Author: arso

  • VLEN: 23 vite gënjeshtra, mjaft më!


    BDI dhe aleatët e saj e kanë shndërruar politikën në një lojë logosh dhe ngjyrash. Herë shpallen Front Evropian, herë Front Kombëtar, sot me emrin AKI, çdo ditë një identitet i ri, vetëm e vetëm për ta fshehur krizën e brendshme dhe dështimet 23-vjeçare. Kështu ka akuzuar koalicioni VLEN, ndërsa thonë se ky është tregues i qartë i një partie që nuk e di kush është dhe ku po shkon.

    “Një ditë ngjyra e gjelbër, ditën tjetër e kaltër, por në çdo rast, qytetarët i shohin të njëjtët njerëz, me të njëjtat dështime dhe me të njëjtin korrupsion. Ndërkohë, nga ‘Fronti’ i tyre po largohen një e nga një: u largua partia turke, e cila ka qenë forcë serioze me rreth 20 mijë qytetarë mbështetës; u largua Menduh Thaçi, dhe ky është vetëm fillimi. Forcat që në të kaluarën janë përplasur rëndë mes vete, sot përpiqen të fshihen nën një logo të përbashkët, por qytetarët e dinë mirë se kjo është vetëm një fasadë”, thuhet në reagimin e VLEN-it.

    Në anën tjetër, vijon më tej reagimi, VLEN asnjëherë nuk ka qenë më unik, asnjëherë më i bashkuar. “Këtë e dëshmojmë çdo ditë, në çdo vendim dhe mbi të gjitha me kandidaturat tona të përbashkëta, që janë shpresa e qytetarëve për ndryshim. Vlera nuk maten me logo e ngjyra të ndërruara, por me veprime konkrete për qytetarët. Në këtë drejtim, VLEN është e vetmja alternativë e vërtetë për ndryshim dhe zhvillim.  23 vite në pushtet, e tash mendojnë se duke ndërruar ngjyrat dhe emrin mund ta fshijnë historinë e mashtrimeve. Por shqiptarët nuk harrojnë: korrupsionin, pazaret dhe zhgënjimet nuk i mbulon asnjë logo e re”.



    Source link

  • Jasveen Sangha pranon fajin për shitjen e drogës që i mori jetën aktorit Matthew Perry

    Jasveen Sangha pranon fajin për shitjen e drogës që i mori jetën aktorit Matthew Perry


    Jasveen Sangha, e njohur më mirë si “Mbretëresha e Ketaminës”, ka pranuar të deklarohet fajtore për shitjen e drogës aktorit të serialit “Friends”, Matthew Perry.

    Sangha do të deklarohet fajtore për pesë akuza në Los Angeles, përfshirë një akuzë për shpërndarje të ketaminës që rezultoi në vdekje ose lëndime trupore.

    Ajo u përball me nëntë akuza. Prokurorët e quajtën shtëpinë e saj në Los Angeles një “objekt trafikimi droge” dhe gjetën dhjetëra shishe ketamine.

    Perry u gjet i vdekur në oborrin e shtëpisë së tij në Los Angeles në tetor 2023, dhe një ekzaminim përcaktoi se vdekja e tij ishte shkaktuar nga efektet e ketaminës.

    Sangha është një nga pesë personat, përfshirë mjekët dhe asistentin e aktorit, të cilët zyrtarët amerikanë pretendojnë se i furnizuan Perryt ketaminë, duke shfrytëzuar varësinë e tij për fitim, gjë që çoi në vdekjen e tij nga mbidoza.

    Zbulohen mesazhet shqetësuese mes doktorëve të lidhur me vdekjen e Matthew Perry

    Ata përfshijnë Dr. Salvador Plasencia dhe Dr. Mark Chavez, dy mjekët që shitën ketaminë, Kenneth Iwamasa i cili punonte si asistent i Perryt që jetonte me të, dhe Eric Fleming i cili i shiti Perryt ketaminën që ai merrte nga Sangha.

    Sangha pritet të paraqitet në gjykatë në javët e ardhshme për të pranuar fajësinë si pjesë e një marrëveshjeje për pranimin e fajësisë me autoritetet federale.

    E njëjta thuhet se është shoqëruar me shumë personazhe të famshëm dhe një nga shoqet e saj i tha Daily Mail se ajo mori pjesë në ‘Golden Globes’ dhe ‘Oscars’.



    Source link

  • Kosova e kërkon ish-gruan e Feros me urdhërarrest ndërkombëtar

    Kosova e kërkon ish-gruan e Feros me urdhërarrest ndërkombëtar


    Gjykata Themelore në Gjilan, departamenti i përgjithshëm ka lëshuar urdhërarrest dhe letër rreshtim ndërkombëtar ndaj Arbenita Ismajlit.

    Kjo është konfirmuar për Klan Kosova nga Gjykata e Shkallës së Parë në Gjilan.

    “Në ditën që është bërë kërkesa nga ana e Prokurorisë Themelore në Gjilan, Gjykata ka ndërmarrë gjitha veprimet e nevojshme komfor kompetencave ligjore dhe në përputhje me legjislacionin në fuqi, duke lëshuar urdhërarrestin dhe letër rreshtimin ndërkombëtar ndaj të pandehurës Arbenita Ismajli”, ka thënë për Klan Kosovën, Sabit Shkodra, Udhëheqës i Zyrës për Informim dhe Komunikim me Media në Gjykatën e shkallës së parë në Gjilan.

    Në mes të muajit qershor të këtij viti, Prokuroria Themelore në Gjilan ka nxjerrë një aktvendim për fillim të hetimeve ndaj Ismailit, pasi që, sipas tyre, ekziston dyshimi i bazuar se ajo nuk ka zbatuar vendimin e gjykatës për të takuar vajzën me babanë biologjik, Feronit Shabani, duke kryer kështu veprën penale Mospërfillje e gjykatës.

    Nga 19 marsi i këtij viti, “Arbenita Shabani lsmajli, me dashje nuk i është bindur urdhrit apo vendimit të plotfuqishëm të Gjykatës, në Republikën e Kosovës, respektivisht aktvendimit mbi pajtimin gjyqësor, përmes procesverbalit me numër C.nr.3508/2024, të datës 12.06.2024 ashtu që, e pandehura pasi që është njoftuar lidhur me revokimin e autorizimit nga i dëmtuari ish bashkëshorti i saj Feronit Shabani, me të cilin autorizim, të pandehurës i është lejuar nga ana e të dëmtuarit, që fëmijën e tyre N.Sh., ta marrë me vete jashtë Republikës së Kosovës, e pandehura edhe pse në dijeni lidhur me revokimin e autorizimit, asnjëherë nga momenti i revokimit me datë 19.03.2025, nuk ia ka mundësuar kontaktimin me fëmijën të dëmtuarit si baba biologjik, duke vepruar në kundërshtim me aktvendimin e formës së prerë, në të cilin është përcaktuar kontakti me fëmijën dy herë në muaj, vikendin e parë dhe të tretë përmes Qendrës për Punë Sociale në Gjilan”, thuhet në këtë aktvendim të cilin e ka siguruar Klan Kosova.

    Prokurori i shtetit, pas vlerësimit të informatave, provave dhe materialeve të tërësishme të dorëzuara nga policia, ka ardhur në përfundim për të filluar hetimet në drejtim të veprës penale Mospërfillje e gjykatës, i cili dyshim mbështetet në provat materiale si, deklarata në polici e të dëmtuarit në cilësi të dëshmitarit Feronit Shabani, njoftimi nga QP5 në Gjilan, me datë 16.04.202S, autorizimi i noterizuar për dhënien e pëlqimit, numër LRP.nr.472/2025, i datës 21.01.2025, revokimi i autorizimit të noterizuar, me numër LRP.nr.174/2025, i datës 19.03.2025, procesverbal mbi shqyrtimin kryesor, i datës 12.06.2024, në Gjykatën Themelore në Gjilan, Aktgjykimi C.nr.1048/2023, i datës 20.12.2023, i Gjykatës Themelore në Gjilan, Aktgjykimi i Gjykatës së Apelit CA.nr.891/2024, i datës 24.04.2024, komunikimet elektronike në mes të policisë dhe njësisë së ILEC, të cilat prova paraqesin bazë të mjaftueshme për fillimin e hetimeve, duke përmbushur stadin mbi dyshimin e arsyeshëm, se e Arbenita Ismaili ka kryer veprën penale në fjalë.

    Organi i akuzës në Gjilan ka ngritur aktakuzë ndaj Ismailit, të cilën e ka dorëzuar në Gjykatën Themelore në po këtë qytet më 10 korrik të këtij viti për veprën penale “Marrja apo mbajtja e kundërligjshme e fëmijës”.

    Sipas prokurores Rabije Sadiku, për këtë aktakuzë që ka siguruar Klan Kosova, ekziston dyshimi i bazuar se “nga muaji shtator i vitit 2024 në vazhdimësi, e pandehura me dashje dhe në mënyrë të kundërligjshme, e merr, mban ose rrëmben, nga prindi fëmijën — vajzën N.Sh., në atë mënyrë që përkundër që me aktgjykimin e Gjykatës Themelore në Gjilan Divizioni Civil, të dëmtuarit — babait Feronit Shabani, i është besuar ushtrimi i të drejtës prindërore, e pandehura ka marrë vajzën është larguar nga Kosova, me qëllim të shkuarjes, në vendet e ndryshme të Evropës dhe Lindjes së afërt, kështu duke ja ndërprerë dhe duke ia pamundësuar kundërligjshëm të dëmtuarit babait të kujdeset për vajzën, ashtu që i dëmtuari nuk ka mundësi të ushtroj të drejtën prindërore e cila i është besuar nga gjykata, me c’rast e pandehura me veprimet e saj ka penguar ekzekutimin e vendimit të detyrueshëm të organit Kompetent mbi besimin e fëmijës në përkujdesje, ruajtje, zhvillim dhe edukim, veprime këto në kundërshtim me ligjin mbi familjen, në kundërshtim me vendimin e gjykatës të vitit 2024, e po ashtu edhe në kundërshtim me revokimin e autorizimit të datës, 22 korrik 2024”.

    Në këtë aktakuzë, Arbenita Ismajli është e ngarkuar edhe me veprën penale Mospërfillje e gjykatës, pasi që “më datë 02, 16 dhe 28 Gusht 2024, në Gjilan, në Qendrën për Punë Sociale, e pandehura, me dashje dhe me qëllim ha shkelur pajtimin gjyqësor në atë mënyrë që të dëmtuarit — babait Feronit Shabanit, përkundër se janë marrë vësh që i dëmtuari të ketë kontakt me fëmijën e përbashkët N.Sh. dhe atë dy herë në muaj, vikendin e parë dhe të tretë, ditën e premte nga ora 15:00 e deri ditën e hënë në ora 10:00, e gjithë kjo të bëhet përmes QPS në Gjilan, e po ashtu e mitura të kontaktoj me babën edhe gjatë festave shtetërore, zyrtare, fetare, pushimeve veriore dhe dimërore, ditëlindjeve dhe koha e kontaktit të jetë e barabartë, e pandehura ka treguar mosgatishmëri që t’i bindet vendimit në pajtimin gjyqësor të lëshuar nga Gjykatës Themelore në Gjilan-Divizioni Civil”.

    Arbenita Ismajli e ka fituar të drejtën e kujdestarisë për vajzën në vitin 2024.

    Po kjo prokurori, në qytetin e Gjilanit ka aktakuzë ndaj Feronit Shabanit për tri vepra penale, dhunë në familje, ngacmim seksual dhe kanosje.

    Sipas aktakuzës, Fero akuzohet se ka ushtruar dhunë psikologjike dhe sjellje kërcënuese ndaj ish-bashkëshortes së tij, Arbenita Ismajli, në periudhën qershor – tetor 2024. /Klankosova.tv



    Source link

  • Mbrëmë vonë, aksion policor në Zajas, ka të arrestuar

    Mbrëmë vonë, aksion policor në Zajas, ka të arrestuar


    Më 18.08.2025, rreth orës 23:10, në fshatin Zajas, rajoni i Kërçovës, oficerët e policisë nga Zyra e Jashtme për Çështje Penale e Kërçovës privuan nga liria F.Z. (81) dhe Sh.Z. (50), të dy nga fshati Zajas.

    Duke vepruar mbi një raport të mëparshëm se Sh.Z. kishte kërcënuar gruan e tij, me pëlqimin e tyre, oficerët e policisë hynë në shtëpinë e tyre dhe kryen një kontroll.

    Duke vepruar kështu, në posedim të Sh.Z. u gjetën fishekë dhe një pistoletë plastike, ndërsa në posedim të F.Z. u gjetën dhe u sekuestruan një pistoletë dhe 38 fishekë të kalibrave të ndryshëm.

    Personat u ndaluan në stacionin e policisë dhe pas një hetimi të plotë dhe dokumentimi të rastit, kundër tyre do të ngrihen akuza sipas nenit 396 të Kodit Penal.

    The post Mbrëmë vonë, aksion policor në Zajas, ka të arrestuar appeared first on Open-Tv.

    Source link



    Source link

  • ZYRTARE/ “Bingo” për Vllazninë, prezanton futbollistin që luajti me kombëtaren kundër Italisë – botimet.com

    ZYRTARE/ “Bingo” për Vllazninë, prezanton futbollistin që luajti me kombëtaren kundër Italisë – botimet.com


    Kristian Dros është zyrtarisht lojtar i Vllaznisë. Klubi kuqeblu e ka prezantuar me kontratë të vlefshme për dy vite.

    bandicam 2025-08-19 11-37-04-061

    Mesfushori u largua nga Elbasani dhe për Vllazninë është si “bingo” në merkato. Dros është pjesë e përfaqësueses së Moldavisë, ndërsa në sfidën e fundit për kualifikueset e Botërorit mori minuta kundër Italisë.

    PANORAMASPORT.AL







    Source link

  • Edona James largohet e zhgënjyer nga Kosova, nuk e gjeti dashurinë e vërtetë

    Edona James largohet e zhgënjyer nga Kosova, nuk e gjeti dashurinë e vërtetë


    Transgjinorja e njohur Edona James ka lënë Kosovën pas krahëve.

    Pas një periudhe të gjatë qëndrimi dhe përpjekjesh për të ndërtuar një jetë personale në atdhe, ajo nuk arriti të gjejë dashurinë që kërkonte.

    E deshën, por jo aq sa donte, shkruan “Kosovarja”.

    Me tone zhgënjimi, Edona është rikthyer jashtë vendit, duke thënë se Kosova nuk i dha atë që shpresonte.





    Source link

  • Eurovision ndryshon logon pas gati një dekade, fansat të pakënaqur

    Eurovision ndryshon logon pas gati një dekade, fansat të pakënaqur


    Për herë të parë që nga viti 2015, Unioni Evropian i Transmetimeve (EBU) ka prezantuar logon e re zyrtare të Eurovisionit, e cila do të përdoret duke filluar nga edicioni i vitit 2026 dhe në të gjitha edicionet e ardhshme.

    Në dizajnin e ri, zemra – simboli më i njohur i festivalit – mbetet në qendër, por logoja është modernizuar me një font të ri të quajtur “Singing Sans”, ndërsa shkronja “E” nuk është më e madhe, siç ishte në versionin e mëparshëm

    Logoja është përdorur për herë të parë në vizualet e këtij viti, me rastin e 70-vjetorit të Eurovisionit.

    Mirëpo ky ndryshim nuk është pritur aspak mirë nga ndjekësit e spektaklit. “Nuk kam parë logo më të dështuar se kjo”, shkruan dikush, ndërsa një tjetër shton: “Edhe unë do e kisha bërë më bukur me “Paint”.

    Krijimi i saj është realizuar nga EBU në bashkëpunim me studion britanike të brendimit PALS, e cila ka punuar edhe në identitetin vizual të Eurovision 2023 në Liverpool.

    Eurosong ka qenë gjithmonë një evolucion muzikor, kulturor dhe krijues. Ky rifreskim është një nderim për 70 vitet e jashtëzakonshme dhe një hap drejt së ardhmes.



    Source link

  • ZYRTARE/ “Bingo” për Vllazninë, prezanton futbollistin që luajti me kombëtaren kundër Italisë

    ZYRTARE/ “Bingo” për Vllazninë, prezanton futbollistin që luajti me kombëtaren kundër Italisë


    Kristian Dros është zyrtarisht lojtar i Vllaznisë. Klubi kuqeblu e ka prezantuar me kontratë të vlefshme për dy vite.

    bandicam 2025-08-19 11-37-04-061

    Mesfushori u largua nga Elbasani dhe për Vllazninë është si “bingo” në merkato. Dros është pjesë e përfaqësueses së Moldavisë, ndërsa në sfidën e fundit për kualifikueset e Botërorit mori minuta kundër Italisë.

    PANORAMASPORT.AL







    Source link

  • Të mërkurën vazhdon seanca konsitutive e Kuvendit të Kosovës

    Të mërkurën vazhdon seanca konsitutive e Kuvendit të Kosovës


    Të mërkurën (20 gusht) mbahet vazhdimi i seancës konstituive.

    Seanca e Kuvendit është caktuar për në ora 11:00.

    Në rend dite është zgjedhja e kryetarit të Kuvendit dhe zgjedhja e nënkryetarëve të Kuvendit.

    The post Të mërkurën vazhdon seanca konsitutive e Kuvendit të Kosovës appeared first on KosovaNews.

    Source link



    Source link

  • “Nëse mendoni se më keni parë”, Dafina Zeqiri paralajmëron rikthimin me surpriza pas pauzës së shkurtër

    “Nëse mendoni se më keni parë”, Dafina Zeqiri paralajmëron rikthimin me surpriza pas pauzës së shkurtër


    Dafina Zeqiri ka bërë një pauzë të shkurtër nga muzika për t’i kushtuar jetës personale pas lindjes së djalit të saj, duke u fokusuar në familje dhe në momentet intime të prindërimit.

    Megjithatë, duket se këngëtarja nuk ka qëndruar pa aktivitet, pasi po punon në heshtje për projekte të reja muzikore.

    Fansat u ndjenë të intriguar nga një postim i saj në InstaStory, ku Dafina shkroi: “Nëse mendon se më ke parë, ende nuk më ke parë”.

    Ky mesazh ka ndezur spekulime dhe kureshtje, duke lënë të kuptohet se artistja po përgatit diçka të re dhe surprizuese.

    Disa mendojnë se ky paralajmërim mund të lidhet me një këngë të re, por akoma pa dhënë detaje.

    Në çdo rast, mbetet e qartë se ajo ka mbajtur një profil të ulët gjatë pauzës së saj dhe tani po rikthehet me energji dhe ide të freskëta.

    Sidoqoftë, pritet të shihet se çfarë ka përgatitur për fansat e publikun.



    Source link