Në studion e “Big Brother VIP Fan Club”, aktori dhe opinionisti Visjan Ukcenaj ka bërë një analizë të mprehtë dhe një deklaratë mjaft të fortë lidhur me dinamikën e një prej raporteve më të diskutuara të këtij edicioni: atë mes Selinës dhe Mirit.
Sipas Visjanit, sjellja e Selinës në këtë raport ka qenë e mirëmenduar dhe e ndikuar nga informacionet që ajo ka marrë nga jashtë shtëpisë.
Ai rikujtoi një moment kyç kur ajo mori një letër, për të treguar se si ndryshoi qasja e saj gjatë rrugëtimit.
“Selinës i erdhën informacione dhe, po ta mbani mend, kur ka marrë letrën ka thënë: ‘Unë e di çfarë ndiejmë ne këtu dhe si është raporti jonë. Nuk më intereson si interpretohet jashtë.’ Kjo do të thotë se Selin e dinte që raporti me Mirin ishte shumë miqësor,” u shpreh Visjani.
Megjithatë, ai theksoi se më vonë kjo situatë mori një kthesë tjetër, sipas tij, të nxitur nga interesi i lojës. Visjani argumentoi se Selina e ktheu situatën në favorin e saj, duke qenë e vetëdijshme për avantazhin që i jepte publiku në një situatë të tillë:
“Më pas na doli që, sipas interesit të Selin, nuk ishte ashtu dhe ajo e pa në favorin e saj, sepse në një raport mashkull-femër, femra do të favorizohet.”
Në përfundim të analizës së tij, Visjani doli hapur në mbrojtje të Mirit, duke e cilësuar atë si palën më të dëmtuar nga i gjithë ky diskutim publik dhe brenda shtëpisë.
“Në këtë raport, robi që u gjykua dhe u masakrua është Miri,” përfundoi ai deklaratën e tij.