Jonida feston ditëlindje jubilare, kaq vite mbushi sot
1
Moderatorja e “Big Brother VIP Kosova”, Jonida Vokshi, po feston sot ditëlindjen e saj të 40-të.
Festimet për këtë jubile kanë nisur plot humor dhe urime të përzemërta që në minutat e para të mesnatës.
Në llogarinë e saj në Instagram, Jonida ka ndarë me ndjekësit një moment shumë komik për të treguar se si i ka nisur dita. Nëna e saj e ka surprizuar me një tortë, por në vend të moshës së saj të vërtetë, qirinjtë tregonin numrin “20”. Moderatorja e ka shpjeguar këtë situatë me shumë humor në Instastory:
“Ma solli mami dhe më tha, jo se mendoj që ngjan si 20, po nuk kishte nr. 4 aty ku mora tortën! Perlë! Kështu nisi 40-vjetori im.”
Me të hyrë data e lindjes, nuk kanë munguar as urimet nga miqtë dhe kolegët e ekranit. Një nga të parët që e ka uruar publikisht ishte bashkë-moderatori i saj në BBVK, Alaudin Hamiti.
Ai ka postuar një foto ku të dy shfaqen mjaft elegantë dhe duke qeshur me njëri-tjetrin, shoqëruar me fjalët e ngrohta:
“Gëzuar Jonida. Paç veç gëzime ashtu siç je dhe vetë.”
Për ta bërë urimin edhe më të veçantë për jubileun e saj, Alaudini nuk i ka kursyer ngacmimet miqësore duke shtuar në fund: “Dirty 40s are crazyyy”.
Edhe pse feston 40-vjetorin, duket se gjetja e qirinjve numër “2” e “0” nuk është aspak larg së vërtetës, pasi Jonida vazhdon të rrezatojë të njëjtën energji dhe freski si gjithmonë në ekran!