Jeta është shumë e shkurtër për t’u …
1
Ish-finalisti i këtij edicioni të Big Brother VIP Kosova 4, Ludo Lee, ka ndarë së fundmi disa mendime mjaft interesante dhe të sinqerta lidhur me raportet njerëzore dhe botën e rrjeteve sociale. Përmes një reflektimi mbi sjelljen e ndjekësve dhe miqve virtualë, ai ka ngritur pikëpyetje mbi vërtetësinë e mbështetjes që marrim nga njerëzit që kemi pranë prej vitesh.
Ludo u shpreh i habitur me faktin se si shumë njerëz zgjedhin të jenë “vëzhgues pasivë” në jetën e tij. Ai vuri në dukje se ka ndjekës që i ka në Instagram prej vitesh, shpesh edhe për respekt reciprok, por që nuk tregojnë asnjë shenjë vlerësimi. Sipas tij, është e çuditshme se si dikush mund të të ndjekë pa dhënë kurrë një “like” apo një votë, duke treguar reagim vetëm gjatë periudhës kur ai ishte pjesë e shtëpisë së Big Brother, ndërsa kur të takon në rrugë flet sikur të të ketë person të afërt.
Një pikë tjetër ku ish-finalisti u ndal ishte tendenca njerëzore për t’u kapur pas personave që nuk na e kthejnë vlerësimin. Ai theksoi se shpesh bëjmë gabimin duke u përpjekur të mbajmë afër pikërisht ata njerëz që nuk tregojnë respekt apo dashuri ndaj nesh. Ky fenomen, sipas Ludos, tregon një mungesë interesi që duhet marrë në konsideratë për të mirën tonë emocionale.
Në përmbyllje të reflektimit të tij, Ludo Lee dha një këshillë të vlefshme për të gjithë ndjekësit: prioriteti duhet të jenë njerëzit që na duan vërtet.
“Jeta është shumë e shkurtër për t’u marrë me ata që nuk të japin as minimumin e suportit,” u shpreh ai, duke shtuar se kërkesa për respekt dhe vlerësim është legjitime.
Në fund, ai e la përgjegjësinë te vetja dhe te zgjedhjet që bëjmë, duke kujtuar se jemi ne ata që vendosim se kush meriton të qëndrojë në rrethin tonë të ngushtë.