Përmes kësaj komunikate zyrtare, duam të njohim opinionin futbollistike, se nuk kemi vazhduar bashkëpunimin me Nikolla Vlajkoviç, pasi këtij të fundit i skadoi kontrata…
Nikola Vlajkoviç nuk do të jetë më pjesë e Struga Trim Lum. Pas përfundimit të kontratës, e njëjta nuk u vazhdua, dhe tashmë Vlajkoviç është një futbollistë i lirë.
Të njëjtin i gjithë stafi i Struga Trim Lum e falënderon për kontributin e dhënë me fanellën e skuadrës, duke i uruar njëkohësisht shumë suksese në karrierën e tij futbollistike.
Vlajkoviç te Struga Trim Lum erdhi janarin e vitit 2024 nga Radniçki Nish. Ishte aventura e tij e parë kjo te skuadra jonë jashtë vendlindjes së tij, aty ku me shumë gjasa edhe do të rikthehet të luaj.

NDESHJET
Sezonin që lamë pas (2024/25), Nikolla Vlajkoviç e mbylli me gjithsej 30 ndeshje, nga gjithsej 42 që zhvilloi me petkun e Struga Trim Lum. Ai në këtë periudhë kishte regjistruar edhe 3 gola dhe 3 asiste, jo edhe për të bindur drejtuesit tanë për të vazhduar sërish bashkëpunimin.
Leave a Reply