Aksident në aksin Maliq–Gramsh, karrotreci përfundon jashtë rrugës bashkë me ekskavatorin që mbante sipër

April 6, 2026


Një aksident është regjistruar në aksin rrugor Maliq–Gramsh, në dalje të fshatit Moglicë.

Një mjet i tonazhit të rëndë, i cili po transportonte një ekskavator, ka dalë nga karrexhata në rrethana ende të paqarta, duke përfunduar disa metra poshtë aksit nacional.

Për fat të mirë, drejtuesi i mjetit dhe një person tjetër që udhëtonte me të nuk kanë pësuar dëmtime të rënda.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.



Source link