Gazetarja Klodiana Lala ka zbuluar detaje të reja mbi hetimin e SPAK për aeroportin e Vlorës, duke bërë me dije se numri i personave nën hetim ka shkuar në 7, të dyshuar për shpërdorim detyre në lidhje me tenderat.
E ftuar në emisionin “Kjo Javë”, Lala tha se hetimi ka nisur rreth pesë vite më parë, pas një denoncimi nga një kompani e përjashtuar nga gara për koncesionin e aeroportit, që po ndërtohet në zonën e Nartës.
Sipas saj, nga hetimet paraprake rezulton se anëtarët e komisionit kanë favorizuar një bashkim kompanish, përfshirë “Mabco Construction”, “YDA Group” dhe “2A Group”, edhe pse këto subjekte nuk plotësonin dokumentacionin e nevojshëm.
Gazetarja theksoi se hetimet nuk ndalen vetëm te këta 7 persona. Një pjesë tjetër e dosjes, e cilësuar “top secret”, përfshin zyrtarë të niveleve të larta, ndërsa po verifikohet edhe roli i institucioneve, përfshirë Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë. Sipas saj, dyshohet se gara ka qenë e paracaktuar dhe fituesit janë zgjedhur paraprakisht.
Klodiana Lala: Kur e kam raportuar lajmin ishin dhënë akuza për dy persona, anëtarët e komisionit të dhënies së koncesionit. Sot janë 7 anëtarë, që akuzohen për shpërdorim për tenderat. Është hetim i nisur 5 vete më parë pas denoncimi të një kompanie që ishte përjashtuar nga gara.
Aeroporti i Vlorës po ndërtohen në zonën e Nartës, që është përfolur për grabitje pronash. U diskutua shumë dhe për pjesën e zonës së mbrojtur, ndonëse qeveria e dha me koncesion. Nga hetimet e SPAK, rezulton se anëtarët e Komisionit të së dhënies së Koncesionit kanë favorizuar bashkimin e operatorëve ekonomikë, ku bëhet fjalë për “Mabco Costruksion”, e Pacollit, “Yda Group” (Kompania turke që u tërhoq) dhe “2A Group”, që janë në përplasje të fortë me njëri-tjetrin, një kalavar i gjatë procesesh gjyqësore dhe kallëzime të ndërsjellta.
Rezulton se këto kompani nuk kishin dokumentacionet e nevojshme, por anëtarët e këtij komisioni nuk i kanë konstatuar dhe e shpallën ftuese kompanitë. Por a janë këta 7 anëtarë fajtorët? Pjesa e dytë e hetimit përfshin zyrtarë të lartë, hetim që po mbahet top secret. Bëhet fjalë për hetim të zyrtarëve në nivele të larta. Bëhet fjalë për Ministrinë Infrastrukturës, që zti Rama e ka trumbetuar shumë këtë projekt. Këto kompani rezulton se janë paracaktuar. Rezulton se gara ishte e paracaktuar.
Është duke u parë roli i zyrtarëve të lartë. Ajo që duhet të na shqetësojë sot është fakti se aeroporti i Vlorës ka ngelur peng, pasi ka përplasje mes dy aksionerëve. Për sa kohë nuk janë bërë publike emrat, duhet të jemi të kujdesshëm, pasi bëhet fjalë për vepra të mëdha infrastrukturore.