Author: arso

  • Vesa Luma zbulon vjehrrin e vjehrrën

    Vesa Luma zbulon vjehrrin e vjehrrën


    Këngëtarja e njohur Vesa Luma ka ndarë me ndjekësit një postim të rrallë dhe mjaft të veçantë.

    Ajo ka prezantuar për herë të parë në rrjetet sociale vjehrrin dhe vjehrrën e saj, duke zbuluar se prindërit e Big Bastës do të jenë pjesë e një surprize në “Ferma VIP”, shkruan “Kosovarja”.

    Pavarësisht se në intervista të mëparshme ka folur gjithmonë me superlativa për marrëdhënien e saj të ngushtë dhe të ngrohtë me prindërit e bashkëshortit, Vesa ka qenë gjithmonë e rezervuar në rrjete sociale kur bëhet fjalë për jetën familjare.

    Këtë herë, ajo ka vendosur të thyejë “rregullin”, duke publikuar pamje të vjehrrit dhe vjehrrës, të cilët pritet të emocionojnë Big Bastën me prezencën e tyre në ‘Ferma VIP’.





    Source link

  • U penduan që kryen marrëdhënie në Fermë? Alba dhe Limi i japin fund lidhjes së tyre

    U penduan që kryen marrëdhënie në Fermë? Alba dhe Limi i japin fund lidhjes së tyre


    Lidhja mes dy ish-konkurrentëve të Ferma VIP 2, Alba Pollozhani dhe Lim Hoti, ka marrë fund.

    Edhe pse gjatë qëndrimit në format u afruan shumë me njëri-tjetrin, duke krijuar një marrëdhënie të ngushtë që përfshiu edhe intimitet fizik, realiteti jashtë duket se nuk i përmbushi pritshmëritë.

    Konfirmimi erdhi nga vetë Alba përmes një postimi në rrjete sociale. Në një mesazh të drejtpërdrejtë, ajo njoftoi ndarjen nga Limi, duke theksuar se pas një periudhe reflektimi të dy kanë vendosur të ndjekin rrugë të ndryshme.

     “Nuk është gjithmonë e lehtë të ndash diçka kaq personale, por ndjej që është momenti i duhur për ta thënë qartë: Unë dhe ai pas një periudhe reflektimi kemi vendosur të ndjekim rrugë të ndara. Ndajmë kujtime, jo më plane. Ju falënderoj për mirëkuptimin dhe për hapësirën. Jeta vazhdon,” – shkruan Alba.



    Source link

  • Snapchat lançon një aplikacion të dedikuar për watchOS


    Javën e kaluar Snapchat prezantoi aplikacionin e ri për watchOS ku përdoruesit e Apple Watch mund të aksesojnë rrjetin social në krahun e tyre.

    Me këtë aplikacion të ri përdoruesit do të kenë qasje në Snapchat në platformat mobile, në ueb, tablet dhe Apple Watch. Përdoruesit tashmë mund të shohin mesazhet hyrëse dhe gjithashtu të replikojnë duke përdorur tastierën, Scribble, Dictation ose një emoji.

    Kompania thotë se me aplikacionin e ri përdoruesit do të mund të bëjnë veprime të shpejta siç është vënia në dijeni e miqve të tyre për takimet që kanë lënë në një restorant ose të dërgojnë një replikë të shpejtë ndërsa janë në lëvizje.

    Ndërsa ka qenë e mundur edhe më herët të shikoheshin mesazhet e Snapchat në Apple Watch duke i aktivizuar ato në iPhone, nuk kishte një mënyrë për të kthyer përgjigje.

    Ky aplikacion ka për qëllim që përdoruesit të mund të kthejnë përgjigje të shpejta dhe jo të shikojnë përmbajtje si imazhe apo video. Kujtojmë se aplikacionet rivale Messenger dhe WhatsApp nuk kanë një aplikacion të dedikuar watchOS. /PCWorld Albanian

    Source link





    Source link

  • Kjo është bima që ndihmon në parandalimin e Alzheimerit


    E njohur për aromën e saj të fortë dhe përdorimin e saj në gatime të ndryshme, rozmarina ka shumë më tepër dobi sesa vetëm aroma dhe shija e saj.

    Kjo bimë po fillon të fitojë njohje për përfitimet e saj mbresëlënëse shëndetësore, veçanërisht kur bëhet fjalë për shëndetin e trurit, inflamacionin dhe funksionin imunitar

    Dhe hulumtimet e publikuara këtë vit sugjerojnë se ajo mund të ndihmojë edhe në luftën kundër sëmundjes së Alzheimerit, që konsiderohet si shkaku kryesor i demencës në mbarë botën.

    Rozmarina më parë është lidhur me kujtesën dhe qartësinë mendore, raporton The Sun.

    Studiesit thonë se kjo bimë ka veti qetësuese dhe disa studime thonë se aroma e saj mund të zvogëlojë ankthin dhe të përmirësojë gjumin. Kjo do të thotë se stresi më i ulët nënkupton përqendrim dhe ruajtje më e mirë e kujtesës.

    Antioksidantët e rozmarinës gjithashtu mund të ndihmojnë në mbrojtjen e qelizave të trurit nga dëmtimet e shkaktuara nga stresi,n i cili është një faktor kryesor në dobësimin e kujtesës.

    Gjithashtu, rozmarina është vërtetuar se shfaq efikasitet të fuqishëm kundër kancerit, në shumë lloje të tij, duke përfshirë mushkëritë, prostatën, mëlçinë dhe gjirin.

    #Kjo #është #bima #që #ndihmon #në #parandalimin #Alzheimerit
    #Kjo #është #bima #që #ndihmon #në #parandalimin #Alzheimerit





    Source link

  • Kosova shënon fitore ndaj Komoreve, shkëlqen Albion Rrahmani


    Kombëtarja e Kosovës ka shënuar fitore me rezultat 4-2 ndaj Komoreve në stadiumin ‘Fadil Vokrri’.

    Ndeshja nisi me një dominim të lehtë të ‘Dardanëve’ të cilët po qarkullonin topin me kujdes në kërkim të një rasti për të shënuar. 

    Sidoqoftë, mysafirët në daljen e vetme të rrezikshme ia dolën të kalojnë në epërsi. 

    Po luhej minuta e 12-të kur Komoret ia dolën që të realizojnë për rezultatin 1-0 përmes Said Bakarit që realizoi me kokë.

    I shpejtë ishte reagimi i Kosovës, të cilët arritën ta barazojnë rezultatin vetëm shtatë minuta më vonë. 

    Autor i golit ishte Albion Rrahmani i cili realizoi një gol të bukur për 1-1 në minutën e 19-të.

    Ishte pikërisht Rrahmani ai i cili realizoi në minutën e 59-të për t’i dhënë epërsinë e parë Kosovës në këtë sfidë për 2-1.

    Sulmuesi kosovar u kujdes që t’i vë qershinë mbi tortë kësaj paraqitje fantastike kur në minutën e 78-të shënoi për 3-1 duke kompletuar het-trikun.

    Vetëm pak minuta më vonë mysafirët ia dolën të gjejnë golin e dytë përmes Rafiki Said që realizoi në minutën e 85-të për 3-2.

    Për ta mbyllur dilemën e fituesit u përkujdes Fisnik Asllani i cili në minutën e 91-të realizoi për epilogun përfundimtar 4-2.

    Kështu, Kosova mori fitoren e dytë radhazi këtë muaj, pas asaj ndaj Armenisë me rezultat 5-2.

    Source link



    Source link

  • Trendafilov: Ka para të mjaftueshme për rritjen e pagës së zyrtarëve për 13.8%, ndërsa punëtorët mbeten në baltë


    Kryetari i LSM-së, Sllobodan Trendafilov, thekson se ndërsa pagat në sektorin publik po rriten, kjo nuk vlen njësoj për punëtorët, por përkundrazi për zyrtarët që marrin rritjen më të madhe.

    Sipas vendimit të publikuar në Gazetën Zyrtare, pagat e zyrtarëve të zgjedhur nga Qeveria do të rriten me 13.8%. Koeficienti për llogaritjen e pagave të tyre rritet nga 2.24 në 2.55, që do të thotë se paga e tyre mujore do të rritet nga 92.375 denarë në 105.159 denarë, pra ata do të marrin 12.784 denarë shtesë duke filluar nga 1 qershori 2025.

    “Nëse rritja e pagave të punëtorëve që u takon atyre, e cila është 12.6% sipas Marrëveshjes së Përgjithshme Kolektive për Sektorin Publik, si dhe nevoja për të rritur pagën minimale në 500 euro dhe për të rritur pagat e tjera me 100 euro, do të rrisë inflacionin, atëherë një rritje prej 13.8% e pagës së një zyrtari ndoshta ndikon edhe në inflacion, por duket se e ul atë (nuk ka shpjegim tjetër)”, thotë Trendafilov, i cili shton se të gjithë meritojnë një rritje page, por së pari duhet t’u kushtohet vëmendje punëtorëve që kanë paga më të ulëta dhe preken nga rritja e kostos së jetesës.

     

    Trendafilov shton gjithashtu se është e papranueshme të kesh para të mjaftueshme për të rritur pagat e zyrtarëve, por jo për punëtorët e zakonshëm./Telegrafi/

     



    Source link

  • Barcelona ka gjithçka gati, De Jong konfirmon planin e tij për të rinovuar

    Barcelona ka gjithçka gati, De Jong konfirmon planin e tij për të rinovuar


    Mesfushori i Barcelonës, Frenki de Jong (28 vjeç), tregoi edhe një herë talentin e tij me ekipin kombëtar të Holandës në fitoren kundër Finlandës (0-2) dhe në fund të ndeshjes u pyet për të ardhmen e tij.

    Frenki De Jong

    Ai foli rreth negociatave për të zgjatur kontratën me Barçën, një lidhje që, sipas kontratës në fuqi, përfundon në vitin 2026. Mesfushori shprehu dëshirën e tij për të vazhduar në klubin katalanas dhe ishte optimist se së shpejti do të arrihej një marrëveshje për të rinovuar. “Mendoj se do të rinovoj me Barçën. Nuk mund të jem 100% i sigurt, por nëse gjithçka shkon mirë, do të ndodhë.

    Qëllimi im është të rinovoj këtë verë, por do të shohim se çfarë do të ndodhë. Janë negociata dhe nuk mund të themi se kur. Gjëja e rëndësishme është që të dyja palët e duan dhe mendoj se do të arrijmë një marrëveshje”, tha De Jong.

    PANORAMASPORT.AL

    NDIQE LIVE “PANORAMA TV”








    Source link

  • Limaj shpreh gatishmërinë për ta zgjidhur krizën në Kuvend: Nuk kërkojmë poste në Qeveri


    “Jemi gati t’i japim tri votat tona për në Kuvend dhe jo t’i kërkojmë vend në qeveri Kurtit.” Kështu shprehet në një intervistë në Ditarin e Kosovës në A2 CNN kryetari i Partisë Nisma, Fatmir Limaj.

    Pas më shumë se 4 muajsh bllokim politik, më në fund duket se kriza mund të ketë një zgjidhje. Sipas Limajt, zgjidhja është te vullneti politik, dhe aspak te Kushtetuta, te Gjykata, apo — aq më pak — te presidentja.

    Frika e Limajt shkon përtej partive dhe llogarive meskine të secilës prej tyre, sidomos atyre në opozitë. Llogari, të cilat Kosova nuk ka luksin t’i bëjë, sipas tij, pasi ende është një demokraci e pa rrumbullakosur.

    “Ndërkohë që ne merremi me këto llogari, gjeopolitika ndryshon dhe mund të humbasim shumë çështje, në dëm të Kosovës,” thekson Limaj.

    Zgjedhjet e jashtëzakonshme ai nuk i sheh si alternativë; madje këtë ide e quan “një shaka” që është bërë te presidentja.

    Source link



    Source link

  • Diplomati Topollaj: Putinit çdo ditë i shtohet ideja e çmendur për të sunduar botën


    Në një intervistë për Fax News, diplomati Spartak Topollaj hodhi dritë mbi luftën në Ukrainë, duke e cilësuar atë si një akt agresiv të nisur nga Rusia dhe të nxitur nga ambiciet e çmendura të presidentit Vladimir Putin për dominim global.

    “Është një luftë agresive, e nisur nga Rusia dhe e vazhduar po me atë ligësi. Të mos harrojmë se për 35 vite Ukraina dhe Rusia kanë qenë pjesë e së njëjtës bashkësi – Bashkimi Sovjetik. Ukraina jo vetëm që ishte një nga republikat socialiste, por edhe ndër më të mëdhatë në sipërfaqe dhe pasuri natyrore,” – u shpreh Topollaj.

    Ai rikujtoi politikën e “rusifikimit” që u ndoq nga Stalini ndaj republikave sovjetike, duke e quajtur atë një strategji djallëzore, me pasoja të ndjeshme edhe në ditët e sotme.

    “Stalini helmonte kombet përmes rusifikimit të tyre, dhe kjo trashëgimi e errët duket qartë edhe në veprimet aktuale të Kremlinit.”

    Në të njëjtën kohë, Topollaj vlerësoi qëndrimin e Presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky.

    “Nga një aktor komik në politikë, ai ka treguar një dinjitet të jashtëzakonshëm në krye të shtetit. Qëndrimi i tij është për t’u përgëzuar.”- u shpreh Topollaj. k

    Diplomati theksoi se përpjekjet për të fajësuar Ukrainën janë të pabaza dhe të manipuluara: “Nuk po lënë gur pa lëvizur për të hedhur fajin mbi Ukrainën. Por në këtë rast, viktimat e vërteta janë ukrainasit.”

    Source link



    Source link

  • Rama rikthen rubrikën “Sy m’sy”, nesër komunikim live me qytetarët


    Kryeministri Edi Rama njoftoi pasditen e sotme, rikthimin e rubrikës “Sy m’sy”, një hapësirë e dedikuar komunikimi për qytetarët që ndjekin kryeministrin në rrjetet sociale.

    Në një postim në profilin e tij në facebook, Rama njoftoi komunikimin e radhës të martën në orën 08:30.



    Source link