Gjendet pa shenja jete një person në Prishtinë, policia nis hetimet

April 7, 2026


Një person është gjetur pa shenja jete në një shtëpi në rrugën “Obria” në Prishtinë.

Lajmin e ka konfirmuar për IndeksOnlinen zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës, Enis Pllana, i cili bëri të ditur se rasti është raportuar rreth orës 11:30.

“Sot, rreth orës 11:30 kemi pranuar informatën se një person pa shenja jete gjendet në një shtëpi në rrugën ‘Obria’ në Prishtinë. Vdekjen e viktimës (mashkull) e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes”, deklaroi Pllana.

Ai shtoi se policia, në koordinim me prokurorin e shtetit, ka nisur hetimet për ndriçimin e plotë të rastit.

“Policia në koordinim me prokurorin e shtetit ka nisur një hetim mbi vdekjen si dhe po vazhdon me ndërmarrjen e të gjitha veprimeve hetimore dhe të ekzaminimit, që do të ndihmonin hetimin e ngjarjes si edhe sqarimin e plotë të rrethanave të rastit”, tha ai.

Njësitet policore janë duke punuar për të zbardhur shkaqet e kësaj ngjarjeje.






Source link