Author: arso

  • Egli u largua për arsye shëndetësore dhe u rikthye sërish, i ndodh e papritura “Big Brother”-it (FOTO)

    Egli u largua për arsye shëndetësore dhe u rikthye sërish, i ndodh e papritura “Big Brother”-it (FOTO)


    Egli Tako është rikthyer sërish në Big Brother VIP Albania, duke sjellë një kthesë të madhe në dinamikën e lojës.

    Largimi i saj për arsye shëndetësore pati një ndikim të madh në audiencë, duke shkaktuar një rënie të ndjeshme të shikueshmërisë, por rikthimi i saj e ka ndryshuar totalisht situatën.

    Para se Egli të rikthehej, videot e BBVIP Albania në rrjetet sociale mezi arrinin 80 mijë shikime, duke treguar një rënie të interesit të publikut. Mirëpo, pas rikthimit të saj, videot kanë shpërthyer në rrjetet sociale, duke kapur deri në 2 milionë shikime dhe më shumë.

    Ndikimi i Egli Takos në shikueshmërinë e Big Brother VIP Albania

    Kjo tregon qartë se, pavarësisht kritikave, Egli mbetet një nga konkurrentet më të ndjekura dhe më të përfolura të këtij sezoni.

    Source link



    Source link

  • Në iOS 18.4 përdoruesit Europian mund të zgjedhin aplikacionin e preferuar të navigimit


    Kur të jetë live, iOS 18.4 do të lejojë disa përdorues të vendosin si zgjedhje kryesore aplikacionin e preferuar të navigimit përtej Apple Maps. Zgjedhja e softuerit mund të bëhet nga aplikacioni Settings duke shkuar në Apps dhe më pas Default Apps dhe në fund Navigation.

    Këtë mënyrë përdoruesit mund të zgjedhin Google Maps ose Waze për tu hapur automatikisht kur janë duke kërkuar për drejtime në hartë.

    Është një opsion mjaft i dobishëm ku shumë përdorues të iPhone do ta vlerësojnë por shumë pak prej tyre do të mund ta përdorin. Kjo sepse do të jetë i disponueshëm vetëm për përdoruesit në BE.

    Ndryshimi erdhi në përgjigje të Aktit të Tregjeve Dixhitale. Ka disa preferenca që përdoruesit e iPhone në vende të tjera jashtë BE-së mund të vendosin për programet e paracaktuara.

    Aktualisht marrin opsione për vendosjen e aplikacioneve për të shkuar për email, mesazhe, telefonata, filtrim telefonatash, shfletues, fjalëkalime dhe kode, pagesa contactless dhe tastierë.

    /PCWorld Albanian

    Source link





    Source link

  • Arsyet pse duhet të hani më ngadalë


    Për shkak të stilit tonë të shpejtë të jetesës, shumë njerëz harrojnë të shijojnë momentet e përditshme siç janë vaktet.

    Njerëzit zakonisht hanë me nxitim, pa menduar nevojën për të ngadalësuar, sepse kjo do t’u sjellë përfitime të shumta, duke përfshirë humbjen e peshës.

    Nëse hani më shpejt, mund të mendoni për këtë ndryshim të thjeshtë që mund të ndryshojë jetën tuaj.

    Humbje peshe

    Studimet konfirmojnë se duke ngrënë më ngadalë, do të konsumoni më pak kalori. Arsyeja është se trurit tonë i duhen rreth 20 minuta për të regjistruar se jemi të ngopur.

    Nëse hamë shpejt, mund të vazhdojmë të hamë përtej pikës në të cilën jemi të ngopur. Nëse hamë ngadalë, kemi kohë të kuptojmë se jemi ngopur dhe të ndalojmë në kohë. Sigurisht, rekomandohet patjetër që të vazhdoni të hani ushqime më të shëndetshme dhe nëse dëshironi të humbni peshë, ushqimi më ngadalë duhet të jetë pjesë e stilit tuaj të ri të jetesës.

    E shijoni ushqimin

    Është e vështirë të shijoni ushqimin nëse hani shumë shpejt. Nëse dëshironi të hani ushqime të pashëndetshme si ëmbëlsirat, ushqimet e skuqura ose pasta, nuk do të ketë kuptim t’i hani ato shpejt. Megjithatë, nëse i hani ngadalë, do t’i shijoni më shumë dhe mund të hani një sasi më të vogël se sa keni planifikuar.

    Do të keni tretje më të mirë

    Nëse hani më ngadalë, do ta përtypni më mirë ushqimin, gjë që çon në tretje më të mirë. Tretja në fakt fillon në gojë, kështu që sa më shumë të përtypni, aq më pak ushqim do të përpunohet në stomak. Kjo mund të ndihmojë në uljen e problemeve të tretjes.

    #Arsyet #pse #duhet #të #hani #më #ngadalë
    #Arsyet #pse #duhet #të #hani #më #ngadalë





    Source link

  • Kosova sot mban stërvitjen e parë para ndeshjes me Islandën


    Kombëtarja e Kosovës në futboll, sot pasdite do të mbajë stërvitjen e parë para duelit me Islandën.

    Dardanët dhe islandezët do të përballen në ‘play-off-in’ e Ligës së Kombeve.

    Dueli i parë mes Kosovës  dhe Islandës, do të luhet të enjten mbrëma në ‘Fadil Vokrri’, derisa tri ditë më vonë do të zhvillohet ndeshja kthyese në Murcia të Spanjës.

    Sipas Federatës së Futbollit të Kosovës, kombëtarja jonë sot në orën 17:30, do të mbajë seancën e parë stërvitore në Kampin Nacional në Hajvali, derisa paraprakisht përzgjedhësi Franco Foda në orën 12:00, do të mbajë konferencë për media.

    Source link



    Source link

  • Zgjerohet ekipi i prokurorëve për hetimin e tragjedisë në Koçan


    Nga mëngjesi i sotëm është zgjeruar ekipi i prokurorisë që punon në hetimin për të përcaktuar shkaqet e fatkeqësisë në Koçan dhe aktualisht përbëhet nga dy prokurorë publikë nga Prokuroria Publike e Koçanit, dy prokurorë publikë nga Prokuroria Publike e Shtipit dhe pesë nga Prokuroria Publike e Shkupit. Siç njofton Prokuroria Publike, mbrëmë janë lëshuar disa urdhra shtesë, përfshirë urdhër për kontrollim të serverëve dhe një kompjuteri tjetër në Ministrinë e Ekonomisë dhe urdhër për ekspertizë grafologjike të nënshkrimeve në dokumentacion të caktuar. Kontrolli në vendngjarje vijon edhe sot.

    Nga Prokuroria sot në mëngjes informuan se po vijojnë seanca për përcaktimin e paraburgimeve për personat e dyshuar për rastin me zjarrin në diskotekën në Koçan.

    Për rastin deri më tani janë marrë në pyetje mbi 20 persona, ndërsa për 11 Prokuroria filloi procedurë për kontroll. Prej tyre për tetë persona tashmë është parashtruar propozim për paraburgim afatshkurtër, përderisa tre të tjerët ende janë hospitalizuar në gjendje më të rëndë shëndetësore.

    Në zjarrin i cili ndodhi në diskotekën “Puls” në Koçan jetën e humbën 59 persona të rinj, ndërsa mbi 140 të lënduar janë hospitalizuar në vend dhe jashtë vendit.

    Sipas hetimit të deritanishëm të institucioneve, në diskotekë nuk ka pasur rrjet hidrant dhe mjaftueshëm aparate kundër zjarrit, në të jashtëligjshëm ishin shfrytëzuar materiale piroteknike, nuk ka pasur as licencë të vlefshme për punë dhe nuk është lidhur marrëveshje me shkrim mes organizatorit dhe grupit që bënte muzikë



    Source link

  • Duelet me Real Madridin në Champions, Arteta jep lajmin e mirë për sulmuesin e Arsenalit

    Duelet me Real Madridin në Champions, Arteta jep lajmin e mirë për sulmuesin e Arsenalit


    Arsenali do të përballet me Real Madridin më 8 prill në ndeshjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampioneve. gettyimages-1488192786-thumbnail“Topçinjtë’ duan të kualifikohen në gjysmëfinale, diçka të cilën nuk e kanë arritur që nga viti 2009.

    Trajneri Arteta synon që t’i ketë të gjithë lojtarët në dispozicion për duelet e forta me “los blancos” dhe ka dhënë një përditësim sa i përket gjendjes shëndetësore të Bukajo Saka.

    “Ai është afër rikthimit dhe po bën progres mjaft të mirë. Le të shohim se si do të reagojë kur të rikthehet në stërvitje javën e ardhshme. Shpresojmë që do të mund ta shohim me topin në këmbë më shumë se sa ka qenë në gjendje deri tani. Ai tashmë ka bërë shumë punë jashtë fushës”, ka thënë Arteta.

    Saka ka qenë jashtë fushave për tre muaj pas një lëndimi që e detyroi atë të operohet.

    PANORAMASPORT.AL

     

    NDIQE LIVE “PANORAMA TV”







    Source link

  • Nis takimi i Sorensenit me Osmanin


    Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen, është pritur në takim nga presidentja Vjosa Osmani.

    Takimi midis Osmanit dhe Sorensenit ka filluar disa minuta para orës 10:00.

    Mediat janë lejuar të marrin pamje në fillim të takimit, teksa nuk dihet nëse dyshja do t’u drejtohet mediave më pas. 

    Kjo është vizita e parë zyrtare e Sorensenit në Kosovë që kur ka marrë detyrën. 



    Source link

  • Gjykata i caktoi “detyrim paraqitje”, Sali Berisha paraqitet në ambientet e SPAK


    Kreu i PD, Sali Berisha është paraqitur vetëm pak momente më parë në ambientet e Prokurorisë së Posaçme, SPAK.

    Berisha është paraqitur në në kuadër të masë së sigurisë së caktuar ndaj tij të “detyrimit të paraqitjes”.

    Kjo është paraqitja e disatë e kryedemokratit në SPAK në lidhje me çështjen e privatizimit të ish-kompleksit sportiv “Partizani”.

    Source link



    Source link

  • Ndalimi i rrjetit TikTok në Shqipëri, ekspertët: Vetëm kjo masë nuk mjafton


    Mbyllja e platformës TikTok nuk do të zgjidhë problemin e të rinjve shqiptarë, mendojnë ekspertët. Kjo masë e marrë nga qeveria shqiptare për një periudhë 12 mujore synon shmangien e ndikimeve negative të kësaj platforme online dhe rritjen e sigurisë së fëmijëve. Mijëra prindër e kanë mbështetur vendimin, të tjerë thonë se vetëm kjo masë nuk mjafton.

    Në Shqipëri, autoritetet kanë vendosur të mbyllin rrjetin social TikTok për një periudhë 12 mujore, si pjesë e masave të përkohshme, sipas tyre për shmangien e ndikimeve negative të kësaj platforme online dhe rritjen e sigurisë së fëmijëve në mjedisin digjital.

    Autoritetet morën këtë vendim pasi zhvilluan 1300 takime me rreth 65 mijë prindër në të gjithë vendin.

    Kufizimi i rrjetit TikTok ndodh pasi një adoleshent goditi me thikë për vdekje një adoleshent tjetër në muajin nëntor të vitit të kaluar pas një sherri që filloi në këtë platformë online.

    Drejtoresha e shkollës “Petro Nini Luarasi” në Tiranë thotë se shumica dërrmuese e prindërve e mbështesin këtë masë.

    “Më shumë se 90 për qind e prindërve kanë qenë shumë dakord për këtë hap. Besoj se ata kanë nevojë për një lloj ndihme, mbështetje për të kufizuar dhe monitoruar këtë kohë të harxhuar kot në një farë mënyre”, thotë Elsa Sheqi.

    Sipas studiuesëve në vend, fëmijët shqiptarë përbëjnë grupin më të madh të përdoruesve të rrjetit TikTok. 17-vjeçarja Patris Lole thotë se masa për të ndaluar këtë platformë do të ketë ndikim.

    “Mendoj se është është një vendim që shkon paralelisht me mënyrën se si jemi rritur, me mënyrën se si janë rritur fëmijët në Shqipëri. Ne jemi shumë të orientuar nga media. Pra, gjatë gjithë kohës ne kemi pasur telefona dhe kompjuterë në dorë. Pra, TikTok ka qenë gjithmonë një mjet për ne që të shprehemi. Por vjen një kohë kur edhe gjërat më të bukura duhet të marrin fund”.

    Babai i 17-vjeçares nuk beson se ndalimi i TikTok do t’i jap zgjidhje problemit.

    “Le ta mbyllin, le ta testojnë por asgjë nuk do të zgjidhet”, thotë Noljan Lole.

    Ekspertët tregojnë për shumë platforma të tjera të mediave sociale, të cilave do t’u drejtohen të rinjtë kur të mbyllet TikTok. Ata thonë se përgjigjja qëndron në adresimin e problemeve psikologjike dhe izolimit.

    “Për mendimin tim nuk do t’i zgjidhë problemet që kanë me mungesën e interesit për të mësuar, mungesën e motivimit për shkollën, mungesën e besimit në të ardhmen që do të ndryshonte përmes shkollës, mungesën e solidaritetit mes njëri-tjetrit nga e cila po vuajnë, sepse i shohim çdo ditë më të izoluar, më të brishtë psikologjikisht çdo ditë. Të gjitha këto probleme janë të lidhura me mësimin e tyre, njohuritë, rezultatet e dobëta në teste, rezultatet e dobëta të lidhura me varfërinë e kështu me radhë. Besoj se këto janë problemet e vërteta për të miturit tanë, për adoleshentët tanë që kanë nevojë për masa më të gjera qeverisëse, më të thella, sesa hapa të tillë të mbylljes së TikTok që duket shumë periferike në morinë e problemeve me të cilat përballen”, thotë Entela Binjaku, sociologe.

    Qeveria shqiptare është në kontakt me platformën TikTok për instalimin e filtrave si kontrolli prindëror, verifikimi i moshës dhe përfshirja e gjuhës shqipe në aplikacion.

    Por ajo që për qeverinë është një masë për të mbrojtur fëmijët dhe adoleshentët nga rreziqet e mjedisit digjital, nga ana tjetër është për opozitën një akt censure që merret në kulmin e fushatës zgjedhore.

    Ndalimi i platormës TikTok pritet të hyjë në fuqi të enjten. /VOA





    Source link

  • Vitamina A nuk mund të parandalojë fruthin?


    Rastet e fruthit janë rritur së fundmi në Shtetet e Bashkuara, me mbi 200 raste të raportuara.

    Në dritën e komenteve të fundit nga Robert F. Kennedy Jr., sekretari i ri i Shëndetësisë dhe Shërbimeve Njerëzore të SHBA-së, më shumë njerëz kanë kërkuar suplemente të vitaminës A me shpresën për të trajtuar ose parandaluar fruthin.

    Robert F. Kennedy Jr., Sekretari i Shëndetësisë dhe Shërbimeve Njerëzore të SHBA-së, ka thënë se vitamina A, e gjetur në suplemente si vaji i mëlçisë së merlucit, si dhe steroidi budesonid dhe antibiotiku klaritromicina kanë treguar “rezultate të mira” në trajtimin e fruthit, transmeton Klankosova.tv

    Megjithëse CDC liston vitaminën A si një trajtim të mundshëm për fruthin, agjencia ende rekomandon vaksinimin si “mbrojtja më e mirë kundër infeksionit të fruthit nga burimi i besuar”.

    Fruthi ka qenë tradicionalisht një sëmundje infektive e kontrolluar mirë, pa disa rritje. SHBA përjetoi dy shpërthime të mëdha të fruthit në dekadat e fundit, përkatësisht shpërthimin e Minesotës në 2017 Burimi i Besuar dhe shpërthimin e Indianës në 2005. Të dyja ngjarjet u nxitën nga nënvaksinimi.

    #Vitamina #nuk #mund #të #parandalojë #fruthin
    #Vitamina #nuk #mund #të #parandalojë #fruthin





    Source link