Author: arso

  • E shkarkoi Italia, Luçiano Spaleti merr “ofertën e jetës” dhe do kthehet përsëri në pankinë

    E shkarkoi Italia, Luçiano Spaleti merr “ofertën e jetës” dhe do kthehet përsëri në pankinë


    Luçiano Spaleti ka drejtuar këtë të hënë ndeshjen e tij të fundit si trajneri i përfaqësueses së Italisë, pasi është shkarkuar nga drejtimi i saj pas zhgënjimeve të fundit. Por duket se nuk do të qëndrojë gjatë pa punë, pasi ka marrë një ofertë të parefuzueshme.spaletiMediat italiane bëjnë të ditur se klubi i Al Nasr i ka bërë një propozim me shifra marramendëse trajnerit italian, që të ulet në pankinën e tij për sezonin e ri. Aktualisht klubi drejtohet nga Stefano Pioli, por palët do të prishin kontratën pasi tekniku do të kthehet të drejtojë në Serinë A, ku e pret krahëhapur Fiorentina.

    Kështu, Pioli do të prishë një kontratë nga e cila përfitonte 12 milionë euro në vit. Një shifër që raportohet se do të rritet ndjeshëm për Luçiano Spaletin, i cili vlerësohet më shumë nga arabët. Bëhet e ditur gjithashtu se kjo ide e drejtuesve të klubit është mbështetur edhe nga Kristiano Ronaldo i cili ka dhënë pëlqimin e tij. Ndaj palët do të nisin shpejt negociatat për të formalizuar akordin mes tyre.

    PANORAMASPORT.AL

    NDIQE LIVE “PANORAMA TV”







    Source link

  • Abdixhiku: Asnjëra palë nuk i ka numrat, prandaj duhet qeveri transitore


    Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka mbrojtur idenë se në Kosovë duhet të formohet qeveri transitore pasi, siç thotë ai, as partia që ka qenë në pushtet e as partitë e ish-opozitës nuk e kanë shumicën.

    Në një konferencë për media të enjten, teksa ka shpalosur 15 pikat për “Qeverinë e Unitetit Kombëtar”, Abdixhiku ka thënë se plani argumentohet me tri të vërteta bazike.

    “E vërteta e parë është se duhet ta pranojmë se jemi në krizë politike. Jemi në krizë politike ta pranojmë, krizë institucionale dhe krizë legjitimiteti. S’ka përpjekje nga askush për të krijuar shumicën që do të sillte institucione legjitime dhe jemi në krizë legjitimiteti sepse s’kemi Kuvend funksional, e për më tepër nuk kemi as qeveri legjitime. Qeveria e tanishme reflekton rezultatin e para katër vjetëve dhe jo shumicën e tanishme të dala pas zgjedhjeve të fundit”, u shpreh kryetari i LDK-së.

    Si e vërteta e dytë bazike për ta formuar qeverinë e unitetit, sipas Abdixhikut, është fakti se asnjëra palë nuk i ka numrat.

    “Nuk kemi shumicë – asnjëra palë, asnjë grupim politik sipas preferencave politike nuk ka numra për të bërë shumicën. Kam dëgjuar kryetarë të partive të tjera duke thënë se disi partitë e ish-opozitës kanë shumicë, nuk është e vërtetë. Asnjëra palë nuk ka shumicë. Votat e deputetëve joserbë gjithashtu janë të qartë me deklarimet e tyre politike”, u shpreh tutje Abdixhiku.

    Dhe si të vërtetë të tretë, Abdixhiku ka thënë se vendi është në urgjencë prandaj edhe i duhet qeveri e unitetit, edhe pse u shpreh se nuk është më e mira.

    “Dhe e treta është se kemi urgjencë. Gjendemi në gjendje të rëndë politike, të brendshme dhe të jasthme, dhe me këtë urgjencë nuk mund të vazhdojmë të sillemi siç po sillemi. Të shkojmë në seanca çdo 48 orë dhe për të mos arritur asgjë. Unë po prezantoj një agjendë, thirrje për unitet, jo për një koalicion bashkëqeverisës, por për një gjendje dalëse emergjente, të dobishme për Republikën e Kosovës. Mund të mos jetë më e mira, natyrisht se mundet më mirë sepse Kosovës i duhet opozita. Por para se t’i duhet opozita, i duhet Qeveria”, ka deklaruar ai.



    Source link

  • Murtaja/ Ministria e Bujqësisë: 4 vatra në vend! 716 bagëti të prekura, 25 të ngordhura. Ndalohet tregtimi në tregjet e kafshëve të gjalla


    Ministria e Bujqësisë ka dhënë informacion mbi sëmundjen e murtajës. Ministria thotë se numri total i vatrave të raportuara deri më tani është 4. Bëhet fjalë për 716 bagëti të prekura, 25 të ngordhura, 153 të eliminuar, ndërsa krerët e tjerë janë në proces eliminimi.

    Vatrat janë në Shkodër, Bulqizë, Dibër e Skrapar. Ministria e Bujqësisë thotë se konfirmimi i parë për sëmundjen e Murtajës së Ruminantëve të Vegjël në Republikën e Shqipërisë është bërë më 4 qershor 2025, me vendndodhje në fshatin Domen, njësia administrative Postribë, Bashkia Shkodër. Në vijim, rasti i dytë është konfirmuar më 5 qershor në fshatin Vrenjt, njësia administrative Kastriot, Bashkia Dibër; rasti i tretë më 9 qershor në fshatin Val, njësia administrative Martanesh, Bashkia Bulqizë; dhe rasti i katërt më 11 qershor në fshatin Polenë, njësia administrative Qendër, Bashkia Skrapar.

    Prej datës 9 qershor është ndaluar lëvizjen e kafshëve të gjalla të llojit dhen dhe dhi nga ferma në fermë, shtegtimin dhe kullotjen në kullota në përbashkëta. Ndalohet përkohësisht tregtimi i kafshëve të llojit dhen dhe dhi në tregjet e kafshëve të gjalla, mjedise te hapura, panaire dhe grumbullime të tjera.

    Njoftimi i plotë

    Në kuadër të transparencës dhe informimit të publikut, bëjmë me dije se sëmundja e Murtajës së Ruminantëve të Vegjël (Peste des Petits Ruminants – PPR) është një sëmundje serioze virale, tepër ngjitëse e ruminantëve të vegjël, e cila ka ngordhshmëri të lartë deri në nivele të 100% të tufës, duke shkaktuar humbje ekonomike, por nuk cenon shëndetin dhe nuk transmetohet te njeriu.

    Konfirmimi i parë për sëmundjen e Murtajës së Ruminantëve të Vegjël në Republikën e Shqipërisë është bërë më 4 qershor 2025, me vendndodhje në fshatin Domen, njësia administrative Postribë, Bashkia Shkodër. Në vijim, rasti i dytë është konfirmuar më 5 qershor në fshatin Vrenjt, njësia administrative Kastriot, Bashkia Dibër; rasti i tretë më 9 qershor në fshatin Val, njësia administrative Martanesh, Bashkia Bulqizë; dhe rasti i katërt më 11 qershor në fshatin Polenë, njësia administrative Qendër, Bashkia Skrapar. Numri total i vatrave (tufave) të raportuara deri më sot është 4. Numri i të imtave të prekur është 716; të ngordhur, 25 krerë; të eliminuar, 153 krerë; ndërsa krerët e tjerë janë në proces eliminimi.

    Me konfirmimin e rastit të parë të sëmundjes së Murtajës së Ruminantëve të Vegjël (PPR), Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural ka ndërmarrë menjëherë masat e nevojshme për parandalimin dhe kontrollin e përhapjes së sëmundjes në territorin e Republikës së Shqipërisë. Në zbatim të Urdhrit nr. 802, datë 9.10.2024, “Për miratimin e Planit Kombëtar të Kontigjencës për Sëmundjen e Murtajës së Ruminantëve të Vegjël”, është mbledhur menjëherë Qendra Kombëtare e Krizës, me përfaqësues nga Ministria e Brendshme, Ministria e Turizmit dhe Mjedisit dhe Ministria e Mbrojtjes, për koordinimin e veprimeve dhe marrjen e informacionit mbi masat e marra nga Qendra Rajonale e Krizës, e cilat ka identifikuar Njësitë Administrative dhe fshatrat brenda zonave të mbrojtjes (3 km) dhe të mbikëqyrjes (10 km).

    Në Urdhrat e Ministrit është përcaktuar qartë, që për cdo rast të konfirmuar me këtë sëmundje, marrja e masave të kufizimit të lëvizjes së kafshëve të gjalla.

    Nisur nga situata shqetësuese dhe përhapja në disa vatra e sëmundjes, prej datës 9.6.2025 ka hyrë në fuqi Urdhri i Ministrit nr. 575, “Për ndalimin e përkohshëm të lëvizjes së dhenve dhe dhive të gjalla në territorin e Republikës së Shqipërisë”. Ky Urdhër i shtrin efektet e tij në të gjithë territorin e vendit, duke ndaluar lëvizjen e kafshëve të gjalla të llojit dhen dhe dhi nga ferma në fermë, shtegtimin dhe kullotjen në kullota në përbashkëta. Ndalohet përkohësisht tregtimi i kafshëve të llojit dhen dhe dhi në tregjet e kafshëve të gjalla, mjedise te hapura, panaire dhe grumbullime të tjera. Është e lejuar vetëm lëvizja e të imtave vetëm për në thertore, e shoqëruar me certifikatë shëndetësore veterinare, të lëshuar nga veterineri zyrtar i shërbimit. Kjo masë ka karakter të përkohshëm dhe është ndërmarrë në funksion të mbrojtjes së shëndetit të kafshëve, sigurisë ushqimore dhe interesit të blegtorëve në vend.

    Ftojmë të gjithë subjektet dhe fermerët të zbatojnë me përpikëri këtë urdhër, duke bashkëpunuar ngushtë me autoritetet veterinare lokale.

    Autoriteti Kombëtar i Veterinarisë dhe Mbrojtjes së Bimëve ka nga ngritur 39 grupe kontrolli, duke monitoruar deri më sot 983 ferma të imtash, me një total 164.803 krerësh dhen dhe dhi në rang vendi. Qëllimi kryesor i grupeve të kontrollit në terren është monitorimi i fermave të vogla blegtorale, evidentimi i situatës epidemiologjike në terren dhe përcaktimi i fazës aktuale të sëmundjes, si bazë për ndërhyrje të mëtejshme, të orientuara dhe efektive. Gjatë monitorimit, grupet e kontrollit kanë kryer rritjen e ndërgjegjësimit të fermerëve për rrezikun ekonomik që paraqet kjo sëmundje. Gjithashtu, veterinerët zyrtarë kanë bashkëpunuar ngushtë edhe me organet e Policisë e Shtetit, për të mundësuar kontrollin e lëvizjes së kafshëve brenda vendit dhe marrjen e masave për rastet flagrante. Gjatë kësaj kohe shërbimi veterinar ka bërë ndërgjegjësimin e fermerëve duke i informuar mbi sëmundjen e Murtajës së Ruminantëve të vegjël (PPR). Pjesë e ndërgjegjësimit ka qenë edhe përgatitja e posterave për sëmundjen e Murtajës së Ruminantëve të Vegjël (PPR) dhe informimi i publikut nëpërmjet faqes zyrtare të AKVMB-së dhe në rrjete sociale.

    Gjithashtu, prania e sëmundjes së Murtajës së Ruminantëve të Vegjël (PPR) është njoftuar rast pas rasti në Sistemin e Njoftimit të Menjëhershëm të Sëmundjeve të kafshëve të Bashkimit Evropian (ADIS), dhe është kontaktuar edhe Zyra e Emergjencave për Sëmundjet e Kafshëve pranë Komisionit Evropian, e cila ka shprehur gatishmërinë ndaj kërkesës së MBZHR-së për të dërguar në Shqipëri një mision teknik.

    Ditën e sotme dhe nesër, më datë 13.06.2025 po organizohet një takim në ambientet e Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, me pjesëmarrjen e dy ekspertëve të Komisionit Evropian, përfaqësuesve të Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, AKVMB-së, ISUV-it dhe Urdhrit Profesional të Mjekut Veterinar të Shqipërisë. Po sot, këta përfaqësues do të kryejnë një vizitë në terren, në një nga vatrat ku është konfirmuar prania e sëmundjes. Në përfundim të vizitës, Misioni Teknik EUVET i Komisionit Evropian do të japë rekomandime në lidhje me menaxhimin e situatës dhe strategjitë e kontrollit të pranisë së sëmundjes së Murtajës së Ruminatëve të Vegjël (PPR).

    Kjo përgjigje e shpejtë dhe e koordinuar me DG SANTE ndaj rastit të parë të PPR në vendin tonë është një tregues i përkushtimit të Shqipërisë për të respektuar standardet evropiane në fushën e shëndetit dhe sigurisë veterinare.

    Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural i bën thirrje të gjithë fermerëve të zbatojnë me përpikëri masat e biosigurisë në fermat e tyre dhe të shmangin çdo lëvizje të kafshëve jashtë fermës, duke zbatuar rregullat në fuqi dhe duke bashkëpunuar për një të mire te përbashkët: ekonominë blegtorale ne vend.  MBZHR apelon ndaj të gjithë fermerëve dhe aktorëve të përfshirë në sektorin blegtoral që, për cdo rast të evidentimit të shenjave të dyshimta apo ngordhjeve në të imta, të kontaktojnë menjëherë në numrin e gjelbër 08003366.

    Vetëm përmes vigjilencës së lartë dhe bashkëpunimit të ngushtë mes strukturave shtetërore dhe fermerëve mund të garantojmë mbrojtjen e tufave dhe sigurinë e sektorit blegtoral në vend.



    Source link

  • Rama uron 34-vjetorin e PS: Flamuri ynë më lart se kurrë, 856 177 zemra për Shqipërinë 2030 në BE


    Kryeministri dhe njëherazi kryetari i Partisë Socialiste (PS), Edi Rama, uroi sot përmes një mesazhi në rrjetet sociale 34-vjetorin e themelimit të PS-së, duke vlerësuar mbështetjen e qytetarëve në zgjedhjet e 11 majit për rrugëtimin drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian.

    Rama në postimin e tij, ndau dhe foton e një trëndafili të kuq, që është dhe simbol i Partisë Socialiste.

    “Me këtë simbol të flamurit të socialistëve e progresistëve shqiptarë, që në këtë 34 vjetor të valëvitjes së tij është ngjitur më lart se asnjëherë falë 856 mijë e 177 zemrave, të cilat u bënë bashkë për Shqipërinë 2030 në BE, ju uroj gëzuar ditëlindjen e Partisë Socialiste të gjithë anëtarëve të familjes sonë të madhe politike”, shprehet kreu i PS-së, Edi Rama.

    Partia Socialiste e Shqipërisë u themelua më 12 qershor 1991 dhe ka qenë forca politike më jetëgjatë në pushtet. Ajo ka qenë në pushtet nga viti 1997-2005, teksa tashmë mban pushtetin prej vitit 2013.



    Source link

  • Armand Duka deklaroi se nuk e njeh, reagon Xhuli: Ai e ka privatizuar Kombëtaren e Shqipërisë


    Juliana Nura ka qenë e ftuar në emisionin “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ku ka folur për zhurmën e krijuar në media pas lajmit se ajo kishte siguruar bileta për ndeshjen Shqipëri-Serbi nëpërmjet presidentit të FSHF-së, Armand Dukës. Ky i fundit ka deklaruar se nuk e njeh Julianën – një pohim që ka ngritur pikëpyetje dhe ka nxitur reagime në rrjete sociale.

    Në intervistën e saj, Juliana sqaroi se ka siguruar biletat përmes kontakteve të njohura dhe se kjo është një praktikë e zakonshme për personat që punojnë në media.

    “Njerëzit e Armandos ne i kemi të njohur dhe i kam bërë një telefonatë. Kam marrë dhe bileta online, për shkak të tifozave kuqezi dhe Plisat, që të mos bëhej rrëmujë. Sepse është një lojë shumë e tensionuar, me Serbinë, e dimë si është historia jonë,” – tha ajo.

    Ajo shtoi se pjesë të biletave i kishte siguruar në mënyrë të rregullt, online, ndërsa pjesa tjetër nëpërmjet kontakteve, duke theksuar se për figurat publike dhe gazetarët, kjo është diçka e natyrshme.

    “Ne që jemi media, që jemi në televizion, i marrim biletat sepse është diçka që na takon. Nuk e kuptoj pse u bë kaq e madhe,” u shpreh Juliana.

    E pyetur nëse e njeh personalisht Armand Dukën, ajo u përgjigj se e ka hasur disa herë në ambientet e stadiumit “Air Albania”, por marrëdhënia e tyre nuk shkon përtej një përshëndetjeje formale.

    “Kur kam qenë në Tiranë në ‘Air Albania’ e kam hasur disa herë, i kam dhënë dorën, por kaq”, tha ajo.

    Sa i përket deklaratës së Dukës se nuk e njeh, Juliana u tregua e rezervuar, duke shtuar: “Nuk e kam parë këtë, përderisa nuk e kam parë nuk di se çfarë të them. Por për shkak imazhi… unë mendoj se është privatizuar ‘Air Albania’, është privatizuar Kombëtarja prej tij. Kështu e kuptoj, që është një biznes i tij dhe nuk do që ta dëmtojë duke thënë që i ka dërguar bileta”.

    Në fund, ajo shprehu pakënaqësinë për mënyrën si po menaxhohet qasja në stadium dhe mungesën e hapësirës për tifozët e përkushtuar shqiptarë.

    “Nuk është e drejtë të lësh tifozat kuqezi dhe Plisat jashtë ‘Air Albania’,” përfundoi ajo. Deklaratat e Julianës vijnë në një kohë kur ndarja e biletave për ndeshjet e rëndësishme të Kombëtares shqiptare po shihet me shumë vëmendje nga publiku dhe media.



    Source link

  • Mexhiti takohet me Zelenskin: Jemi në mbështetje të Ukrainës


    Zv.kryeministri i parë, Izet Mexhiti, me ftesë të Presidentit të Ukrainës Volodimir Zelenski, po qëndron në Odesa, ku po organizohet Samiti “Ukrainë – Evropa Juglindore”.

    “Në këto kohë të vështira për paqen dhe sigurinë evropiane, qëndrojmë fuqishëm përkrah Ukrainës, që po lufton për idealet e lirisë e demokracisë.

    Sot, me ftesë të Presidentit të Ukrainës Volodimir Zelenski, po qëndroj në Odesa, ku po organizohet Samiti “Ukrainë – Evropa Juglindore”, një ngjarje me rëndësi të jashtëzakonshme për rajonin tonë dhe gjithë kontinentin.

    Ky samit është një moment kyç për të riafirmuar mbështetjen tonë të palëkundur për sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës, si dhe për të thelluar partneritetin me vendet e Evropës Juglindore në një kohë sfiduese për të gjithë ne.

    Maqedonia e Veriut qëndron në anën e duhur të historisë, pra në mbështetje të Ukrainës në përpjekjen e saj titanike për liri dhe demokraci”, ka shkruar Mexhiti.

    Source link



    Source link

  • Fetai në konakun e tij në Opajë të komunës së Likovës priti figura rë rëndësishme të Aleancës


    Në konakun tim në Opajë të komunës së Likovës, patëm nderin të mirëpresim deputeten Mimoza Musa, kryetaren e FRASH-it Yllka Nuredini, si dhe themeluesit e Aleancës, Latif Arifi dhe Arif Musa, figura që kanë dhënë shumë për lëvizjen tonë që nga ditët e para.

    Në Likovë si në çdo cep të vendit, besimi në rrugën tonë të drejtë është më i fuqishëm se kurrë. Aktivistët dhe strukturat janë të bashkuar dhe të vendosur për ta çuar përpara me krenari betejën për ndryshimin që VLEN.



    Source link

  • Georgina Rodriguez në pritje të ëmbël? Barku i rrumbullakosur ngjall dyshime (FOTO)

    Georgina Rodriguez në pritje të ëmbël? Barku i rrumbullakosur ngjall dyshime (FOTO)


    Georgina Rodriguez ka tërhequr vëmendjen e mediave dhe rrjeteve sociale pas paraqitjes së saj në finalen e Ligës së Kombeve, ku Portugalia triumfoi ndaj Spanjës.

    Partnerja e Cristiano Ronaldos u pa në tribunat e stadiumit Allianz Arena, ku një detaj i veçantë nuk i shpëtoi syrit të publikut: barku i saj i rrumbullakosur.

    Në një video të publikuar nga një faqe tifozësh, Georgina shihet duke qëndruar pranë fushës me dorën vendosur mbi bark, gjest që ka ndezur menjëherë spekulimet për një shtatzëni të mundshme.

    Komentet në rrjete sociale u shtuan, me shumë ndjekës që pyesnin nëse çifti i famshëm po pret një fëmijë tjetër.

    Georgina dhe Ronaldo u shfaqën më vonë duke festuar së bashku fitoren, me foto të përbashkëta pranë kupës, të shpërndara në rrjetet e tyre sociale. Influencuesja ndau edhe disa momente të tjera nga mbrëmja, duke përfshirë detaje të dukjes së saj, ndërsa shijonte atmosferën e finales.

    Çifti aktualisht ka pesë fëmijë. Georgina është nëna biologjike e Alana Martinës dhe Bella Esmeraldës.

    Ronaldo ka gjithashtu një djalë 14-vjeçar, Cristiano Jr., identiteti i nënës së të cilit nuk është zbuluar, dhe binjakët Mateo dhe Eva, të lindur përmes një nëne zëvendësuese.

    Pas finales, Georgina mori pjesë edhe në festimet e 10-vjetorit të Netflix në Spanjë, ku u shfaq me një fustan me korse që imiton të brendshme, duke i shtuar më shumë zëra thashethemeve, pasi edhe aty barku dukej pak i theksuar.

    Për momentin, nuk ka asnjë konfirmim zyrtar nga çifti.



    Source link

  • Phone 3 i mungon elementi vizual karakteristik i telefonëve Nothing


    Telefoni i ardhshëm i Nothing do të prezantohet muajin që vjen dhe mban një surprizë në vetvete sipas disa raportimeve.

    Informatori i industrisë Max Jambor ndau një foto të një pajisjeje që duket si Nothing Phone 3 dhe imazhi i publikuar prej tij tregon një telefon pa dritat Glyph që janë shndërruar në një simbol i produkteve të kompanisë.

    Përveç mungesës së dritave Glyph, imazhi gjithashtu tregon se Nothing Phone 3 ka tre kamera të pasme, një konfigurim i ngjashëm me atë që kemi parë në Nothing Phone 3A dhe 3A Pro. Ai element vizual që ky telefon do të ruajë është kapaku i pasëm transparent.

    Telefoni pritet të prezantohet zyrtarisht nga CEO i kompanisë Carl Pei më 1 Korrik dhe përshkruhet si “flagship.” Vitin e kaluar Pei publikoi një video në rrjetin social X ku fliste për integrimin e harduerit dhe inteligjencës artificiale në një mënyrë që të jetë e dobishme për përdoruesit. /PCWorld Albanian

    Source link





    Source link

  • Ky çaj e parandalon sulmin në zemër


    Sulmi në zemër zakonisht ndodh kur furnizimi me gjak në zemër ndalet papritmas si pasojë e ndonjë bllokade.

    Sipas studimeve, çaji i zi mund të ndihmojë në zvogëlimin e këtij sulmi.

    Sipas të dhënave të publikuara në vitin 2012 në “Food & Function”, çaji i zi i zvogëlon rreziqet e sëmundjeve koronare të zemrës dhe të sulmit të trurit për 10 deri në 20 për qind.

    Në vitin 2000, një prej studimeve më të mëdha mbi ndikimin e konsumimit të çajit në shëndetin e zemrës ishte publikuar në revistën “Arteriosclerosis, Thrombosis and Vascular Biology”.

    Studimi kishte analizuar më shumë se 37,000 holandezë dhe kishte zbuluar se ata të cilët pinë çaj janë më pak të prirë të vdesin nga sëmundjet e zemrës. Në veçanti, çaji i zi ka shumë përfitime shëndetësore për zemrën.

    Në fakt, në vitin 2012, një studim i publikuar në revistën “Preventive Medicine” kishte zbuluar se konsumimi i tri gotave me çaj të zi në ditë për 12 javë shpie në reduktim të dukshëm të nivelit të antioksidantëve në sheqer të gjakut, të cilat na mbrojnë nga stresi oksidativ dhe inflamacioni.

    Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, faktorët e rrezikut që mund të shpijnë në sulm të zemrës janë: konsumimi i alkoolit, pirja e duhanit, shtypja e lartë e gjakut, mbipesha, kolesteroli i lartë, glukoza e lartë në gjak, mungesa e aktivitetit fizik, etj.





    Source link