Nëse duam, e shkatërrojmë Iranin brenda nate

April 6, 2026


Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, gjatë një konference për shtyp në Shtëpinë e Bardhë, deklaroi se operacionet ushtarake kundër Iranit po shkojnë sipas planit dhe se forcat amerikane kanë kapacitet të shkatërrojnë të gjithë vendin brenda një nate të vetme.

Sipas tij, gjatë 37 ditëve të fundit, forcat e armatosura të ShBA-së kanë kryer mbi 10,000 fluturime luftarake mbi territoret iraniane, një aktivitet që ai e përshkroi si diçka e padëgjuar më parë, transmeton Klankosova.tv.

“I gjithë vendi mund të shkatërrohet brenda një nate. Dhe ajo natë mund të jetë nesër në mbrëmje,” tha Trump, duke nënvizuar forcën dhe vendosmërinë e ushtrisë amerikane në këtë konflikt.

Trump gjithashtu komentoi rrëzimin e avionit amerikan F-15 javën e kaluar në Iran, duke e cilësuar si incidentin e parë me pilot të përfshirë gjatë këtij operacioni. Ai e përdori këtë rast për të vlerësuar përpjekjet e trupave amerikane dhe sakrificat e pilotëve.






Source link