Një ngjarje e rëndë është regjistruar pasditen e kësaj të premte në Fushë-Krujë në Nikël.
Raportohet se një person ka vrarë me armë zjarri kunatin e tij. Mësohet se autorit është identifikuar si Eduart Afmataj.
Ai ka vrarë kunatin e tij, Artur Çangu.
Dyshohet se ngjarja ka ndodhur pas një konflikti mes tyre i cili ka agravuar në përdorimin e armës. Ende nuk ka informacion nëse ka të lënduar të tjerë ndërsa rrethanat e plota mbeten ende të paqarta.
Ka qenë autori ai i cili ka njoftuar policinë për krimin e rëndë që ka kryer. Policia menjëherë pas ngjarjes ka mbërritur në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e vrasjes.