Ky është punëtori që sulmoi seksualisht 7-vjeçaren në Vushtrri, prapa grilave për 1 muaj
2
Një rast tejet i rëndë ka tronditur Vushtrrinë disa ditë më parë, duke shkaktuar reagime të forta edhe në opinionin publik.
Në këtë qytet, një punëtor teknik i një shkolle fillore dyshohet se ka sulmuar seksualisht një vajzë shtatëvjeçare.
Burime për Klankosova.tv bëjnë të ditur se i dyshuari është Ilir Ademi, rreth 34 vjeç, ndërsa redaksia ka siguruar edhe fotografinë e tij.
Ndaj tij, Gjykata Themelore në Mitrovicë ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji, vendim i marrë të premten e kaluar dhe i konfirmuar nga vetë gjykata për redaksinë.
Sipas burimeve të njëjta, i dyshuari thuhet se kishte qenë i suspenduar edhe më herët, megjithatë këto informacione ende nuk janë konfirmuar zyrtarisht.
Klankosova.tv ka tentuar të marrë një tjetër deklarim nga Drejtoresha e Arsimit në këtë komunë, Naile Kovaqi – Bekteshi, por e njëjta akoma s’ka kthyer përgjigje.
Në prononcimin e fundit të saj për Klan Kosovën, Kovaqi – Bekteshi kishte bërë të ditur se rasti ka ndodhur jashtë shkollës – duke theksuar se të gjitha veprimet e nevojshme janë ndërmarrë. /Klankosova.tv