Author: arso

  • Këshilla të domosdoshme se si të kujdeseni vazhdimisht për mëlçinë, sistemin limfatik dhe traktin tretës


    Mëlçia, sistemi limfatik dhe trakti tretës ndonjëherë janë oraganet më të neglizhuara në trup, edhe pse funksioni i tyre është primar për mirëfunksionimin e këtij të fundit. Por ja si të kujdeseni:

    Çfarë të shtosh
    Lëngjet e mëposhtme shtoji në regjimin ushqimor të përditshëm dhe piji gjatë vakteve dhe vakteve të ndërmjetme. Nuk duhet t’i kalosh ditët vetëm duke pirë këto lëngje. Sigurohu që të ushqehesh mjaftueshëm ndërmjet tyre, që të mos jesh i uritur. Gjithashtu, pavarësisht nga mënyra se si ushqehesh, për t’u shëruar shpejt dhe plotësisht, sigurohu që disa prej ushqimeve dhe suplementeve shëruese të kapitullit pasardhës të jenë pjesë e rutinës sate ditore.

    • Pi çdo mëngjes esëll rreth 500 ml lëng selinoje. (Sigurohu të jetë i freskët, shqeto dhe të mos ketë përbërës shtesë. Se si ta përgatitësh, lexo kapitullin pasardhës. Nëse je i ndjeshëm dhe 500 ml janë shumë, fillo me një sasi më të vogël dhe shtoje me kalimin e kohës. Lëngu i selinosë është ilaç, jo pije kalorike, kështu që duhet të hash patjetër mëngjes më pas, për të pasur energjinë e duhur për të përballuar ditën. Konsumo diçka tjetër pesëmbëdhjetë minuta pasi ke pirë lëngun e selinosë.)

    • Pi 500 ml ujë me limon ose laim në mesditë ose pasdreke. (Shtrydh gjysmë limoni ose laimi në 500 ml ujë.)

    • Pi 500 ml ujë me limon ose laim pasdite vonë.

    • Pi çdo mëngjes 500 ml lëng me aloe vera ose me kastravec. (Se si të përgatitësh ujë aloe të freskët, lexo kapitullin pasardhës. Lëngun e kastravecit mund ta konsumosh shqeto, por mund t’i shtosh edhe pak majdanoz ose koriandër. Nëse je në udhëtim dhe s’mund të përgatisësh në çast ujë me aloe vera apo kastravec, gjatë natës, në vend të tij, pi prapë ujë me limon.)

    Çfarë të heqësh
    • Hiq ushqimet e pashëndetshme të kapitullit 21, “Koncepte të gabuara më të zakonshme dhe ç’duhet shmangur”: vezët, bulmetin (qumështin, gjizën, kosin, djathin, kefirin dhe gjalpin e shkrirë), glutenin, vajin e kanolës, misrin, sojën dhe derrin.

    Efekti i kurës
    Ky muaj ndihmon mëlçinë, sistemin limfatik dhe traktin tretës, duke sulmuar virusin epstein-barr dhe duke u dhënë tiroideve frymëmarrje. Ndoshta mendon se shëndeti i zorrëve nuk ka lidhje me tiroidet, por kjo nuk është e vërtetë: kur sasia e acidit klorhidrik në stomak (acid i mirë) është e paktë, niveli i acideve të pashëndetshme ngjitet gjatë gjumit në ezofag, duke dëmtuar tiroidet dhe duke penguar shërimin e këtyre gjëndrave. Lëngu i selinosë është arma më e fuqishme për të balancuar nivelin e acidit klorhidrik, në mënyrë që acidet e dëmshme, të krijuara nga bakteret e këqija, të mbahen nën kontroll. Lëngu i selinosë, falë kripërave minerale me veti dezinfektuese, të panjohura për shkencën deri më sot, është antiviral dhe e vret epstein- barrin në gjithë organizmin, por shërben gjithashtu si antibakterial për bashkëvepruesin e tij, streptokokun, duke kontribuar në uljen e ngarkesës patogjene.

    Hidratimi është faktor kyç në këtë rast. Me gjasë vuan nga dehidratimi kronik, një problem që prek shumë njerëz. Kur trupi është i dehidratuar, ai nuk është në gjendje të nxjerrë jashtë mbetjet rregullisht, prandaj truri nuk punon siç duhet. Uji dhe lëngjet e freskëta në këtë listë janë disa nga hidratuesit më të mirë në botë. Janë të pasur me ujë dhe kripëra mikrominerale, të cilat rigjallërojnë qelizat dhe pastrojnë mëlçinë dhe sistemin limfatik nga epstein-barri dhe toksinat e tij. Uji me limon / laim ndihmon në shkrirjen e rërës dhe gurëve në tëmth, për rrjedhojë rritet prodhimi i lëngut biliar në mëlçi dhe sasia e acidit klorhidrik në stomak, ndërkohë që acidet e këqija, të cilat shkaktojnë refluks, pakësohen. Nëse je natyrë që harron të pish ujë, do të kuptosh se shtimi i këtyre lëngjeve në dietë është një taktikë e shkëlqyer rigjeneruese. Nëse je i ndërgjegjshëm se duhet pirë një sasi e caktuar uji në ditë, mund t’i zëvendësosh disa nga këto lëngje me ujë të thjeshtë.

    Nëse detoksikohesh shpejt dhe organizmi mbingarkohet, merri disi më shtruar këto ndryshime rrënjësore. Por nëse je natyrë që detoksikohesh me vështirësi ose të kanë thënë se nuk je në gjendje të detoksikohesh fare (kjo ndodh zakonisht tek ata që vuajnë nga sindroma e lupusit ose rejnadit), dije se ky është shpesh një tregues se mëlçia dhe sistemi limfatik janë të bllokuara për shkak të nivelit shumë të lartë të mbetjeve toksike.

    Mënyra më e mirë për të çliruar këtë bllokim, të cilin mjeku mund ta ketë diagnostikuar ose jo, është pikërisht përmes formulës së këtij muaji. Këta hapa janë një mënyrë e butë hidratuese për të çliruar sistemet filtruese të trupit, pa u dashur të paguash si çmim simptomat e detoksikimit.

    #Këshilla #të #domosdoshme #të #kujdeseni #vazhdimisht #për #mëlçinë #sistemin #limfatik #dhe #traktin #tretës
    #Këshilla #të #domosdoshme #të #kujdeseni #vazhdimisht #për #mëlçinë #sistemin #limfatik #dhe #traktin #tretës





    Source link

  • Rrahmani dhe Berisha stërviten të diferencuar nga pjesa tjetër e ekipit


    Kosova po vazhdon përgatitjet për ndeshjen e parë të “play-off” të Ligës së Kombeve ndaj Islandës, me Amir Rrahmanin dhe Valon Berishën që stërvitën të diferencuar.

    Kapiteni i Kosovës, Amir Rrahmani, ka vijuar përgatitjet individuale për shkak të një lëndimi të pësuar të dielën para grumbullimit të ekipit me skuadrën e Napolit. 

    Ai ka kryer një pjesë të stërvitjes me grupin, por më pas ka stërvitur i diferencuar. 

    Edhe mesfushori Valon Berisha, i cili ka ndier një shqetësim të vogël është stërvitur i diferencuar.

    Por Berisha sipas gjitha gjasave do të jetë i gatshëm për stërvitjen tjetër.

    Pjesa tjetër e skuadrës ka stërvitur e bashkuar, në aspektin taktik. /Telegrafi/ 

    Source link



    Source link

  • Për katër ditë, rreth 2300 gjoba!


    “Krahasuar me fundjavën e kaluar, ka pasur rënie të lehtë të shkeljeve për parkim jo të rregullt – 451, ndërsa janë regjistruar 15 raste të ndezjes së semaforit të kuq dhe 28 shkelje nga këmbësorët, në përputhje me Ligjin për siguri në komunikacionin rrugor”, thuhet në njoftimin e Ministrisë

    Albin REKA

    Shkup, 18 mars – Në kuadër të kontrolleve të qarkullimit të kryera gjatë datave 13, 14, 15 dhe 16 mars janë lëshuar gjithsej 2228 urdhërpagesa dhe gjoba, duke evidencuar një numër të konsiderueshëm shkeljesh në komunikacionin rrugor. Nga këto, 718 shkelje lidhen me tejkalimin e shpejtësisë së lejuar, një problem që vazhdon të mbetet një ndër shkaqet kryesore të aksidenteve rrugore. Po ashtu, janë regjistruar 106 raste ku drejtuesit e mjeteve ishin nën ndikimin e alkoolit, duke rrezikuar seriozisht sigurinë e tyre dhe të tjerëve. Ndërkohë, 215 shkelje kanë të bëjnë me drejtimin e automjeteve pa patentë shofer, një veprim jashtëzakonisht i rrezikshëm dhe i ndaluar. Këto shkelje përbëjnë një shqetësim të madh për sigurinë në rrugë dhe kërkojnë masa më të forta për kontrollin dhe edukimin e drejtuesve të mjeteve, thonë në Ministrinë e Punëve të Brendshme.

    “Gjatë fundjavës së fundit, sipas shifrave nga kontrollet e trafikut policor në të gjithë vendin, duket se me ndonjë rregull të pashkruar për përdoruesit e rrugës, ka pasur një lloj relaksimi sa i përket respektimit të rregullave dhe rregulloreve të komunikacionit”, thonë nga MPB.

    Po ashtu, për shkak të mos respektimit të dispozitave lidhur me përdorimin e detyrueshëm të rripit të sigurimit, janë evidentuar 171 kundërvajtje, plus 12 kundërvajtje për qytetarët që drejtonin motoçikleta pa helmetë mbrojtëse, si dhe janë shqiptuar 45 gjoba për kundërvajtje për përdorimin e celularit gjatë drejtimit të mjetit.

    “Njëkohësisht, (krahasuar me fundjavën e kaluar) ka pasur rënie të lehtë të shkeljeve për parkim jo të rregullt – 451, ndërsa janë regjistruar 15 raste të ndezjes së semaforit të kuq dhe 28 shkelje nga këmbësorët, në përputhje me Ligjin për siguri në komunikacionin rrugor”, thuhet në njoftimin e Ministrisë. Paraprakisht, Ministria e Punëve të Brendshme njoftoi se nga fillimi i muajit deri më 15 shkurt janë lëshuar gjithsej 18.132 urdhërpagesa për kundërvajtje rrugore. Shumica e këtyre shkeljeve lidhen me tejkalimin e shpejtësisë, me 6056 raste të regjistruara. Kjo është pasuar nga parkimi i paligjshëm, me 4213 shkelje, dhe drejtimi i automjeteve pa patentë shoferi, me 1510 raste. Ky informacion tregon një tendencë të vazhdueshme për mosrespektimin e rregullave të qarkullimit dhe thekson nevojën për masa të mëtejshme për sigurimin e rendit dhe sigurisë në rrugë. (koha.mk)



    Source link

  • Koment nga Fabio Kapelo/ “Pa karakter dhe pak ide loje, Milani gjithnjë e më i çuditshëm”

    Koment nga Fabio Kapelo/ “Pa karakter dhe pak ide loje, Milani gjithnjë e më i çuditshëm”


    Gjatë gjithë pjesës së parë ndaj Komos, Milani nuk dukej si një ekip. Sigurisht, ndoshta rasti fillestar i Musahut mund ta ndryshonte ndeshjen dhe t’i jepte një drejtim tjetër nga ai që pamë më vonë, por përtej atij rasti kuqezinjtë u kufizuan ekskluzivisht në lojën me kundërsulme dhe Komo dominoi për 45 minuta, madje pati disa raste për të rrezikuar Menjanë.

    kapelo

    Me pak fjalë, në “San Siro” pamë një Milan rastësor, të vendosur keq në fushë. Për më tepër i mungoi presioni dhe qarkullimi i topit. U pa qartë se kuqezinjtë prisnin topin për të krijuar mundësi kundërsulmesh. Të paktën në pjesën e dytë ra në sy dëshira, por jo loja, dhe u admiruan dy gola të bukur. Të gjithë përmirësuan lojën e tyre, veçanërisht Pulisiç dhe rasti i Abrahamit kur shërbeu për Reijndersin. Mendoj se disa ndryshime të bëra nga trajneri në lojë e sipër, veçanërisht në mesfushë, sollën përfitimet e dëshiruara për Milanin.

    Në atë ekip, për shembull, Fofana nuk mund të qëndrojë në stol. Dhe në të njëjtën mënyrë unë vazhdoj të pyes veten pse Tomori nuk është titullar. Në përgjithësi, përshtypja ime është se këtij Milani i mungon personaliteti: mbrojtja nuk e “kërcënon” kurrë kundërshtarin dhe vazhdimisht tërhiqet, plus kur dikush merr topin ata gjithmonë kthehen prapa.

    Vetë Uoker, i cili ka qenë gjithmonë një lojtar agresiv dhe ofensiv, më është dukur shumë pasiv që pas zbarkimit të tij në Milano. Për t’i përmbledhur gjërat, për mendimin tim mund të themi se pas 90 minutave të së shtunës, rezultati për Milanin është i dobishëm, pak a shumë si në Leçe një javë më parë. Kam lexuar se grupi punon mirë, por kur lojtarët hynë në fushë dukej se kishin dhënë gjithçka në stërvitje dhe nuk kishin më energji për të shpenzuar në ndeshje.

    Personalisht, ende nuk e kam kuptuar nëse Konseisao ka arritur të vlerësojë lojtarët që ka në dispozicion në këto tre muaj e gjysmë apo nëse i vlerëson në një mënyrë gjatë javës dhe më pas përfundon duke parë diçka tjetër në fushë sapo ka tri pikë për të rrëmbyer. Për mua kjo është një mungesë e rëndë.

    PANORAMASPORT.AL

    NDIQE LIVE “PANORAMA TV”







    Source link

  • Kërkesa e Hotit për lidership të ri të LDK-së, reagon Lumir Abdixhiku


    Kryetari i LDK-së, ka reaguar pasi zyrtarë të partisë kanë ngritur pikëpyetje rreth votave që LDK ka marrë nga diaspora dhe kanë kërkuar lidership të ri në partinë e themeluar nga Ibrahim Rugova.

    Abdixhiku këtyre zërave i është përgjigjur me një foto të tij të shoqëruar me simbolin me dy gishtat lart.

    Reagimet nga brenda LDK kanë vazhduar pasi Avdullah Hoti doli me shkrim ku kërkonte llogaridhënie e përgjegjësi pikërisht nga lidershipi për rezultatin e dobët në zgjedhjet e fundit.



    Source link

  • Merr flakë stalla e bagëtive në Shënkoll të Lezhës


    Një zjarr masiv ka përfshirë një stallë bagëtish në fshatin Barbullojë, njësia administrative Shënkoll, bashkia Lezhë.

    Menjëherë janë nisur dy mjete zjarrfikëse me personelin përkatës, dhe është kërkuar ndihmë nga bashkitë Kurbin, Mirditë dhe Vau Dejës, për dërgimin e mjeteve zjarrfikëse me personelin përkatës.

    Deri më tani nuk dihen rrethanat e ngjarjes në fjalë.

    Njoftim:

    Me datë 18.03.2025, ora 21:12
    Një zjarr masiv ka përfshirë një stallë bagëtish në fshatin Barbullojë, njësia administrative Shënkoll, duke shkaktuar dëme të mëdha materiale dhe humbjen e rreth 200 krerëve bagëti të imëta.
    Sipas informacioneve paraprake, zjarri ka shpërthyer në orët e mbrëmjes, duke përfshirë me shpejtësi të gjithë objektin. Menjëherë pas njoftimit, në vendngjarje janë nisur dy mjete zjarrfikëse nga shërbimi i emergjencave në Lezhë. Për shkak të përmasave të zjarrit dhe vështirësisë në shuarjen e flakëve, është kërkuar ndihmë edhe nga bashkitë Kurbin, Mirditë dhe Vau Dejës, të cilat kanë dërguar mjete dhe personel shtesë.
    Autoritetet po hetojnë për të zbuluar shkaqet e zjarrit, ndërsa banorët e zonës janë tronditur nga ngjarja, pasi shumë prej tyre kanë humbur burimin e tyre kryesor të jetesës. Për fat të mirë, deri më tani nuk raportohet për persona të lënduar.
    Hetimet po vazhdojnë për të përcaktuar nëse zjarri ka qenë aksidental apo i qëllimshëm.

    Source link



    Source link

  • Ja cili banorë la shtëpinë sonte


    Viserlo sonte la shtëpinë më të famshme të momentit.

    Në televotim me Olën, Gertën, Aldon dhe Rezartën, shkruan Kosovarja.

    Kujtojmë se Viserlo hyri vrullshëm në këtë format, duke qëndruar për një kohë banori më i komentuar jashtë në rrjet.

    Pse mendoni se rrugëtimi i tij përfundoj sonte?





    Source link

  • Xheneti qoftë vendtakimi juaj i përhershëm me djalin – botimet.com – botimet.com


    Artisti i njohur, Gold AG ka shprehur ngushëllime me rastin e vdekjes së Haxhi Thaçit, babit të ish-presidentit, Hashim Thaçi.

    “Zoti të mëshiroftë bac, Xheneti qoftë vendtakimi juaj i përhershëm me djalin e me krejt ata që i deshe”

    “Ngushëllime familjes Thaçi”, ka shkruar tutje Gold AG.





    Source link

  • Xheneti qoftë vendtakimi juaj i përhershëm me djalin – botimet.com


    Artisti i njohur, Gold AG ka shprehur ngushëllime me rastin e vdekjes së Haxhi Thaçit, babit të ish-presidentit, Hashim Thaçi.

    “Zoti të mëshiroftë bac, Xheneti qoftë vendtakimi juaj i përhershëm me djalin e me krejt ata që i deshe”

    “Ngushëllime familjes Thaçi”, ka shkruar tutje Gold AG.





    Source link

  • Xheneti qoftë vendtakimi juaj i përhershëm me djalin


    Artisti i njohur, Gold AG ka shprehur ngushëllime me rastin e vdekjes së Haxhi Thaçit, babit të ish-presidentit, Hashim Thaçi.

    “Zoti të mëshiroftë bac, Xheneti qoftë vendtakimi juaj i përhershëm me djalin e me krejt ata që i deshe”

    “Ngushëllime familjes Thaçi”, ka shkruar tutje Gold AG.





    Source link