Author: arso

  • “Fabrikë” talentesh, ekipi i parë ndihmon edhe Vllazninë U-21

    “Fabrikë” talentesh, ekipi i parë ndihmon edhe Vllazninë U-21


    Vllaznia U-21 mori një fitore me shumë vlera në kampionatin e kësaj grupmoshe përballë Bylisit në shifrat 3-2. Kuqeblutë e drejtuar nga Edmond Doçi arritën të imponoheshin ndaj mallakastriotëve, duke merituar në fund tri pikët e plota.

    vllaznia

    Por kuqeblutë e vegjël morën edhe një “ndihmë” nga futbollistë të ekipit të parë që kontribuuan në këtë sukses. Emra si Pusi, Beci, Delaj, Tafili dhe Maliqi, që janë pjesë e ekipit të parë kuqeblu, ishin protagonistë absolutë në këtë fitore.

    Më i dalluari ishte Antonio Delaj, me sulmuesin shtatshkurtër, i cili realizoi një dopietë, duke treguar një formë të shkëlqyer dhe dhuruar sinjale për trajnerin Brdariç, i cili mund t’i besojë më shumë minuta në ndeshjet e ardhshme talentit shkodran. Po ashtu, një prej golave e shënoi edhe Pusi, qendërmbrojtësi, i cili po ashtu nuk po gjen hapësira në skuadrën e parë.

    Ama, forma e treguar me skuadrën U-21 e disa prej individëve tregon se ata janë të gatshëm për të dhënë kontributin edhe me skuadrën e parë kuqeblu. Pas disa vitesh “sterile”, Vllaznia më në fund është kthyer në origjinë, duke prodhuar talente, që në ardhmen të mund të bëhen të rëndësishëm për ekipin, por edhe Kombëtaren. Nuk ka ndodhur kurrë më parë që në Kombëtare të mos ketë “produkt” të Vllaznisë.

    PANORAMASPORT.AL

    NDIQE LIVE “PANORAMA TV”







    Source link

  • Dugolli takon Grassleyn, diskutojnë për marrëdhëniet unike ndërmjet Kosovës dhe SHBA-së


    Ambasadori i Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Ilir Dugolli dhe Presidenti Pro Tempore të Senatit, Chuck Grassley, diskutuan mbi marrëdhënien unike ndërmjet Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara.

    Ata po ashtu folën edhe për partneritetin e fortë me Iowa-n dhe mënyrat për të forcuar më tej lidhjet tona dhe për të adresuar sfidat e sigurisë, njofton Ambasada e Kosovës.

    Sipas njoftimit të Ambasadës së Kosovës në SHBA këto diskutime u realizuan në një takim frymëzues.



    Source link

  • Sot protesta kundër mbylljes së TikTok, premtohet rikthimi i rrjetit social


    Sot, Partia Demokratike organizon një protestë kundër vendimit të qeverisë së kryeministrit Edi Rama për mbylljen e TikTok.

    Lideri i PD-së, Sali Berisha, ka shprehur kundërshtinë e tij duke e cilësuar mbylljen e këtij rrjeti social si një formë censure, duke e krahasuar me periudhën komuniste. Ai shtoi se TikTok duhet të rikthehet para datës 12 mars.

    Berisha theksoi se kjo protestë është një reagim ndaj censurës dhe duke akuzuar Ramën se po ndalon përdorimin e një aplikacioni modern dhe të preferuar nga rinia, siç është TikTok.

    Ai u bëri thirrje të rinjve, nxënësve dhe studentëve që të bashkohen në protestë më orën 19:00 në sheshin “Skënderbej” të Tiranës për të mbrojtur lirinë e fjalës dhe të drejtat e tyre në internet.

     

    “Të protestojmë në orën 19:00 në sheshin ‘Skënderbej’ të Tiranës, të gjithë të rinjtë. Ju kalorës mbrojtës të saj, të mblidhemi të gjithë për të mbrojtur lirinë e shprehjes”, tha Berisha.

    Source link



    Source link

  • Iu bashkua pas largimit nga PD, Dashnor Sula tërhiqet nga koalicioni “Nisma Shqipëria Bëhet”


    Deputeti Dashnor Sula nuk do të jetë pjesë e koalicionit “Nisma Shqipëria Bëhet” në zgjedhjet e 11 majit.

    Pavarësisht negociatave mes palëve për një bashkëpunim të mundshëm, burime konfirmojnë se nuk është arritur një dakordësi përfundimtare.

    Për këtë arsye, Sula ka vendosur të tërhiqet nga koalicioni, të cilit iu bashkua pas lënies jashtë listave të mbyllura të Partisë Demokratike.

    Sipas Kodit Zgjedhor, partitë dhe koalicionet e regjistruara në KQZ më 12 mars kanë ende katër ditë kohë për të ndryshuar emrat e kandidatëve.

     

    Gjatë kësaj periudhe, negociatat mes palëve kanë vijuar, por pa një marrëveshje përfundimtare.

    Source link



    Source link

  • Kjo deputete dikur i këndoi dashurisë


    Edona Llalloshi në zgjedhjet e fundit është zgjedhur deputete e Lëvizjes Vetëvendosje, e cila rrëmbeu mijëra vota nga qytetaret e Kosovës.

    Por Edona në syrin e ndjekësve njihet edhe si njëra nga këngëtaret më të dashura në vend, shkruan “Kosovarja”.

    Ajo vite me parë i këndoi dashurisë me këngën e titulluar “S’dua hiq” ku shihet krejt ndryshe nga sot.

    Gjithashtu Llalloshi është një figurë e njohur dhe ky angazhim i saj si deputete është një hap i rëndësishëm për Lëvizjen Vetëvendosje, e cila vazhdon të rrisë përfaqësimin e saj në institucione

    @kengettona

    #edonallalloshi #sduahiç #nostalgji #kengettona #arkiv 🔥🔥🔥🔥

    ♬ Originalton – Kengettona





    Source link

  • Egli Tako i kundërpërgjigjet këngës së Olsit: “Disa tipare më kujtuan…”


    Pas daljes nga “Big Brother VIP Albania”, Egli Tako ka bërë një shkrim të gjatë në Instagram, ku ka reflektuar mbi eksperiencën e saj në shtëpi.

    Por, ajo që ka marrë më shumë vëmendje është një pjesë e deklaratës së saj, që duket si një përgjigje e fshehur ndaj ish-partnerit të saj, Olsi Bylyku.

    Egli shkruan: “Disa tipare (të Gjestit) më kujtuan dikë nga e kaluara ime (Olsin). Si një njeri që jep shumë për të tjerët, deri në vetësakrifikim, tërheq narcisizmin drejt meje. E kundërta jote të tërheq.”

    Për ndjekësit, ky mesazh lidhet drejtpërdrejt me Gjestin dhe Olsin.

    Kjo deklaratë vjen vetëm pak pasi Olsi publikoi këngën e tij të re, ku flet për mirënjohjen dhe një raport të përfunduar, duke bërë që shumë ndjekës të aludojnë se Egli ka zgjedhur t’i përgjigjet në mënyrë indirekte.

    Source link



    Source link

  • Agjërimi mund të parandalojë mpiksjen e gjakut – botimet.com


    Një studim i ri zbuloi se agjërimi mund të ndihmojë në minimizimin e komponentëve të procesit të koagulimit të gjakut duke rritur prodhimin e acidit indol-3-propionik nga mikroorganizmat e zorrëve.

    Mpiksjet e gjakut mund të jenë të rrezikshme dhe të çojnë në komplikime të tilla si sulmet në zemër, goditjet në tru dhe mpiksjen e gjakut në mushkëri.

    Një studim i botuar në Life Metabolism shqyrtoi efektet e agjërimit me ndërprerje në komponentët e koagulimit të gjakut.

    Studiuesit, duke përdorur 160 pjesëmarrës në studim, mostra gjaku njerëzor dhe minj, zbuluan se agjërimi me ndërprerje duket se ndihmon në ndalimin e aktivizimit të trombociteve dhe formimit të mpiksjes.

    Rezultatet sugjerojnë se e bën këtë duke rritur prodhimin e acidit indol-3-propionik nga mikroorganizmat e zorrëve, i cili më pas ndikon në koagulimin.

    Ekzaminimi i mëtejshëm i minjve zbuloi se agjërimi me ndërprerje mund të ndihmojë gjithashtu në minimizimin e dëmtimit të trurit dhe zemrës që lidhet me humbjen dhe më pas rikthimin e rrjedhës së gjakut.

    #Agjërimi #mund #të #parandalojë #mpiksjen #gjakut
    #Agjërimi #mund #të #parandalojë #mpiksjen #gjakut





    Source link

  • Agjërimi mund të parandalojë mpiksjen e gjakut


    Një studim i ri zbuloi se agjërimi mund të ndihmojë në minimizimin e komponentëve të procesit të koagulimit të gjakut duke rritur prodhimin e acidit indol-3-propionik nga mikroorganizmat e zorrëve.

    Mpiksjet e gjakut mund të jenë të rrezikshme dhe të çojnë në komplikime të tilla si sulmet në zemër, goditjet në tru dhe mpiksjen e gjakut në mushkëri.

    Një studim i botuar në Life Metabolism shqyrtoi efektet e agjërimit me ndërprerje në komponentët e koagulimit të gjakut.

    Studiuesit, duke përdorur 160 pjesëmarrës në studim, mostra gjaku njerëzor dhe minj, zbuluan se agjërimi me ndërprerje duket se ndihmon në ndalimin e aktivizimit të trombociteve dhe formimit të mpiksjes.

    Rezultatet sugjerojnë se e bën këtë duke rritur prodhimin e acidit indol-3-propionik nga mikroorganizmat e zorrëve, i cili më pas ndikon në koagulimin.

    Ekzaminimi i mëtejshëm i minjve zbuloi se agjërimi me ndërprerje mund të ndihmojë gjithashtu në minimizimin e dëmtimit të trurit dhe zemrës që lidhet me humbjen dhe më pas rikthimin e rrjedhës së gjakut.

    #Agjërimi #mund #të #parandalojë #mpiksjen #gjakut
    #Agjërimi #mund #të #parandalojë #mpiksjen #gjakut





    Source link

  • Korenica flet për mosftesën nga përzgjedhësi Foda


    Meriton Korenica aktualisht po kalon formë të mirë te Cluji

    Cluji rumun ka 12 ndeshje rresht në Superligën e në Kupën e Rumanisë pa pësuar disfatë. Ka shtatë fitore e pesë barazime. Bashkë me formën e mirë të Clujit, paraqitje që janë vlerësuar pozitive ka pasur edhe Meriton Korenica. Korenica në edicionin aktual me Clujin ka zhvilluar 37 ndeshje në të gjitha garat, ndërsa ka kontribuuar me nëntë gola e katër asistime. Por, paraqitjet 28-vjeçarit nuk kanë qenë të mjaftueshme që përzgjedhësi i Kosovës në futboll, Franco Foda, ta përfshijë atë në listën për ndeshjet e muajit mars ndaj Islandës.

    “Forma po vazhdon të jetë e mirë. Natyrisht se e kam pritur ftesën dhe do ta pres gjithmonë, por këto janë zgjedhje të trajnerit dhe atyre që vendosin për listën dhe këtë duhet ta pranoj”, ka deklaruar Korenica.

    Korenica po ashtu ka treguar se nuk është kontaktuar fare nga Foda.

    “Nuk kam pasur bisedime me Fodan”, ka deklaruar Korenica që luan në krah, por mund të kryejë edhe detyra të tjera në mesfushë.

    Kosova më 20 mars e pret Islandën në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, ndërsa tri ditë më vonë luan në udhëtim. Ndeshja kthyese zhvillohet në Murcia të Spanjës, pasi stadiumi kryesor në Reykjavik është në rinovim. Këto ballafaqime janë të rëndësishme për inkuadrim në Ligën B të Ligës së Kombeve.

    “Unë do ta vazhdojë ta rris edhe më shumë formën time dhe të punojë edhe më shumë. Kosovës i dëshiroj shumë suksese në këto dy ndeshje, me fitore dhe kualifikim”, është shprehur Korenica.

    Korenica ka pesë paraqitje me “Dardanët” ndërsa ka kontribuuar me një asistim, atë në barazimin 2:2 në kryeqytet ndaj Zvicrës. Ajo ndeshje i takoi Grupit I kualifikues për “Euro 2024”.

    Korenica ka luajtur edhe për grupmoshën U21 të Kosovës.

    Korenica karrierën e ka nisur te Rahoveci, ndërsa ka luajtur edhe te Shkëndija e Tetovës, Metalurgu i Shkupit, Liria, Prishtina, Ballkani e Manisa në Turqi.

    Skuadra e tij, Cluji rumun, është duke luftuar për titull kampioni në edicionin aktual të Superligës së Rumanisë.

    Pas 30 ndeshjeve të luajtura, Cluji është i dyti me 54 pikë, dy më pak se FCSB-ja.



    Source link

  • Oliver Spasovski paralajmëroi se do të padisë Gashin dhe Salihun


    Deputeti i LSDM-së, Oliver Spasovski ka paralajmëruar sot se do të parashtrojë padi kundër kryeparlamentarit Afrim Gashi dhe deputetes Imërlije Salihut. Ai këtë e arsyetoi se duke mos e futur në rend dite Ligjin për “branitellat” në Komisionin për Punë Sociale kanë bërë shkelje të Rregullores së punës së Kuvendi.

    “LSDM do të parashtrojë kallëzim penal për shkeljen e Rregullores së Kuvendit dhe të drejtave të deputetëve. Shumica parlamentare e udhëhequr nga VMRO-DPMNE dhe VLEN plotësisht e vendosin nën kontroll shtëpinë ligjvënëse dhe kryejnë sulm ndaj demokracisë në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut”, theksoi Spasovski.



    Source link