Një ngjarje e rëndë është regjistruar në lagjen “Pavarësia”, në afërsi të rrugës “Çipaj” në qytetin e Vlorës.
Sipas informacioneve paraprake, pas një konflikti mes disa personave, ka humbur jetën 63-vjeçari Ismail Aliaj. Ai është transportuar me urgjencë në Spitalin e Vlorës, por nuk ka mundur t’i mbijetojë plagëve të marra.
Burime nga spitali bëjnë me dije se viktima ka pësuar goditje në pjesën e fytyrës dhe të grykës, dëmtime që rezultuan fatale për jetën e tij.
Ndërkohë, nga përplasja ka mbetur i lënduar lehtë edhe djali i viktimës, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Policia e Vlorës ka nisur menjëherë veprimet për identifikimin dhe kapjen e autorëve, ndërsa grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje të rëndë.