Eliona Pitarka sjell në jetë bebin e saj të tretë (Foto)


Eliona Pitarka ka ndarë me fansat një lajm të mrekullueshëm – ajo është bërë nënë për herë të tretë. Aktorja publikoi një video të foshnjës së saj të porsalindur, duke shkruar:

Bebi erdhi, por misteri i vogël mbetet! Po tani që po e shihni, a e ndjeni çfarë ka qenë gjatë gjithë këtyre muajve në zemrën time? Vajzë apo djalë? Bëni parashikimin e fundit.”

Derisa ka ndarë këtë moment të bukur, Eliona nuk ka treguar ende gjininë e bebit, duke lënë hapur mundësinë për parashikime nga ndjekësit e saj të shumtë.

Në një postim të mëhershëm, ajo kishte shprehur emocionet e mëdha për këtë shtatzëni, duke e cilësuar ardhjen e fëmijës së tretë si një bekim të madh për të dhe familjen e saj.

Eliona dhe partneri i saj, Desi, tashmë janë prindër të dy vajzave – Galës dhe Sansës.

Çifti u njoh falë motrës së Elionës, e cila kishte bashkëpunuar me Desin në punë. Nga një miqësi e thjeshtë, ata sot gëzojnë një familje të madhe e të lumtur me tre fëmijë.

Source link





Source link

Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *