Author: arso

  • Partizani shkëlqen ndaj Tiranës, të kuqtë e Ylli Tomorit shpallen për herë të 15-të fitues të Kupës së Shqipërisë

    Partizani shkëlqen ndaj Tiranës, të kuqtë e Ylli Tomorit shpallen për herë të 15-të fitues të Kupës së Shqipërisë


    Partizani është për herë të pesëmbëdhjetë fitues i Kupës së Shqipërisë në volejboll për meshkuj. Në finalen e luajtur në Pallatin e Sportit “Tamara Nikolla” të Korçës, Partizani ka fituar 3-0 ndaj Tiranës në një “deja vu” të finales së Kupës së Shqipërisë të sezonit të kaluar.  

    6a35801ef4d449ef969cbb33f099010b

    25-19 seti i parë për të kuqtë e Ylli Tomorit. 25-18 i dyti po për të kuqtë. Por ndërkohë u është dashur shumë punë në setin e tretë, të cilin e kanë fituar 25-23 dhe 3-0. Osman Qepa ishte lojtari më i mirë i Kupës së Shqipërisë, kurse trofeun skuadrës së kuqe e ka dorëzuar presidenti i Federatës Shqiptare të Volejbollit, Erlind Pëllumbi. 

    PANORAMASPORT.AL

    NDIQE LIVE “PANORAMA TV”







    Source link

  • Top 10 kandidatët më të votuar në zgjedhjet e 9 shkurtit


    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) në Kosovë ka shpallur të shtunën rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve parlamentare të 9 shkurtit.

    Lëvizja Vetëvendosje (LVV) ka dalë fituese me mbi 390 mijë vota ose 42.30% të votave.

    Pas saj renditet Partia Demokratike e Kosovës (PDK) me mbi 190 mijë apo 20.95%, ndërsa e treta është Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) me mbi 170 mijë vota apo 18.27%.

    Koalicioni mes Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) dhe Nismës Socialdemokrate është radhitur në vendin e katërt me mbi 66 mijë vota, apo 7.06%.

    Kush janë kandidatët më të votuar?

    Sipas rezultateve përfundimtare, dhjetë kandidatët më të votuar nga të gjitha partitë janë:

    1️⃣ Albin Kurti (LVV) – 337.791 vota
    2️⃣ Glauk Konjufca (LVV) – 264.407 vota
    3️⃣ Bedri Hamza (PDK) – 173.526 vota
    4️⃣ Lumir Abdixhiku (LDK) – 146.401 vota
    5️⃣ Faton Peci (LVV) – 133.987 vota
    6️⃣ Hekuran Murati (LVV) – 131.323 vota
    7️⃣ Albulena Haxhiu (LVV) – 125.722 vota
    8️⃣ Xhelal Sveçla (LVV) – 122.407 vota
    9️⃣ Donika Gërvalla-Schwarz (LVV) – 113.239 vota
    🔟 Memli Krasniqi (PDK) – 98.415 vota

    Kujtojmë subjektet politike dhe kandidatët mund të paraqesin ankesat e tyre lidhur me këto rezultate.

    Sipas ligjeve në fuqi, fillimisht ankesat mund të paraqiten në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa, dhe në rast se ky institucion hedhë poshtë ndonjë ankesë, pala e pakënaqur mund të ankohet në Gjykatën Supreme.

    Por, edhe nëse Supremja i hedh poshtë këto ankesa, atëherë i hapen rrugët KQZ për certifikim, por nëse ndonjë ankesë shqyrtohet nga Supremja, atëherë procesi mund të vonohet.

    Lexo po ashtu:



    Source link

  • Berisha: Në 35 vite këto ishin fjalimet më mbresëlënëse për mua dhe për të gjithë shqiptarët


    Nga protesta e sotme shqiptarët dëgjuan thirrjen më fisnike, do të thosha më magjepsëse, do të thosha më të fuqishme, më pasiononte.
    Fjalë të tilla për fjalën e lirë janë të denja për të gjitha kohërat.
    Për të shkuarën, të sotmen dhe të ardhmen.
    Gjithçka do e vendosin të rinjtë.
    Ishte protesta e tyre siç e patë ju.
    Unë isha një pjesëmarrës në këtë miting që për nga cilësia, po u garantoj, krahasohet me mitingun e datës 11 dhjetor 1990 kur studentët liberatorë u kthyen nga pallati presidencial dhe erdhën fitimtar në sheshin e Qytetit Studenti.
    Dhe aty ata mbajtën fjalët më mbresëlënëse që unë kam dëgjuar ndonjëherë.
    Pra, tani të themi, në 35 vite, këto ishin fjalimet më mbresëlënëse për mua, por edhe për të gjithë shqiptarët.
    Të rinjtë e fituan betejën sonte.

    Source link



    Source link

  • Berisha: Mbyllja e Zërit të Amerikës nuk ishte një akt censure, ai është një ent publik


    Komenti im është ky, gjatë mandatit të parë të presidentit Donald Trump, pavarësisht se çfarë thotë propaganda kundër tij, asnjë gazetar nuk është ndëshkuar.
    Unë e kam ndjekur sepse atë e kam tregues.
    Dhe e dyta,fjala më e bukur që ai ka mbajtur, ka qenë fjala për censurën, garancitë që ai dha se nuk do ketë censurë në SHBA.
    Në këtë kontekst, mbyllja e Zërit të Amerikës është çështje e gjeopolitikës globale.
    Pra, ata konsiderojnë se shpenzimet kolosale që bëhen me këtë radio të kufizohen ose të shmangin një propagande që administrata aktuale dhe zonja Lake e konsideronte të tepërt.
    Kështu që nuk ka të bëjë me censurën kjo. Ai është një ent publik. Nesër mund të vendoset të mbyllet televizioni shtetëror, por në qoftë se televizionet private kanë të gjithë hapësirën, shqiptarët nuk pësojnë asnjë censurë.
    Në këtë aspekt, mund të them se ai ishte një akt anticensure mbyllja e Zërit të Amerikës.

    Source link



    Source link

  • Konflikt mes Gjestit dhe Olës në BBVA, ajo qëndron e lidhur me kabllo ndërsa ai e tërheq deri në dhimbje


    Përplasjet mes Gjestit dhe Olës në shtëpinë e Big Brother VIP Albania 4 vazhdojnë të intensifikohen, duke sjellë momente të reja tensioni që kanë ngjallur reagime të forta në rrjetet sociale.

    Së fundmi, një video e bërë virale tregon një situatë të tensionuar mes dy konkurrentëve. Ola shihet e ulur në divan, duke mbajtur një kabllo, kur papritur Gjesti e tërheq me forcë nga pas, duke e shtuar më tej ngarkesën emocionale mes tyre. Pavarësisht momentit të pakëndshëm, Ola përpiqet të mos e lëshojë kabllon, ndërsa Gjesti i kërkon disa herë të heqë dorë.

    Ky episod ka shkaktuar polemika të shumta mes shikuesve, të cilët kanë kritikuar sjelljen e Gjestit, duke e cilësuar situatën si një provokim ose një veprim të papërshtatshëm.

    Me sa duket, dinamika mes tyre do të vazhdojë të jetë në qendër të vëmendjes, duke ndezur më tej debatet brenda dhe jashtë shtëpisë së Big Brother VIP Albania 4.

    – Kam presjon jam e lidhur.
    – E lidhur? A don me ta zgjidh? (dhe s’pranon Ola)

    Di edhe ky te luaj viktimen si kjo ama se beri.





    Source link

  • E rëndë në Big Brother/ Ola e lidhur me kabllo në lot, Gjesti e tërheq nga pas (Video)


    Përplasjet mes Gjestit dhe Olës në shtëpinë e Big Brother VIP Albania 4 vazhdojnë të intensifikohen, duke sjellë momente të reja tensioni që kanë ngjallur reagime të forta në rrjetet sociale.

    Së fundmi, një video e bërë virale tregon një situatë të tensionuar mes dy konkurrentëve. Ola shihet e ulur në divan, duke mbajtur një kabllo, kur papritur Gjesti e tërheq me forcë nga pas.

    Pavarësisht momentit të pakëndshëm, Ola përpiqet të mos e lëshojë kabllon, ndërsa Gjesti i kërkon disa herë të heqë dorë.

    Ky episod ka shkaktuar polemika të shumta mes shikuesve, të cilët kanë kritikuar sjelljen e Gjestit, duke e cilësuar situatën si një provokim ose një veprim të papërshtatshëm.

    Source link





    Source link

  • Sot për herë të parë, në Kirurgjinë Vaskulare bëhet stentimi i arterieve karotide – botimet.com


    Sot, në Ditën Ndërkombëtare të Gruas, në Klinikën e Kirurgjisë Vaskulare në QKUK, për herë të parë do të bëhet stentimi i arterieve karotide.

    Kjo arritje është bërë e mundshme falë bashkëpunimit qe ka Klinika e Kirurgjisë Vaskulare me doktor, Dimitrios Nikas nga Universiteti i Janinës në Greqi, transmeton Klankosova.tv.

    Ngjarja nis nga ora 11:30, kurse në orën 14:00 bëhen deklarimet për medie.

    #Sot #për #herë #të #parë #në #Kirurgjinë #Vaskulare #bëhet #stentimi #arterieve #karotide
    #Sot #për #herë #të #parë #në #Kirurgjinë #Vaskulare #bëhet #stentimi #arterieve #karotide





    Source link

  • Sot për herë të parë, në Kirurgjinë Vaskulare bëhet stentimi i arterieve karotide


    Sot, në Ditën Ndërkombëtare të Gruas, në Klinikën e Kirurgjisë Vaskulare në QKUK, për herë të parë do të bëhet stentimi i arterieve karotide.

    Kjo arritje është bërë e mundshme falë bashkëpunimit qe ka Klinika e Kirurgjisë Vaskulare me doktor, Dimitrios Nikas nga Universiteti i Janinës në Greqi, transmeton Klankosova.tv.

    Ngjarja nis nga ora 11:30, kurse në orën 14:00 bëhen deklarimet për medie.

    #Sot #për #herë #të #parë #në #Kirurgjinë #Vaskulare #bëhet #stentimi #arterieve #karotide
    #Sot #për #herë #të #parë #në #Kirurgjinë #Vaskulare #bëhet #stentimi #arterieve #karotide





    Source link

  • Liverpooli me plan konkret për transferimin e Leaos


    Liverpooli po tregon interesim për sulmuesin e Milanit, Rafael Leao.

    Drejtuesit e Reds janë të prirur për të blerë lojtarin 25-vjeçar portugez, veçanërisht nëse klubi italian nuk arrin të kualifikohet në garat evropiane sezonin e ardhshëm.

    Aktualisht, ekzistojnë tensione mes lojtarit dhe drejtuesve të klubit, gjë që mund ta shtyjë Leaon të kërkojë një transferim këtë verë.

    Kontrata e tij me Milanin zgjat deri më 30 qershor 2028 dhe Transfermarkt e vlerëson atë në 75 milionë euro.

    Këtë sezon, Leao ka luajtur 39 ndeshje për Milanin, duke shënuar dhjetë gola dhe duke dhënë nëntë asistime.



    Source link

  • Osmani: Kryetari i Gjykatës Kushtetuese sillet si kryetar dege i partisë në pushtet!


    Nën kryetari i BDI-së Bujar Osmani duke komentuar qëndrimin e kryeministrit Mickoski se nëse anëtarët e Këshillit gjyqësor nuk japin dorëheqje atëherë do të flet populi, Osmani në profilin e tij në Facebook shkroi se është mirë që protestuesit të kalojnë edhe kah Gjykata Kushtetuese. Sipas Osmanit Kryetari i kësaj gjykate sillet sikur të jetë kryetar dege i partisë në pushtet.

    ”Kur qeveria fton popullin në protestë kundër Këshillit Gjyqësor, është mirë të kalojnë edhe nga Gjykata Kushtetuese, ku kryetari i saj sillet si të ishte kryetar dege i partisë në pushtet, e jo kryetar i organit më të lartë të drejtësisë në vend”, shkroi Osmani në Facebook.



    Source link