Author: arso

  • Butrinti zbulon afrimitetin me Alben përmes këtij veprimi

    Butrinti zbulon afrimitetin me Alben përmes këtij veprimi


    Butrint Imeri dhe modelja Alba Vukaj po tërheqin gjithnjë e më shumë vëmendjen e publikut, jo vetëm për bashkëpunimin e tyre artistik, por edhe për afërsinë që po shfaqin në rrjete sociale.

    Së fundmi, këngëtari ka ndarë një postim që ka shtuar edhe më shumë dyshimet për një lidhje më të ngushtë. Në një foto të publikuar në “story”, Butrinti shihet në shoqërinë e Albes, ndërsa e quan “E bukura dhe Bisha”, një referencë romantike dhe simbolike që ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve.

    Kujtojmë se Butrinti dhe Alba kanë bashkëpunuar së fundmi në një projekt muzikor, ku modelja luan rolin kryesor në videoklipin e këngës më të re të artistit, shkruan “Kosovarjja”.

    Mbetet për t’u parë nëse kjo miqësi do të marrë një tjetër drejtim, por një gjë është e sigurt se Butrinti dhe Alba po i bëjnë ndjekësit të flasin.





    Source link

  • “Na ka lënduar” – Mamaja e Ledrit flet për ndarjen e tij nga Sara Hoxha


    Ndarja mes Ledri Vulës dhe Sara Hoxhës ka qenë një ndër zhvillimet më të komentuar kohët e fundit në mediat rozë dhe rrjetet sociale.

    Tashmë mbi këtë temë ka reaguar edhe nëna e artistit, Xheraldina Vula, e cila në një intervistë për “Klan Kosova” është shprehur hapur për mënyrën si e ka përjetuar familja lajmin.

    “[Na ka lënduar]. Asnjë prind nuk gëzohet kur fëmija i tij ndahet, sidomos kur bëhet fjalë për një çift që ka qenë aq i mirë së bashku. U ndjemë shumë keq, ishte befasuese për ne” tha ajo.

    Xheraldina theksoi se ndonëse ndarja nuk ka qenë e lehtë për familjen, ata e respektojnë vendimin e dy të rinjve.”Nuk kemi pasur qejf fare, por të rinjtë nuk na pyesin. Ata bëjnë zgjedhjet e tyre.”

    E pyetur për marrëdhënien me ish-partneren e djalit, ajo u shpreh se lidhja e saj me Sarën nuk ka ndryshuar: “Unë me Sarën vazhdoj të kem të njëjtën lidhje. Nuk ka asnjë antagonizëm mes nesh. Ajo vazhdon të kujdeset për vajzën, e sjell tek gjyshja, vjen e na viziton. Gjërat janë shumë korrekte mes nesh”.

    Source link



    Source link

  • Hirra dhe përfitimet e saj të mrekullueshme për mëlçinë dhe pastrimin e gjakut


    Hirra e qumështit dhe e kosit është një nga produktet më mirëbërëse dhe funksionon shumë mirë si kurë natyrale për shëndetin.

    Hirra është e pasur me tetë minerale, vitamina kryesisht ato të grupit B, aminoacide, enzima dhe shumë elemente të tjera të shëndetshme.

    Nga studimet rezulton se hirra përman 16 lloje proteinash. Por mbi të gjitha, hirra pastron mëlçinë dhe është pastruese për gjakun dhe krejt trupin.

    Hirra për Problemet e Mëlçisë

    Studime të reja të botuara në revistën Clinical Nutrition tregojnë se hirra ndihmon fort për të zvogëluar rrezikun e sëmundjes së mëlçisë së dhjamosur dhe sëmundjeve të zemrës.

    Pas vetëm katër javëve të shtimit të proteinave të hirrës në ushqim, të dhënat kryesorë të yndyrave të gjakut u përmirësuan në mënyrë të fortë tek pjesëmarrësit.

    Përdorimi i hirrës uli ndjeshëm sasinë e yndyrës brenda qelizave të mëlçisë së dhjamosur. Ekipi mjekësor i Universitetit të Lozanës në Zvicër sugjeron fuqishëm se proteina e hirrës arrin të jetë një mënyrë efikase për të luftuar sëmundjet e mëlçisë.

    Hirra për Pastrimin e Gjakut

    Megjithëse nuk i japim gjithmonë vëmendje mëlçisë, hirra është me rëndësi për pastrimin e gjakut duke pastruar kimikatet e dëmshme dhe toksinat.

    Sipas shkencëtarëve, ka një lidhje mes problemeve të mëlçisë së dhjamosur dhe cilësisë së gjakut.

    Hirra për Mbajtjen e Trupit në Formë

    Është fakt i njohur se proteina ndihmon me mbajtjen e formës së trupit nën kontroll. Ajo është ushqyesi që e ngop më shumë organizmin nga gjithë të tjerët.

    Në mjaft studime, ngrënia e proteinave në masën 25% të konsumit të kalorive ditore ul me 60% urinë për të ngrënë.

    Studimet kanë treguar se zëvendësimi i burimeve të tjera të kalorive me proteina hirre, të kombinuara me aktivitet të fortë fizik, mund të sjellin ulje peshe prej rreth 3,5 kg në mënyrë krejt natyrale për 3 muaj.

    Nëse jeni duke u përpjekur të humbni peshë, atëherë një shtojcë e proteinave me hirrë ju ndihmon të mbani trupin në formë dhe të ruani masën e çmuar muskulare.

    Hirra mund të përdoret si nga të rriturit ashtu edhe nga fëmijët

    Të vegjëlve i përzjehet me lëngje frutash me qëllim që të mësohen me shijen e veçantë të hirrës.

    Një shishe 1 litroshe me hirrë kushton 50 lekë. Por mund ta bëni edhe vetë në shtëpi, me stilin e prerjes së qumështit.

    Mund të konsumoni një litër në dy ditë, por sasia edhe mund të shtohet deri në një litër.

    Përgatitja në shtëpi

    Zjeni një litër qumësht, e kur të jetë në vlim e sipër hidhini një pikë limon që të pritet. Lëreni të ftohet dhe ndani veç lëngun e tejdukshëm që ngjitet sipër, pra hirrën.

    #Hirra #dhe #përfitimet #saj #të #mrekullueshme #për #mëlçinë #dhe #pastrimin #gjakut
    #Hirra #dhe #përfitimet #saj #të #mrekullueshme #për #mëlçinë #dhe #pastrimin #gjakut





    Source link

  • Foda flet për përballjet me Armeninë dhe Komoret si dhe lojtarët e rinj të ftuar në Kombëtare


    Franco Foda ka thënë se qëllimi i këtyre miqësoreve është përgatitja për ndeshjet e muajit shtator.

    Përzgjedhësi i Kombëtares së Kosovës ka deklaruar se në ekipin kombëtar ka eufori të madhe pas kalimit në Ligën B të Ligës së Kombeve.

    “Sigurisht që qëllimi kryesor që do t’ia tregoj edhe ekipit, përkundër se janë ndeshje miqësore duhet të fitohen patjetër ato”.

    “Momentalisht kemi një eufori pasi jemi ngritur edhe në Ligën e Kombeve në Ligën B dhe tani kemi nevojë që atë energji që e kemi akumuluar ta vazhdojmë tutje”.

    Lexo po ashtu:

    Foda në fund tha se lojtarët e rinj që janë ftuar do të ftohen sërish nëse do të kenë paraqitje të mira.

    “Ne do t’i qasemi ndeshjeve në mënyrën më të mirë të mundshme”.

    “Kemi ftuar lojtarë të rinj dhe sigurisht që ata nëse do të tregojnë ndeshje të mira do të ftohen sërish”, tha Foda. 

    Source link



    Source link

  • Rasti i Koçanit dhe krimi urban në Çair, dëshmi për poshtërimin e drejtësisë


    Asnjëherë më parë drejtësia nuk ka qenë kaq e poshtëruar dhe e vendosur nën komandë të plotë të pushtetit politik. Rasti në Koçan dhe heshtja përballë katastrofës urbane në Çair janë dëshmi të gjalla se Prokuroria Publike është shndërruar në një vegël të bindur të pushtetit ekzekutiv. Kështu ka thënë në një reagim drejtuar mediave partia e Ali Ahmeti, ndërsa ka përmend se në Koçan, pas një tragjedie që tronditi gjithë shoqërinë, hetimi u mbyll pa u thirrur si i dyshuar asnjë funksionar partiak.

    “Në Koçan, pas një tragjedie që tronditi gjithë shoqërinë, hetimi u mbyll pa u thirrur si i dyshuar asnjë funksionar partiak, edhe pse çdo qytetar e ka të qartë se përgjegjësia është e drejtpërdrejtë dhe bie mbi Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe institucionet përkatëse. Heshtja e Prokurorisë është një formë amnistie politike dhe një fyerje e rëndë për viktimat dhe familjet e tyre. Në Çair, po ndodh në kohë reale një krim urban. Më shumë se 150 ndërtime pa leje, pa projekt statik, pa vlerësim sizmik, me lidhje të paligjshme elektrike dhe pa qasje për zjarrfikës apo ndihmë të shpejtë, përbëjnë kërcënim të drejtpërdrejtë për mijëra qytetarë”, thuhet në reagimin e BDI-së.

    Njerëzit që kanë blerë banesa në këto objekte, vijon reagimi i BDI-së, nuk mund të flenë të qetë për shkak të frikës për jetën e fëmijëve dhe familjeve të tyre. “Kjo nuk është më drejtësi selektive, kjo është drejtësi e shuar, e dirigjuar, e kontrolluar dhe e orientuar me vetëdije kundër interesit të qytetarëve. Dhe kur drejtësia hesht aty ku duhet të flasë, ajo bëhet bashkëpunëtore e krimit”, përfundon reagimi i BDI-së.



    Source link

  • Dështimi historik në finale, “heroi” i Interit refuzon ftesën nga ekipi kombëtar. Trajneri: Më çoi sot mesazh

    Dështimi historik në finale, “heroi” i Interit refuzon ftesën nga ekipi kombëtar. Trajneri: Më çoi sot mesazh


    Dështimi i Interit në finalen e Ligës së Kampioneve do të lërë pasoja të futbollistët zikaltër. Kjo shihet edhe nga reagimet e para pas ndeshjes, duke filluar me një nga ekspertët e zikaltërve, Françesko Açerbi.

    acerbi

    Ky i fundit ishte grumbulluar nga trajneri i përfaqësues italiane, Luçiano Spaleti, për ndeshjen ndaj Norvegjisë për kualifikueset e Botërorit, por sot në mëngjes ai ka vendosur që të mos i përgjigjet kësaj ftese.

    “Açerbi nuk iu përgjigj ftesës”, tregoi vetë Spaleti sot para gazetarëve. “Probleme fizike? Jo, ka rimenduar për atë që ka ndodhur rreth tij. Unë e kisha ftuar për atë që kishte treguar në këtë periudhë. Por duhet të llogaritim edhe reagimet e këtyre ditëve. Për momentin nuk kemi ndër mend ta zëvendësojmë. Por pastaj do të duhet të thellohemi mbi gjithçka me qetësi.

    A është një refuzim polemizues? Mua më intereson të shkojmë të luajmë, është e qartë se me një lojtar si Açerbi kisha folur më parë, pastaj erdhën mesazhet e telefonatat, por unë nuk dua të mendoj asgjë përveçse për atë që më duhet të bëj. Ai sot në mëngjes me çoi një mesazh që nuk do të marrë pjesë. Unë iu përgjigja dhe pastaj fola në telefon dhe do ecim përpara. Ka shumë lojtarë që e meritojnë ftesën”, tha Spaleti për situatën e krijuar me mbrojtësin e Interit.

    PANORAMASPORT.AL

    NDIQE LIVE “PANORAMA TV”







    Source link

  • Përfundon programi i PISA-s, u mbajt online në 239 shkolla të Kosovës


    Programi Ndërkombëtar për Vlerësimin e Nxënësve, PISA ka përfunduar në Kosovë. Testimi i cili u organizua gjatë muajit maj, u zhvillua në 239 shkolla, duke përfshirë rreth 7 mijë e 300 nxënës 15-vjeçar.

    Fokusi kryesor në këtë testim ishte shkenca dhe mjedisi. Ndërkohë, njohësit e fushës së arsimit nuk presin ndonjë ndryshim në rezultate.

    Nga 12 deri me 30 maj, në Kosovë është organizuar testimi ndërkombëtar PISA, i cili matë aftësitë e nxënësve në përdorimin e teknologjisë për të mësuar, si dhe ka përfshirë një pyetësor mbi motivimin dhe angazhimin e tyre.

    Udhëheqësi i Qendrës për Standarde dhe Vlerësim në Ministrinë e Arsimit, Fatmir Elezi, ka thënë për Radio Kosovën se këtë vit testimi është zhvilluar në formën online, derisa theksoi se përmes këtij testimi vlerësohet sistemi arsimor dhe jo vetëm nxënësi. Edhe pse ai tha se nuk janë të kënaqur me rezultatet e viteve të kaluara, sipas tij, duhet të ndryshohet mentaliteti dhe metodologjia në mësimdhënie.

    Njohësi i fushës së arsimit nga Instituti “EdGuard”, Rinor Qehaja, tha për Radio Kosovën se nuk pret ndonjë ndryshim në rezultatet e testit PISA.

    E njohësi Xhavit Rexhaj, thotë se nxënësit duhet të mësohen të përshtaten me metodologjitë e reja që i kërkon PISA.

    Testimi ndërkombëtar PISA është zhvilluar në 239 shkolla të Kosovës, duke përfshirë rreth 7 mijë e 300 nxënës 15-vjeçar. Fokusi kryesor këtë herë ishte shkenca dhe mjedisi.

    Programi për Vlerësimin Ndërkombëtar të Nxënësve, vlerëson performancën e nxënësve 15- vjeçar mbi detyrat e jetës reale, që konsiderohen të rëndësishme për pjesëmarrje efektive në shoqërinë e të rriturve dhe për mësimin gjatë gjithë jetës./rtk/



    Source link

  • Pusteci çel zyrtarisht sezonin veror


    Pusteci ka çelur zyrtarisht sezoni turistik veror 2025. Prej fillimit të vitit, mbi 80 mijë vizitorë kanë zgjedhur këtë zonë si destinacionin e tyre, ndërsa pritet që ky numër të rritet përgjatë muajve të verës, edhe si pasojë e plazhit të ri në Rrallnik – një investim i Fondit Shqiptar të Zhvillimit.

    Në fjalën e tij, kryetari i Bashkisë së Pustecit, Pali Kolefski, theksoi rëndësinë e këtyre investimeve për zhvillimin e qëndrueshëm të turizmit dhe përmirësimin e jetës së komunitetit.

    Ndërkohë, Elton Dhefto, drejtues i “Kayak Albania”, dha lajmin se për të dytin vit radhazi do të organizohet Festivali i Kayakut, një aktivitet që tërheq vëmendjen e turistëve të huaj dhe promovon bukurinë unike të liqenit dhe peizazheve përreth.

    Atmosfera festive në qendër të qytetit u shoqërua me muzikë live, valle tradicionale dhe degustim të gatimeve autentike të zonës, ku turistët patën mundësi të përjetonin mikpritjen dhe traditën lokale.

    “Është një vend i mrekullueshëm – natyrë, ushqim, njerëz të ngrohtë. Do të kthehem patjetër”, thotë një turiste nga Australia.

    Bashkia e Pustecit ka në plan edhe investime të tjera për ta bërë këtë destinacion atraktiv gjatë gjithë vitit – me plazh në verë dhe ecje malore në sezonet e tjera, duke shfrytëzuar maksimalisht potencialin natyror, biodiversitetin, trashëgiminë kulturore dhe historike të zonës së Prespës.



    Source link

  • “Njerëzit e mi në Londër futën GPS në zarfe”, Noka: Fleta ndodhet në Angli dhe vota u numërua nga Balla në Tiranë


    Flamur Noka thotë se Partia Socialiste mori atë rezultat nga vota e Diasporës më 11 maj, për shkak se ka manipuluar procesin. Sipas tij, ka prova që vërtetojnë këtë.

    “Disa njerëz të mi në Britani të Madhe kanë nisur votat dhe u kanë vendosur GPS. Votat sot e kësaj dite janë në Londër, por në Tiranë i ka numëruar Taulanti. E njëjta gjë në Selanik, 500 vota në Selanik. janë marrë dhe janë futur GPS. Zarfet vazhdojnë në Selanik, por në Tiranë është numëruar vota. Në Vlorë, në Fier, Berat, 99% dilnin vota për PS. Edhe në kohën e Enver Hoxhës dilnin 1-2% kundër”.

    Sipas tij, një pjesë e mirë e deputetëve socialistë janë zgjedhur nga krimi. “Këtu duhet të ishin të gjithë të shqetësuar që në Shqipëri nuk ka zgjedhje, nuk ka demokraci. Duhet të zienin ekranet që janë 28 deputetë që janë zgjedhur nga kartelet, nga mafia. Dy nëndrejtorë të Shërbimit Informativ kanë thirrur të gjithë rrjetin e bashkëpunëtoreve dhe rrjetin e sigurimin e shtetit të dikurshëm, për t’i angazhuar në patronazhim”, tha Noka.

    Source link



    Source link

  • Pas Dubait, aksidentohet Nur, operon hundën për herë të dytë


    Banorja e Ferma VIP 2 Nur Al Khazal përmes rrjeteve sociale u shfaq së fundmi me shoqen e saj të ngushtë në Dubai për pushime.

    Megjithatë, gjërat nuk kanë shkuar në mënyrën më të mirë të mundshme.

    Kjo pasi, Nur ka pësuar një lëndim në hundë që i ka nxjerrë të tjera komplikime.

    Prive mëson se asaj i është dashur të shtrihet në spital për të bërë hundën operacion për herë të dytë, kohë pasi iu nënshtrua kësaj ndërhyrjeje për efekt estetik.

    Ajo do qëndrojë e shtrirë në spital për disa ditë deri në rikuperimin e plotë.

    Përmes rrjeteve sociale ku nuk ka treguar shkakun përse është shtrirë në spital, buqeta me lule i kanë ardhur nga familjarët e saj.

    Po Dionisi a do veprojë njëjtë si në Ferma VIP? Edhe nëse do të dërgojë lule, e sigurt është që në spital ato s’mund t’i hedhi nga helikopteri këtë radhë!

    Të shkuara Nur!





    Source link