Author: arso

  • “11 maji”/ Debat në Komisionin e Integrimit, replika mes Tabakut dhe Kodhelit


    Mbledhja e Komisionit për Çështjet Evropiane e cila kishte në rendin e ditës projekt pozicionin negociues për grupkapitullin e katërt për negociatat e Shqipërisë me BE shërbeu që opozita të ngrinte shqetësimin sa i takon zgjedhjeve të 11 majit. Kryetarja e komisionit, Jorida Tabaku deklaroi se me standardet e zgjedhjeve Shqipëria ka bërë hapa pas. […]

    The post “11 maji”/ Debat në Komisionin e Integrimit, replika mes Tabakut dhe Kodhelit appeared first on FaxWeb.

    Source link



    Source link

  • Mexhiti: Qeveria ka mbyllur edhe 173 faqe të tjera ilegale për lojëra të fatit online


    Qeveria ka mbyllur edhe 173 faqe të tjera ilegale për lojëra të fatit online, me çka shkon në 226 numri i përgjithshëm i faqeve të mbyllura për 2 muaj. Zv kryeministri i parë Izet Mexhiti tha se brenda 1 viti veprimtaria e bixhozit është ulur për 40 përqind, ndërsa me ritëm të tillë do të vazhdohet edhe me tej. Ai u bëri thirrje qytetarëve të tërheqin paratë e depozituara nëpër faqe të tilla, duke u shprehur i prerë se të gjitha do të mbyllen. /Alsat.mk



    Source link

  • Familja e Shyhrete Behlulit bashkohet në Greqi – botimet.com

    Familja e Shyhrete Behlulit bashkohet në Greqi – botimet.com


     

    Pushimet verore e bashkuan familjen e Shyhrete Behlulit.

    Me fëmijë, nuse, nipa e mbesa ata shijuan fillimin e sezonës verore.

    Në këtë portret familjarë shihen të gjithë të lumtur e të buzëqëshur.

    Padyshim familja e Shyhretes është shembull për lidhje të ngushta dhe raporte të mira mes tyre, shkruan “Kosovarja”.





    Source link

  • Familja e Shyhrete Behlulit bashkohet në Greqi

    Familja e Shyhrete Behlulit bashkohet në Greqi


     

    Pushimet verore e bashkuan familjen e Shyhrete Behlulit.

    Me fëmijë, nuse, nipa e mbesa ata shijuan fillimin e sezonës verore.

    Në këtë portret familjarë shihen të gjithë të lumtur e të buzëqëshur.

    Padyshim familja e Shyhretes është shembull për lidhje të ngushta dhe raporte të mira mes tyre, shkruan “Kosovarja”.





    Source link

  • G-Banit nuk i ndahet shpirti, futet sërish në “Big Brother VIP”


    Reperi i njohur, G-Bani, ishte një nga banorët më të komentuar dhe më të zhurmshëm të sezonit 4 të Big Brother VIP Albania.

    Megjithatë, eksperienca e tij në këtë spektakol nuk shkoi ashtu siç ai mund të ketë dashur, pasi u shoqërua me dy herë eliminim nga shtëpia.

    Por, pavarësisht kësaj, G-Banit nuk i ndahet shpirti nga shtëpia më e famshme në Shqipëri, nga ajo e Big Brother VIP Albania.

    Ai ka publikuar një video në Instagram ditën e sotme, duke zbuluar se ndodhet në ambientet e spektaklit ku qëndroi për javë të tëra.

    Dil nga big-u thonë…s’du“, shkruan G-Bani krahas videos.

    Source link



    Source link

  • Bie Google Cloud duke rrëzuar dhjetëra platforma popullore në internet


    Google Cloud po vuan me një ndërpreje globale të shërbimit në këto momente që shkruajmë së bashku me shërbime të tjera bazuar në cloud.

    Përdoruesit në median sociale raportuan se disa shërbime madhore interneti po përballen me ndërprerje për shkak të platformës Google Cloud.

    DownDetector tregonte mëse 13 mijë incidente të raportuara nga Google Cloud. Shërbime si Twitch, Elastic, Gitlab, GitHub, Replit, Mailchimp raportuan probleme.

    Edhe Cloudflare tha se është duke u ballafaquar me probleme. Platforma është një ofrues i shpërndarjes së përmbajtjes dhe sigurisë së uebit. Gjithashtu Discord, Esty, Snapchat, Gemini, Vimeo, Nintendo, Anthropic, AWS dhe shërbimet e Google si motori i kërkimit dhe Google Meet janë prekur.

    Është ende e paraqartë shtrirja e kësaj ndërprerjeje dhe shkaku i vertetë ndërsa pritet publikimi i më shumë informacionit në orët në vijim. /PCWorld Albanian

    Source link





    Source link

  • Pse fjetja në bark nuk është e mirë


    Çdo njeri ka pozicionin e vet të preferuar të fjetjes dhe në kundërshtim me disa besime popullore, nuk ka asnjë mënyrë “perfekte” për të fjetur.

    Megjithatë ka pozicione më të mira dhe më të këqija që ndikojnë në cilësinë e gjumit dhe në shëndetin tuaj.

    Por sa e keqe është në të vërtetë të flesh përmbysur? Më poshtë mund të lexoni përgjigjen dhe të mësoni se çfarë mund të bëni për këtë.

    Mund të shkaktojë dhimbje në qafë

    Sipas specialistëve ky është padyshim pozicioni më i keq i gjumit sepse shkakton disa dhimbje mjaft të këqija veçanërisht në qafë. Shpesh, kur njerëzit flenë në bark, qafa e tyre ngrihet shumë lart. Plus, qafa është e përdredhur në njërën anë gjatë gjithë mbrëmjes. Si rezultat, shumë njerëz përjetojnë dhimbje qafe në mëngjes.

    Mund të tendosi pjesën e poshtme të shpinës

    Dhimbja në pjesën e poshtme të shpinës është një tjetër shqetësim i zakonshëm tek personat që flenë në këtë pozicion. Ky pozicion ushtron presion tek nyjet në shpinë dhe në pjesën e poshtme të saj. Njëkohësisht nuk është e mundur të mbash shtyllën kurrizore siç duhet. Gjumi i vazhdueshëm në bark mund të çojë në parehati ose dhimbje për periudha afatgjata, shkruan AgroWeb.

    Ju bën të lëvizni më tepër

    Ata që flenë në bark janë shpesh ata që lëvizin më shumë gjatë natës, thonë ekspertët. Fjetja me fytyrë poshtë ngjesh nyjet në qafë dhe shpinë dhe mund të shkaktojë mpirje të krahëve. Për shkak të këtyre shqetësimeve, këta persona priren të lëvizin ose të dridhen më shpesh gjatë natës, duke shkaktuar ndërprerje të gjumit. Dhe mungesa e gjumit cilësor lidhet me të gjitha llojet e efekteve negative shëndetësore, si mbipesha dhe presioni i lartë i gjakut.

    Mund të përkeqësojë refluksin e acidit

    Kur qëndroni në këmbë ose uleni drejt, graviteti ndihmon në parandalimin e rritjes së acidit të stomakut, që kalon më pas në fyt. Por kur shtriheni, graviteti nuk ju ndihmon më. Kjo bën që acidi të ngrihet më lehtë dhe të prishë gjumin tuaj.

    Sa e keqe është fjetja në këtë pozicion?

    Edhe pse nuk ka asnjë pozicion të përsosur, fjetja në bark është padyshim më i keqi për arsyet e sipër përmendura. Ndërsa pozicioni më i mirë i fjetjes është ai në shpinë.

    #Pse #fjetja #në #bark #nuk #është #mirë
    #Pse #fjetja #në #bark #nuk #është #mirë





    Source link

  • Atalanta kërkon Edon Zhegrovën – KosovaNews


    Edon Zhegrova po tërheq vëmendjen e një tjetër skuadre nga elita e futbollit italian. Sipas raportimeve të “Corriere di Bergamo”, Atalanta ka shfaqur interes konkret për sulmuesin e krahut të Lille, i cili ka spikatur me paraqitjet e tij në Ligue 1.

    26-vjeçari pati një sezon të mirë me klubin francez, pavarësisht një lëndimi në muskujt aduktorë, që e ka mbajtur jashtë fushës që nga 14 dhjetori 2024.

    Tashmë ai është rikuperuar dhe i gatshëm për një kapitull të ri në karrierë, me disa klube që janë të interesuara.

    Në sezonin që lamë pas, Zhegrova ka zhvilluar 21 paraqitje me Lille, duke kontribuar me 8 gola dhe 2 asistime, një bilanc mbresëlënës për një lojtar të krahut.

    Forma dhe potenciali i tij kanë bërë që klube si Atalanta të monitorojnë nga afër situatën e tij, veçanërisht duke parë mundësinë e një transferimi gjatë verës.

    E ardhmja e Zhegrovës mund të marrë kthesë të rëndësishme në javët në vijim.

    Source link



    Source link

  • Një vit nga mandati i Qeverisë së, janë realizuar vetëm 13% e premtimeve


    Pas një viti nga mandati, Qeveria ka përmbushur 13% të 139 premtimeve, ndërsa 37% janë në proces realizimi, tregon platforma “Kompas”. Përparimi më i madh është arritur në arsim, ndërsa në shëndetësi ka ritëm mesatar. Politikat socio-ekonomike dhe ato rinore shënojnë realizim modest, ndërsa në fushën e barazisë gjinore dhe demografisë ende nuk ka asnjë masë të përmbushur.

    Nga gjithsej 37 masa të premtuara në arsim, janë realizuar 9, ndërsa 26 janë në proces.

    “Masat politike që lidhen me arsimin e lartë dhe shkencën kanë nivelin më të ulët të realizimit, kryesisht për shkak të mosmiratimit të një ligji të ri për arsimin e lartë, i cili duhet të jetë baza e politikave…pjesa më e madhe e përparimit deri tani është përqendruar në arsimin fillor dhe të mesëm”, deklaroi Dorina Gjorceva Mitrovska, Qendra Maqedonase për Arsim Qytetar.

    Në lidhje me shëndetësinë, nga 31 masa të premtuara janë realizuar vetëm tri, ndërsa në pesë po punohet.

    “Masa tjetër që është në fazën e zbatimit lidhet me rindërtimin dhe modernizimin e institucioneve shëndetësore të spitaleve dhe qendrave të ndryshme shëndetësore brenda vendit tonë. Ajo që mbetet sfidë në periudhën në vijim janë sigurisht reformat e thella në kujdesin shëndetësor primar dhe sektorë të tjerë, siç është rajonalizimi i spitaleve, transformimi digjital i sistemit shëndetësor dhe sigurisht mungesa e punonjësve shëndetësorë dhe, por edhe mbajtja e mjekëve dhe infermierëve të rinj në vend”, tha Kiril Soleski / ADICD MLD.

    Kur bëhet fjalë për të rinjtë, nuk ka zbatim të mjaftueshëm të masave specifike, gjegjësisht, nga 15, vetëm dy janë zbatuar dhe tetë janë në vazhdim.

    “Masat për kuponë prej 250 euro për 50 mijë studentë për pajisje elektronike nuk janë përmbushur. Ky ishte një nga premtimet më të rëndësishme”, u shpreh Risto Saveski – MOF.

    Rezultatet janë pjesë e hetimit të sektorit civil. (Alsat)



    Source link

  • VIDEO/ Partizanit i ikin 300 mijë euro nga duart, goli i ish-mesfushorit të kuq nuk mjafton për ngjitjen në La Liga 

    VIDEO/ Partizanit i ikin 300 mijë euro nga duart, goli i ish-mesfushorit të kuq nuk mjafton për ngjitjen në La Liga 


    Rajsing Santanderi nuk ia ka dalë të presë biletën për në finale të “play off”-it për në La Liga. Skuadra spanjolle është mposhtur me shifrat e thella 4-1 nga Mirandesi, e cila shkon kështu në finale të kësaj faze “play off” falë rezultatit të përgjithshëm 7-4, duke shuar përfundimisht shanset e Partizanit për të përfituar 300 mijë euro nga bonuset e kontratës së Maget, në rast të ngjitjes në La Liga.   

    Maget gol

    Ishte pikërisht, ish-lojtari i Partizanit, Maget, ai që tundi rrjetën në minutën e 12, duke vendosur përkohësisht barazimin 1-1. Por goli i tij nuk mjaftoi, teksa Mirandesi ktheu sërish shifrat në favorin e vetë dhe u kualifikua në finale. Pengesa e fundit për në La Liga do të jetë Real Oviedoja. 

    Goli i Maget: (VIDEO)

    PANORAMASPORT.AL

    NDIQE LIVE “PANORAMA TV”








    Source link