Rogerti pritet të shkaktojë “tërmet” në dasmën e çiftit Mateo-Brikena

April 6, 2026


Atmosfera në shtëpinë e “Big Brother VIP Albania” është ndezur ndjeshëm vetëm pak orë para një prej ngjarjeve më të pritura të këtij edicioni.

Ndonëse dasma mes Brikenës dhe Mateos, e konfirmuar përmes një zarfi të mbërritur gjatë ditës, duhej të ishte një moment feste, duket se situata pritet të marrë një tjetër rrjedhë.

Ende pa nisur ceremonia, banorët janë përfshirë në diskutime të nxehta, ku në qendër të vëmendjes është vendosur Rogerti.

Ai ka bërë një paralajmërim të drejtpërdrejtë, duke lënë të kuptohet se prania e tij në dasmë nuk do të kalojë në heshtje dhe pa shkaktuar një “tërmet” të vërtetë mes banorëve.

Përplasja mes tyre ka sjellë një debat mjaft të tensionuar dhe me tone të larta:

Rogerti: “Kjo është për fjalimin tim. Si më ftuat apo s’më ftuat, unë do ta prish dasmën.”
Mateo: “Të pyeti njeri ty? Prishe.”
Rogerti: “Do ta prish pra.”
Mateo: “Çfarë kujton, që do të fitosh ndonjë pikë?”
Rogerti: “O vëlla, do ta prish dasmën me fjalim, o zotëri. Do të mbaj një super fjalim për ju të dy dhe nuk do të ma prishësh këtë radhë.”

Përballë këtij paralajmërimi, Mateo është shfaqur i prerë dhe i vendosur për të mos lejuar që ky plan të vihet në zbatim, duke i mbyllur bisedën me fjalët: “Po ta them edhe njëherë, nuk e mbaj fjalimin unë aty.”



Source link