Plagosja e 30-vjeçares në Kamëz, fqinji qëlloi me armë/ Policia: Po qëndronte në oborr
Policia ka zbardhur plagosjen që ndodhi pasditen e sotme në Kamëz, ku e lënduar mbeti një 30-vjeçare.
Rreth orës 15:30, është marrë njoftim se në poliklinikën në Kamëz është paraqitur për mjekim shtetasja E. L., rreth 30 vjeçe.
Menjeherë në vendngjarje ka shkuar Grupi Hetimor me qëllim zbardhjen e rrethanave të rastit dhe identifikimin e kapjen e autorit.
Si rezultat i veprimeve hetimore është bërë identifikimi dhe shoqërimi në Komisariat i shtetasit N. Sh., rreth 73 vjeç, banues në Laknas, për veprime të metejshme proceduriale. Paraprakisht dyshohet se 73-vjeçari ka qëlluar me armë gjahu me qëllim për të larguar një kafshë dhe për pasojë një saçmë gjahu ka dëmtuar në faqe shtetasen E. L, e cila po qendronte në oborrin e banesës së xhaxhait të saj, në Laknas.
30-vjeçarja pas marrjes së mjekimit kaloi në banesë.
Vijon puna për dokumentimin e plotë të rastit./Top Channel