Nis takimi Kurti-Abdixhiku, temë diskutimi çështja e presidentit
1
Sapo ka nisur takimi ndërmjet kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, dhe kreut të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku.
Ky takim vjen në kuadër të konsultimeve që Kurti ka paralajmëruar me liderët e opozitës, lidhur me çështjen e presidentit të vendit.
Takimi po zhvillohet në hapësirat e Kuvendit të Kosovës dhe pritet të jetë një nga hapat e parë në përpjekjet për arritjen e një konsensusi politik për këtë çështje të rëndësishme.