Pse mori fund lidhja me Inën pas Big Brother VIP Albania?/ Motra e Keijsit zbulon të vërtetën
Historia mes Keijsit dhe Inës në Big Brother VIP Albania ishte ndër më të komentuarat gjatë qëndrimit të tyre në shtëpi, por lidhja nuk zgjati pas përfundimit të formatit.
Ndarja e tyre shkaktoi reagime të shumta në rrjet, ndërsa publiku priste një shpjegim për atë që ndodhi mes tyre.
Së fundmi, motra e Keijsit e ftuar ne nje studio televizive ka folur, ku dha detaje mbi situatën.
Gjatë intervistës, ajo tregoi se pas daljes nga shtëpia, familja po përballej me një periudhë të vështirë për shkak të problemeve shëndetësore të babait.
Sipas saj, kjo situatë u bë prioritet, duke lënë në plan të dytë çdo sqarim apo përballje lidhur me marrëdhënien. Në lidhje me Inën, ajo zbuloi se kanë pasur vetëm një komunikim pas daljes.
Ajo e kishte uruar për lindjen e djalit, ndërsa ai e kishte pyetur për gjendjen e babait, pa pasur më tej kontakt.
Në fund, motra theksoi se mbështet çdo vendim të Kejsit, duke e konsideruar këtë histori të mbyllur dhe pjesë të së kaluarës.