Irani synon taksë prej 2 milionë dollarësh për çdo anije në Ngushticën e Hormuzit
3
Irani pretendon vendosjen e një takse për anijet që kalojnë nëpër Ngushticën e Hormuzit, një vendim ky që mund të ketë efekt zinxhir në tregjet ndërkombëtare dhe në shtetet e tjera.
Ekspertët e çështjeve detare paralajmërojnë se një masë e tillë mund të ndikojë ndjeshëm në trafikun detar dhe në kostot e transportit.
Olav Myklebust, menaxher norvegjez i cisternave të naftës, thekson se kalimi nëpër këtë ngushticë është ndërkombëtar dhe falas sipas Konventës së Kombeve të Bashkuara mbi të Drejtat për Detin dhe se anijet nuk mund të paguajnë për “kalime paqësore” në ujërat territoriale. Megjithatë, konventa lejon që për shërbime specifike, si organizimi i kalimit te disa mjeteve bashke, të mund të vendosen tarifa, gjë që Iranit mund t’i lejojë të kërkojë pagesa për shoqërimin e anijeve.
Mirëpo, Myklebust vlerëson se “Iranit nuk i ka mbetur asnjë anije shoqëruese”, pasi marina i është shkatërruese pothuajse tërësisht në ditët e para të konfliktit me Shtetet e Bashkuara dhe Izraelin.
Ai shton se kompanitë transportuese ndoshta do të pranojnë të paguajnë taksën e raportuar prej 2 milionë dollarësh për një anije, kryesisht për të shmangur rreziqet dhe për të marrë mbulim nga sigurimet.