Author: arso

  • OpenAI lançoi modelin o3-pro – PCWorld Albanian


    OpenAI po vijon me ritëm të lartë lançimet e modeleve më të fundit AI. Kompania prezantoi modelet o3 dhe o4-mini në platformën e saj ChatGPT në muajin Prill.

    Asokohe biznesi premtoi se varianti pro i modelit o3 ishte rrugës dhe ky version është bërë ditën e sotme i disponueshëm. Të dy, o3 dhe o4-mini janë krijuar për të përdorur dhe kombinuar të gjitha mjetet nën çatinë e ChatGPT.

    Kur OpenAI vendos etiketën “pro” tek një model, versioni i saj është ndërtuar për të dhënë përgjigje më të gjata dhe më të sakta.

    Kompania tha se rekomandon përdorimin e tij për pyetje më të vështira ku saktësia e informacionit vlen më shumë sesa shpejtësia e përgjigjes. Por ky model ka disa kufizime si përshembull nuk mbështet gjenerimi i imazheve dhe Canvas.

    Për këto veçori përdoruesit duhet të drejtohen tek modele të tjera. o3-pro është i disponueshëm prej ditës së sotme për përdoruesit e ChatGPT Pro dhe Teams ndërsa konsumatorët Enterprise dhe Edu do të kenë qasje në këtë opsion javën e ardhshme. /PCWorld Albanian

    Source link





    Source link

  • Njerëzit me këtë problem shëndetësor nuk duhet të konsumojnë shalqi


    The post Njerëzit me këtë problem shëndetësor nuk duhet të konsumojnë shalqi appeared first on Revista Kosovarja.

    BURIMI I LAJMIT

    #Njerëzit #këtë #problem #shëndetësor #nuk #duhet #të #konsumojnë #shalqi
    #Njerëzit #këtë #problem #shëndetësor #nuk #duhet #të #konsumojnë #shalqi

    The post Njerëzit me këtë problem shëndetësor nuk duhet të konsumojnë shalqi appeared first on Gazeta-Telegram.com.



    Source link

  • Milani ‘troket’ në derën e Barcelonës – po diskutohet shkëmbimi i yjeve në verë


    Barcelonës i është ofruar Rafael Leao në një shkëmbim të drejtpërdrejtë me Ronald Araujon, sipas gazetës spanjolle Mundo Deportivo

    Milani ka bërë këtë propozim ndërsa të dy klubet po kërkojnë të ristrukturojnë skuadrat e tyre gjatë kësaj vere. 

    Barcelona është në kërkim të një sulmuesi të krahut të majtë, me Luis Díaz dhe Nico Williams mes objektivave kryesorë. 

    Megjithatë, tarifat e larta të transferimeve mund ta bëjnë Leaon një opsion më realist. Sulmuesi portugez ka qenë prej kohësh në radarët e klubit katalanas. 

    E ardhmja e Araujos mbetet e pasigurt, pavarësisht rinovimit të fundit.  

    Klauzola e lirimit të tij do të ulet nga 1 miliard euro në 65 milionë euro midis datave 1 dhe 15 korrik, çka e bën atë një objektiv për disa klube, përfshirë Bayern Munich dhe vetë Milanin. 

    Ky shkëmbim mund të ndihmojë Barcelonën që të përmbushë kërkesat e ‘Fair Play-it Financiar’. 

    Megjithatë, Araújo është një lider në dhomën e zhveshjes dhe trajneri Hansi Flick raportohet se e vlerëson shumë rolin e tij në mbrojtje. 

     Vendimi përfundimtar mund të varet më shumë nga çështjet financiare sesa ato sportive.

    Source link



    Source link

  • LSDM: Faji për Koçanin është i kreut të MPB-së, kërkojmë dorëheqjen e Toshkovskit dhe Janevit


    Për gati katër muaj, Mickoski dhe Toshkovski u përpoqën ta fshihnin të vërtetën për Koçanin dhe t’i mbronin zyrtarët e policisë nga qeveria nga përgjegjësia për tragjedinë në Koçani, akuzojnë nga LSDM.

    “Në vend që të kërkonin përgjegjësi nga oficerët e policisë dhe shefat e emëruar prej tyre, Toshkovski dhe Mickoski bënë gjithçka për t’i mbrojtur ata.

    Qëllimi i VMRO-DPMNE-së ishte i qartë, të parandalonte që përgjegjësia të arrinte në majë të policisë, te drejtori i Byrosë së Sigurisë Publike, Aleksandar Janev dhe te ministri Pançe Toshkovski.

    Nën presionin e LSDM-së dhe publikut, më në fund u hapën procedura kundër disa shefave në Ministrinë e Brendshme.

    E vërteta doli në dritë.

    Policia kishte detyrim të mbyllte objektin që vepronte ilegalisht dhe të mos kryente kontrolle në kundërshtim me procedurat operative.

    Për më tepër, policia ishte përgjegjëse për sigurinë, ajo kishte detyrim ligjor të parandalonte hyrjen dhe përdorimin e piroteknikës, e cila doli të ishte shkaku kryesor i zjarrit”, thuhet në kumtesën e LSDM-së.



    Source link

  • Rast unik ne UEFA! Pritet zyrtarizimi, klubi i Superiores kalon menjëherë në raundin e dytë 

    Rast unik ne UEFA! Pritet zyrtarizimi, klubi i Superiores kalon menjëherë në raundin e dytë 


    Drogeda Junajtid nuk do e përfaqësojë Irlandën në Ligën e Konferencës. KAS ka zyrtarizuar vendimin drastik, dy ditë para shortit për turin e dytë kualifikues. 

    Conference League

    Nga ky vendim pritet të përfitojë Dinamo e Ilir Dajës, që me shumë gjasa do të kalojë direkt në turin e dytë të Ligës së Konferencës. Në orët në vijim ky fakt pritet të konfirmohet edhe nga vetë UEFA. 

    Dinamo festa

    Ishte UEFA që mori vendimin, pasi pronarët e Drogedës kishin po ashtu në pronësi Silkeborg. Këto të fundit ndërkohë do e nisin po ashtu nga turi i dytë i Ligës së Konferencës ku konsiderohen si favoritë. 

    Klubi irlandez ka reaguar i zhgënjyer nga vendimi i KAS. Pjesëmarrja në Europë u konsiderua arritje e madhe, ndërsa tani gjërat do të ndryshojnë. Gjithsesi pozitiv është fakt që nga ky vendim përfiton një klub shqiptar.  

    PANORAMASPORT.AL

    NDIQE LIVE “PANORAMA TV”







    Source link

  • Ambasada gjermane për dëbimin e anëtarëve të MPB-së serbe: Duhet të ofrohen mjete ligjore


    Ambasada e Gjermanisë në Kosovë beson se vendimet e ndjeshme, të tilla si heqja e shtetësisë dhe dëbimi, duhet të merren në përputhje me të gjitha dispozitat ligjore, përfshirë Konventën Evropiane për të Drejtat e Njeriut.

    “Të prekurve (nga vendime të tilla) duhet t’iu ofrohet qasje e plotë në këshilla dhe mjete ligjore”, ka deklaruar Ambasada gjermane në disa përgjigje për Radion Evropa e Lirë, duke komentuar vendimin e autoriteteve të Kosovës për t’i dëbuar katër anëtarë të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë, të cilët jetojnë në Kosovë, gjatë fundjavës.

    Ambasada gjermane ka thënë se për këtë çështje ka diskutuar me ministrin në detyrë të Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla, dhe se “ambasada po monitoron nga afër zhvillimet në këto raste”.

    Autoritetet e Kosovës dëbuan anëtarët e ministrisë serbe nën dyshimin se ata po kërcënonin sigurinë kombëtare. Ata janë anëtarë të komunitetit serb që jetojnë në komuna me shumicë serbe në veri dhe në jug të lumit Ibër.

    Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla, njoftoi më parë se kishte marrë vendim për heqjen e shtetësisë bazuar në Ligjin për Shtetësinë, aktet nënligjore dhe rekomandimet e institucioneve përkatëse.

    Sipas Ligjit për Shtetësinë e Kosovës, një person humbet shtetësinë nëse angazhohet në aktivitete që kërcënojnë sigurinë kombëtare të Kosovës, si dhe kur është anëtar i qëllimshëm i një organizate që synon të përmbysë ose minojë rendin kushtetues të Kosovës.

    Sipas këtij ligji, një person humbet shtetësinë edhe kur është anëtar i shërbimit të inteligjencës ose forcave policore të një shteti tjetër, pa pëlqimin e autoriteteve vendase ose një marrëveshjeje ndërkombëtare përkatëse.

    Në reagimin e saj, Zyra për Kosovën në Qeverinë e Serbisë vlerësoi se kjo është një “politikë e persekutimit të një populli dhe spastrimit etnik të serbëve”.

    Ajo shtoi se është në kontakt të drejtpërdrejtë me përfaqësuesit e Bashkimit Evropian dhe se i ka informuar përfaqësuesit ndërkombëtarë për gjithçka.

    Më 7 qershor, në Serbi u arrestua ish-anëtari i Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës, Arbnor Spahiu, i cili akuzohet për “vrasje të rëndë në Banjskë” në shtator 2023, kur një grup i armatosur serbësh sulmuan Policinë e Kosovës dhe vranë një oficer policie.

    Tre sulmues serbë u vranë në shkëmbimin e zjarrit, dhe avokati i Spahiut, Ariant Koci, i tha Radios Evropa e Lirë se klienti i tij akuzohet në Serbi për vrasjet e tyre.

    Autoritetet e Kosovës kanë kërkuar që Spahiu – të cilit i është shqiptuar masë paraburgimi – të lirohet menjëherë, dhe kanë informuar vendet e QUINT-it ( Shtetet e Bashkuara, Britaninë e Madhe, Francën, Gjermaninë dhe Italinë) për rastin.



    Source link

  • Murtaja e bagëtive, Ministria e Bujqësisë: Tetë ferma të prekura në 6-të bashki


    Më shumë se 1 mijë krerë bagëti të imta janë asgjësuar përshkak se janë prekur nga murtaja. Ministria e Bujqësisë njofton se prej datës 4 qershor e deri më tani janë prekur 8 ferma në 6 bashki të vendit.

    Për shkak të murtajës kanë ngordhur 39 krerë dhe 1082 të tjera kanë pasur kontakt me to, për këtë arsye janë asgjësuar.

    Aktualisht janë 39 grupe që po kontrollojnë fermat në terren për të shmangur përhapjen e Murtajës së Ruminantëve të Vegjël.

    Aktualisht janë monitoruar 1,673 ferma me 270 mijë krerë të imta, ndërkohë që ju bëhet thirrje fermerëve të njoftojnë menjëherë veterinerin e zonës nëse vërejnë shenja të dyshimta tek kafshët.



    Source link

  • Samiti i SEECP, presidenti Begaj: Shqipëria në krah të Izraelit, të gjendet gjuha diplomatike për zgjidhjen e konfliktit në Lindjen e Mesme

    Samiti i SEECP, presidenti Begaj: Shqipëria në krah të Izraelit, të gjendet gjuha diplomatike për zgjidhjen e konfliktit në Lindjen e Mesme


    Presidenti i Republikës Bajram Begaj në fjalën përmbyllëse të Samitit të SEECP (Procesi i bashkëpunimit të Evropës Juglindore) duke folur për zhvillimet e fundit në Lindjen e Mesme,  deklaroi se Shqipëria shpreh shqetësim për tensionet mes Izraelit dhe Iranit.

    Sipas tij, ky konflikt ka pasoja serioze për Lindjen e Mesme e më gjerë ndaj palët të bëjnë përpjekje diplomatike për të shtensionuar situatën dhe për të gjetur një zgjidhje të qëndrueshme.

    Bajram Begaj: Shqipëria shpreh shqetësim për tensionet mes Izraelit dhe Iranit. Ky konflikt ka pasoja serioze për Lindjen e Mesme e më gjerë.

    Shqipëria riafirmon të drejtën e Izraelit për sigurinë dhe mbrojtjen qytetarëve të vet. Po ashtu i bëjmë thirrje Iranit të ndalojë programet bërthamore e balistike dhe të përmbushë detyrimet e tij në përputhje me ligjin ndërkombëtar përfshi Traktatin për mos përhapjen e armëve bërthamore.

    Shqipëria i bën thirrje të gjitha palëve për përmbajtje maksimale dhe përpjekje diplomatike për të shtensionuar situatën dhe për të gjetur një zgjidhje të qëndrueshme.

    Këto konflikte janë për Evropën Juglindore këto konflikte janë një paralajmërim dhe një kujtesë për brishtësinë e paqes dhe shpejtësinë me të cilën mund të përhapet paqëndrueshmëria.

    Shqipëria do të vazhdojë të luajë një rol aktiv dhe të përgjegjshëm në bashkëpunimet rajonale, dhe mbetet e përkushtuar ndaj parimeve të kësaj platforme dhe çështjeve të rëndësishme që lidhen me stabilitetin rajonal, zhvillimin ekonomik dhe reformat drejt integrimit evropian . Ne rikonfirmojmë angazhimin tonë për  marrëdhënie të fqinjësisë së mirë, bashkëpunim rajonal dhe promovim të paqes, stabilitetit dhe prosperitetit.

    Për këtë arsye, vendet e BE-së duhet të ofrojnë mbështetje politike dhe konkrete për vendet aspirante në BE, në rrugën e tyre të anëtarësimit, në axhendën e reformave duke garantuar që perspektiva e integrimit, të mbetet reale, e prekshme dhe e besueshme për të gjithë rajonin. Shqipëria po ecën me ritme të shpejta drejt integrimit evropian, teksa  vazhdojmë ti qëndrojmë besnikë vlerave demokratike të NATO-s. Qëllimi ynë është mbyllja e negociatave në 2027 dhe integrimi në 2030. Ne po punojmë intesivisht për të arritur këtë synim madhor dhe kryesimi i SECCP ishte tjetër dëshmi i seriozitetit tonë në rrugëtimin evropian.

    Source link



    Source link

  • FC Struga Trim Lum ndahet me Vlajkoviç

    FC Struga Trim Lum ndahet me Vlajkoviç


    Përmes kësaj komunikate zyrtare, duam të njohim opinionin futbollistike, se nuk kemi vazhduar bashkëpunimin me Nikolla Vlajkoviç, pasi këtij të fundit i skadoi kontrata…

     

    Nikola Vlajkoviç nuk do të jetë më pjesë e Struga Trim Lum. Pas përfundimit të kontratës, e njëjta nuk u vazhdua, dhe tashmë Vlajkoviç është një futbollistë i lirë.

    Të njëjtin i gjithë stafi i Struga Trim Lum e falënderon për kontributin e dhënë me fanellën e skuadrës, duke i uruar njëkohësisht shumë suksese në karrierën e tij futbollistike.

    Vlajkoviç te Struga Trim Lum erdhi janarin e vitit 2024 nga Radniçki Nish. Ishte aventura e tij e parë kjo te skuadra jonë jashtë vendlindjes së tij, aty ku me shumë gjasa edhe do të rikthehet të luaj.

    NDESHJET

    Sezonin që lamë pas (2024/25), Nikolla Vlajkoviç e mbylli me gjithsej 30 ndeshje, nga gjithsej 42 që zhvilloi me petkun e Struga Trim Lum. Ai në këtë periudhë kishte  regjistruar edhe 3 gola dhe 3 asiste, jo edhe për të bindur drejtuesit tanë për të vazhduar sërish bashkëpunimin.

    Source link



    Source link

  • Yll Limani shfaq muskujt, po cmend vajzat në bregdet

    Yll Limani shfaq muskujt, po cmend vajzat në bregdet


    Yll Limani vazhdon të jetë ndër këngëtaret më të preferuar të një numër te madh të njerëzve.

    Ai momentalisht po shijojnë pushimet e tij në bregdet, shkruan Kosovarja.

    Nga ku po i çmend vajzat me format e muskujve.

    Disa nga imazhet e fundit që ka publikuar Ylli ka marrë mijëra pëlqime dhe komente pozitive nga gjinia femërore.





    Source link