Author: arso

  • Si e mposht Tirana nesër Egnatian

    Si e mposht Tirana nesër Egnatian


    Pas barazimit javën e shkuar me Vllazninë, Tirana udhëton nesër drejt Rrogozhinës ku do të përballet me Egnatian. Në prag të kësaj sfide, trajneri i bardhebluve Bledi Shkëmbi dha një prononcim për mediat.shkembi“Në fakt mund ta quajmë pozitive barazimin, lufta vijon, këtë javë kemi një kundërshtar të fortë, me një skuadër që nuk ka prishur atë që po ndërton dhe për mënyrën si luan, kërkon respektin maksimal. Jemi përgatitur, shpresojmë shumë që të kemi edhe fatin me vete.

    Në fakt kemi probleme fizike, vijon Abah dhe Rafa, sot është stërvitja e fundit për të parë kush mundet dhe kush jo, e kam thënë shumë herë që nuk duhet të ketë justifikim, atyre që iu jepet mundësia të japin maksimumin.

    E kam thënë gjithmonë që ka presion ndryshojnë objektivat, është te të dyja skuadrat, duhet të bëjmë maksimumin për të kaluar këtë situatën ku jemi, Egnatia është më e qetë, lufton për vendin e parë, i falen dhe gabimet, ne nuk e kemi atë luks dhe duhet të jemi shumë të përqëndruar. Tirana duhet të jetë më e përqëndruar se në çdo ndeshje, në të dyja fazat e lojës, te rastet që krijojmë, te rastet që mbrojmë duhet të jemi të përqëndruar pasi Egnatia ka lojtarë që bëjnë diferencën dhe të ndëshkojnë nga momenti në moment”, deklaroi Shkëmbi.

    PANORAMASPORT.AL

     

    NDIQE LIVE “PANORAMA TV”








    Source link

  • Hykmetja thotë se Qeveria Kurti kurrë s’ka pasur vullnet për të parandaluar rritjen e çmimeve


    Hykmete Bajrami nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka akuzuar Qeverinë për gënjeshtra në lidhje me rritjen e çmimeve të artikujve ushqimorë. Ajo ka theksuar se Qeveria po përpiqet të shmangë përgjegjësinë duke fajësuar LDK-në dhe Gjykatën Kushtetuese për ndalimin e masave kundër rritjes së çmimeve.

    “Prej dy vitesh, partia në pushtet ka gënjyer qytetarët duke thënë se kinse LDK-ja, përmes Gjykatës Kushtetuese, ia ka ndaluar Qeverisë të marrë masa kundër rritjes së çmimeve. E vërteta qëndron krejt ndryshe!” ka shkruar Bajrami në një postim në rrjetet sociale.

    Ajo ka cituar ish-kryetaren e Gjykatës Kushtetuese, duke theksuar se vendimi i gjykatës nuk e ndalon shtetin të ndërhyjë për të parandaluar rritjen e çmimeve, por vetëm e bën të qartë se kjo kompetencë nuk mund t’i jepet Kryeministrit apo Ministrit.

    “Pra, shteti ka mundësi përmes institucioneve të pavarura të ndërhyjë për të parandaluar rritjen e çmimeve, por është antikushtetuese që këtë kompetencë ta marrë Kryeministri apo Ministri,” ka shkruar Bajrami.

    Ajo ka akuzuar Qeverinë se nuk ka pasur vullnet për të parandaluar rritjen e çmimeve dhe se ka kërkuar vetëm fajtorë imagjinarë për të mbuluar dështimet e veta.

    “Pra, kjo Qeveri kurrë nuk ka pasur vullnet për të parandaluar rritjen e çmimeve – veç sa ka kërkuar fajtorë imagjinarë për të mbuluar dështimet e veta,” ka përfunduar Bajrami.

    Postimi i Plotë:

    Përballë rritjes së madhe të çmimeve të disa artikujve ushqimor është koha të shpërfaqim disa të vërteta

    Prej dy vitesh, partia në pushtet ka gënjyer qytetarët duke thënë se kinse LDK-ja, përmes Gjykatës Kushtetuese, ia ka ndaluar Qeverisë të marrë masa kundër rritjes së çmimeve.

    E vërteta qendron krejt ndryshe!

    Dëgjone ish kryetarën e Gjykatës Kushtetuese se çfarë thotë për vendimin e Gjykatës Kushtetuese për Ligjin nr. 08/L-179 për Masat e Përkohshme të Produkteve Themelore në Raste të Veçanta të Destabilizimit në Treg. Pra, shteti ka mundësi përmes institucioneve të pavarura të ndërhyjë për të parandaluar rritjen e çmimeve, por është antikushtetuese që këtë kompetencë ta marrë Kryeministri apo Ministri.

    Pra, kjo Qeveri kurrë nuk ka pasur vullnet për të parandalur rritjen e çmimeve – veç sa ka kërkuar fajtorë imagjinarë për të mbuluar dështimet e veta.



    Source link

  • “Brothers”/ Vodhën banesën e marrë me qera nga 3 shtetase turke, arrestohen 4 persona

    “Brothers”/ Vodhën banesën e marrë me qera nga 3 shtetase turke, arrestohen 4 persona


    Finalizohet operacioni policor i koduar “Brothers”.

    Vodhën me dhunë një shumë parash dhe celularë, në një banesë të marrë me qira nga 3 shtetase të huaja, identifikohen, kapen dhe vihen në pranga 4 shtetas.

    Në pranga u vu dhe njëra nga shtetaset e huaja pasi posedonte një sasi lënde narkotike kanabis që u gjet në këtë banesë.

     

     

    Procedohen penalisht 2 shtetaset e tjera, për moskallëzim krimi.

    Sekuestrohen 3350 euro, lënda narkotike, një armë e ftohtë, automjeti i përdorur gjatë vjedhjes dhe 4 celularë.

    Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4, pas marrjes së njoftimit për vjedhjen e një shume parash dhe 2 celularëve në një banesë të marrë me qira nga 3 shtetase turke, kanë organizuar operacionin policor të koduar “Brothers”, me qëllim identifikimin dhe arrestimin e autorëve të dyshuar të vjedhjes.

    Si rezultat i operacionit u arrestuan shtetasit:

    -S. Z., 20 vjeç dhe O. Z., 18 vjeç (vëllezër);
    Xh. S., 20 vjeç dhe S. S., 18 vjeç (vëllezër).

    Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë vjedhur me dhunë një shumë parash dhe 2 celularë, në banesën e marrë me qira nga 3 shtetaset turke.

    Në vijim të veprimeve u bë dhe arrestimi i shtetases turke M. M., 24 vjeçe, pasi gjatë kontrollit të banesën e marrë me qira, u gjet dhe u sekuestrua një sasi lënde narkotike kanabis.

    Gjithashtu, u proceduan në gjendje të lirë 2 shtetaset e tjera turke, për moskallëzim krimi.

    Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.



    Source link

  • Meta fillon implementimin e sistemit të shënimeve komunitare – botimet.com


    Meta tha ditën e Enjte se ka filluar testimin e shënimeve komunitare në platformat e saj të medias sociale në Shtetet e Bashkuara prej datës 18 Mars, dy muaj pasi tha se do të mbyllte programin e verifikimit të fakteve pas vitesh kritike nga konservatorët.

    Kalimi në shënimet komunitare është ndryshimi më radikal i Meta në politikën e saj të moderimit dhe menaxhimit të përmbajtjeve në platformat e saj. Lajmi vjen ndërsa CEO Mark Zuckerberg ka sinjalizuar dëshirën për të ulur tensionet me administratën Trump.

    Sistemi i ri që Meta po implementon është një standard në rrjetin social X të Elon Musk. Meta tha se do të përdorë algoritmin open-source të X si bazë për sistemin e saj.

    Si pjesë e lëvizjes, kompania do të lejojë kontribuesit të shkruajnë dhe të vlerësojnë shënimet për përmbajtjen në Facebook, Instagram dhe Threads. Rreth 200 mijë vetë janë regjistruar për tu bërë kontributorë në SHBA.

    Sistemi pritet të implementohet edhe në vende të tjera të botës. /PCWorld Albanian

    Source link





    Source link

  • Lela behet nostalgjike, publikon foton e rrallë

    Lela behet nostalgjike, publikon foton e rrallë


    Ish banorja e ‘Big Brother VIP Kosova’ Lela Seferi është tejet aktive në rrjete sociale.

    Ajo me një postim është bërë nostalgjike duke i kujtuar vitet e fëmijërisë, shkruan “Kosovarja”.

    Kujtojmë se Lela vëmendjen e mediave rozë e ka rrëmbyer me qëndrimin e saj në shtëpinë me ta famshëm në vend, e cila krijoj dhe romancën me Leon.

    No description available.





    Source link

  • Në vetëm 5 minuta, hyrja e Xhenetës në Big Brother Albania thyen rekorde shikueshmërie (Foto)

    Në vetëm 5 minuta, hyrja e Xhenetës në Big Brother Albania thyen rekorde shikueshmërie (Foto)


    Hyrja e Xheneta Fetahut në shtëpinë e Big Brother VIP Albania 4 ka arritur të thyejë rekorde shikueshmërie.

    Në 5 minuta nga hyrja në shtëpi, videot e saj kanë grumbulluar plot 5 milionë shikime, duke u bërë një nga momentet më të ndjekura të këtij sezoni.

    Kjo hyrje, e cila erdhi si pjesë e sfidës së mos-reagimit, ka shkaktuar një reagim të madh në rrjetet sociale, ku fansat kanë shpërndarë videon dhe kanë komentuar mbi takimin e saj me banorët, veçanërisht me Gjesti.

    Source link



    Source link

  • Hapja e tunelit të Murrizit, Manja: Dibra dhe Tirana më në fund një


    Ministri i Drejtësisë Ulsi Manaj deklaroi sot se hapja e tunelit të Murrizit, është pritur ndër vite nga banorët e Dibrës, të cilët shekuj me radhë, kaluan Qafën e Murrizit me mundim. Tuneli i Murrizit pritet të hapet sot zyrtarisht në një ceremoni ku i pranishëm do të jetë edhe Kryeministri Edi Rama.

    “Dibra dhe Tirana, më në fund një. Burra në moshë që qanin nga gëzimi, deri te fëmijët e një krahine me histori, që janë rritur me ëndrrën e Rrugës së Arbërit, rrugës së karvaneve të Dibrës. Shekuj me radhë, karvanët e Dibrës kaluan Qafën e Murrizit me mundim, duke ëndërruar një rrugë që nuk erdhi kurrë, derisa një shtetar me vepra tha: Rrugën e Arbrit do ta bëj. Dhe e bëri”, tha ai.

    Sot e përgjithmonë, shtoi Manja, Dibra nuk është më thjesht një histori sakrifice, por një simbol i zhvillimit dhe dinjitetit të merituar.

    Nga sot tuneli i Murrizit, vepra më e rëndësishme e Rrugës së Arbrit do të jetë i hapur për qarkullimin e mjeteve. Tuneli i Murrizit ka një gjatësi prej 3.78 kilometrash.

    Source link



    Source link

  • Meta fillon implementimin e sistemit të shënimeve komunitare


    Meta tha ditën e Enjte se ka filluar testimin e shënimeve komunitare në platformat e saj të medias sociale në Shtetet e Bashkuara prej datës 18 Mars, dy muaj pasi tha se do të mbyllte programin e verifikimit të fakteve pas vitesh kritike nga konservatorët.

    Kalimi në shënimet komunitare është ndryshimi më radikal i Meta në politikën e saj të moderimit dhe menaxhimit të përmbajtjeve në platformat e saj. Lajmi vjen ndërsa CEO Mark Zuckerberg ka sinjalizuar dëshirën për të ulur tensionet me administratën Trump.

    Sistemi i ri që Meta po implementon është një standard në rrjetin social X të Elon Musk. Meta tha se do të përdorë algoritmin open-source të X si bazë për sistemin e saj.

    Si pjesë e lëvizjes, kompania do të lejojë kontribuesit të shkruajnë dhe të vlerësojnë shënimet për përmbajtjen në Facebook, Instagram dhe Threads. Rreth 200 mijë vetë janë regjistruar për tu bërë kontributorë në SHBA.

    Sistemi pritet të implementohet edhe në vende të tjera të botës. /PCWorld Albanian

    Source link





    Source link

  • Tregon shumë për shëndetin tuaj rënia e vetullave


    Ekspertët shëndetësorë thonë se rrallimi i vetullave janë një shenjë që tregon se mund të keni probleme me gjëndrat tiroide.

    Është mirë të bëni një ndryshim të dietës suaj e të merrni disa suplemente për të parandaluar që ky shqetësim të kthehet në një problem mjekësor.
    Sipas ekspertëve, për të parandaluar rënien e vetullave , duhet të hani më pak ushqime që ndikojnë në funksionimin jo të mirë të gjëndrave tiroide, si lakra, lakra jeshile, patatet e ëmbla, kikirikët dhe prodhimet e sojës.
    Këto ushqime mund të konsumohen nëse gatuhen mirë dhe hahen në mënyrë të moderuar, vetëm se nuk duhen ngrënë të gjalla.
    Ndërkaq, ekspertët shëndetësorë bëjnë thirrje edhe të mos konsumoni alkool dhe sheqer sepse ato shkaktojnë mbistimulim të gjëndrave tiroide

    #Tregon #shumë #për #shëndetin #tuaj #rënia #vetullave
    #Tregon #shumë #për #shëndetin #tuaj #rënia #vetullave





    Source link

  • Shqipëria prezanton fanellat e reja – një skuadër, një shpirt, një komb


    Federata Shqitare e Futbollit ka prezantuar të premten fanellat që lojtarët e Shqipërisë do t’i veshin në ndeshjet kualifikuese për Kupën e Botës 2026. Fanellat e reja, lojtarët do t’i veshin që nga ndeshja e 21 marsit me Anglinë.

    Fanella e parë është e kuqe, e dyta e bardhë dhe e treta e zezë. 

    FSHF-ja ka shkruar se fanellat përfaqësojnë “një skuadër të bashkuar fort, një shpirt të mbushur plot, një komb që mbetet gjithmonë krenar”.

    VIDEO:




    Source link