Author: arso

  • Konjufca: Opozita po e sakrifikon konstituimin e Kuvendit për shkak të një kandidati që e ka propozuar Vetëvendosje


    Ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, në emisionin CONTEXT në ATV, tha se subjektet opozitare po e bllokojnë konstituimin e Kuvendit për shkak të një kandidati të Vetëvendosjes.

    Sipas Konjufcës, sjellja e opozitës dëshmon për një përçarje të thellë politike që ka zvarritur procesin e konstituimit për gati dy muaj.

    “Veprimet nëse i analizojmë në sallën e Kuvendit, të cilat janë duke ndodhë që gati dy muaj, tregojnë për një divergjencë të forcave politike, Vetëvendosja që e propozon, ashtu siç i takon Kryetarin e Kuvendit dhe partitë tjera opozitare, të cilat në emër të asaj që Vetëvendosja e ka propozu një kandidat të papërshtatshëm, ata e bllokojnë edhe në emër të kësaj, e sakrifikojnë edhe konstituimin e Kuvendit si të tillë”, tha Konjufca.

    Ai tha se Kushtetuta nuk parashikon domosdoshmëri konsultimi me partitë tjera për kandidatin për kryetar të Kuvendit.

    “Natyrisht, Lëvizja Vetëvendosje është në të drejtën e saj, sepse po qe se do të ishte e kodifikuar kjo që ne t’i pyesnim edhe të tjerët se kë ta vendosnim, me siguri që Kushtetuta e Kosovës do të ishte aq e mençur e e kujdesshme sa ta përfshinte një fjali ku do të thoshte në konsultim me partitë tjera”, u shpreh Konjufca.



    Source link

  • Gjykata e Apelit në Tiranë liron 39-vjeçarin nga Prizreni, refuzon ekstradimin e tij në Serbi

    Gjykata e Apelit në Tiranë liron 39-vjeçarin nga Prizreni, refuzon ekstradimin e tij në Serbi


    Gjykata e Apelit me Juridiksion të Përgjithshëm Tiranë ka liruar nga burgu Jeton Dervishin, i shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi 38-vjeçari nga Prizreni është dënuar në Hungari me 2 vite burg për kalim të paligjshëm të emigrantëve, ndërsa është dënuar po për të njëjtën vepër edhe në Serbi

    Sipas gazeta Express, shkalla e Parë kishte vendosur pro ekstradimit, ndërsa avokati Sokol Tahiraj ankimoi vendimin, shkruajnë mediat në Shqipëri.

    “Në referim të kësaj dispozite afati maksimal që parashikon ligji për zgjatjen e një mase shtrenguese të caktuar për kufizimin e lirisë së një shtetasi që do ekstradohet është deri në 3 muaj, ndodhur në rastin konkret kur shtetasi Jeton Dervishaj alias Dervisaj mbahet prej 11 muajsh në paraburgim, duke bërë kështu që të tejkalohet çdo afat ligjor i parashikuar për shqyrtimin e kërkesës për ekstradim, kjo masë sigurimi e caktuar nga kjo gjykatë e ka humbur tashmë qëllimin e saj dhe duhet të revokohet”, thuhej në ankimin e avokatit të Dervishajt, Sokol Tahiri.

     

     

    Më tej në argumentat e tij theksoi se klienti nga Kosova është “familje e luftës, dhe ekstradimi i 38-vjeçarit drejt Serbisë do të përbënte rrezik për sigurinë dhe jetën e tij”.

    Source link



    Source link

  • Shkëlqim Shehu kërkon rishqyrtimin e rezultatit në Tropojë, ja data kur do jepet vendimi nga Kolegji Zgjedhor


    Gjykata pranë Kolegjit Zgjedhor nisi shqyrtimin e një kërkese të paraqitur nga Shkëlqim Shehu, kandidat për deputet nga partia ASHM – Partia Demokratike në Qarkun Kukës.

    Shkëlqim Shehu ka kërkuar që të rinumërohen votat në njësinë zgjedhore nr. 9 në Tropojë, pas zgjedhjeve të mbajtura më 11 maj 2025. Ai pretendon se rezultati nuk përfaqëson vullnetin e vërtetë të qytetarëve dhe kërkon gjithashtu që të rishikohen votat e pavlefshme dhe të korrigjohet tabela përfundimtare e rezultatit zgjedhor.

    Në këtë proces, pala tjetër është KQZ, i përfaqësuar nga  Marisol Bardhi dhe Juneta Dumi.

    Fillimisht, KAS kishte refuzuar ta shqyrtonte ankesën e Shehut, por ai vendosi t’i drejtohet Kolegjit Zgjedhor për të kërkuar drejtësi.

    Megjithatë, për shkak të problemeve shëndetësore të kandidatit, gjykata pranoi kërkesën e tij për shtyrjen e seancës dhe njoftoi se shqyrtimi i çështjes do të vazhdojë më 18 qershor 2025, ora 14:00, pranë Gjykatës Administrative të Apelit në Tiranë.

    Source link



    Source link

  • Nëna e Gjestit befason me këtë paraqitje në TikTok

    Nëna e Gjestit befason me këtë paraqitje në TikTok


    Gjesti aktualisht është një nga personazhet më të komentuara në media rozë.

    Edhe familja e tij u bë mjaftë e komentuar, sidomos nëna e tij me deklaratat e saj virale.

    E, së fundmi motra e Gjestiti ndau disa pamje të nënës së saj, nga parku.

    Paraqitja e saj befasoi të gjithë, shkruan “Kosovarja”.

    No description available.





    Source link

  • Beta publike e iOS 26 mbërrin muajin e ardhshëm


    Evenimenti i shumëpritur WWDC i Apple ka mbërritur dhe së bashku me të zhvillimet më të mëdha operacionale të kompanisë ndërsa konfirmoi kur përdoruesit mund të testojnë versionet beta.

    Kompania lançoi ridizajnimin e parë madhor që prej iOS 7 duke e quajtur përditësimi më i madh i dizajnit lançuar ndonjëherë. Pamja e re uniforme shtrihet tek të gjitha pajisjet dhe quhet “liquid glass.” Është një dizajn transparent që përfshin mini-aplikacionet, ikonat e madje edhe një pamje e gjitha transparente.

    Apple ka konfirmuar spekulimet edhe të ndryshimit të emrave të sistemeve operative. Prandaj në vend të iOS 19 këtë Vjeshtë, do të jetë iOS 26. E njëjta vlen edhe për sistemet operative të tjera si iPadOS 26, macOS 26 etj.

    Por kur do të mund ti shkarkoni këto platforma për ti provuar vetë ndryshimet? Versionet beta të iOS, iPadOS, macOS, watchOS, visionOS dhe tvOS janë të disponueshme prej ditës së sotme përmes programit të zhvilluesve Apple Developer Program ndërsa lançohen në betan publike muajin e ardhshëm.

    /PCWorld Albanian

    Source link





    Source link

  • Huawei lançon serinë e re të smartfonëve Pura 80 ndërsa në shënjestër ka rikthimin


    Gjiganti Kinez i teknologjisë Huawei lançoi seritë e fundit të smartfonëve Pura 80 ditën e Mërkure ndërsa gjiganti i teknologjisë po përpiqet të çmimentojë rikthimin e tij në tregun e smartfonëve premium në Kinë pas vitesh sanksione Amerikane.

    Flagshipi më i fundit i Huawei demonstron përpjekjet e vazhdueshme të gjigantit Kinez për të rifituar statusin si prodhuesi më i madh në vend pavarësisht sanksioneve Amerikane.Flagshipi më i fundit i Huawei demonstron përpjekjet e vazhdueshme të gjigantit Kinez për të rifituar statusin si prodhuesi më i madh në vend pavarësisht sanksioneve Amerikane.

    Çdo telefon i ri i lançuar prej tyre ka shërbyer si barometër i aftësisë së kompanisë për të prodhuar një produkt i cili është përballur me sanksione të forta. Rikthimi i Huawei ka shtuar presionin mbi Apple që ka parë pjesën e saj të tregut në Kinë të reduktohet.

    Huawei prezantoi seritë Pura 80 përmes një evenimenti live. Janë katër modele: Pura 80, Pura 80 Pro, Pura 80 Pro+ dhe Pura 80 Ultra. Çmimi fillon prej 905 dollarësh për seritë Pro që dalin në shitje më 14 Qershor.

    Kamerat e tij përdorin teknologjinë XMAGE dhe karakerizohen nga sensorë me kënd të gjerë dhe telefoto fuqizuar nga inteligjenca artificiale.

    Lançimet e telefonave Huawei gjenerojnë interes të madh, pasi shumë i shohin si një sfidë ndaj sanksioneve të SHBA-së. Në platformën kineze të mikroblogimit Weibo, tre nga dhjetë temat më të përfolura të së mërkurës kishin lidhje me Pura 80.

    Reagimet e përdoruesve ishin të përziera: shumë e lavdëronin kamerën dhe dizajnin elegant, ndërsa të tjerë ankoheshin se çmimet ishin shumë të larta dhe nuk ia vlenin. /PCWorld Albanian

    Source link





    Source link

  • Bitcoin i afrohet rekordit ndërsa tregjet presin të dhënat më të fundit rreth inflacionit


    Bitcoin u ngjit mbi 110 mijë dollarë ditën e Marte nxitur nga kërkesa e lartë institucionale ndërsa investitorët po pozicionohen përballë rezultatet më të fundit të inflacionit në SHBA të cilat do të zbulohen ditën e Mërkure.

    Këto të dhëna mund të influencojë edhe vendimin e Rezervës Federale për të reduktuar ose mbajtur të pandryshuar politikën e saj fiskale të interesave bankare.

    Në këto momente që shkruajmë kriptomonedha më e madhe në botë këmbehet me 109,256 dollarë siaps CoinMarketCap. Që prej javës së kaluar është rritur me 3.2 përqind.

    Ekonomistët presin që raporti i Indeksit të Çmimeve Konsumatore (CPI) të rritet me 0.3 përqind në muajin e Prill, një indikator shumë i rëndësishëm i gjendjes së tregjeve.

    Ekspertët thonë se investitorët dhe tregjet po presin këto rezultate të cilët mund të shërbejnë si katalizatorë rritjeje por edhe rënie. Tregje presin që ulja e interesave të vijë jo më herët sesa Shtatori.

    Kërkesa institucionale për Bitcoin mbetet e lartë. Strategy zotëron 582,000 BTC ndërsa kompania Japoneze Metaplanet synon të blejë 5.4 miliardë dollarë Bitcoin për rezervën e saj.

    Në hapësirën e ETF-ve, iShares Bitcoin Trust (IBIT) nga BlackRock arriti 70 miliardë dollarë vlerë. Ndërkaq ETF-ja Ethereum regjistron hyrje prej 15 ditësh me radhës me vlerë 837 milionë dollarë.

    Shumica e indikatorëve sinjalizojë një mbështetje ndërsa SHBA-Kinë po bisedojnë prë tregtinë, Britania heq pengesat për ETF-të kripto dhe Banka Qendrore e Hong Kong po avancon me testimin e një monedhe dixhitale në bashkëpunim me Chainlink.

    Analistët sugjerojnë se ajo që duket si cikët mund të shndërrohet nga momenti në moment në një supercikël. /PCWorld Albanian

     

    Source link





    Source link

  • Ja ku punoi nëna e Getoar Selimit që u arrestua sot


    Sipas raportimeve zyrtare, nëna e reperit të njohur kosovar, Getoar Selimi, u vu në pranga sot nën akuzën e keqpërdorimit të detyrës gjatë ushtrimit të punës së saj në Ministrinë e Infrastrukturës.

    Hetimet ndaj saj u intensifikuan pas verifikimeve të brendshme nga autoritetet përkatëse, shkruan “Kosovarja”.

    Vjollca Selimi ishte në punë zyrtare që shumë vite dhe nuk dihen detajet e arsyeje së arrestimit.





    Source link

  • Arrestimi, për çka po dyshohet nëna e Getoar Selimit?


    Gazeta Sinjali ka siguruar emrat e tri zyrtareve të Ministrisë së Infrastrukturës që janë ndaluar deri më tani nga Policia e Kosovës, si pjesë e hetimeve që lidhen me dyshimet për shkelje të rënda ligjore.

    Burime të besueshme të Sinjalit konfirmojnë se të ndaluarat janë: Florije Selimi – zyrtare në MI, njëherësh nëna e reperit Getoar Selimi, Edila Gosalci dhe Vjollca Visha.

    Arrestimi i tyre është bërë pas veprimeve të koordinuara nga Prokuroria e Shtetit dhe Policia e Kosovës, ndërsa dyshimet që rëndojnë mbi to lidhen me keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe veprime që mund të kenë dëmtuar interesin publik në kuadër të projekteve të infrastrukturës.

    Hetimet janë në fazën e grumbullimit të provave, ndërsa pritet të ketë edhe ndalim të zyrtarëve të tjerë brenda ditëve në vijim.





    Source link

  • Bardhi tregon të vërtetën për BBV, për herë të parë


    I ftuar në emisionin “Robi plaket kur don vetë”, Bardhi nuk i kurseu fjalët kur foli për kohën e tij në Big Brother VIP Albania 3. Pa filtra dhe pa dramë të sforcuar, ai pranoi se qëndrimi 53-ditor në shtëpinë më të famshme në vend nuk ka qenë aq i thjeshtë sa dukej nga jashtë.

    “Shtatë ditët e para ishin më të vështirat. Tre ditë rresht kam kërkuar telefonin,” rrëfeu ai me sinqeritet. “Nuk është për çdo kë. Unë jam kënaqur, por jo në atë nivel që ta quaj eksperienca më e mirë e jetës.”

    Ai nuk e fshehu faktin se dinamika e lojës, ndonjëherë e detyruar, e bëri ambientin të ngarkuar: “Je me njerëz që nuk i njeh, dhe ndonjëherë çdo minutë dikush mundohet të kapet pas teje që loja të bëhet më interesante.”

    Por, edhe pse BBV nuk ishte “dream come true”, një gjë është e sigurt: nga ajo eksperiencë, Bardhi doli me dashurinë e jetës, Sara Gjordenin. Sot janë të martuar dhe prindër të Neas së vogël, që erdhi në jetë në fund të vitit që lamë pas.





    Source link