“Do të pimë kafenë bashkë me Mateon dhe të festojmë fitoren e të dyve”, Daja i bën surprizë nga ajri Brikenës – Ora Info
Sot në Big Brother VIP Albania, Brikena u surprizua nga daja i saj, i cili i dërgoi një mesazh të veçantë përmes një droni.
Në letrën që fluturonte nga ajri shkruhej: “Do të pimë kafenë bashkë me Mateon dhe të festojmë fitoren e të dyve”.
Brikena u përqafua me Mateon, Shendritin dhe Selinin.
Ky moment ka një rëndësi të veçantë, pasi më parë Mateo kishte treguar se daja i Brikenës njëherë i kishte prerë rrugën kur ai donte të takohej me të, duke e bërë surprizën nga ajri një moment të veçantë për çiftin.
Finalja e madhe e Big Brother VIP Albania 5 është konfirmuar dhe do të zhvillohet më 18 prill.
Në natën finale do të garojnë vetëm katër finalistë, duke bërë ditët e ardhshme vendimtare për banorët e mbetur.
Aktualisht në shtëpinë e Big Brother VIP Albania ndodhen nëntë konkurrentë: Selin, Mali, Miri, Rogerti, Juela, Mateo, Brikena, Shendriti dhe Edisa. /Telegrafi