, si dhe strukturat inteligjente dhe ato mbështetëse.”

    FSHF thekson se falë bashkëpunimit të ngushtë dhe koordinimit të shkëlqyer mes institucioneve, ndeshja u zhvillua në një atmosferë të sigurt, dinjitoze dhe pa incidente, duke kontribuar drejtpërdrejt në imazhin pozitiv të vendit në sytë e publikut vendas dhe ndërkombëtar.

    “Puna juaj dhe e trupave nën drejtimin tuaj garantoi zhvillimin e një eventi të sigurt, dinjitoz dhe të suksesshëm, duke treguar edhe një herë rolin thelbësor të Policisë së Shtetit në mbështetje të ngjarjeve me rëndësi kombëtare dhe ndërkombëtare,” shkruhet më tej në letrën e falënderimit.

    Policia e Shtetit mbetet e angazhuar maksimalisht për të garantuar parametrat e sigurisë në çdo aktivitet sportiv apo kulturor me rëndësi kombëtare dhe ndërkombëtare, duke qenë një faktor kyç në ruajtjen e rendit dhe sigurisë publike.

    Source link



    Source link

  • Elvis Roshi paraqitet në SPAK


     Ish-kryetari i Bashkisë Kavajë, Elvis Roshi, është paraqitur ditën e sotme në ambientet e Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK). vijon…

    The post Elvis Roshi paraqitet në SPAK appeared first on FaxWeb.

    Source link

    The post Elvis Roshi paraqitet në SPAK appeared first on Gazeta-Telegram.com.



    Source link

  • Penalltia e Manajt: Ja si reaguan komentatorët në Shqipëri, Serbi dhe Kroaci


    Ndeshja mes Shqipërisë dhe Serbisë të shtunën zgjoi vëmendje në jo vetëm dy vendet përkatëse, por edhe më gjerë.

    Bota e futbollit i kishte sytë te ky takim të shtunën.

    Në platformën sociale YouTube është publikuar një video që tregon reagimet e tre komentatorëve, në Shqipëri, në Serbi dhe në Kroaci në momentin e penalltisë së humbur të Rey Manajt.

    Komentatori shqiptar Alban Xhihani brohoriti fort në momentin e akordimit të penalltisë, por u dëshpërua nga humbja e saj.

    “Manaj… Manaj, jo, jo, Jo, Manaj!”, tha Xhihani pas penalltisë së humbur të sulmuesit shqiptar.

    Komentatori serb reagoi i ekzaltuar pas pritjes së penalltisë nga portieri serb Gjorgje Petroviq.

    “E pabesueshme. E pabesueshme”, tha komentatori serb pas akordimit të penalltisë kundër Serbisë, dhe pastaj e lartësoi Petroviqin: “Mbron Petroviqi! Mbron Petroviqi! Mbetet 0-0.. Gjorgje Petroviq, fenomenal”.

    Komentatori kroat i transmetuesit publik HRT ishte profesionist dhe i paanshëm.

    “Reagim i shkëlqyer i Gjorqe Petroviqit”, tha ai pas pritjes së penalltisë nga portieri serb.

    “Petroviqi e lexoi sulmuesin shqiptar dhe reagoi në mënyrë të shkëlqyer”, vazhdoi ai.

    “Petroviqi e lexoi idenë e tij, e priti goditjen dhe ia dhuroi ekipit të vet mundësinë që të shkojë në pushim pa disavantazh”, komentoi komentatori kroat.

     



    Source link

  • Fifi dhe Egli Tako prishin raportet? – fshihet edhe kënga e tyre e përbashkët në YouTube


    Pas mbarimit të BBVA 4, Fifi dhe Egli Tako krkijuan një miqësi shumë të mira me njëra-tjetrën, por duket se sot nuk ndajnë më as mikrofona e as biseda.

    Prishja e raporteve mes dy këngëtareve është konfirmuar nga emisioni “Prive by LS”, i cili në një kronikë të dedikuar ka zbuluar detaje të pazbuluara më parë për këtë ftohje të papritur.

    Sipas burimeve pranë tyre, shkaku kryesor që i ka larguar këto dy artiste lidhet me mospajtime financiare. Fifi, e cila kishte rënë dakord të punonte këngët dhe klipet për Eglin, nuk ka pranuar përqindjen e kërkuar nga kjo e fundit për të ardhurat që do të vinin nga projektet. Ky mosdakordim duket se ka qenë vendimtar për krisjen e marrëdhënies mes tyre.

    Situata është bërë edhe më e dukshme kur nga YouTube është larguar edhe projekti i tyre i përbashkët, “Ku je nis & Shuj Shuj”, një sinjal i qartë se bashkëpunimi profesional mes tyre i ka dhënë fund çdo shenje të miqësisë së dikurshme.

    Asnjëra prej tyre nuk ka reaguar publikisht deri tani, por duket se heshtja është mënyra që kanë zgjedhur për të përballuar këtë përçarje që ka zhgënjyer edhe shumë prej fansave të tyre të përbashkët.

    Rrethana që, siç po shihet, ka ndikuar jo vetëm në marrëdhënien personale, por edhe në karrierën e tyre artistike.



    Source link

  • Regjisori i “Squid Game” humb edhe dy dhëmbë të tjerë nga stresi gjatë xhirimeve të sezonit final


    Stresi ekstrem po i kushton shtrenjtë krijuesit të serialit fenomen “Squid Game”. Regjisori dhe skenaristi Hwang Dong-hyuk ka zbuluar së fundmi se gjatë xhirimeve të sezonit të tretë – që njëherësh do të jetë edhe i fundit – ka humbur dy dhëmbë të tjerë, për shkak të presionit të madh që i ka shoqëruar punën kreative.

    Në një intervistë për Entertainment Weekly, Hwang tha me humor të hidhur: “Nuk i kam vendosur ende. Jam duke pritur”.

    Kjo nuk është hera e parë që regjisori i serialit të njohur koreano-jugor përjeton pasoja fizike nga puna. Gjatë përgatitjeve për sezonin e parë, ai kishte rrëfyer se kishte humbur tetë dhëmbë si pasojë e stresit kronik.

    Megjithatë, pas suksesit global të “Squid Game”, i cili theu rekorde në Netflix dhe fitoi çmime ndërkombëtare prestigjioze, Hwang nuk i ka lënë asgjë rastësisë. Ai ka shkruar dhe drejtuar çdo episod të sezonit të tretë vetë, duke mbajtur kontrollin kreativ të plotë mbi historinë që do të marrë fund më 27 qershor 2025, kur sezoni final do të publikohet.

    Ndërkohë që fansat mezi presin përfundimin e sagës, është e qartë se çmimi personal i suksesit për Hwang Dong-hyuk ka qenë i lartë – jo vetëm emocionalisht, por edhe fizikisht.

    Sezoni i tretë pritet të sjellë përballje më dramatike, zgjidhje të mistereve dhe një mbyllje që me shumë gjasë do të lërë gjurmë – ashtu si vetë historia e tij krijuese.



    Source link