Kërcasin plumbat në Ferizaj, rrahje dhe të shtëna, një i dyshuar në arrati
1
Një përleshje fizike e shoqëruar me të shtëna me armë zjarri është raportuar mbrëmjen e sotme në rrugën “Vëllezërit Gërvalla” në Ferizaj, afër qendrës tregtare “Eurogjigant”.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Ferizajit, Kanun Veseli, bëri të ditur se rreth për IndeksOnline orës 20:25 policia ka pranuar informacion për një rrahje në progres, ndërsa njësitë policore kanë reaguar menjëherë.
Sipas tij, në vendin e ngjarjes është konstatuar se përveç përleshjes fizike ndërmjet dy personave, ka pasur edhe të shtëna me armë zjarri. Një person ka pësuar lëndime trupore si pasojë e përleshjes, por jo nga arma e zjarrit.
“Një person ka pësuar lëndime trupore si pasojë e përleshjes, jo nga arma e zjarrit. Në vendin e ngjarjes është gjetur dhe sekuestruar një armë zjarri si dhe tri gëzhoja. Një person është shoqëruar në stacion policor, ndërsa i dyshuari tjetër është identifikuar dhe ndodhet në kërkim policor. Lidhur me rastin, njësitë relevante policore, përfshirë Hetimet dhe Forenzikën të stacionit, kanë dalë në vendin e ngjarjes, ndërsa disa njësi janë vënë në kërkim të dyshuarit.”, ka thënë Veseli për IndeksOnline.
Me rastin po merren organet e hetuesisë.