Nuk e kam në rreze fare!

April 11, 2026


Tensionet dhe përplasjet mes banorëve në “Ferma VIP” po marrin përmasa të reja, dhe së fundmi në qendër të vëmendjes është raporti i krisur mes dy këngëtareve të njohura, Soni Malaj dhe Jonida Maliqi.

Gjatë një bisede në ambientet e jashtme të fermës me Malborën, Soni ka shprehur hapur pakënaqësitë e saj ndaj sjelljes së Jonidës brenda formatit.

Sipas saj, Jonida përpiqet të shfaqë një lloj superioriteti të pajustifikuar ndaj banorëve të tjerë.

Ajo e ka akuzuar atë për sjellje arrogante duke u shprehur: “Blen dy rroba firmato dhe i duket sikur do sillet me supremaci ndaj të tjerëve.”

Më tej, Soni ka synuar të hedhë poshtë zërat dhe aludimet se mes dyshes mund të ketë pasur një hatërmbetje apo inat të hershëm nga jashtë. Për ta theksuar këtë distancë, ajo ka bërë një krahasim të drejtpërdrejtë të karrierave dhe angazhimeve të tyre aktuale.

Unë jam shumë e zënë me koncerte dhe evente, aq sa nuk kam kohë të takoj mamanë time, ndaj Jonidën nuk e kam në rreze fare. Ajo nuk merret as me koncerte, as këngë, asgjë.”

Këto deklarata të forta tregojnë qartë se raporti mes dy artisteve është shumë larg “paqes” së kërkuar në fermë.

Mbetet për t’u parë nëse këto fjalë do të përballen me një reagim të drejtpërdrejtë nga Jonida në ditët apo spektaklet në vijim.



Source link