Author: arso

  • Filipçe nga Athina: Kemi një qeveri autoritare të djathtë që nuk do ta çojë vendin përpara


    E rëndësishme për Marrëveshjen e Prespës është se është marrëveshja e parë në dekadat e fundit e arritur midis dy vendeve, ndërsa në të kaluarën këto lloj problemesh janë zgjidhur nga forca të tjera të fuqishme, nga vende të tjera të fuqishme dhe në mënyra të tjera. Është një shembull i mirë kur dy vende fqinje mund të ulen së bashku dhe të zgjidhin shumë çështje, tha kryetari i LSDM-së, Venko Filipçe, gjatë pjesëmarrjes së tij në Konferencën e Dytë Ndërkombëtare në Athinë, në organizim  të Institutit “Aleksis Cipras”, njoftoi korrespondentja e MIA-s nga Athina.

    Konferenca e këtij viti i kushtohet demokracisë dhe drejtësisë sociale dhe Filipçe mori pjesë në një panel diskutim mbi forcat progresive, ndërsa në Athinë është edhe ish-kryeministri Zoran Zaev i cili bashkë me nikoqirin, ish-kryeministrin grek Aleksis Ciprasin do të ndajnë Çmimin e Prespës për Paqe.

    Gjatë panel diskutimit, lideri i LSDM-së u përqendrua në rëndësinë e Marrëveshjes së Prespës, por edhe për atë që duhet të bëjnë forcat progresive në të ardhmen.

    “Marrëveshja e Prespës, është e rëndësishme, mbi të gjitha sepse tregon se me lidership dhe vizion konkret të liderëve si Ciprasi dhe Zaevi, shumë gjëra mund të zgjidhen. Marrëveshja e Prespës zgjidhi një mosmarrëveshje dekadash midis Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë dhe i mundësoi Maqedonisë së Veriut të bëhet anëtare e NATO-s, por për fat të keq nuk jemi në BE. Momentalisht kemi një qeveri autoritare të krahut të djathtë në vendin tonë që nuk dëshiron ta çojë vendin përpara, është si me vaksinën, morëm dozën e parë me NATO-n, por nuk morëm dozën e dytë”, theksoi Filipçe.

    Foli edhe për regjimet autoritare jo vetëm në Evropë, por edhe në botë, për krizën në demokraci, e cila siç tha nuk është e re, dhe gjithashtu përcolli pikëpamjet e tij mbi atë që forcat progresive mund të bëjnë për të arritur sukses.

    “Duhet t’u kthehemi votuesve tanë tradicionalë, që janë punëtorët. Duhet të pranojmë se në ciklet e kaluara zgjedhore shumë nga punëtorët votuan për të djathtën radikale. Kjo nuk është sepse janë radikalë ose fashistë, kjo është sepse ata ndihen të braktisur nga ne dhe ky është një paradoks”, theksoi Filipçe.

    Shtoi se ata si qeveri, kanë bërë më të mirën për këtë grup qytetarësh, por për fat të keq nuk mundën ta shihnin avantazhin e politikës së tyre.

    Theksoi se nga këndvështrimi i tij, “lufta hibride dhe instrumentet hibride në duart e qeverive autoritare janë diçka që duhet të merret parasysh”.

    Gjatë vizitës në Athinë, Filipçe do të takohet edhe me liderin e SYRIZA-s, Sokratis Famelos.

    Sonte, në fund të konferencës, Ciprasi dhe Zaevi regjisorëve të filmit dokumentar  “No Other Land”  që përshkruan shkatërrimin e komunitetit palestinez në Bregun Perëndimor të pushtuar do t’u ndajnë Çmimin  e Prespës për Paqe për vitin 2025 të Institutit “Aleksis Cipras”.

    Vitin e kaluar, në konferencën e parë të tillë, çmimin konkret e mori ndërmjetësi në negociatat për emrin Methju Nimic.



    Source link

  • Ankthi në kualifikueset e Botërorit, si gjyqtari ndërpreu ndeshjen për 40 minuta

    Ankthi në kualifikueset e Botërorit, si gjyqtari ndërpreu ndeshjen për 40 minuta


    Finlanda mposhti mbrëmë Poloninë në kualifikueset e Botërorit 2026. Rezultati 2 me 1 kaloi në plan të dytë për një pjesë të madhe të kohës, pasi për 40 minuta ndeshja që nisi në orën 20:45 u ndërpre.

    Screenshot 2025-06-11 003701

    Ishte minuta e 76-të, kur gjyqtari kryesor vërshëlleu për të ndërprerë sifdën. Kjo pasi një tifoz kishte nevojë për ndihmën e shpejtë në shkallët e stadiumit.

    Stafet mjekësore të të dyja skuadrave vrapuan menjëherë më pas në tribunë. Skuadrat u dërguan më pas në dhomat e zhveshjes nga gjyqtari Zhoao Pinjeiro.

    Tifozi u dërgua më pas me ambulancë drejt ambulancës. Ndeshja ndërkohë rifilloi në orën 11, teksa rezultati nuk ndryshoi.

    PANORAMASPORT.AL

    NDIQE LIVE “PANORAMA TV”







    Source link

  • Hamza: Nuk do të rikandidoj, por jam i bindur se PDK-ja do ta vazhdojë qeverisjen në Mitrovicë


    Kryetari aktual i Mitrovicës së Jugut, Bedri Hamza, ka konfirmuar se nuk do të jetë kandidat për kryetar të kësaj komune në zgjedhjet e tetorit

    “Unë nuk jam kandidat për kryetar të Mitrovicës në zgjedhjet e ardhshme”, ka deklaruar Hamza në RTV Dukagjini.

    Ai tha se PDK ende s’ka propozuar kandidat, por u shpreh se beson se ai do të jetë Arian Tahiri, që aktualisht është nënkryetar i Mitrovicës.

    Hamza u shpreh i bindur se PDK do të dalë fituese.

    “Unë e përfundoj mandatin dhe ia dorëzoj mandatin kryetarit të ardhshëm. Jam i bindur se PDK do ta vazhdojë qeverisjen në Mitrovicë.



    Source link

  • Tiranë/ Dyshohet se është vetëhedhur nga lartësia e pallatit ku banon shtetasi Q. B., 69 vjeç,


    Rreth orës 21:45, në rrugën “Kole Koçi” dyshohet se është vetëhedhur nga lartësia e pallatit ku banon shtetasi Q. B., 69 vjeç, i cili për pasojë ka humbur jetën.

    Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe punon për sqarimin e rrethanave të rastit.



    Source link

  • Megi Fino zgjidhet kryetare e Këshillit Bashkiak të Tiranës, reagon nënkryetari i sapozgjedhur, Endrit Braimllari

    Megi Fino zgjidhet kryetare e Këshillit Bashkiak të Tiranës, reagon nënkryetari i sapozgjedhur, Endrit Braimllari


    Këshilli Bashkiak i Tiranës ka zgjedhur sot në krye të tij znj. Megi Fino, duke shënuar një hap të rëndësishëm në drejtim të forcimit të bashkëpunimit institucional dhe përfaqësimit qytetar.

    Në këtë kuadër, nënkryetari i sapozgjedhur i Këshillit Bashkiak ka reaguar përmes një deklarate publike, duke përgëzuar kryetaren e re dhe duke theksuar rëndësinë e bashkëpunimit për vendimmarrje në shërbim të qytetarëve:

    “Urime dhe suksese Megi Fino për zgjedhjen në krye të Këshillit Bashkiak të Tiranës! Të gjithë së bashku le të dëshmojmë se vetëm përmes punës dhe frymës së bashkëpunimit mund t’u përgjigjemi kërkesave të qytetarëve për vendime në të mirë të qytetit.”

    Duke vënë theksin te fryma europiane e bashkëpunimit dhe shërbimit ndaj komunitetit, ai theksoi nevojën për të lënë mënjanë ndasitë politike dhe për të vënë në plan të parë interesin qytetar:

    “Qytetarët kanë nevojë për një frymë europiane, për bashkëveprim dhe shërbim ndaj tyre. Gjuha e llogores politike dhe ndasitë duhet të lihen mënjanë kur bëhet fjalë për zgjedhje dhe zgjidhje në shërbim të qytetit dhe qytetarëve.”

    Në deklaratën e tij, ai falënderoi anëtarët e Këshillit për besimin e dhënë në detyrën e nënkryetarit dhe u zotua për një angazhim të vazhdueshëm në shërbim të çdo qytetari të Tiranës.

    Gjithashtu, ai shprehu mirënjohjen e tij për ish-drejtoreshën e Këshillit, znj. Romina Kuko:

    “Shpreh përgëzime dhe mirënjohje për drejtuesen e deritanishme të Këshillit Bashkiak të Tiranës, znj. Romina Kuko, e cila përmes një gjuhe pozitive mundësoi lehtësinë e bashkëpunimit mes këshilltarëve. Pikërisht kjo gjuhë bashkëpunimi nevojitet për të çuar përpara punët e frytshme për Tiranën dhe Shqipërinë Europiane.”



    Source link

  • Drenusha Latifi i ngrit temperatura, shfaqet me bikine

    Drenusha Latifi i ngrit temperatura, shfaqet me bikine


     Drenusha Latifi po e shijon maksimalisht këtë verë.

    Edhe pse temperaturat sapo kanë nisur të ngrihen, për Drenushën pushimet kanë filluar herët, shkruan “Kosovarja”.

    Ajo ka ndarë me ndjekësit disa momente nga udhëtimet e saj, duke treguar se energjia dhe bukuria e saj nuk njohin moshë.

    No description available.

    Ndonëse jo më 20 vjeç, Drenusha vazhdon të duket si një miss, duke marrë komplimente të shumta në rrjetet sociale.

    Po kësaj vere duket se i ka hyrë me plot stil dhe buzëqeshje.





    Source link

  • Eminem pendohet për këngën në të cilën ofendoi nënën e tij, nuk e këndon më në koncerte – botimet.com


    Eminem, emri i vërtetë i të cilit është Marshall Mathers, është një nga reperët më të mëdhenj të gjeneratës së tij dhe ka realizuar një sërë hitesh gjatë gjithë karrierës.

    Por ka një këngë për të cilën ai nuk duket se është veçanërisht krenar.

    Reperi 52-vjeçar madje ka kërkuar falje që e shkroi atë, gjë që është një hap i madh për një njeri që dikur tha se Zoti e dërgoi për të acaruar të gjithë botën.

    Reperi pranoi se mund ta ketë tepruar në këngën e tij të vitit 2002 “Cleanin’ Out My Closet”, e cila duket se flet për marrëdhënien e tij të trazuar me nënën e tij, Debbie Nelson.

    Ai nuk kishte një marrëdhënie të mirë me të ëmën. Eminem nuk e ka fshehur kurrë se ai dhe Debbie nuk kishin një marrëdhënie klasike nënë-bir; ai shpesh përdorte tekstet e këngëve të tij për të shprehur zhgënjimet për fëmijërinë dhe për të kritikuar gruan që e rriti.

    Edhe pse thotë në këngë se nuk do ta fyente kurrë nënën e tij vetëm për t’u bërë i famshëm, ai prapëseprapë mban një qëndrim shumë të ashpër për fëmijërinë e tij, duke e ofenduar atë të cilën dëshiron ta djegë në ferr dhe duke premtuar se do ta ndalojë të takojë vajzën e tij Hailie Jade.

    Në një këngë tjetër ai kërkoi falje

    Por Eminem përfundimisht ndryshoi mendje për këngën “Cleanin’ Out My Closet” dhe në vitin 2014 kërkoi falje përmes këngës “Headlights”.

    “Mamaja ime ndoshta u lëndua më shumë. Ajo e përjetoi më keq, por sa kokëfortë që jemi, a shkova shumë larg”, tha në këngë.

    Më vonë, duket se hoqi dorë, duke shtuar: “Por më vjen keq, mami, për këngën “Cleanin’ Out My Closet”.

    Debbie Nelson vdiq në dhjetor 2024 në moshën 69 vjeçare nga kanceri në mushkëri.



    Source link

  • Ndarja nga Shpat Kasapi, Selvije Jao tregon se po largohet nga Tirana

    Ndarja nga Shpat Kasapi, Selvije Jao tregon se po largohet nga Tirana


    Pas një periudhe të vështirë dhe ndryshimesh personale, Selvije Jao ka njoftuar se po largohet nga Tirana, qyteti ku ka kaluar një pjesë të rëndësishme të jetës së saj.

    Largimi i saj vjen pas ndarjes nga këngëtari Shpat Kasapi, dhe në rrjetet sociale ajo ka ndarë me ndjekësit një mesazh të ndjerë, ku shpreh emocionet dhe reflektimet për këtë kapitull që po mbyllet.

    “Ditët e fundit në Tiranë… Më në fund po largohem, por zemra ime do të mbajë gjithmonë një copëz nga ky qytet”, tha ajo.

    Tutje shtoi: “Në çdo cep të saj kam lënë pjesë të shpirtit tim… një grua që luftoi, qeshi, u rrëzua dhe u ngrit për veten dhe për djalin e saj… Tirana s’do të jetë më e njëjta pa mua, dhe as unë pa të”.

    Me këto fjalë, ajo tregon lidhjen e thellë emocionale që ka krijuar me kryeqytetin, një vend ku ka përjetuar sfida, suksese dhe rritje personale.

    Selvije e përshkruan veten si një grua e fortë, që ka kaluar shumë, por që gjithmonë ka qëndruar e palëkundur për veten dhe familjen e saj.

    Ky largim simbolizon një fillim të ri dhe një kapitull tjetër në jetën e ish-gruas së artistit shqiptar.



    Source link

  • Eminem pendohet për këngën në të cilën ofendoi nënën e tij, nuk e këndon më në koncerte


    Eminem, emri i vërtetë i të cilit është Marshall Mathers, është një nga reperët më të mëdhenj të gjeneratës së tij dhe ka realizuar një sërë hitesh gjatë gjithë karrierës.

    Por ka një këngë për të cilën ai nuk duket se është veçanërisht krenar.

    Reperi 52-vjeçar madje ka kërkuar falje që e shkroi atë, gjë që është një hap i madh për një njeri që dikur tha se Zoti e dërgoi për të acaruar të gjithë botën.

    Reperi pranoi se mund ta ketë tepruar në këngën e tij të vitit 2002 “Cleanin’ Out My Closet”, e cila duket se flet për marrëdhënien e tij të trazuar me nënën e tij, Debbie Nelson.

    Ai nuk kishte një marrëdhënie të mirë me të ëmën. Eminem nuk e ka fshehur kurrë se ai dhe Debbie nuk kishin një marrëdhënie klasike nënë-bir; ai shpesh përdorte tekstet e këngëve të tij për të shprehur zhgënjimet për fëmijërinë dhe për të kritikuar gruan që e rriti.

    Edhe pse thotë në këngë se nuk do ta fyente kurrë nënën e tij vetëm për t’u bërë i famshëm, ai prapëseprapë mban një qëndrim shumë të ashpër për fëmijërinë e tij, duke e ofenduar atë të cilën dëshiron ta djegë në ferr dhe duke premtuar se do ta ndalojë të takojë vajzën e tij Hailie Jade.

    Në një këngë tjetër ai kërkoi falje

    Por Eminem përfundimisht ndryshoi mendje për këngën “Cleanin’ Out My Closet” dhe në vitin 2014 kërkoi falje përmes këngës “Headlights”.

    “Mamaja ime ndoshta u lëndua më shumë. Ajo e përjetoi më keq, por sa kokëfortë që jemi, a shkova shumë larg”, tha në këngë.

    Më vonë, duket se hoqi dorë, duke shtuar: “Por më vjen keq, mami, për këngën “Cleanin’ Out My Closet”.

    Debbie Nelson vdiq në dhjetor 2024 në moshën 69 vjeçare nga kanceri në mushkëri.



    Source link

  • Genta Ismajli pëson ndryshim të madh në dukje (FOTO)

    Genta Ismajli pëson ndryshim të madh në dukje (FOTO)


    Këngëtaret e njohura shqiptare, Fjolla Morina dhe Genta Ismajli, kanë kaluar një ditë së bashku.

    Ato shihen në një vend privat duke shijuar pishinën e duke marrë rreze dielli në këto ditë të nxehta.

    Ka qenë Fjolla e cila ka ndarë në rrjete sociale një fotografi të artistes nga Gjilani, ku shfaqet me vajzën e saj të vogël.

    Ndonëse ka kohë që është zhvendosur jashtë trojeve shqiptare, duket se nuk i harron rrënjët.

    E ajo që mori vëmendje të madhe është ndryshimi i madh që ka pësuar në dukje.

    Bukuroshja e famshme u shfaq me një ‘look’ të ri, flokë të zeza e me model të shkurtër.

    Kjo ka bërë që të komentohet me të madhe në rrjete sociale, meqë të tillë nuk e kemi parë asnjëherë.



    Source link