Rënie e fortë e valutave në treg, dobësohen dollari, euro, franga dhe paundi

April 6, 2026


Dollari amerikan e ka nisur javën në rënie të ndjeshme duke pësuar zbritje të kuotës nga java që lamë pas teksa është blerë sot me 82.2 lekë dhe është shitur me 83.2 lekë sipas kursit të këmbimit lokal.

Monedha europiane gjithashtu ka regjistruar zbritje të konsiderueshme të vlerës mëngjesin e kësaj të hëne duke u blerë sot me 95.2 lekë dhe duke u shitur me 96 lekë në raport me javën e shkuar.

Franga zvicerane edhe ajo është dobësuar konsiderueshëm këtë të hënë duke pësuar rënie të vlerës krahasuar me javën e kaluar teksa është blerë sot me 102.8 lekë dhe është shtiru me 104 lekë.

Paundi britanik nuk bën përjashtim pasi edhe ai ka humbur pikë krahasuar me javën që lamë pas duke u blerë sot me 108.6 lekë dhe duke u shitur me 109.6 lekë referuar tregut të brendshëm valutor.



Source link