Dinamikat brenda “Ferma VIP” po bëhen gjithnjë e më interesante, veçanërisht pas tensioneve të fundit mes dy këngëtareve të njohura, Soni Malaj dhe Jonida Maliqit.
Pas një situate të ftohtë mbrëmjen e kaluar, ka qenë Ilir Shaqiri ai që ka vendosur të ndërhyjë dhe ta pyesë Sonin drejtpërdrejt për të sqaruar këtë raport.
Teksa po bisedonin së bashku në ambientet e shtëpisë, balerini i kërkoi këngëtares të fliste hapur për atë që po ndodh mes tyre, duke vënë në dyshim qetësinë e saj.
Soni, nga ana tjetër, mohoi në mënyrë kategorike të ketë ndonjë problem me kolegen e saj, duke u shprehur se prania e saj në format e kishte gëzuar.
“Dil atje ku do të dalësh, çfarë mendon për Jonidën se unë nuk e kuptoj këtë fërkim që keni mes ju të dyjave.” i tha Iliri.
Soni: “Unë s’kam asnjë lloj fërkimi, hiç. Biles…”
Ikiri: “Nuk m’u duk mbrëmë kështu.”
Soni: “Kur më ka pyetur produksioni kam thënë ‘O sa mirë sepse do kem një person të njohur edhe që do këndoj’.”
Iliri: “Siç kam thënë unë si për ty si për Jonidën.”
Soni: “Unë s’kam pas fërkim me asnjë, as në Dancing kur kam qenë.”
Pavarësisht kësaj përgjigjeje të prerë të Sonit, e cila i referohet edhe eksperiencave të saj të mëparshme televizive për të treguar natyrën e saj paqësore, dyshimet e Ilirit mbeten.
Tashmë pritet për t’u parë nëse ky “fërkim” do të vazhdojë të reflektohet në ditët në vijim brenda fermës.