Author: arso

  • Çitaku: VV po e mban të bllokuar Kuvendin, ne nuk votojmë nën diktat


    Sekretarja e Përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku është deklaruar pas dështimit të 32-të të Kuvendit të Kosovës.
    Çitaku tha se Lëvizja Vetëvendosje po e mban të bllokuar Kuvendin dhe është duke pasur pengmarrje klasike.

    “Të them të drejtën, kësaj pyetje mund t’i jap përgjigje vetëm Lëvizja Vetëvendosje, sepse ata po e mbanjn të bllokuar konstituimin e Kuvendit të Kosovës. Kjo është një pengmarrje klasike, PDK ka ofruar alternativë, ndonëse ne s’e kemi detyrim ta votojmë kandidatin e VV-së pa shumicë parlamentare, megjithëse ne kemi ofruar alternativë”, u shpreh Çitaku.



    Source link

  • Shopify lançon pagesat në stablecoin-in USDC


    Gjiganti i e-commerce Shopify do të sjellë pagesat përmes stablecoins duke përdorur blockchainin layer-2 të Ethereu, Base, thanë kompanitë editën e Enjte.

    Integrimi u lançua më 12 Qershor për një numër të kufizuar përdoruesish ndërsa disponueshmëria më e gjerë do të mbërrijë drejt fundit të vitit për të gjithë tregtarët që përdorin Shopify Payments.

    Sapo lançimi të jetë kryer, tregtarët do të mund të pranojnë pagesa në tokenin USDC të Circle duke shmangur kështu komisionet e transfertave ndërkombëtare.

    Shopify tha se planifikon të ofrojë 1 përqind cashback konsumatorëve që paguajnë me USDC.

    Stablecoin, janë kriptomonedha vlera e të cilave është e lidhur ngushtë me një aset real si në rastin e USDC që është e barabartë 1:1 me dollarin Amerikan. Përdorimi i stablecoin ka shpërthyer me një rritje prej 54 përqind nga viti në vit.

    Inciativa e re do të lehtësojë tregtinë globale duke shfrytëzuar infrastrukturën e kriptomonedhave. /PCWorld Albanian

    Source link





    Source link

  • Apple mbyll një dobësi sigurie në iPhone shfrytëzuar për sulme nga spyueri i Paragon


    Hulumtuesit zbuluan ditën e Enjte se iPhone e dy gazetarëve Europianë janë hakuar me spyuer zhvilluar nga Paragon. Apple tha se ka adresuar problemet e sigurisë që janë shfrytëzuar për të realizuar këto sulme.

    Citizen Labs shkruante në raport se Apple ka njoftuar hulumtuesit e saj për mbylljen e dobësisë së sigurisë me iOS 18.3.1 lançuar më 10 Shkurt.

    Asokohe informacionet rreth iOS 18.3.1 flisnin për adresimin e vetëm të një problemi sigurie që sulmuesit e kishin përdorur për të çaktivizuar mekanizmat e sigurisë së iPhone.

    Ditën e Enjte Apple përditësoi buletinin në fjalë duke përfshirë edhe detajet rreth problemit të ri të sigurisë që u rregullua por pa u bërë publik.

    Citizen Labs tha se një prej viktimave të sulmit ishte gazetari Italian Ciro Pellegrino ndërsa emri i gazetarit të tjetër të shquar Europian nuk u bë i ditur.

    Skandal i softuerit Paragon filloi në Janar kur WhatsApp njoftoi 90 prej përdoruesve të saj përfshirë gazetarë dhe aktivistë të të drejtave të njeriut se kishin në qenë në shënjestër të sulmeve krijuar nga Paragon.

    Në muajin Prill disa përdorues morën njoftime në iPhone se kanë qenë shënjestër sulmi me spyuer por pa përmendur kompaninë pas fushatës së hakimit. Njoftimi i Apple thoshte se përdorues nga 100 vende të ndryshme të botës kishin qenë objektiv. /PCWorld Albanian

    Source link





    Source link

  • Ndeshja Serbi – Shqipëri do të luhet në stadiumin e Crvena Zvezdës në Beograd


    Federata Serbe e Futbollit ka zyrtarizuar stadiumin ku do të zhvillohet ndeshja ndërmjet Serbisë dhe Shqipërisë, e cila do të luhet më 11 tetor në kuadër të kualifikueseve për Kupën e Botës “SHBA-Meksikë-Kanada 2026”.

    Sipas njoftimit zyrtar, përballja do të zhvillohet në stadiumin “Rajko Mitić” në Beograd, impiantin më të madh në Serbi me kapacitet prej 51,755 vendesh.

    Stadiumi është ndërtuar në periudhën 1960–1963 dhe është hapur zyrtarisht më 1 shtator 1963, ndërsa një rinovim i madh iu bë në vitin 2017.

    Ndryshe nga viti 2014, kur ndeshja e shumëpërfolur Serbi – Shqipëri u luajt në stadiumin e Partizanit dhe u shoqërua me incidente, këtë herë është zgjedhur një stadium më modern dhe me kapacitet më të madh, në përpjekje për të siguruar kushte më të mira sportive dhe organizative.

    Sipas Federatës Serbe, vendimi për stadiumin u mor pas analizash të shumta dhe në konsultim me UEFA-n.

    Njoftimi i plotë i Federatës Serbe të Futbollit:

    “Ndeshjet kualifikuese të ekipit kombëtar serb kundër Anglisë më 9 shtator dhe Shqipërisë më 11 tetor do të luhen në stadiumin “Rajko Mitić” në Beograd, ndërsa ndeshja në shtëpi e raundit të fundit kundër Letonisë është zgjedhur në stadiumin “Dubocica” në Leskovac”.

    “Pas një analize të hollësishme, e cila, përveç aspektit sportiv, segmentit organizativ dhe të sigurisë, përfshinte edhe konsultime me UEFA-n, u arrit në përfundimin se stadiumi “Rajko Mitić”, si objekti më i madh i futbollit në vend, do t’i ofrojë ekipit tonë kombëtar kushte optimale për zhvillimin e ndeshjeve me rëndësi të lartë”.

    “Federata e Futbollit e Serbisë dëshiron të shfrytëzojë këtë mundësi për të falënderuar të gjithë tifozët për mbështetjen e tyre gjatë gjithë ciklit të Ligës së Kombeve, si dhe në ndeshjen kundër Andorrës. Ju ftojmë të mbushni tribunat e stadiumit tonë më të madh dhe të ndihmoni “Shqiponjat” në ndeshjet kyçe për kualifikim për Kupën e Botës 2026 në Shtetet e Bashkuara, Meksikë dhe Kanada”.

    “Shpresojmë sinqerisht që në stadiumin “Dubocica” në Leskovac, ku trajneri Stojkoviq dhe lojtarët e tij ndihen si në shtëpi, të gjithë do të kemi shumë arsye për gëzim dhe kënaqësi pas ndeshjes kundër Letonisë, e cila është planifikuar për më 16 nëntor”, thuhet në njoftim.

    The post Ndeshja Serbi – Shqipëri do të luhet në stadiumin e Crvena Zvezdës në Beograd appeared first on KosovaNews.

    Source link



    Source link

  • A kemi nevojë për vitaminë D edhe gjatë verës?


    Mendoni se vera ju mbron nga mungesa e vitaminës D?

    Vitamina D është një lëndë ushqyese thelbësore për organizmin, që ndihmon në ruajtjen e shëndetit të kockave, përkrah funksionin e sistemit imunitar dhe mbështet funksionimin e duhur të muskujve.

    Trupi ynë mund ta sintetizojë vetë këtë vitaminë kur lëkura ekspozohet ndaj rrezeve të diellit. Gjithashtu, vitamina D merret përmes ushqimit, sidomos nga peshku i yndyrshëm si salmoni, të verdhat e vezëve dhe produktet e pasuruara si qumështi apo drithërat.

    Kush është më i rrezikuar nga mungesa?

    Disa grupe janë më të rrezikuara për mungesë të vitaminës D, përfshirë:

    • Të moshuarit

    • Njerëzit me lëkurë më të errët (për shkak se melanina pengon sintezën e vitaminës D)

    • Ata që kalojnë pak kohë jashtë ose jetojnë në vende me pak diell

    Kur janë të dobishme suplementet?

    Ekspertët pajtohen se suplementet janë më të nevojshme për personat me mungesë të konfirmuar të vitaminës D. Në këto raste, marrja shtesë e saj ndihmon në forcimin e kockave, uljen e rrezikut për fraktura dhe përmirësimin e përgjigjes imunitare.

    Dikur mendohej se vitamina D parandalon sëmundje si kanceri, sëmundjet kardiovaskulare apo diabeti. Megjithatë, studime të mëdha klinike, si ai i njohur si Vital, me mbi 25,000 pjesëmarrës, nuk kanë treguar përfitime të qarta në këtë drejtim për njerëzit ndryshe të shëndetshëm, shkruan Time, përcjell Telegrafi.

    Përjashtimet që vlejnë të përmenden

    Disa hulumtime të reja sugjerojnë se vitamina D mund të ndihmojë në parandalimin e sëmundjeve autoimune dhe në uljen e rrezikut të zhvillimit të formave të avancuara të kancerit, por këto efekte janë vërejtur vetëm në popullata të caktuara dhe në kombinim me faktorë të tjerë.

    Sa vitaminë D është e mjaftueshme?

    Dozat e rekomanduara ditore janë:

    • 600–800 IU (njësi ndërkombëtare) për të rriturit nën 65 vjeç

    • 800–1,000 IU për personat mbi 65 vjeç

    Por kujdes: marrja e tepërt (mbi 4,000 IU në ditë) mund të shkaktojë hiperkalcemi, përzierje, dobësi, dhe madje dëmtim të veshkave.

    Përfundim

    Për shumicën e njerëzve, vitamina D mund të sigurohet përmes një diete të balancuar dhe një ekspozimi të moderuar në diell, madje edhe gjatë verës. Shtesat janë të nevojshme vetëm në rastet kur vërtetohet mungesa përmes analizave dhe në konsultim me mjekun.

    Nëse dyshoni se mund të keni mungesë të vitaminës D, është e rëndësishme të konsultoheni me mjekun tuaj për testime dhe udhëzime të personalizuara.

    #kemi #nevojë #për #vitaminë #edhe #gjatë #verës
    #kemi #nevojë #për #vitaminë #edhe #gjatë #verës





    Source link

  • Pendarovski: BE-ja duhet të veprojë menjëherë, të përfundojë projektin historik për bashkimin e Evropës


    Ish-Presidenti Stevo Pendarovski mori pjesë në 20-vjetorin e Forumit “Globex”, të mbajtur në Pragë, Republika Çeke, nën titullin “Menaxhimi i Kaosit: Koha që Evropa të bëjë një hap përpara”.

    Nga paneli “Ballkani Perëndimor në një udhëkryq gjeopolitik: Integrimi në BE apo rritja e tensioneve rajonale”, Pendarovski tha se vonesa strategjike në integrim e ekspozon Ballkanin Perëndimor ndaj rrezikut të ndikimeve jo-evropiane dhe jodemokratike nga jashtë rajonit.

    Pendarovski theksoi se BE duhet të veprojë menjëherë dhe të përfundojë projektin historik të bashkimit të Evropës.



    Source link

  • Teuta të jep shansin të tregosh veten, shpëtuam sezonin por ka keqardhje

    Teuta të jep shansin të tregosh veten, shpëtuam sezonin por ka keqardhje


    Mario Beshiraj mbylli një sezon pozitiv me Teutën. Rrjeta e tij e 4-t me Tiranën ishte më e rëndësishmja, duke u dhënë bluve, qetësinë e qëndrimit në Superiore. Paraqitja e sulmuesit në edicionin që lamë pas, ka qenë mjaft e mirë. Me golat e shënuar, ai ka qenë përcaktues në disa nga fitoret e bluve. Në intervistën e dhënë për “Panorama Sport”, Beshiraj bën analizën e skuadrës dhe shpreson që në edicionin e ri të bëjë akoma më mirë.

    TEUTA

    Pas përfundimit të kampionatit bëhet analiza e ecurisë së skuadrës. Sipas jush, a e meritoi Teuta vendin e gjashtë në renditje?
    Na vjen mirë që arritëm vendin e gjashtë. Futbolli kështu është. Ne realisht patëm disa oshilacione në mes fazës së dytë e të tretë të kampionatit, ndërsa më pas morëm veten dhe hymë në ritmin e fitoreve. Më vjen keq që kemi lënë 1 ose 2 pikë në disa ndeshje që meritonim më shumë, gjithsesi mund ta quaj një sezon të mirë.

    Jeni ndier mirë te Teuta këtë sezon? Si e shihni vazhdimësinë?
    Teuta beson te lojtarët e rinj dhe u jep mundësi të tregojnë vlerat e tyre, por ne e dimë gjithashtu se mund të japim edhe më shumë se kaq. Ne e dimë që kemi cilësi për të qenë të suksesshëm. Qetësia që të jep ky klub, bën që mos të kesh nevojë për një periudhë të madhe përshtatjeje.

    Sipas jush, çfarë mund të kishit bërë shumë?
    Po i referohemi pyetjes se çfarë mund të kishim bërë më shumë, sigurisht që ka vend për shumë përmirësime. Tani, në këtë sezon që do të hymë, kemi pretendime të reja dhe mendoj se Teuta duhet të bëjë shumë më tepët sesa sezoni i kaluar.

    Cili gol ka qenë më i bukuri për ju këtë edicion?
    Në fillim kisha pak presion, por u ambientova shpejt me grupin. Nuk hasa vështirësi më vonë. Të gjithë golat që kam shënuar kanë pasur rëndësinë e vet. Me vjen mirë që golat e mi arritën të ndihmonin ekipin për të qëndruar mes më të mirëve.

    Çfarë note do t’i vendosni Teutës në këtë fund sezoni?
    Do ta ndaja në dy pjesë, në fillimin dhe fundin e kampionatit, nuk e di notën, por keqardhje që nuk mbajtën ritmin e fazës së parë. Arritëm të shpëtojmë sezonin, ndërkohë që dhe fatin e ke pasur kundër në fazën e 4-t.

    ZAMIR QYPI – PANORAMASPORT.AL

    NDIQE LIVE “PANORAMA TV”








    Source link

  • Më 17 shtator nis votimi me postë për zgjedhjet lokale


    Më 23 korrik fillon periudha për regjistrimin e votuesve jashtë Kosovës për votim me postë në zgjedhjet lokale për kryetarë të komunave dhe për kuvende komunale.

    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njoftoi se të gjithë shtetasit e Kosovës që jetojnë jashtë vendit mund të aplikojnë për t’u regjistruar përmes platformës elektronike të KQZ-së, ose përmes postës.

    Periudha e votimit përmes postës do të fillojë më 17 shtator dhe do të përfundojë më 11 tetor.

    Për dallim nga zgjedhjet për Kuvendin e Kosovës, në zgjedhjet lokale votimi jashtë vendit realizohet vetëm përmes postës, pasi në ligjin për zgjedhjet e përgjithshme përcaktohet se votimi në përfaqësi diplomatike nuk aplikohet në këto lloj zgjedhjesh.



    Source link

  • Përshkallëzimi i situatës në Lindjen e Mesme, MPJD me njoftim të rëndësishëm për qytetarët e Kosovës në Izrael


    Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Kosovës ka reaguar pas përshkallëzimit të situatës në Lindjen e Mesme, saktësisht sulmeve ajrore të Izraelit mbi Iranin, ku u ka bërë thirrje qytetarëve të Kosovës që janë në Izrael të qëndrojnë në vende të sigurta.

    Derisa në Lindjen e Mesme situata vazhdon të jetë e tensionuar, MPJD ka ftuar qytetarët e Kosovës që për çdo nevojë për ndihmë të kontaktojnë Ambasadën e Republikës së Kosovës në Izrael.

    Lexoni të plotë njoftimin:

    Njoftim për qytetarët e Republikës së Kosovës në Izrael

    Duke marrë parasysh përkeqësimin e situatës së sigurisë në Izrael dhe rajon, Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, dhe Ambasada e Republikës së Kosovës në Izrael, këshillon të gjithë qytetarët e Kosovës që ndodhen aktualisht në Izrael, që të shmangin lëvizjet e panevojshme dhe të qëndrojnë në vende të sigurta.

    Ju lutemi të ndiqni me përpikëri udhëzimet e Komandës së Mbrojtjes së Brendshme të Izraelit, të cilat mund t’i gjeni në linkun: https://www.oref.org.il/eng

    Për çdo pyetje apo nevojë për ndihmë, ju lutemi mos hezitoni të kontaktoni Ambasadën e Republikës së Kosovës në Izrael në numrin:

    +972 (0) 586 340 450. 

    Source link



    Source link

  • Digjet makina në Bulqizë, shpëton shoferi dhe pasagjerët


    Një ngjarje është shënuar këtë pasdite në aksin rrugor të rrugës së Arbrit, Qafë e Buallit-Pishat në Bulqizë, ku një makinë tip Benz ka marrë flakë gjatë ecjes.

    Fillimisht flakët kanë nisur në pjesën pasme të makinës dhe më pas kanë depërtuar edhe në pjesën e parë të makinës.

    Fatmirësisht shoferi dhe pasagjerët që ndodheshin në makinë kanë arritur të dalin nga makina ku dhe kanë njoftuar zjarrfikësen dhe policinë.

    Sipas policisë lokale të Bulqizës e cila ka nisur hetimet, bëhet më dije se nuk ka asnjë të lënduar, vetëm dëme materiale.

    Dyshohet se shkak i rënies së zjarrit të ketë qenë shkëndijë elektrike në rrjetin e impiantit të makinës.



    Source link